Ministri i Shtetit për Çështjet e Pushtetit Vendor Bled Çuçi e cilësoi reformën administrativo-territoriale si kryereformën që do të bëjë të mundur të ndryshojë cilësinë, sasinë dhe qasjen për të gjitha shërbimet për qytetarët dhe investimet publike në nivel vendor, por edhe qendror. Në vijim të takimeve me në qarqe të ndryshme të vendit përsa i takon diskutimeve me të zgjedhurit vendorë në lidhje me këtë reformë, Çuçi ishte i pranishëm në Shkodër, qarkun më të madh në veri të vendit.
Sipas tij, “reforma administrativo-territoriale është një domosdoshmëri që e kërkojnë qytetaret, biznesi, shoqëria në përgjithësi, por edhe partneret tanë ndërkombëtarë. Qeveria është e vendosur ta realizojë atë, por në bashkëpunim me të gjithë ju, me të gjithë aktorët politikë, ekonomikë dhe shoqërorë në vend”.
“Sot Shqipëria është e copëzuar në 385 njësitë qeverisjes vendore, 65 bashki, 308 komuna dhe 12 qarqe. Ndërkaq, përvoja e këtyre viteve ka treguar se ndarja aktuale administrative nuk i pergjigjet modelit të qeverisjes vendore të parashikuar në ligjin organik të qeverisjes vendore. Në bashkitë më të mëdha ka probleme të zhvillimit që duhet të shkojnë përtej vijës së tyre administrative, por dhe për koordinimin për çështje të caktuara si, planifikimi urban dhe kontrolli i territorit, apo menaxhimi i mbetjeve dhe mbrojtja e mjedisit”, theksoi ai.
Në këtë kuadër, Çuçi theksoi se problemet për njësitë e vogla janë edhe më të mëdha, pasi shumica e tyre janë të paralizuara dhe nuk mund të ofrojnë shërbimet për komunitetin.
“Sot, nga 308 komuna që ka Shqipëria, 150 (ose rreth 50% e tyre) nuk kryejnë asnjë investim. 98% e buxhetit të këtyre 150 komunave sigurohet nga transfertat e buxhetit të shtetit dhe vetëm 0 – 2% sigurohet nga taksat e tarifat vendore. 71 nga këto komuna nuk mbledhin asnjë taksë, pra, nuk gjenerojne asnjë të ardhur vendore. Ndërkohë, në një vit takspaguesit shqiptarë paguajnë 25 milionë dollarë për të mbajtur administratën e komunave. Të dhënat tregojnë se në vitin 2013 gati të gjitha të ardhurat e siguruara nga taksa që pagoi biznesi i vogel në të gjithë vendin, shkuan per paga dhe shpenzime personeli, duke mos i kthyer mbapsht asnje shërbim apo investim publik”,vijoi ministri për Çështjet Vendore.
Në lidhje me qarkun e Shkodrës, Cuçi theksoi se janë 33 njësi vendore dhe sipas të dhënave të Censusit të 2011, ka rreth 214.000 banorë.
“Lëvizja demografike në mënyre të veçantë e ka prekur qarkun e Shkodres, sidomos në njësi të veçanta vendore në zonat malore ku mbi 40% e komunave kanë më pak se 2000 banorë. Komuna të tilla si, Blerim, Vig-Mnelë, Gjegjan, Qerret apo rastet ekstreme si, komunat Shllak me 671 banorë apo komuna Shosh me 304 banore, që ndoshta është komuna me popullsi më të vogël në Shqipëri, nuk kanë asnje mundësi qeverisjeje. Këto njësi kanë humbur më shumë se 50% të popullsisë nga viti 2001 deri ne vitin 2011, apo rasti ekstrem i përmendur i komunës Shosh që ka humbur në 10 vjet mbi 73% të popullsisë së saj. Nuk dua të ndalem më teper në statistika apo të theksoj më tej nevojen urgjente që ka Shqipëria për të kryer reformen administrativo-territoriale. Këtë e dëshmon shumë mirë fakti që çdo forcë politike, çdo ekspert vendas dhe i huaj, çdo institucion ndërkombëtar që përkrah fuqizmin e qeverisjes vendore në Shqipëri, është dakord se vendi ka nevojë për një reformë të tillë. Edhe opozita e sotshme, dje në mazhorance, e ka pasur reformën administrativo-territoriale në programin e saj. Madje dhe sot, opozita, e cila ende nuk u është bashkuar përpjekjeve për ta zhvilluar reformën, e bën këtë jo pse ka vërejtje për atë që qeveria propozon, por për arsye të tjera politike”, tha më tej ministri Çuçi.
Mos fol ne emer te qytetarve se Qytetaret asnjeher nuk kan kerkuar reform teritoriale. 25 milion jan sa pasuria e nje deputeti socialist. Qytetaret u premtuan per punsim, mirqenie dhe shendetsi falas. Erion Veliaj duhet te ndihmoj evgjitin Cuci.
25 milion dollar o gomar ne vit, ne keto 10 vjet i kane bo 250 milion dollar ato rrogat, ishte bo nji super spital i madhe per tgjith po ti qeke komplet injorant, cte pritet nga ty.
Po si mor ti pasuria e nje deputeti socialist, ca flet mor idiot qe spaskemi kerku rreform territoriale, po me siguzri qeke nje nder kto kryetaret e komunave a naj budallek i till qe prekesh, se ato lek do i benin shume mir shtetit ne drejtime te tjera.
Reforma teritoriale duhet qe Likja te festoj i qete 55 vjetorin dhe 65 vjetorin.
Poli, qenke i ri ti ketu.. nuk e njihke Safetin e madherishem ti ?
Safeti vjen ketu e komenton nga halli pasi ashtu i thone….
Safetin e kemi shok se na ben te qeshim pasi e dime se ska faj i shkreti e ben te marre ate rroge.
Problemi eshte se ka te tjere si puna e Skypionit qe… disa thone qe na qenka Artan Hoxha,
Ky e ben, jo nga halli po nga mungesa e trurit te vogel ?
Po nuk ka sens te behet reforma vetem per 20 milion usd rroga, se fundja te japesh ca rroga 25.000 lek ne fshatrat e shqiperise nuk eshte gje e keqe, por te behet nje reforme reale dhe me perfitime te tjera, psh:
-sa me shume popullsi/votues aq me teper rritet niveli i drejtuesve,
-sa me teper territor me shume cilesi ne HR ne administratat lokale,
Shume po I luteni. Dhe pd e di qe duhet bere po pse ta beni ju dhe jo ne, pastaj tjera eshte qe me i dhene ok te bejme pazar per te tjerat (nenpunesi civil , etj). Kjo nuk eshte te beret opozit. Kur te behet opozite ne Shqiperi atehere themi se kemi bere dicka per ne BE.
jam dakord per reformen teritoriale,por jo reduktim ne masen70%.psh;ata komuna qe nuk mbedhin te ardhura vjetore te eliminihon.ndersa ka komuna qe mbledhin te ardhura konsiderueshem dhe me poullsi mbi 7-8000 nuk duhen eliminuar.