VIDEO LAJM/ Ja se si grabitet një kazino në Shqipëri (me sa qetësi)

26 Mars 2014, 10:18Politika TEMA

Policia e Korçës zbuloi një grabitje me armë, ndodhur në qendër të qytetit në një vend lojërash fati.

Ngjarja ndodhi në 19 mars, rreth orës 22.10 minuta dhe gjithë grabitja nuk zgjat më shumë se 1.30 sekonda.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, duket i riu që hyn qetësisht në derën e kazinosë.

Ai ka veshur një xhup të gjatë, ngjyrë jeshil, dhe në kokë ka vendosur kapuçin. Kur hyn në derën e kazinosë, ul menjëherë maskën në fytyrë.

Në kazino ka disa klientë.

Në fakt askush prej tyre nuk duket i tmerruar, por ndjekin me sy lëvizjet e grabitësit.

Nën kërcënimin e armës, i riu detyron banakierin e kazinosë t’i vërë përpara kutinë ku mbahen paratë e xhiros së ditës.

I merr vetë me njërën dorë, ndërsa në tjetrën mbante të drejtuar pistoletën.

Pasi ka futur në xhep paratë del nga kazinoja.

Shkëmbehet në një distancë të afërt me klientët dhe del në bulevard.

Duket se nuk e ka me të shpejtë. Hapat i nxiton vetëm pasi kalon fundin e rrugës.

Por agjentët e Krimeve të Rënda, pasi analizuan pamjet e kamerave të sigurisë dhe mblodhën dëshmi e përballën fakte të tjera, vunë në pranga Nestor Ruçon.

Ai ishte një klient i rregullt i kazinosë që dyshohet se grabiti mbrëmjen e 19 marsit.

Gjykata e ka lënë atë me masën e sigurisë 30 ditë burg.

10 komente në “VIDEO LAJM/ Ja se si grabitet një kazino në Shqipëri (me sa qetësi)”

  1. Argita_B says:

    Dhe pse jam kundra krimineleve qe shkelin ligjin, perdorin arme per keta pronaret e kazinove mire tja bejne.
    Ne Shqiperi ka me teper lojra fati se sa furra buke!!
    Lojrat e fatit jane nje plage e rende per nje shoqeri te semure, te pa shprese si ajo shqiptare.
    Duhet te dali nje ligj sa me shpejt qe te ndalohen lojrat e fatit pasi sjellin vetem drama familjare, sociale dhe kriminalitet.
    Jeta nuk mund te fitohet duke luajtur bixhoz po duke punuar.
    Bixhosçiu nuk prodhon asnje gje per shqoqerine, eshte thjesht nje parazit.

  2. Sunline says:

    Aha,tani e mora vesh,pse THOMA nga korca goditi cunin me sopate qe f”gjume.

  3. Velo partizani says:

    Gjeja me skandaloze eshte kur sheh se sa te mesuar jane njerezit me psikologjine e dhunes. Hyn krimineli i maskuar me pistolete ne dore dhe te tjeret sillen sikur asgje nuk ka ndodhur. Madje ky robi interesant ben te dale nga dera dhe pastaj nderron mendje dhe shikon sikur eshte ne kinema…

  4. Arna says:

    Hajduteria eshte ngritur dhe ne art… Shume filma ne bote jane bere per te skalitur mjeshterine apo mjeshterit e vjedhjeve. Dhe per to nuk ndalohet shikimi. Ndaj…kthehen ne heronj te se sotmes…

  5. socialisti i revoltuar says:

    Hahhahaah…. sikur eshte nje proces rutine qe e bejne perdite…. :p

  6. Vaso i Drenovës says:

    Mos ka qenë ndonjë provë për film?, natyrisht e luajtur keq – pa fare emocione.

  7. Treviso says:

    Une do ta quaja humor kriminal.

  8. fieraku4u says:

    HEJJJ PO KJO QENKA SI NA ATO VIDEOT E BENY HILLIT…

    NUK KAM PARE NDONJEHER NJEREZ KAQ TE QET NE NJE GRABITJE ME ARME.

    PUNONJSI I GAZINOS, EDHE QESHTE KUR I DHA PARAT.

  9. al says:

    Me pelqyen shume cilesia e pamjeve video, mire qe e kane njohur si klient, se per ato pamje personazhet e kesaj kazinoje dukeshin te veshur si kllouna cirku .Kazinote jane subjekte te licensuara nga shteti per te vjedhur budallejte, te cilet nga ana tyre shkaterrojne familjet.

  10. Dandaramanda says:

    Ai mori aq sa ju deshen,jo te gjitha qe i serviri punonjesi i kasinos.Kjo lloj “grabitje” te le me goje hapur ne fakt!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje