Xhaxhai i Azem Hajdarit, Magjum Hajdari, është në grupin e 20 personave, të cilët dje në takimin me Kryeministrin Edi Rama në Paskuqan, morën lejet e legalizimit të ndërtimeve informale në këtë zonë.
Në fjalën e tij, Kryeministri theksoi se të gjitha legalizimet e shtëpive do të bëhen falas, pa pagesë, por vetëm për personat që kanë dërguar për të legalizuar shtëpitë e para dhe jo të dyta.
“Kjo do të thotë që kush ka një shtëpi në Tiranë dhe kush ka një vilë në plazh pa leje, në rast se ajo vilë nuk dëmton projektin e rehabilitimit apo projektin e rindërtimit, apo projektin e transformimit të asaj zone, do të legalizohet, por do të legalizohet me faturë të plotë”, theksoi Rama.
Krahas kësaj, qeveria ka parashikuar që nëpërmjet legalizimeve falas të bëhet edhe futja e shtëpive informale në rrjetin e matjes së energjisë elektrike.
Rama ka nënvizuar se “ne do të vendosim për çdo tapi një barrë hipotekore 10%, por jo se do paguani tani. Nëse ju do paguani 400 mijë lekë për legalizimin kur toka nuk është e jotja, atëherë do t’ju marrim 360 mijë lekë dhe 40 mijë lekëshin do ta lemë barrë hipotekore, që ju do ta hiqni pas dy vjetësh kur të tregoni faturat e energjisë. Në shumën e legalizimit do t’ju marrim 40 mijë lekë më pak, do t’jua lemë të paguani energjinë elektrike dhe t’jua lemë barrë atje. E rëndësishme është të paguani të gjithë energjinë, dhe të futeni në sistem”.
Në vendimin e qeverisë, është parashikuar edhe marrja e hipotekës nga personat që kanë probleme ekonomike. Sipas deklaratës së bërë nga kreu i qeverisë theksohet se legalizimet dhe hipotekat do të jepen falas, por me një pronësi të kufizuar.
“Nëse qytetari deklaron se nuk paguan dot, se nuk ka mundësi, objekti do të legalizohet, do regjistrohet në hipotekë, por me kufizim hipotekor, domethënë që ti ke një detyrim që e kufizon pronën tënde.Ti mund ta shesësh, por kufizimi hipotekor i kalon atij që e blen. Nëse nuk paguan dot menjëherë, do që ta fusësh me kufizim hipotekor, nuk do të përfitosh nga 20% i uljes që paguan kur paguan menjëherë, plus letrat me vlerë. Nëse edhe pas një viti nuk e ke paguar sërish, nuk do përfitosh më as nga letrat me vlerë. Përsëri e theksoj shtëpia është e jotja, në këto kushte lirisht, shitet blihet jepet me qira, çohet dhe në bankë merret dhe kredi, por kufizimi nuk është pozitiv në afatgjatë”, ka deklaruar Kryeministri.
Bravo Edi, po ne qe nuk kemi ndertuar pa leje e nuk kemi zene tokat e tjereve, do na i japesh tokat tona?!!!
Se ketu po te jashteligjshmit po fitojne, e kuptoj se jane me shume keta se ne.
Po sikur te beje dhe nje plan per rilindjen e prones, po qe malokeria ne pushtet na ka djegur dhe letrat, si i behet vlla?!!
kjo eshte HISTORIKE! do kete nje barre financiare te madhe, jam dakort, nga berisha e morem shtetin tek e fundit POR do te ndryshoj pergjithmone anen sociale te ketyre banoreve! EDI, RROFSH DHE NE 2015, 2017 E KE VOTEN TONE!
Po, do te ndryshoje anen sociale te banoreve (do ti pasuroje) dhe tonen qe paguajme taksat dhe presim sherbimet(do te na varferoje).
Prandaj o njerez MOS PAGUANI TAKSA se keta i cojne per lesh per premtime elektorale…
i papare Rama,. je njeriu i premtimeve te mbajtura
Gjith boset e droges do blejn shpia me kufizim ipotekor dhe me qindra metra katror toke pronaresh toka babe.
Boset e droges nuk blejne shtepi ne bathore or shok, i kane te blera ne mes te Tirones e Vlores.
sipas teje o edi rama,vetem ky maloku hajdari i plotesonte pikat per te marre tapine falas,kurse pjesa tjeter e shqiptareve populli i thjeshte nuk i plotesoka keto kushte,leviz dhe leshohu tapite sa me shpejt,mos e mbaj vendin peng sic e mbajti tropojani i qelbet qe nuk dha asnje tapi pervec se oborrit te familjes se tij,edhe ata qe nuk kane mundesi te paguajne duhet qe shteti mbas verifikimeve qe me te vertete nuk kane,duhet ti ndihmoj me ndihma sociale per shlyerjen e detyrimeve shteterore,perndryshe humbet pronen.
do ti legalizoje te gjithe
Njesoj si Sali Berisha edhe ky,jep tapi qyl duke dhuruar token e tjetrit per te marre ca vota me shume nga maloket.Ta vleresosh nje parcele 500 m per 4 milion leke kur ajo ben 25 apo 50 milion eshte t’ja falesh tjetrit ate qe ka zaptuar me force.E pse u dashka te behen legalizimet me vrap per pak muaj apo per nje vit.Ato shtepite ne toke te zaptume nuk i bene as per nje muaj e as per nje vit.Me vite kane punuar per ti ndertuar duke shpenzuar sipas mundesive nga 20 milion e deri 200 milione per ti bere shtepite dhe vilat.Toka nje cmim ka si me pronar e si shterore,cmimin e tregut,kush i ka leket paguan menjehere,kush nuk i ka paguan me keste per aq vjet sa ju desh ta ndertonte ate shtepi.Nuk ka vend ne bote ku te jene bere keto skema revolucionare allashqiptare.
Ku mer vesh ti. Ed ekonomisti i di vet keto gjera. Ka mesuar ekonomine te liceu… shif ca eknomistash ka vene ne krye te dy institucioneve qe sjellin shumicen e te ardhurave per arken e shtetit. Pastaj mos te flasim per salen qe beri ligjin e legalizimeve ne kundershtim te plot me kodin penal ku specifikohet fiks pushtimi i tokes
Absolutisht e gabuar, … absurde. Te gjithe duam nga nje cope toke falas… por titulli i pronesise ka nje cmim. Qofte publike apo private. Cpune ka kryeministri ne ndarje “shaban-tapish”. Nese i pelqen te beje donatorin te dhuroje tapite e veta apo te atyre qe e marrin me qafe duke i keshilluar absurditete te tilla qe me demek i sigurojne “kredite” elektorale. E kunderta ai qe sapo perfitoi titullin e pronesise eshte me mosmirenjohesi.
Edi ruaju nga Artan Lamet dhe Artanet e tjere ..po te ishin te zote do te kishin bere hajer me kohe, por te ngelen pas brekeve per nje cope pune ne administrate. Kjo eshte shkaterimi i shtetit per te cilin paguajme taksa dhe e mbajme me rroga (te majme) Po perfitojne ata qe shkelen ligjin dhe qe si paguajne asnje cent taksa.
Delet e mija bashkekombase … le te bejme sehir sesi Zeusi i pronave tona publike dhe private, koleksionisti i dekoratave Artan Lame, ben dhurata te jashteligjshmeve. Nje Shaban iku nje Lame erdhi …
(te pakten si pari beri ndonje gje te madhe pervec vilave te tij, ky i dyti zoti na rruajte se ky sdi se cfare di)
Z.Rama,
Po me ata pronarë që malokët e Saliut u zaptuan pronat, kur do të bësh ndonjë mbledhje? Ata mezi po presin.
Nje show i neveritshem i nje kryeministri te deshtuar dhe te pa afte.
Bravo!
Kush tha se Rama nuk eshte politikan? Dhe kete premtim e realizon qe ne vitin e parw tw qeverisjes e jo perpara zgjedhjeve per te mare votat..imagjinoni çfare kemi per te pare perpara zgjedhjeve???
Nderova mendje do jetoj ketu deri ne zgjedhjet e reja!!
Perpara se te legalizosh vjedhjen me te paskrupullt qe ndodhi ne 23 vjet,zoti Kryeminister,perse nuk merresh me familjet e pastreha qe ua dorezuan shtepite ku banonin per gjysem shekullli pronareve,duke zbatuar Ligjin. Kush ju a u jep te drejten juve te shisni nje pjese te Shqiperise te njerez qe kane shkelur cdo ligj e nen te Kushtetutes e Kodit Penal? Cfare doni te thoni me Xhaxhai Azem Hajdarit?!?! Perse me kaq nxitim zoti Rama? Duket sikur Qeveria qe ju drejtoni nuk ka asnje projekt per te ardhmen se ndryshe ky legalizim duhet te ishte gjeja e fundit qe duhet te benit. Qe te mos bej hipokritin me duhet te te them zoti Kryeminister qe ne qytetin ku une jetoj ka nje lloj ndarje midis atyre qe kane jetuar 50 vjet ne Tirone dhe te ardhurve mbas 90s. Thjesht dhe pa e zgjatur ju nuk po u plas bytha fare per gjithe ato familje Tironcash qe mbeten pa banese mbasi Sala i nxorri jashte,pa ju krijuar asnje mundesi e ndihme per tu strehuar,ore po te them per tu strehuar se ti nuk e kupton me duket. Ti tani po del dhe me legalizon te gjithe kusarine qe ndodhi ne Tirone. Eshte fatkeqesi qe ne pashaporteten tuaj,vendlindja eshte qyteti im gjithashtu. Paske qene ftyre e nyt,ti dhe gjith ata zagaret qe ke neper kemb.
Per legalizimet e shtepive thuhet qe do te behet falas cudi e madhe megjithate shume mire ! Po ne qe kemi paguare qysh para dy vjetesh dhe bere aplikimin epaguare dhe ne hipotke 10 muaje me pare dhe vece premtimit se do tasjellim ne shtepi tapine nuk kemi mare asgje.Si ka mundesi !!!!!!!!!!!!