Dështon të marrë jetë misioni i Tony Blair në Shqipëri

27 Mars 2014, 12:30Politika TEMA

Gati gjashtë muaj pasi ish- kryeministri britanik u shpall si këshilltar i qeverisë shqiptare, ai nuk e ka nisur ende punën për të ndihmuar në integrimin e Tiranës në Bashkimin Europian

Nga Besar Likmeta,BIRN

“Ne mbetemi në kontakt me qeverinë shqiptare dhe zoti Blair natyrisht do jetë i lumtur nëse do të ndihmojë, pasi si Shqipëria, ashtu edhe rajoni, kanë rëndësi të madhe për të, por nuk ka akoma asnjë kontratë,” tha për Balkan Insight Cirian Ward, një zëdhënës i Blair.

“Çdo ndihmë do bëhet pa asnjë kosto për qeverinë shqiptare,” tha Ward.

Endri Fuga, një këshilltar për mediat pranë kryeministrit Edi Rama, konfirmoi se marrëdhëniet me Blair do të institucionalizohen.

“Ne respektojmë zotin Blair për arritjet e tij si kryeministër dhe mbi të gjitha për rolin pozitiv që ka luajtur në rajon,” tha Fuga. “Kryeministri Rama është në kontakt të vazhdueshëm me Blair, dhe nëse do ketë bashkëpunim, ai do bëhet publik,” shtoi ai.

Edhe pse popullariteti i Blair ka njohur rënie pikiate që pas përfshirjes së Britanisë së Madhe në luftën e Irakut, ai është ende i nderuar nga shumë shqiptarë për rolin e tij në Kosovë.

Së bashku me ish- presidentin amerikan, Bill Clinton, ai udhëhoqi një fushatë ajrore 78- ditore të NATO-s në vitin 1999 kundër forcave të ish- udhëheqësit jugosllav, Sllobodan Millosheviç.

Fushata i dha fund sundimit serb në Kosovë, ku popullsia është në shumicë dërrmuese shqiptare.

Më 4 tetor 2013, Blair erdhi në Tiranë për të marrë pjesë në një takim të kabinetit qeveritar me Ramën, që e prezantoi ish- liderin britanik si këshilltarin e ri.

Rama tha se se Blair kishte ardhur në tiranë për të ngritur një “delivery unit”, me ndihmën e Bankës Botërore.

Pasi la detyrën në vitin 2007, Blair ngriti GAP- Praktika Këshillimore për Qeveritë, duke siguruar marrëveshje fitimprurëse me qeveritë në Kazakistan, Kuvajt, Brazil dhe Kolumbi.

Kontratat e GAP me Kazakistanin e pasur në naftë thuhet se vlen 18.8 milionë euro, raportonte britanikja Sunday Telegraph më 19 maj.

Sipas të njëjtit raporti, kontrata e GAP për të këshilluar shtetin e San Paolos, fuqia ekonomike e Brazilit, thuhet se vlen 4.7 milionë euro.

Puna e Blair në Shqipëri mendohet se do vinte përmes kuadrit të Rrjetit Global të Liderëve që Mbajnë Premtimet, një iniciativë e nënshkruar në fund të shtatorit pas një takimi mes Blair, presidentit të Bankës Botërore, Jing Yong Kim dhe liderëve nga Shqipëria, Etiopia, Gana, Haiti, Malavi dhe Senegali.

Sipas Bankës Botërore, rrjeti ofron një platformë për liderët politikë për të ndarë së bashku eksperiencat dhe shkënbyer idetë se si qeveritë e tyre të përkthejnë politikat në rezultate konkrete në terren.

Si organizator, Banka Botërore ndihmon rrjetin dhe ofron mbështetje kur duhet.

Blair pritej që të ngrinte një ekip me këshilltarë në çdo vend për të përmirësuar shërbimet publike, që nga edukimi e deri tek vaksinimi.

Megjithatë, kjo njësi, që supozohej se do ngrihej në Shqipëri me ndihmën e Bankës Botërore, po pret që të materializohet.

“Nga gjashtë vendet e rrjetit, ne po ofrojmë njëfarë mbështetje teknike për Shqipërinë dhe Senegalin, ku po ua lehtësojmë qeverive identifikimin e prioriteteve kyçe të zhvillimit,” tha David Theis, një zëdhënës i Bankës Botërore.

“Banka Botërore nuk ka marrëdhënie kontraktuale me ekipin e Tony Blair në ndonjë nga vendet e këtij rrjeti,” shtoi Theis.

36 komente në “Dështon të marrë jetë misioni i Tony Blair në Shqipëri”

  1. Uji i ftohte says:

    Bleri ka deshtuar?Pa me thoni cka eshte realizuar?

    1. elio says:

      deshe te thoshe “realizue” apo jo malok??

      1. Arçitas says:

        There is NO FREE LAUNCH!!!

      2. ziko says:

        jo donte te thoshte “realizuare” o aristokrat pa breke

      3. Pema says:

        Elio, je RRot K**i!

        C’problem kishte nese do te thonte “realizue”?
        T’pelqen apo nuk t’pelqen ty, shumica e shqiptareve flasin gegerisht. Edhe ne shqiperi, po ashtu si ne cdo shtet tjeter europian, pothuajse c’do qytet ka dialektin e tij. Njerezit nuk do ndryshojn dialektin per bythen tate.
        Je njeri pa pik kulture, dhe e konsidero veten “superior”!

        Meqe ra fjala, nuk eshte “deshe te thoshe” por eshte “doje te thoje”, keshtu qe para se te kritikosh te tjeret per gjuhen, meso veten.

    2. Beni says:

      Nuk eshte Bler qe ka deshtuar, pasi Bler nuk e ka zgjedhur njeri per te drejtuar Shqiperine!
      Nuk jemi me ne kohen e Enver Hoxhes, ku çdo gje ishte e centralizuar. Nese vete populli nuk pervesh menget te punoje, nuk mund te ndryshoje jeta e njerezve duke pritur nga qielli.

    3. ali says:

      Arcitas , e ke thare anglishten ! Mjerane !

  2. Ariu nga Korabi says:

    Zoti Blair, nuk “udhëhoqi” fushatën ajrore të NATO-s në Kosovë, nga “dashuria” për Kosovën, por sepse ishte “kone” e bindur e Bill Klinton-it…Nuk “hahen” deklaratat për “ndihmë falas” për Shqipërinë, sepse “u zgjua dashuria e dhembshuria” e zotit Blair…

    1. lul says:

      Ka qeqne bushi president ateher

      1. walter W says:

        Me siguri ti ke lindur ne kohen e bushit ..

    2. Rajub says:

      Z ariu nga Korabi me fal qe po futem te debatoi se nuk e kam zakon qe tu imponohem te tjereve por ne kete rast do nderhyje pasi jame shume i sigurte qe ishte Toni Blair qe mblodhi parlamentin Anglez dhe teper i revoltuar kerkoi miratimin e parlamentit qe ti binte serbise,dhe pasi mori pelqimin e parlamentit ju drejtua Bill Klintonit i cili ishte shume i lekunduer sepse nderhyrja ne Kosove ka qene thike me dy presa prag lufte boterore por shyqyr qe ne krye te Rusise ishte Boris Yelcini se po te ishte Putini kushedi se si do te ishte bota tani.Kam pare dhe emisionin se si pasta vendosi Bill klinton i shtyre nga Toni Blair i cili i tha me ju apo pa ju ne do te nderhyjme ne Kosove por mos harro historine e kemi bere bashke….

  3. shaban says:

    perse duhet te nenshkruhet nje kontrate kur ai do te ndihmoje falas.

  4. gegetoske says:

    Arrinjte e Korabit jane te thjeshte edhe kur flasin ,edhe kur degjojne, edhe kur mendojne!Ti te identifikoj si Dhelpra apo …asgje qe ka lidhje me Korabin! Tung!

  5. Ariu nga Korabi says:

    Ti, @gegetoske, mos i ke gjë “pronën” tënde, Korabin dhe arinjtë e tij…??? Nuk të duken të “thjeshta”, ato që thashë për zotin Blair…??? Megjithatë, tung!

  6. Sukoli says:

    Kesaj I thone, me ler ta hedh lumin e pastaj te dhjefsha kale. Ju qe flisni per Blair qe nuk ka qene ai ne krye te misionit per Kosoven. Jeni teresisht idiote dhe mosmirenjohes. Bukshkales te felliqur. Ishte Tony Blair qe udhehoqi luften diplomatike me energji te papare. Billi ishte disi me I terhequr dhe kur u shtrua ideja per Ground Troops nuk harrohet kurre ajo qe beri Blair ne kongresin amerikan (jashte vullnetit te Bill Klinton) e kam ndjekur ate kohe ne Londer dhe nuk I harroj kurre.

    1. Rajub says:

      Eshte mese e sakte …eshte fakt edhe une e kam ndjekur ne televizion ishte mesi i nates kur Toni blair kishte mbledhur parlamentin dhe teper i indinjuar ju kerkonte me kembengulje deputeteve te miratonin nderhyrjen ne Kosove….

  7. Stef Staku says:

    ANALIZE : Sikur Shqiperia te kishte kaluar ne kampin Anglo – Amerikan ne vitin 1945 ne nuk do kishim patur gjithe keto histori qe akoma i vuajme edhe sot. Shqiperia do ishte nje vend i qete e antare e BE.
    Lidhjet me z. Toni Blere jane te favorshme per Shqiperine. Ne se do refuzohet Statusi edhe ne Qershor Shqiperia duhet te paraqese kerkesen per antarsim ne Comunwelth.

    1. analist says:

      Nuk kishte si Shqiperia te kalonte ne kampin anglo-amerikar sepse anglo-amerikaret ja lane Shqiperine Stalinit dhe Titos dhe gjithshka eshte e dokumentuar (lexo vendimet e Jaltes).

  8. ripjellje says:

    po edvin drama cfare nuk tha per tom rixhin qe e kishte sala (keshilltar)tani kerkon te marri blairin falas hhahahaha .nderkohe qe i perkasin te gjithe dy te njejtit oborr

    1. @kalbesirat says:

      Te ka ripjellur Saliu ty per 23vjet me rradhe pa sukses.
      Eshte thjesht brumi nga Vicidoli prodhon vetem idjota, kriminele dhe hajdute.
      N.q.se statusi do te refuzohet kjo do te ndodhi sepse Saliu vazhdon ta sabotoje. Ai ka lindur dhe do vdese si njeri I lig. N.q.se Zoti egziston duhet qe patjer ta dergoj kete lloj mostre ne hell.

  9. usa says:

    Aq e qelbur eshte kjo qeveri sa edhe milionat qe jep nen dore po ja refuzojne. Nuk behet shtet me zhulsa e spurdhjake. PS ti therrase mendjes dhe te renovoj sa me shpejt kete qeveri se per ndryshe do perfundoj me keq se PD.

  10. gegetoske says:

    Qenke megjithemend ari! Nuk ja vlen te diskutoj me njerez qe jane mosmirenjohes per personalitetet e tipit Clinton e Blair! Zbrit nga Korabi ……Ari! Fatmiresisht nuk kam prona ne Korab! Nuk kam synime territoriale ne Korab! Ta kam falur ty megjithe arinjte tjere e te rroni me shendet te plote atyre bjeshkeve! Tung ari!

  11. Klimax says:

    Mbas gati 25 vjet nga rrezimi i diktatures, cdo kujt do i dukej cudi qe nje vend europian si Shqiperia te radhitet me vende si Etiopia, Gana, Haiti, Malavi apo Senegali qe te presi ndihme nga komuniteti nderkombetar per ti “lehtesuar qeverise prioritetet kyce te zhvillimit, sherbimet publike, edukimin e deri vaksinimin”!
    Po ku u zhduk zhvillimi yne gjigand (te dytet pas Gjermanise)?! Ku jane sherbimet publike dhe infrastruktura moderne?! Ku eshte kjo inteligjece e arsimuar me godinat e pafundme universitare ne cdo qytet te vendit?! Ku eshte ajo fshataresi moderne qe nepermjet internetit ne cdo shtepi fshati do te realizonte mbjelljet, korrjet e shitjet e prodhimeve te tyre?! Ku eshte kjo shendetesi qe nuk mund te vaksinoj as femijet, brezin e ardhshem te ketij vendi?! Ku eshte shteti, ligji, siguria e qytetareve, e drejta e pronesise, ne nje kohe qe njerezit po vriten me njeri-tjetrin, ne nje kohe qe me dhjetra e dhjetra familje ngelen te izoluara nga frika e ligjeve kanunore?! Ku eshte kultura qytetare e bashkegzistenca paqesore ne kete vend ku cdo gje vidhet, perdhunohet, shkaterrohet, ofendohet, kercenohet, vritet?! Ku eshte shoqeria civile ne kete vend ku urrejtja, injoranca, ksenofobia, homofobia, fanatizmi, radikalizmi, shovinizmi, ultra-nacionalizmi jane simbole te jetes se perditshme?!
    Me sa duket jetojme ne nje epoke shoqerore te gabuar. Ajo qe na pershtatet si shtet dhe si popull eshte barbarizmi!

  12. Arna says:

    Ne kohen e duhur ky shkrim… Sidomos sot te kishte qene ne parlament Tony Blair te pajtonte vellezerit….shqiptare

    1. aldo çami says:

      dmth, me sa kuptova tashme zoti Blair na qenka bere sekser nderkombetar? Po ketu e pa se ska ngel gje , ska lene laroja te haje baloja

  13. elvis says:

    Respect klimax hera e pare qe shikoj nje shkrim kaq te bukur dhe me behet qejfi qe ka njerez si ty qe e mendojne keshtu se tgjitha komentet qe po lexoj ketu jan vetek budallqe dhe fobike dhe urrejte te pashfrenuara…esht mos te ktheshesh kur ne ate vend edhe pse mendja nga qendron atje gjithmon por skemi vfar te bejm ky popull jemi mburravec vetm ne themi kur nderkoh asnjeri sna njeh ku biemi edhe kur themi Albania gjokundi ah na thon nga azia ose afrika…dhe disa injorant ne shqiperi fillojn e mburrin keta plera politike ndyrsira te felliqur..se kuptoj po shoqeria e sotme ne shqipeti eshte katandisur per faqe te zeze….desha te beja dhe nje krahesim nepermjet serbve dhe shqipetarve jo se jam simpatizant me ta por thjesht kak qene 2 dit ne Beograd dhe mendova se isha ne Paris dhe njerezit shum te qyteteruar dhe te ndihmonin per cdo gje..kurse sa vij ne tiran mendoje sd kishe dal nga lufta e vetmja gje qe qe e bukur thjesht ai aereporti qe esht thene me koncesion per gjermanet edhe e mirmbajne kursr sa futesh ne tiran trafik femijet e gangsterave me makina te fundit te tjer qe vuajn buk tamam baghdad te betohem na vjen turp te sjellem disa turiste edhe mbadi kemi sjell disa grupe kemi konkatuat me disa agjensi qe te benim nje proteste per disa rruge qe te mirmbaheshin me mir na kan then keto kemi neqoft se doni te vini hajdeni neqoft se jo hajd zhdukuni mendoj se ka te drejte hollanda qe ve veton per statusin sepse sdo fut nje tufe me njerez qe esht ne demokraci ne trazincion

  14. 1 prilli says:

    Uaaa cfare zhgenjimi!

  15. Historiani says:

    Puthjet Bleri do ja jape falas ministrave femra te qeverise Rama te tjerat i dini vete,Pune e papaguar dhe falas ne kapitalizem per here te pare po degjojme,Bleri ka hallet e tij dhe kur qeveria Rama do lere mandatin do duket dhe njehere ne tirane..Ore skemi nevoje per gjinekologe politike se edhe keta qe kemi i kemi te zot por kandari i tyre rendon me shume nga xhepi i tyre..

  16. TARRASI PRAP says:

    Se pari dua te them se edhe pse nuk jam i majte e kam mbashtetur hapur dhe me entuziazem afrimin e z Bler si keshilltar i z Rama.
    Ky reklamim ka qene gjate fushates e ne hapat e pare te ngritjes se Qeverise Rama.
    Truthare shqiptare Tony Blershte nje figure e madhe boterore perfareques i Europes, Amerikes e Rusise ne kuader te OKB per Lindjen e Mesme.
    Largimi nga boshti Anglo-Amerikan ka sjellur gjithnje fatekeqesi per popullin shqiptar. Rama dhe zagaruket e tije duhet te thone hapur se perse u largua z Bler nga Shqiperia .

    1. Selim says:

      Me intereson te di aresyen pse se vleresojne kete figure te madhe boterore, perfaqesuese e denje o botes EuroUsAsiatike, ne kuader te OKB per lindjen e mesme, ne vendin e tij, UK. Nuk do te ishte me mire qe keto kontribute te angazhoheshin per ate vend. Ka luksin UK qe “personalitete” te ketyre permasave ti ofroje gratis ne Malay, Shqiperi,Senegal?

  17. socialisti i revoltuar says:

    Besoj se do te jete shume I frytshem ndarja e ideve dhe shkembimi I eksperiencave me qeverite e Etiopise, Ganes, Malavit, Senegalit dhe Haitit…. kesaj I thone tallje trapi ne 360 grade… ?

  18. kompasi says:

    Nuk ka ca na hyn ne pune toni bler.Perlat e mendjemprehtesise ,largpamesise dhe deshires per shtet i ka saliu me jozin.

  19. A says:

    Per TONI BLERIN dhe BILL KLINTONIN cdo shqiptar kudo qe ndodhet duhet te kete respekt dhe aty ku do te kalojne bile ti pastrojne rrugen. Se po te mos ishin keto 2(DY) persona edhe sot e kesaj dite shqiptaret e Kosoves do te ishin nen thundren e Serbise te Sllobodan Miloshevicit.
    Do te thoni ju se Kosova ka mbrapa Shqiperine per ndihme. Me cilin ushtri do te luftonte shqiptaret me serbet, kur ushtrine shqiptare e pame se ne cfare gjendje ishte ne parakalimin e 100-te vjetorit te shpalljes se pavaresise me 28 nentor 2012. Ku ushtria shqiptare ishte si ushtri bashibozukesh ku as rreshtore nuk dinin te benin.
    Pastaj kemi nje thenie te Sllobodan Miloshevicit qe Shqiperine e pushtoj me nje skuader gjuetaresh dhe ne te njejten kohe kemi ne krye te shtetit dhe qeverive agjent te serbit. Ku plumbi te vjen nga se pret, bile edhe mbas kraheve se tradhetarin e ke ne krye te kupoles te shtetit dhe qeverise shqiptare ku kryesori eshte njeriu i Damir Fazllicit, SALI RAM SHEQERE BERISHA.Tung.

  20. limA-P says:

    d.m.th eshte falas per Shqiperine por paguan banka boterore. kur te japi leket BB do fillojne nga puna keta.

  21. ali says:

    Dashakeqesit dhe shpirt ligjt ,emisaret e Vicidolit ! Nuk duan qe Shqiperia te dale nga ”shpellat” !
    Keshtu i kane urdherat e ”miqve” tane !

  22. MARA says:

    Blair ka deshtuar sepse grupet e punes qe ngre Edi Rama jane tradhetare.
    Kam pare me syte e mi sesi eksperte italiane te thirrur nga Edi Rama deshtuan ne grupin e punes per Bujqesine, pasi njerezit qe e drejtonin ate ishin bashkepunetore te SHISH dhe perkrahes te NANOS. Me vinte keq qe u ndodha ne ate grup e bera sa munda me zonjat italiane qe kishin ardhur posaòerisht per t ehartuar programin e Bujqesise.

    Por disa metra me tutje pashe Ervin Bushatin tek punonte shume seriozisht me asistentet italiane per fushnen e vet dhe gjithe kohen kam pare perpjekje te forta te PS isteve per ta zhdukur Ervin Bushatin, por nuk ia arriten dot. Une nuk e njoh, por them ate qe pashe e kam degjuar.

    Drejtorja e Kabinetit te Edi Rames ankohet rruges, pa problem se e degjojne njerezit, se: -ja tani na na erdhi dhe ky Bleri edhe ky na u desh, vdiqa duke punuar gjithe diten…por Edi e do shume????

    Xhuli nje goce me pamje voze u thirr nje dite nga Kryeministri me shume njerzillek, por Endri me Valin e kapen per dore dhe e mesuan te mos i shkonte menjehere, dhe u desh qe Kryeministri t’i therriste kesaj voze dy here, madje me shume dashuri….dhe ajo u ngref “me seriozitet” dhe u nis drejt tij…

    Kjo eshte situata ke Kryeministria…Edi nuk krijon dot ekip, me njerez te edukuar, te perkushtuar, me ide, perkundrazi…Valin e kam provuar vete dhe me dridhet mishi kur i kujtoj emrin. Nje grua ordinere, mashtruese e pacipe, hakmarrese e semure, nivel nen zero. Pse i duhet kjo Edi Rames??? Di gjera per shkak te nje bashkepunimi ne bashki? Ne djalle shkofte ato s’kane me asnje peshe..

    Kjo grua bashkepunetore e shish ma merr mendja qysh me sigurimin famekeq, perndjek njerez qe duan seriozisht te punojne per kete vend.

    Ajo ka lidhjet ne çdo Ministri dhe vetem sa ve fishen se puna destruktive ecen vete…

    I di Edi keto?-ndoshta, mendon se ajo e ndihmon…ka pasur burra shteti dhe jane rrenuar nga ky tip grash e jo Edi qe s’ben dot pa bashkepunetore, por per fat te keq ika spiune. Jam e sigurt se vali lUAN ME DY PORTA pra edhe Edit i jep informacion, por te padobishem, ajo duket ne pamje….te kall friken…si nuk e kupton Edi???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje