Basha: Dialogu është vlerë, por Rama të zbatojë menjëherë vendimet e gjykatave (VIDEO)

26 Mars 2014, 15:00Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kërkuar Kryeministrit Edi Rama të zbatojë menjëherë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ligjin për Nëpunësin Civil, sikundër shtoi se vlera e dialogut ka qenë dhe mbetet një vlerë dhe një mendësi.

Në mbledhjen e përjavshme të Grupit Parlamentar të PD-së, Basha ka konfirmuar se beteja e deputetëve të kësaj partie në Kuvendin e Shqipërisë do të vijojë, sikundër i bëri thirrje Kreut të Qeverisë që të tërheqë menjëherë urdhërin drejtuar institucioneve, në lidhje me kërkesat e deputetëve për shifrat e punonjësve të administratës që janë larguar nga puna.

“Ligji parashikon që brenda dy javësh institucionet janë të detyruara t’i përgjigjen kërkesave, por një urdhër i Kryeministrit ka ndaluar dhënien e informacioneve në lidhje me largimin e punonjësve nga administrata. Nga të dhënat që kemi marrë nga 3 dikastere, rezulton se vetëm nga Ministria e Drejtësisë dhe institucionet në varësi të saj janë larguar nga puna 800 punonjës”, theksoi Basha.

Referuar letërkëmbimit që pati me Kryeministrin, kreu demokrat ka shoqëruar gatishmërinë për një takim me Kreun e Qeverisë me një sërë kërkesash ndaj Ramës.

“Mora një letër të hapur të Kryeministrit ku më ftonte të pajtoheshim për çështje të reformës territoriale. Letra që kam marrë dhe kam kthyer janë tashmë të njohura. Koha ka treguar se dialogu për ne është ka qenë dhe është vlerë, ka qenë dhe është mendësi për njëri-tjetrin. Por opozita nuk mund të bëhet palë me një mazhorancë që nuk zbaton vendimet e gjykatave. Në këtë pikë, i bëj thirrje Kryeministrit të zbatojë menjëherë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për statusin e Nëpunësit Civil dhe të kthehen në vendet e punës të gjithe të larguarit padrejtësisht nga puna. Një qeveri që refuzon të zbatojë vendimet e gjykatave, padit veten si antidemokratike, kjo është e papranueshme në botën demokratike. Të prapësojë urdhrin e paligjshëm, të zbatojë ligjin. Të tërheqë nga agjenda e Kuvendit projektet për Nëpunësin dhe AMA, pasi opozita refuzon lojën e shtyrjes së çdo projekti që bie ndesh me ligjet e miratuara me konsensus, të heqë dorë nga sulmi kundër Presidentin dhe institucioneve të pavarura”, theksoi Basha.

Sipas tij, “opozita do ta bëjë me vendosmëri punën e vet si opozitë në Kuvend, megjithë fjalorin rrugaçëror të Kryeministrit, apo isove me buzëqeshje të Kryetarit të Kuvendit”.

17 komente në “Basha: Dialogu është vlerë, por Rama të zbatojë menjëherë vendimet e gjykatave (VIDEO)”

  1. nik djali says:

    behu njehere burre o marionet dhe prano ate qe te ofrohet. Rama po tejep shume vetem sepse ai eshte nje europian. Duhet te clirohen institucionet nga njerez si endlira bushati me shoqe.

    1. ujla says:

      shpresoj te jesh ne cerekun e lartisese se Rames.

      1. arjoni says:

        Basha nuk e ka mendjen te bashkepunoje per te miren e qytetareve te Shqiperise, por vetem te gjeje yshkla te beje pak zhurme, atij realisht nuk i intereson bashkepunimi, por vetem zgjidhjen e interesave partiake.

      2. xhoi says:

        te pakten shqiptaret po e shohin se kush eshte kunder interesave te tyre, po e shohin qe bashes nuk i intereson aspak integrimi, dhe bashkepunimi eshte gjeja e fundit qe do, por thjesht po ben rremuje per te c’orientuar shqiptaret.

    2. Gjergji says:

      Basha, urte e bute, por po ia fut kembet ne nje kepuce udheheqesit te “madh” Rames. LOL

  2. greiss says:

    Te gjithe shqiptaret po e shohin qe kush eshte ai qe nuk do te bashkepunoje, eshte Basha ai qe nuk do stabilitet politik, eshte Basha qe nuk integrimin e Shqiperise.

  3. dorjeta says:

    Rama i ka te gjitha numrat per te marre vendime pa pyetur Bashen e asnje, por nuk po e ben, se po perpiqet te vendose nje standart te ri ne politikeberje, por Basha, s’do e s’do. Ai shikon vetem interesat e vet partiake pertej te interesave kombetare.

  4. ina says:

    Te kthehemi prap mbrapa propozon Basha,keshtu nuk shkon

  5. reformer says:

    para se te kerkoje kthimin e njerzve ne vendet e punes, Basha duhet te kerkoje falje ne emer te PD-se per largimet e bera nga ana e tyre dhe te premtoje se nuk do ta perserise gabimin kur te vije serisht ne pushtet!

  6. olsi says:

    Ky vertet i ka kthyer pergjigje kryeministrit por paska kushte njeri.

  7. eli-tiv says:

    …ky po..!! ky ta mbledh…..!!
    lulo…na thuaj ku i cove parete e kombit..?? pse qellove mbi shqiptaret…?? pse ju shite atdheun…??? keto jane bema …pizeveng..!! (e kisha harruar kete fjale :))

  8. Billy says:

    E,e ! E shikoni se nuk ka ndermend ta takoje Ramen. Prandaj lereni reformen teritoriale, mos harxhoni kohe me te, dhe beni reformat e tjera se votat i keni.
    Pushoni te gjithe demokratet nga puna, kudo qe te jene dhe punesoni ata qe kane kaq vite qe sakrifikojne per juve.
    Futeni ne burg edhe Berishen edhe Bashen. Nderroni prokurorin e pergjithshem dhe po qe nevoja edhe presidentin.
    Mos e çani bythen se cfare thote Europa. Si ta pranohemi, si te mos pranohemi, per ne njesoj do te jete.

  9. . says:

    ———————————————————————————————

    Z.Rama,

    Ju e kuptoni se ky eshte nje presion qe
    Basha dhe Berisha bejne per t’e frikesuar
    shqipetaret qe nuk hyjne ne BE.

    Z.Rama,

    sapo Shqiperia te pranohet statusi
    ne BE, menjehere fillo pastrimin “rradikal” te
    verioreve-shpellare qe cerek-shekulli
    dogjen dhe shakteruan Shqiperine.

    ———————————————————————————————-

  10. usa says:

    Une vertet dua qe te takohen. Do te jete rasti te shikojme nga afer kontrastin mes nje harbuti bipolar dhe nje njeriu normal,mes nje shgarravitesi muresh dhe nje te diplomuari ne perendim,nje drogaxhiu shuls e pervers me nje symbol te moralit shoqeror.

  11. plaku says:

    Per sa kohe qe, galloshja e vjeter, plaku Sale, nuk do hiqet me ceremoni nga PD-ja, PD-ja dhe Luli do kene probleme.
    Filosofi gjerman Nice thote : “Vetëm aty ku ka varre ka edhe ringjallje”.

    Ndersa filosofi tjeter francez Montenji thote : “Te drejtosh do te thote te mesosh te vdesesh”, kjo ne kuptimin qe duhet te “vdesi hiqet” Sala, si pengese e madhe nga PD-ja. Eshte nje ligj i pameshirshem i natyres, qe cdo gje e vjeter zevendesohet nga e reja.

    Per te qene optimist po ju them edhe nje citat tjeter te Niçes :
    ” Edhe pleqeria ( ne kete rast e Sales ) ka nje fund”.
    Ndersa populli thote, se kur te theret vdekja, edhe mbreti nuk dergon dot nje njeri tjeter.

  12. petrit says:

    Rama nuk duhet te vazhdoje te jape bythen,me shume se sa duhet.Pasi eshte bythe kryeministri qe i takon te gjitheve dhe jo vetem atij.

  13. ca bere mire says:

    njeri pa kripe fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje