Pas deklaratave zyrtare se avioni i Malaysian Airlines është rrëzuar në jug të Oqeanit Indian, pa asnjë të mbijetuar, pista më e përfolur duket ajo e vetëvrasjes.
Një burim tha se besohet se avioni është ngritur qëllimisht në lartësi të madhe.
Pak pas komunikimit të fundit të avionit me kullën e kontrollit më 8 mars, radarët ushtarakë kanë zbuluar se avioni është ngritur në lartësinë mbi 13 mijë metra.
Një burim, që dëshiron të mbetet anonim, i tha MailOnline se avioni ka fluturuar në këtë lartësi për 23 minuta, përpara se të zbresë më poshtë.
“Oksigjeni do kishte mbaruar për 12 minuta dhe pasagjerët do humbisnin ndjenjat,” tha burimi.
Burimi shtoi se shumë ekspertë të tjerë të industrisë së fluturimeve kanë arritur në këtë përfundim.
Në rast se avioni do ishte ngritur në këtë lartësi, do binin masat e oksigjenit. Por edhe ato mbajnë nga pesë deri në dhjetë minuta.
Ndërkohë familjarët e pasagjerëve në avion janë përplasur me policinë përpara ambasadës malajziane në kryeqytetin kinez, Pekin.
Kjo përplasje vjen pas deklaratës së kryeministrit malajzian Najib Razak se të dhënat satelitore tregojnë se avioni ka rënë në Oqeanin Indian.
Kina ka kërkuar të shohë të dhënat ku është bazuar konkluzioni i Malajzisë.
Kërkimet për të gjetur mbetje nga avioni janë pezulluar për shkak të motit të keq.
Protestuesit në Pekin akuzojnë qeverinë se po përpiqet që të fshehë të vërtetën.
Megjithatë misteri për këtë avion nuk do të zhduket pa u gjetur më parë mbetjet dhe më pas ato që njihen si kutitë e zeza.
Ekspertët besojnë se do jetë jashtëzakonisht e vështirë për të gjetur trupin e avionit dhe më pas kutitë e zeza.
Deri më tani dihet se deklarata e kryeministrit malajzian për avionin është bazuar tek zbulimi i një kompanie private satelitore në Britani.
Ata thuhet se kanë përdorur një fenomen të valëve, që përdorej në shekullin e 19-të, për të analizuar shtatë sinjale në formë fishkëllime, që sateliti ka marrë nga fluturimi MH370.
Këto sinjale janë transmetuar çdo një orë që nga momenti kur ndalon sistemi i komunikimit.
Pas shtatë fishkëllimave, avioni nuk dha më sinjal.
Megjithatë firma nuk ishte në gjendje që të përcaktonte menjëherë trajektoren e avionit.
Duke përdorur atë që quhet efekti Doppler, ata kanë arritur që të përcaktojnë se drejtimi i avionit ka qenë në korridorin e jugut.
UFO,o dude UFO
Sipas nje gazete te nje vendi fqinj qe i do shume amerikanet, aeroplani u rrembye ose u drejtua nga pilotet ekstremiste drej bazes britaniko-amerikane te Diego Garcias ne oqeanin Indian. Sipas tyre aeroplani u rrezua nga amerikanet kur ai hyri ne zonen e sigurise perreth bazes.Nuk u njoftua renia e tij derisa u bene hetimet e plota dhe u zbuluan lidhjet rreth pjesemarresve te mundshem ne kete sulm. Vetem atehere amerikanet dhane njoftimin se aeroplani ndodhet ne kete zone, por jo se e kane rrezuar ata. Me poshte linku i bazes.
http://www.google.al/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=0CCkQFjAA&url=http%3A%2F%2Fen.wikipedia.org%2Fwiki%2FDiego_Garcia&ei=23MyU-CkH6mBywOc1YHQCg&usg=AFQjCNE5-maABbzIC7uciAO6sNueAwnK4w
Deri tani thoshin eshte njesoj si te kerkosh gjilperen ne kashte, tani po thone d.m.th sot :nuk e dime biles ku eshte kashta. Deri tani asgje konkrete nuk eshte gjetur dhe ka shanse asnjehere te mos gjendet ky avion. Por duhet te jemi realiste, perpjekjet jane me te vertete kolosale. Planeti jone eshte shume i madh, pavaresisht se shume njerez mendojne qe eshte shume i vogel dhe se nga kompjuteri i tyre mund te shikojne cdo gje.
Te gjitha jane hipoteza.
Nuk eshte frike nese dalin ne drite teorite e konspiracionit.
nuk dini as te genjeni. humbi avioni per 15 dite? te vjedhin celularin e ta gjejne per 5min. me gjithe kete teknologji humbi avioni? idioter. kryetar shtetesh nuk dinin cte thoshin e si te genjenin. duket qarte qe eshte vrasje. u merej goja burrave te shtetit e nuk jepnin dote pergjigje.