Legalizimet, debate në Kuvend/ Berisha: Do i bëj me 1 euro. Rama: Falas (VIDEO)

27 Mars 2014, 13:21Politika TEMA

Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe Kreu i Qeverisë Edi Rama debatuan në sallën e Kuvendit në lidhje me procesin e legalizimeve. E ndërsa Berisha akuzoi Ramën se ka mashtruar shqiptarët për legalizime falas, paralajmëroi se ata janë njerëz që nuk gënjehen kollaj dhe do ua sjell në Parlament. Ndërkohë Kryeministri reagoi duke thënë se i gjithë ky proces do të realizohet falas.

Berisha

Duke marrë fjalën në Kuvend, ish-Kryeministri Sali Berisha akuzoi Kreun e Qeverisë se mashtroi shqiptarët duke iu premtuar legalizime falas në fushatë, vetëm e vetëm për ti marrë votat atyre.

Deklaruar se kanë paguar shqiptarët për të legalizuar shtëpitë e tyre, ndërsa në fushatë premtuat legalizime falas. Unë ju thoja që smund ti bëni falas sepse smund të falni tokën e tjetërkujt, por ju thoni falas dhe i mashtruat ato njerëz thjesht e vetëm për ti marrë votat. Unë po të them këtu se legalizimet do ti bëjmë me 1 euro dhe mos kujto se janë liliputë ata. Vetëm në periferi të Tiranë kanë krijuar qytetin e 6, 9 dhe 10 më të madh të vendit. Ata janë të ndershëm,shumë më të ndershëm se ti që ke ndërtuar një pallat pa treguar burimin e të ardhurave. Kështu që mbaj premtimin për legalizime falas, se nuk janë burra që gënjehen ata. Tani zgjidh ose bëjua falas legalizimin ose do ta bëjnë falas”, theksoi Berisha duke iu drejtuar Ramës.

Në vijim ai akuzoi Qeverinë se po përpiqet të fajësojë FMN në mënyrën më djallësore për rritjen e 10 taksave dhe shërbimeve.

“Kjo marrëveshje nuk është vepër e FMN-së, askush nuk ka negociuar me Fondin më shumë se unë dhe Fondi nuk imponon kurrë, fondi kërkon negociatorë, por kur venë përpara njerëz që vendimet i marrin nga iluzionet dhe jo realiteti, fondi cakton kushtet e tij. Është papërgjegjshmëri e ekipit qeveritar. Morët një model që mund ta modifikonit sipas pikëpamjeve tuaja, por ju mohuat këtë model dhe në momentin më kycc ju rritët borxhin, shpenzimet, deficcitin dhe gjithccka e bazuat mbi mashtrimet dhe po detyroni shqiptarët të paguajnë sa frëngu pulën. Po i rrisni të gjitha taksat për 100 % të shqiptarëve, po rrrisni cmimin e energjisë, po i shkatërroni ccdo ditë vendet e punës, po zhbëni procese dhe po shkatërroni prodhimet shqiptare me të vetmin qëllim që të përfitoni nga importet”, theksoi Berisha.

Reagimi i Ramës

Duke iu përgjigjur deklaratave të ish-Kryeministrit Berisha dhe ligjvënësve të tjerë të opozitës, Kreu i Qeverisë garantoi se procesi i legalizimeve do të jetë falas dhe në projektin që do të vijë në Kuvend përcaktohen edhe rastet kur pronarët e banesave nuk kanë mundësi të paguajnë për truallin nëse ai është pronë e shtetit apo e tjetërkujt. Fjala e Kryeministrit është shoqëruar përgjatë gjithë kohës me goditjen e tavolinave nga ana e deputetëve të opozitës, duke krijuar një situatë jo normale në sallën e Kuvendit.

“Ju mund të vazhdoni ti bini me dorë tavolinave, unë po i drejtohem atyre që dje morën në dorë tapitë e shtëpive të tyre. I përdorët si mish për topat e fushatave tuaja për 20 vite dhe sot po legalizohen falas. Dhe pata nderin që njëri prej tyre ishte xhaxhai i Azen Hajdarit, që bashkë me kryefamiljarë të tjerë, kishte dorëzuar dokumentete qysh në vitin 2006. Tregojini atyre sesi ne, siç i thatë gjatë fushatës, sapo të fitonim do ti kthenim andej nga kishin ardhur. Shkojini tregojuni atyre sesi në 8 vjet, sa herë pati një fushatë i kujtuat se do i legalizonit shtëpitë dhe në fund të 8 viteve nuk legalizuat as 8 % dhe asnjë përqindje nuk u hipotekua. Legalizimi do të bëhet falas, ata që kanë tokën e tyre janë 67 mijë familje, ndërkohë që me procesin tonë të legalizimit do të paguajnë 0 lekë. Ata që kanë tokën e tjetërkujt, kanë një sërë opsionesh”, theksoi Rama.

Sipas tij, ish-mazhoranca ka kryer legalizime deri në gusht, duke legalizuar ndërtime në krah të universitetit, duke i kthyer pronarë të gjithë ato, ndërsa ato që i përdorën si mish për top në fushata, as nuk ia panë dosjet. Në vijim Rama tha se legalizime të tilla u bënë edhe në bregdet, ndërsa mbi 60 mijë familje që kishin ndërtuar në tokën e tyre nuk morrën për 8 vite asnjë tapi.

“Këto para që themi për ata që nuk kanë ndërtuar në tokën e tyre nuk i duam për buxhetin e shtetit, por për shlyer pronarët e tonës. Atë 10 % që themi do e ulim do e ulim nga ccmimi i legalizimit, për të paguar energjinë elektrike, sepse ne duam ti fusim në sistem”, theksoi Rama.

Duke iu përgjigjur akuzave të Berishës për marrëveshjen e FMN-së, Rama tha se nuk ka asnjë fshehtësi, pasi Fondi nuk është si Sudja.

“Këto janë marrëveshje fleksibël për rritjen, nuk ka asnjë shtrëngim. Marrëveshja kondicionohet nga reformat, rritja varet nga reformat. Kemi negocuar për të moslejuar uljen e rrogave dhe pensioneve, nga gjendja ku e kishin lënë këta Shqipërinë. Po reformojmë sistemin e pensioneve, po bëjmë një reformë moderne, që nuk do të godasë ata që janë në prag të pensionit dhe që do të sjellë një rritje graduale të moshës”, theksoi Rama.

Duke reaguar në lidhje me seancën e kaluar parlamentare, Kryeministri tha se edhe ai e kishte shkelur etikën, por në dallim nga opozita e sotme ne i pranojmë ato që kemi gabim, sikundër ne nuk duhet të bëjmë atë që keni bërë ju sepse ne jemi ndryshe.

I kërkoj ndjesë të gjithë atyre që janë ndjerë të shqetësuar nga transkriptimet e ekranit tuaj, që megjithëse hileqare nuk justifikojnë Kryeministrin, pavarësisht se cfarë u tha me zë apo u mërmërit pa zë. Dhe pas kësaj ndjese, ndaj të gjithë atyre që janë ndjerë të shqetësuar, po ju them atyre që kërkojnë etikën vetëm nga ne,  që të shohin edhe kur etika shkelet nga kryeplaku juaj. Nuk kam thënë që jeni fundërrina të komunizmit, por kam thënë që me vijën tuaj të sjelljes jeni mbeturina të komunizmit si forcë. Ne asnjëherë nuk hyjmë në jetën tuaj private, ndërsa ju nuk bëni asgjë tjetër veccse të hyni në jetën private të kundërshtarëve. Kjo është kultura që iu ka imponuar një shërbëtor servil i diktaturës së Enver Hoxhës. E mbajtët kryetar de juro, tani e keni kryetar de fakto”, theksoi Rama.

Në vijim ai ka mohuar që të ketë ndonjë nga anëtarët e Kabinetit Qeveritar kushëri ndërsa ironizoi opozitën se tani po i cakton edhe kushërinjtë mazhorancës.

22 komente në “Legalizimet, debate në Kuvend/ Berisha: Do i bëj me 1 euro. Rama: Falas (VIDEO)”

  1. Olsi says:

    Bravo Rama ?
    Njeri i fjales se mbajtur

    1. Andi says:

      Sali berisha eshte ai qe ka mashruar 23 vjet shqipetaret, i ka zhvatur.

      Kjo duhet te marre fund njehere e mire,. Rama na jep shprese

      1. Besimi says:

        Ajo qe Rama beri dje ne Paskuqan eshte shprese per te gjithe.

        Eshte ajo qe ne kemi votuar

        1. Xani says:

          legzlizimet jane nje plage e rende e shoqerise sone.

          Me ne fund duket se po hapet drita jeshile. vetem te behen aman, edhe me para

          1. Flo says:

            E tha paster Rama ne dje:

            Ka shumë familje në zonat informale, se ne këtë proces e kemi të përqendruar tek zonat infomale, që të jemi të qartë, jo tek ata që kanë ndërtuar një shtëpi pa leje në qendër të Tiranës. Ai është një trajtim tjetër. Në zonat informate kanë shumë familje që janë në vështirësi ekonomike. Familje që jetojnë me ndihmë ekonomike apo familje që s’kanë mundësi të paguajnë. Edhe për këto familje do të ketë trajtim të posaçëm. Do t’jua shpjegoj më pas sesi do trajtohen në mënyrë të posaçme. Nuk do të trajtohen njësoj, sepse ne duam ta mbyllim këtë proces, nuk duam ta mbajmë zvarrë. Ne duam që kushdo që ka ndërtuar një shtëpi dhe shtëpia legalizohet, sepse nuk është e ndërtuar kuturu, diku që zë rrugën, por është diku në një lagje infomale, në një zonë informale dhe është e legalizueshme, ne duam që të mbyllim procesin dhe të japim në dorë letrat. Sesi do të ndodhë kjo për kategori të ndryshme, pak do t’a shpjegoj unë sot, por ju do ta lexoni dhe do ta kuptoni shumë qartë tek ndryshimet e reja. Sepse siç jua thashë, siç e dini ju dhe e di dhe unë, ata që janë marrë me këtë proces, dhe në çdo familje dikush është marrë me këtë proces, janë juristët më të mirë të legalizimeve në Shqipëri. Kështu që e kuptoni vetë nga ligji.

            1. Tomorri says:

              Rama tha dje edhe qe:

              Vazhdojmë tani me legalizimin konkret të banesave, kur trualli nuk është i yti;

              E para, qytetari mund të paguajë faturën me letra me vlerë, 30-50 %. Kjo praktikisht e ul detyrimin 20 %.

              E dyta, nëse qytetari do që ta paguajë detyrimin të gjithë menjëherë, do t’ia ulim edhe 20% të tjera. Praktikisht shkon në gjysmën e çmimit fillestar.

              Familjet që janë në skemën ndihmës ekonomike do të përfitojnë përgjysmim të drejtpërdrejtë të detyrimit, nga 30-50%, sipas rastit, sepse na duhet të bëjmë edhe pastrimin e të gjithë skemës. Se nuk mund të pranojmë të quhen skemë ndihme ekonomike, familje që kanë 2 vetura.

              Ndërsa familjet që kanë pjesëtarë paraplegjikë ose tetraplegjikë, nuk janë pak, nuk do të paguajnë asgjë, edhe kur nuk janë në tokën e tyre. Këtë pjesë do ta marrë përsipër plotësisht shteti.

    2. sasha says:

      Bravo Rama, ky Saliu perhere me keto lloj deklaratash del ne parlament, na lodhi.

  2. iliana says:

    Ik more Sali sa ishe vete kryeminister nuk bere asgje, tani lere kryeministrin te punoje dhe te realizoje ato qe ka premtuar.

  3. elinor says:

    Me vjen te qaj me kete kryeminister burrec 2.2m te gjate!!! Pse kaq fat te keq kjo Shqiperi?! Nga shpellari barbar tek piktori deshtak, burrec e trugomar!!

  4. oriona says:

    Tsni cka Berisha qe nuk i pelqen qe legalizimet te behen falas??

  5. zamira says:

    Berisha na e tregoi vizjonin e tij me ShabanTapine ! tani ben mir te hesht e ta ler opoziten te krijoi i indentitet te ri !

  6. ornela says:

    Berisha e ka inatin me veten se nuk arriti dot ta mbante vete si premtin, dhe kerkon te njellose punen e qeverise.

  7. Ariu nga Korabi says:

    Pa ikur nga mesi, “kolera” që quhet Sali Berisha & Co, ky vënd nuk do të shikojë ditë të bardhë…Nuk e di pse Zoti “e dënoi” kaq keq Shqipërinë, duke i dërguar Sali Berishën…

    1. Kryeministri Bravo sa per Saliun turp ti vije se gjithe keto vite politikan dhe nuk mesoi njehere te dialogoje sic duhet.

  8. alban says:

    http://www.sot.com.al/politike/be-p%C3%ABrjashton-nga-diplomacia-ettore-sequin-pas-aferave-me-donacionet-dor%C3%ABhiqet-nj%C3%AB-pjes%C3%AB-e
    BE përjashton nga diplomacia Ettore Sequin pas aferave me donacionet, dorëhiqet një pjesë e stafit

    CFAR ESHTE KY LAJME I AGJENCISE “SOT”??? SE NUK E KONFIRMOJ DO ASGJEKUNDI!!

  9. heda says:

    Sot e paska radhen Saliu te genjeje.

  10. patllakja says:

    Z. kryeminister, po i sherbeve popullit je ne rregull, ti vazhdo te bosh ato qe ke premtu, masnej llogarit bohen me popullin mas 4 vjetesh.
    Leni lanagaqet te lefin si buçet e rrugve.

  11. eri says:

    Sic ka thene dhe kryeministri per legalizimet falas do behen. Sala te mos merakoset shume po ti thote atij Bashes qe dhe qytetaret e tiranes jane duke pritur ate tramvajin dhe shume gjera te tjera qe u ka premtuar. Keto te shohi Saliu

  12. Ilia says:

    Rama ka folur shume mire,eshte treguar i sinqerte.Boll duke u shtirur se eshte ndryshe nga Berisha.Sot tregoi se jane njesoj.Konkurojne me njeri tjetrin se kush ti fale sa me shume para dhe prona te zaptuara malokerise.
    Por e kane nje ndryshim.Saliu ju fal tokat tona malokeve se jua merr e do tjua marre prape voten kurse Rama po jua fal e nuk do marre prape asgje nga ata.Jo vetem kaq,asnje vote nuk do kete me nga ne qe e votuam per te marre te drejten e prones dhe per te mos paguar me cdo muaj korentin qe vjedhin maloket.

  13. mateo says:

    Nje APEL maxhorances ligjvenese dhe qeverisese: Vazhdoni me ndershmeri dhe transparece ato qe keni shkruar ne Program, se votat per kete ua dhe populli, dmth shumica. PD-ja eshte forca politike me destruktive dhe antishtet, qe ka patur Shqiperia. Mos prisni qe ajo te behet partnere ne vendimmarrjet e rendesishme, sepse udhehiqet nga nje shejtan, qe vetem pune ne erresire di te beje. Ju ftojini te beni bashke pune per vendin e popullin me te vuajtur te Evropes, po mos prisni deri ne kalendat greke, sepse koha iken dhe njerezit e varfer do te humbisnin cdo shprese dhe do te merrnin arratine.

  14. Hm... says:

    PD dihet kush eshte dhe meqe refuzon te ndryshoje, duhet injoruar por PS duhet te jete me sensible kur flet per komunizmin dhe fut gjithshka ne nje thes. Ne ate sistemm kane punuar dhe kontribuar me miliona njerez te ndershem qe sot jane braktisur ne heshtje duke besuar me pasterti ne idealet qe propagandoheshin ndaj deri diku fyejme padrejtesisht nese uzurpatoret e monizmit njesohen me qytetaret korrekt.

  15. Iremila says:

    Legalizimet Berishjane jane genjeshtra.Kam dale ne FLETOREN ZYRTARE NR.125 9 shtator 201O dhe kur shkuame per legalizim na thane jane per fushate alla sli!Ju them ta shikoni kete fletore dhe do ta shifni emrin tuaj te legalizuar por asgje skini vetem emrin ne fletoret e bakallit sali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje