Qeveria e Shqipërisë do të paguajë 350 milionë dollarë borxhe të prapambetura, që janë afërsisht sa gjysma e borxhit që u ka bizneseve. Shlyerja do të kryhet në tre muajt e ardhshëm. Kjo është një nismë që shpreson të inkurajojë rritjen ekonomike, tha ministri i Financave Shkëlqim Cani, për agjencinë Reuters.
Borxhi i qeverisë ndaj bizneseve arrin në 720 milionë dollarë.
Ai daton qysh nga viti 2005 dhe është i barabartë me 5.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Pjesa më e madhe e këtij borxhi është ndaj kompanive që ndërtuan vepra publike si rrugë, shkolla dhe spitale.
Qeveria, e udhëhequr nga socialistët, e nisi shlyerjen graduale në dhjetor.
Ministri Cani tha se pagesat do të ndahen me këste prej 35 milionë dollarësh çdo javë, duke filluar nga muaji prill.
Pjesa e mbetur prej 370 milionë dollarësh do të paguhet në vitet e ardhshme.
Ministri u shpreh se kabineti qeveritar ishte i vendosur të miratojë një marrëveshje kredie trevjeçare me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), me vlerë 331 milionë euro.
Cani tha se Shqipëria është duke pritur kredi të tjera të huaja këtë vit.
Kredia e FMN do të pasohet, sipas tij, nga 200 milionë dollarë financim nga Banka Botërore në maj.
Ndërkohë Shqipëria është gjithashtu duke negociuar një kredi 50 milionë dollarë me Komisionin Evropian.
“Ky injeksion valute në ekonomi, që likuidon borxhet, si dhe investimet që parashikohen në rreth 1 miliardë dollarë, do të kenë natyrshëm efekte në rritjen ekonomike”, tha Cani, i cili ka mbajtur më herët postin e ish- Guvernatorit të Bankës Qendrore.
“Efekti do të fillojë nga muaji në muaj prill, maj dhe qershor dhe sidomos në gjysmën e dytë të vitit, ekonomia do të njohë një bum të vërtetë, me një rritje vjetore prej 2.1%,” tha Cani.
Ekonomia e Shqipërisë vlerësohet të ketë shënuar rritje prej vetëm 0.7% vitin e kaluar, më e ulëta në më shumë se një dekadë. Ajo ishte rritur me rreth 5.5% çdo vit nga viti 2000 deri në vitin 2009, kur nisi edhe të humbasë fuqinë.
Borxhet e prapambetura kanë dobësuar besimin e investitorëve dhe janë faktorë në rritjen e kredive të këqija deri në 25% të totalit të kredisë. Kjo ka frenuar kreditimin.
Nxitimi për të shpejtuar shlyerjen e borxhit është i motivuar edhe nga vështirësitë ekonomike të vendeve fqinjë të Shqipërisë. Italia dhe Greqia janë partnerët e saj kryesorë tregtarë dhe komuniteti shqiptar atje dërgon remitancat, të cilat kanë njohur rënie.
Sipas marrëveshjes me FMN-në, Shqipëria pritet ta ulë raportin e borxhit publik nga rreth 70.5% të PBB-së në fund të vitit 2014, në nivelin e 60% në një periudhë afat-mesme.
Qeverika ka ngritur taksat për bizneset e mëdha dhe personat me të ardhura të lartë dhe i ka ulur taksat për biznesin e vogël.
“Dokumentet e FMN janë një pjesë e programit të qeverisë shqiptare. Unë po ju them sinqerisht se ne jemi edhe më agresive në disa fusha. Asgjë nuk mund të arrihet pa reforma dhe ne jemi të vendosur për të përballur me to,” shtoi Cani.
allah allah, jane shuem para
Po deri tani cfare beri ky? Pse se filloj likujdimin me kohe?
Apo priti ti thote Rama te henen. Po te me degjojne mua Brumbullin, ky quhet sabotim qe Cani po I ben ekonomise. Te presi deri ne prill per faturat e depozituara eshte paaftesi dhe keq dashje ndaj ekonomise dhe njekohesisht sabotim I reformace te 1 million shqiptareve qe votuan.
O brumbull, jane me mijera fatura te disa viteve te papaguara nga qeveria e Berishes. Aq fonde sa kishte Qeveria Rama i ka disbursuar ne fund te 2013, shlyente nga 1 million USD cdo dite. Tani qe mberriti financimi nga FMN po vazhdohet me shpejtesi me pjesen tjeter.
Edhe sikur pa kontroll fare ti paguash, vetem procedura e pageses ha kohe se nuk ka nje ushtri me njerez qe te kryejne pagesat e 3-4 vjeteve per 3-4 muaj. Bizneset me ne fund shpetuan nga plackitja qe i bente Qeveria dhe po marrin fryme.
Ha fara me mire, e mos vill vrer pa kuptim ketu.
E di sa bukur shkon shprehja: brumbull rilindas.
Cimi eshte cim, brumbulli eshte shoku cimit. E ke pare ate reklamen shoku cimit jam?
Ka dale e reja tani, shoku brumbullit jam. Na mbyti klientelizmi minoritar
Pse lodheni me BB & FMN o Cimi,
sekuestro pasurive te Juristit Lul dhe kunotit dhe u zgjidh hesapi.
Fundja kush ka punuar ne 8 vitet e fundit??!!
http://goo.gl/TMHmRv
Po pse paguani faturat e Sales more derdimen ? Futini more ato leke te mbeshtetesit tuaj qe kane ngordhur per nje cope kontrate gjate tete vjete vjeteve te PD.
Duhet nje i “çmendur” qe ti futet kesaj pune !
http://www.foxnews.com/politics/2014/03/26/mayor-charlotte-arrested-on-public-corruption-charges/
Po ktij Mziut e Gjikes tone si ju vajti filli. Apo cudia me e madhe 3 dite zgjat
http://www.foxnews.com/politics/2014/03/26/mayor-charlotte-arrested-on-public-corruption-charges/
Po ktij Mziut e Gjikes tone si ju vajti filli. Apo cudia me e madhe 3 dite zgjat.
Na lodhen shume shpejt ketate rilindjes.
Me koqe burra nuk gjen ne kete dynja.
O brumbull jane paguar 60 milione usd deri tani per fatura te vonuara prej vitit 2005.
Apo te pelqente vujtja me Salen dhe te prisje 2025 me i marr leket.
ministri i patateve… thone qe rama ia ka plasur me dosje kokes se nuk gjente dot parate e rrogave… duket qe ne cehre qe eshte nje mi halesh…
Rama e ka per nder kete minister dhe ti shikoke shume filma.
Je dhe shume mi haleje perderisa I njihke si rrace.
O legena o pisa….Po keni qindra familje qe i hodhet ne rruge me nje VKM dhe nuk i keni permendur nje here. Kush ju a jep te drejten te blindoni biznesin dhe mos te strehoni njerezit neper shtepia ashtu sic i privatizuat vet tuajat. Si nuk keni fytyre dhe na morret dhe votat duke na premtuar se problemi yne ishte nje prioritet. Ja ku jane leket o maskarenj te lindur,mos luani me nje te drejte qe mbrohet me Kushtetute,e drejta per te pasur nje banese. Mallkuar qofshi ne qofte se nuk i perdorni nje pjese per nje nga problemet me te mprehta sociale qe ka ai vend.
per cfar bisnesmenesh behet fjale ketu,,,,,,,,ata jane pjese e vjedhjes masive qe eshte bere che po behet ne shqiperi,,,,,politikaret tane paguajne veten ne kete menyre duke genjeyer banken boterore ne dem te popullit te shkret.
hajde hajde filloj hajengu, mer borxhe ne kurrist te shqiptareve e ndau bisnesmenve e kush na jan keta biznesmena sigurishte si gjithmon njerzit e afert te gjeverritareve. me fat ata qe do menaxhojn keto euro, se populli si gjithmon brrylin do perfitojn na keto borxhe qe merren
Z.Shkelqim Cani eshte nje nga ekspertet me te mire te ekonomise ne vend. Eshte njeri dhe familje shume e larte . Besoj se puna e tij do te jape rezultate te mira me gjithe problemet qe ka ekonomia jone.
prit dhe pak o minister idiot sa te mbushet myslym shyri me pankarta “jepet me qera” te te gjitha dyqanet pastaj liro ekonomine, A ju nuk ja keni haberin se cdo te thote kapitalizem jeni mesuar vetem te vidhni o hajdut vetem kete dini te beni.