Në rastet e identifikimit të drejtuesve të automjeteve debitorë për kundërvajtjet administrative në fushën e qarkullimit rrugor, për përmbushjen e detyrimeve financiare, agjenti verifikues plotëson procesverbalin e konstatimit të shkeljes (neni 203 i Kodit Rrugor) pa vlerë gjobe, por me masën plotësuese të ndalimit administrativ dhe dërgon mjetin në pikën e caktuar të ruajtjes.
Kjo pērcaktohet nē udhēzimin e ministri tē Brendshēm Sajmir Tahiri, i cili pērcakton procedurat qē duhen ndjekur nga Policia e Shtetit pēr masat administrative plotēsuese pērsa i takon drejtuesve tē automjeteve.
Kēshtu nē bazē tē udhēzimit, automjetet dhe motomjetet, për të cilat është marrë masë administrative plotësuese, si ndalim administrativ ose heqje mjeti, ruhen pranë pikave përkatëse të miratuara për këtë qëllim nga ministri i Punëve të Brendshme.
Ndalimi administrativ i automjeteve dhe motomjeteve bëhet në kufijtë kohorë, të përcaktuar në nenet përkatëse të Kodit Rrugor.
Në rastet kur nuk është përcaktuar periudha kohore e ndalimit administrativ, ndalimi bëhet në varësi të mundësisë së kundërvajtësit për të paraqitur dokumentacionin e munguar në momentin e konstatimit, por jo më shumë se pesë ditë kalendarike, kohë e nevojshme për paraqitjen e dokumentacionit të munguar ose për ankim në organin administrativ.
Udhēzimi pērcakton se në rast të mosparaqitjes së dokumentacionit të detyrueshëm ligjor të mjetit brenda këtij afati, ndaj kundërvajtësit, agjenti verifikues plotëson procesverbalin sipas kërkesës së pikës 8 të nenit 178 të Kodit Rrugor, për të cilin organi administrativ shprehet menjëherë me vendim për procedurat e mëtejshme.
Në të gjitha rastet kur Kodi Rrugor parashikon, përveç sanksionit me gjobë, edhe masa administrative plotësuese, kompetenca e vendosjes së masës administrative plotësuese është e agjentit verifikues që ka verifikuar shkeljen, duke respektuar dhe vartësinë territoriale.
Për ndalimin administrativ të automjeteve, agjenti që verifikon shkeljen, ndërpret qarkullimin e mjetit dhe e depoziton atë në vendin e caktuar të ruajtjes, sipas mënyrave të parashikuara në këtë udhëzim.
Për masat administrative plotësuese të bllokimit apo të heqjes së mjetit, bëhet shënimi përkatës në procesverbalin e konstatimit të shkeljes, i cili plotësohet në vendin e konstatimit të shkeljes.
Procesverbali i konstatimit të shkeljes hartohet në katër kopje, sipas mënyrave të treguara më sipër dhe procedurave standarde të miratuara.
Dorëzimi i mjetit në pikën e ruajtjes bëhet me procesverbal dorëzimi mjeti sipas modelit që i bashkëngjitet udhëzimit.
Ai përpilohet në katër kopje, nga të cilat: një kopje i dorëzohet kundërvajtësit, kopja e dytë qëndron në pikën e ruajtjes, kopja e tretë administrohet në komisariatin e policisë ku është efektiv agjenti verifikues, për t’u administruar në fashikullin e mjetit të ndaluar administrativisht dhe kopja e katërt administrohet nga agjenti verifikues për ndjekjen e procedurave të mëtejshme në lidhje me mjetin.
Mjeti shoqërohet në pikën më të afërt të caktuar të ruajtjes nga agjenti verifikues që ka konstatuar shkeljen dhe ka hartuar procesverbalin përkatës të konstatimit të shkeljes. Në pamundësi të shoqërimit të mjetit, kur situata emergjente e trafikut nuk e lejon shoqërimin e tij nga agjenti verifikues, ngarkohet një patrullë tjetër e shërbimit të Policisë Rrugore. Në të gjitha rastet, me sistemin e radiondërlidhjes në dispozicion, agjenti verifikues duhet të komunikojë me sallën e drejtimit dhe koordinimit për ndërhyrjen e realizuar dhe për mënyrën e veprimit deri në kryerjen e plotë të procedurave për zbatimin e masës administrative plotësuese. Informacioni administrohet në regjistrin përkatës të sallës së komandimit.
Kur agjenti verifikues merr masë administrative plotësuese që ka të bëjë me tërheqjen e dokumenteve të qarkullimit apo dëshmisë së aftësisë, duhet pranuar që mjeti të depozitohet e të ruhet në një vend të përcaktuar nga drejtuesi/përdoruesi i mjetit. Në këto raste, kur është e nevojshme agjenti verifikues jep leje të përkohshme për qarkullim të kufizuar, sipas modelit bashkëlidhur (lidhja 9). Leja e përkohshme plotësohet në dy kopje, njëra i jepet drejtuesit të mjetit dhe tjetra është pjesë e kopjes së procesverbalit të konstatimit që dorëzohet në zyrën përkatëse. Në çdo rast, kur agjenti verifikues merr masë administrative plotësuese pa gjobë, që ka të bëjë me mjetin apo dokumentet e drejtuesit të mjetit, plotësohet raporti i shërbimit, sipas modelit bashkëlidhur (lidhja 10 ose 10/1), raport, i cili administrohet si pjesë e procesverbalit të konstatimit të shkeljes. Nëse bëhet fjalë për ndonjë send apo material tjetër në mjet dhe përdoruesi i mjetit nuk e largon atë nga mjeti, ai dhe gjendja e tij shënohen hollësisht në procesverbal. Procesverbali nënshkruhet nga agjenti verifikues, kundërvajtësi, si dhe nga marrësi në ruajtje i mjetit, i cili përgjigjet për ruajtjen e mëtejshme të tij, por pa mbajtur përgjegjësi për pasojat që rrjedhin nga koha e qëndrimit në pikën e ruajtjes.
Në rastet kur drejtuesi ose pronari i mjetit nuk është i pranishëm në mjetin e tij dhe heqja e mjeteve apo largimi i tyre është i parashikuar në dispozitat e Kodit Rrugor dhe nga sistemi i sinjalizimit vertikal me shenjën përkatëse, kjo bëhet me transferimin ose me tërheqjen e mjetit me pajisje të përshtatshme, për të mos dëmtuar mjetin e konstatuar në kundërvajtje. Shpenzimet përkatëse të ndërhyrjes përfshihen në shpenzimet për kryerjen e heqjes ose bllokimit të mjetit.
Për çdo rast si më sipër, brenda afatit ligjor të parashikuar në nenin 199 të Kodit Rrugor dhe sipas mënyrave të përcaktuara në nenin 351 të rregullores për zbatimin e Kodit Rrugor (mënyra e njoftimit jo të menjëhershëm), struktura përgjegjëse e Policisë Rrugore, që ka kryer procedurën e heqjes apo të bllokimit të mjetit, duhet të njoftojë sipas mënyrave të treguara në ligj, pronarin dhe zotëruesin e mjetit për faktin e heqjes apo bllokimit të mjetit, vendin e ndodhjes, pagesat e mundshme sipas afateve ligjore dhe pasojat që vijnë nga mosrespektimi i kërkesave ligjore. “Njoftim për detyrim paraqitje” (lidhja 14/1) bashkëlidhur.
Në të gjitha rastet e konstatimit të shkeljeve të përcaktuara në nenet e Kodit Rrugor, ku parashikohet masa administrative parandaluese e sekuestrimit, mjeti dërgohet në ruajtje pranë vendit të caktuar të ruajtjes. Në të gjitha rastet e konstatimit të shkeljeve të përcaktuara në nenet e Kodit Rrugor, ku parashikohet masa administrative plotësuese e konfiskimit administrativ, mjeti me dosjen përkatëse kalon në favor të shtetit në Rezervat Materiale të Shtetit, për veprime të mëtejshme sipas mënyrave të parashikuara në aktet ligjore. Për çdo rast, hartimi i dokumentacionit përkatës do të plotësohet në vend edhe nga të paktën dy punonjës të Policisë (agjenti verifikues që konstaton shkeljen dhe një specialist i nivelit të parë drejtues, që ka atributet e oficerit të policisë gjyqësore). Në çdo rast për shkelje të tilla, drejtuesit të mjetit do t’i merren detyrimisht deklarime të hollësishme me shkrim për motivet e kryerjes së kundërvajtjes. Praktika administrative e lartpërmendur është pjesë e procesverbalit të konstatimit të shkeljes, që dorëzohet së bashku me të, sipas përkatësisë territoriale në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë ose në sektorin e policisë rrugore të qarkut.
Heqja e masës administrative plotësuese në lidhje me automjetin (sekuestrimi, ndalimi administrativ, heqja dhe bllokimi) bëhet nga organi që e ka vendosur atë dhe konkretisht:
– Nga agjenti verifikues, në rastet kur paraqitja e dokumentacionit të munguar dhe faturave të kryerjes së të gjitha pagesave bëhet brenda afatit të përcaktuar në procesverbalin e konstatimit të shkeljes, por gjithsesi brenda afatit kohor prej 5 (pesë) ditësh nga hartimi i procesverbalit të konstatimit të shkeljes, të hartuar sipas kompetencave të nenit 200 të Kodit Rrugor dhe konfirmimit të mosparaqitjes së ankimit tek Organi Administrativ Shtetëror për trajtimin e masës administrative plotësuese, duke plotësuar formularin sipas modelit nr. 12.
– Nga Organi Administrativ Shtetëror, kur vendimi është vlerësuar i pabazuar nga shqyrtimi i ankesës së paraqitur nga kundërvajtësi apo nga shqyrtimi sipas nenit
201 të Kodit Rrugor të procesverbalit të konstatimit të shkeljes. Në vendimin për shqyrtimin e ankesës, OASH-ja përcakton detyrimet dhe veprimet që do të kryejë sipas përkatësisë territoriale në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë ose në sektorin e Policisë Rrugore të qarkut për heqjen e masës administrative plotësuese ndaj mjetit.
Sipas udhēzimit, mjetet e ndaluara në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga neni 203 i Kodit Rrugor, me plotësimin e afatit tremujor të qëndrimit në pikën e ruajtjes, kalojnë për shitje në Rezervat Materiale të Shtetit. Për mjetet në pikat e ruajtjes, ndaj të cilave është aplikuar masa administrative plotësuese e ndalimit administrativ, por kundërvajtësi nuk paraqitet brenda afatit të përcaktuar në procesverbalin e konstatimit të shkeljes dhe ka kaluar afati kohor prej 5 (pesë) ditësh nga hartimi i procesverbalit të konstatimit të shkeljes, agjenti verifikues plotëson procesverbalin sipas kërkesës së pikës 8 të nenit 178 të Kodit Rrugor, për të cilin organi administrativ shprehet menjëherë me vendim për vlerën e gjobës, duke plotësuar dhe formularin “Njoftim për detyrim paraqitje” (lidhja 14) bashkëlidhur, i cili është pjesë e vendimit.
eshte pak e tepert qe presin te ardhura nga gjobat e makinave
Vendimi me duket shume i drejte, se ta mendojne mire e te mesojne te respektojne rregullat e qarkullimit rrugor dhe besoj se kjo mase do t’i beje pak me te pergjegjshem shoferet dhe do te ulet numri i aksidenteve.
Vendimi ty mund te duket i drejte. Neser mund te duket i drejt dhe udhezimi qe kushdo qe e ke emrin greiss te vritet se jane te rrezikshem. Ka kod rrugor qe i tregon te gjitha procedurat dhe nuk behen gjerat me udhezime apo me akte normative.
Një “bakshish” barkdërrit dhe s’ka problem…! Kjo është dhurata e Sam Tahirit për farangrënësit….!
Me ne fund po behet shtet. Epo mire qe na erdhi kjo dite se me ata te paaftet qe ishin me pare te gjithe benin kerdine.
Respekt
Shume mire. masa te tilla te rrepta per te gjithe shkelesit duhet te ishin vene me kohe, por skishim shtet thuaaaaaaj
Me vjen mire qe gjerat po marrin udhen e ligjit e jo korrupsionit.
pergezoj ministrin per hapat qe po ndermerr
Shume te drejta masat.
gjer dje behej kerdia nga paligjshmeria,
kurr me
Pooooo, shume mire keshtu
Masa duhen marre per te ndeshkuar ata qe nuk zbatojne ligjin dhe per kete nuk mendoj se ka njeri kundra.
Ajo qe mua me duket me te vertete dilatante dhe problematike eshte fakti se si nje Minister i lejon vetes duke shperndare nje udhezim administrates se tij dhe i kerkon qe nje person qe nuk ka paguar nje gjobe mund te shpronesohet!!
Kur dikush denohet me 20 mije leke te vjetra se po ngiste mjetin me 20km me teper ne autostrade kjo me duket e drejte. Po nese ky person nuk paguan kete gjobe per X arsye per nje muaj, nuk mund ti konfiskohet makina pasi konsiderohet si prone private dhe ketu kemi te bejme me tejkalim kopetencash!
Per ndeshkime te tilla vendimet duhet te merren ne Parlamebnt, pra te hartohet nje ligj i qarte dhe te votohet.
Ministri i rendit mund tu kerkoje policeve qe te respektojne ligjin, po jo ta tejkalojne ate, pra ta shkelin ligjin.
neser i bie qe nqs ske paguar ujin apo dritat apo taksen e baneses, te te sekuestrohet apartamenti ose vila nga punonjesit e ujesjellesit apo kesh-it. hajde mendje hajde. dhe ketu e marrim per te mireqene qe polici qe te ka vene gjoben ta ka vene me arsye sepse mund te kesh marre dhe gjoba qe ti si di fare e ne vende qe ske qene asnjehere. Keto shoqatat per te drejtat e njeriut shohin ndonje shkelje te te drejtave ketu apo marrin ato rroga dhe vari leshte bejme naj raport ne fund viti.
Ore ju komunista a dini diferencen e shteti ligjor nga shteti i se drejtes??? Edhe hitleri kishte shtet ligjor se e kishte bere me ligj vet qe mund te vriate cdo kundershtar ne emer te popullit, kurse shteti i se drejtes nuk te lejon ty te besh logje te tilla. Ka disa nene qe nuk preken dot nga askush. Keto nene vendosen qe te sigurojne ecurine e demokracise. Ne rastin konkret ka nje kod rrugor. Zbato ose ndrysho ate jo te nxjerresh udhezime qe bien ne kundershtim me nje ligj me te forte. Pastaj zgjini njehere ceshtjen e dergimin ne shtepi te gjobave brenda 30 diteve e pastaj bllokojini dokumentat apo makinen qytetareve qe as nuk e dine qe kane gjoba
jashte kur nuk je prezent te vjen gjoba me gjithe foto ne shtepi dhe ske nga e luan po ketu e merr vesh qe ke gjoba vetem kur te del polici me tabele perpara dhe te thote qe ke marre gjobe ne vende qe as ke qene e as ke pas nder mend te shkosh. ndoshta policet rrugore tek ne arrijne te lexojne te ardhmen dhe e dine qe ti do marresh nje gjobe ne ate vend ne te ardhmen. ketu spo luajme me peta dhe ligjin e lojes e ben me i forti lagjes. pretendojme qe ka shtet me ligje. nqs do ta aplikosh nje mase te tille ath pergatit nje draft dhe kerko ne parlament nje amendim te nenit perkates ne kodin rrugor. nuk po kerkojme shume me duket, vetem te behen gjerat sipas rregullit. jemi dakord te na i merrni paret nga xhepi po te pakten jo si hajdute me autorizim nga shteti po bazuar mbi ligj. Ministri me duket se ka nevoje per nje kurs te pershpejtuar plepash si jurist.
@greiss,
“Rilindasit” nuk pushojne se theni se duan te integrohen ne Europe dhe “harrojne” se menyra me e mire eshte te ndjekin shembullin e Europes dhe jo te atyre qe populli u dha 1 milion shuplaka me 23 qershor.
Ne France psh ne rast te mos pagimit te gjobes brenda afatit ligjor ka nje shtese te vleres se saj e me pas ka shlyerje te detyruar te saj me ane te nepunesve te permbarimit, po asnjehere sekuestrim te mjetit te cilin ne shumicen e rastave hallexhinjete e konsideruar me te drejte si kundravajtes e kane si “vegel” apo mjet pune, le ta krahasojme psh. ne menyre figurative me kazmen, lopaten, çeliçin, karrocen e dores etj.
Asgjekundi ne boten demokratike. nuk sekustrohen mjetet e punes.
I vetmi rast qe ndodh nje gje e tille per automjetet eshte kur jane jashte normave te sigurimit teknik dhe mund te rrezikojne jeten e qytetareve, po ne asnje menyre pse pronari i tyre nuk ka paguar psh. nje gjobe tee parkimit jashte rregullave
Me duket se po ia fut pak kot, s’ka lidhje qe pret te ardhura nga gjobat, se sa ka te beje me venien para pergjegjesise te drejtuesve te mjeteve per te respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.
A ke dale ndonjehere me makine ne rruge, cfare kaosi eshte, asnje nuk zbaton rregullat, e sidomos per ata qe kane aq leke sa nuk i vret gjoba, s’pyesin per rregulla, nderkohe qe sekuestrimi i makines do tu beje pak me shume pershtypje.
Ata qe kane leke blejne makine tjeter. Jam dakort qe duhen forcuar masat administrative, por duket se jemi ne limitin e kalimit te kompetencave dhe shkelje te pasurise, prones dhe levizjes se lire te qytetareve. Hiquni/ sekuestroni patenten kundravajtesve
vetem derrat behen grumbull, e nuk pyesin per rregulla qarkullimi rrugor, se nje shofer normal i respekton rregullat dhe eshte vertet e nevojshme nje mase drastike per t’i parandaluar disa drejtues mjetesh per te ecur ne rruge si ua do qejfi, pa pyetur per gjobat…
kjo eshte menyra me efikase ne kete vend ! rregulli duhet vendosur patjeter dhe sa me shpejt !
Urdher primitiv, pa baze logjike….si vete ministri!
Nuk eshte urdher primitiv apo enverist.
Kjo gje praktikohet edhe ne Britanine e madhe.
Biles per cdo dite qe makina te qendron ne polici ke per te paguar nje gjobe apo tarife edhe per mbajtjen e makines ne polici.
Ju ose jeni derra qe nuk ju pelqejne ligjet ose thjesht PeDe -ista
Nuk besoj se egziston nje ligj i tille ne Angli. Eshte e vertete qe policia e Londres ndihmonte autoritetet gjyqesore per te sekuestruar makinat per gjoba parkingu te papaguara por kjo gje eshte kritikuar nga media angleze dhe ekspertet ligjore thone se policia nuk ka kompetenca te beje nje gje te tille.
Per sekuestrimin e makinave ka ligje te vecanta per raste te caktuara.
Ne Kanada, p.sh., nje makine sekuestrohet nqs je duke ecur me shpejtesi qe eshte 50km/h mbi limitin dhe quhet ligji antigarim. Ne kete rast policia ta bllokon makinen menjehere dhe gjoba qe aplikohet eshte nga 2000-10000 dollare, ne varesi te gjykatesit. Pervec gjobes do paguash edhe per mbajtjen e makines ne parkingun e policise, kohe e cila zgjat dy jave dhe jo me shume. Nuk je i detyruar te paguash gjoben per te marre makinen nga sekuestroja. Per kete ka procedura te tjera ligjore; nuk eshte nevoja te behet ne kete menyre barbare.
Pervec kesaj, makina mundet edhe te te kthehet perpara dy javeve ne raste te caktuara — nqs humbja e makines te shkakton veshtiresi teper te medha ekonomike.
Te njejtat procedura aplikohen edhe ne Australi dhe dihet qe Australia dhe Kanadaja ligjet nga Anglia i kane trasheguar. Te njejten logjike aplikojne te tre keto shtete.
Mos degjo vetem anekdodat ne kafenete e shqiptareve; meso pak edhe per ligjet.
Muhabete enveriste,jep doreheqje,ke deshtuar totalisht.
Prit se skeni par akoma asgje..
Gazeta, ku eshte percaktuar ne urdher qe “automjetet qe kane gjoba, sekuestrohen deri ne shlyerjen e detyrimeve”????
TemA, bej me mire nje permbdhje te lajmeve, informacioneve… se sa te kopjoni e presantoni gjithshka ne faqen tuaj. Nje perbledhje prej nje paragrafi eshte e mjaftueshme.
Shkodrani Londer…ne Shqiperi nuk e dine se ca eshte gjoba e makines , edhe konfiskimi i saj ne rast se nuk paguan ate…ne shqiperi asnjeri nuk paguan taksa, edhe gjoba se po ti paguanin nuk do te ishte aty ku eshte…nje shtet qe nuk vjel taksa nuk ka gje tjeter vecse ,korrupsion, fukarallek , maskarallek. Te vijne e te jetonje ne Angli per nje vit shqiptaret e ta shikojne si paguhen gjobat edhe taksat….
prite prite se po vjen se cifuti ta krcen harrut ce u bo per 50 vite ku i morren fshtarit deri te pulat keto jane qent e birit qenit
Me cte drejte ndalon mjetin apo edhe e sekuestron “ate” kur ligji parashikon aplikimin e kamatvoneses per cdo dite vonese te likujdimit te gjobes. Une i paguaj te gjitha detyrimet : uje, korent, telefon, gjoba, etj., nje here ne 6 muaj sebashku me kamatvonesat perkatese. Ku eshte shkelja ketu! C’jane keto udhezime te paligjeshme !!!. Turp.
Shume mire ja bejne! Policet jane qe jane te kapin edhe kalimtaret qe nuk i respektojne fare vizat e bardha e kalojne vend e pa vend. Po ashtu te shikohet edhe mbajtja e krahut, sdm ne semeafore ku ordineret se kane problem te nderrojne “linjen” majtas/djathtas ne cdo sekond, gje qe e ngadaleson se tepermi levizjen…
tajari u zemerua se i moren makinen me karotec ,po ne qe mund te kemi
cuar gjobat ne gjyq si u sekuestroka mjeti apo e ka blere tajari,cfar duhet ti bejme ketij idioti,apo kujton se eshte ne komunizem e mund ti beje cte doje ketij populli ,le ti therase kujtese se 3 vjet ikin shume shpejt pastaj te gjeje vrime ku te futet
Une si shume te tjere kam mjet dhe i paguaj rregullisht gjobat biles edhe i ruaj qe te mos kem probleme me vone. Derisa drejtuesit e mjeteve te behen te ndergjegjshem duhette aplikohen masa te tilla.Ndersa ne Andli ka edhe forma te tjera si p.sh. kur gjobitesh nese brenda 3 ditesh nuk paguan te 3 fishohet gjoba e nese branda 2 javesh nuk e poaguan perseri te bllokohet mjeti dhe nzirret ne ankand.Ndersa kur paguan brenda afatit te ulet 1/3 e gjobes. Besoj se nje praktike e tille duhet zbatuar edhe ne Shqiperi dhe jo direkt ne bllokim mjeti pasi keshtu nga ata qe bejne te fortin dhe neglizhenti do perfitohej edhe me shume. Ligji duhet te zbatohet per te gjithe pa dallim.
Gjithe Evropa keshtu e ka, te sekuestron makinen deri sa te paguash.