VIDEO LAJM/ Momenti i shpërthimit të tritolit në Bashkinë e Fushë- Krujës

24 Mars 2014, 17:50Politika TEMA

Top Channel ka siguruar videon e plotë të shpërthimit të tritolit në Bashkine e Fushë- Krujës, 17 marsin e këtij viti.

Në videon amatore duken qartë autorët e shpërthimit.

Tritoli është hedhur me dorë, në afërsi të godinës.

Ajo që mbetet për t’u hetuar nga imazhet që duken në ekran, është se kush nga të dy të rinjtë, që ndjekin rrugë të ndara pas hedhjes së tritolit, është atentatori kryesor apo dikush nga brenda automjetit që ndodhet në momentin e shpërthimit, para portës së Bashkisë.

Rrethi i të dyshuarve nga kjo video tregon qartë se është i ngushtuar së tepërmi.

Policia thotë se ende nuk ka asnjë person të identifikuar për këtë rast, ndërkohë që nga pamjet e videos duket qartë se kur dy atentatorët e dyshuar vrapojnë, janë parë nga shumë deshmitarë në vendin e ngjarjes.

Njëri prej tyre vrapon drejt një rruge të ndriçuar dhe tjetri në një rruge ku ka errësirë.

Por në të dyja rrugët ka dëshmitarë okularë, që i kanë parë të rinjtë.

Një dëshmitar tjetër apo i dyshuar kryesor për ngjarjen, është personi, i cili ndez dritat e gjata të automjetit në momentin e shpërthimit.

Ky automjet ka qenë duke kaluar në rrugën e pandriçuar dhe fenerët e tij kanë zbuluar qartë në këtë video të siguruar nga Top Channel detaje fizike të personit.

Automjeti ka qenë i parkuar për një kohë të gjatë në afërsi të Bashkisë së Fushë- Krujës.

Grupi hetimor i kësaj ngjarje mund të ketë siguruar video të Bashkisë apo të ndonjë subjekti tjetër privat në vendin e ngjarjes dhe ajo që është e çuditshme, është fakti se si nuk është ndaluar askush nga të dyshuarit./TCH

8 komente në “VIDEO LAJM/ Momenti i shpërthimit të tritolit në Bashkinë e Fushë- Krujës”

  1. sotiri says:

    Nje mut muti nga vicidoli e la kryer kete shperthim! Lane nam qelbsat demoka……rrre

  2. Studenti says:

    Ka vetem nje autor: Ky eshte Sali Ram Berisha, vetem ky eshte autori i ketyre veprimeve kriminale dhe terroriste.
    Arrestoni kete kriiminel qe te bjere ne qetesi krejt vendi.

  3. Sokrati says:

    Bravo çuna

  4. soni says:

    FUSH KRUJE nje vend i vogel fshat katunaresh 10 mije banore gjithsej e keto kohra 10 raste shpethimesh terroriste hedhje shtylle tensioni ne ere 4 raste u hodh granata para 2 javve ne komisariiat policie tritoj 3 makinave hedhje tritoli tani dhe ne bashki
    ne keto raste nuk kemi te bejme me raste larje hesapesh por me veprime te mirfillta terroriste dhe terrorismi denohet maksimalisht kjo dihet ne te gjith boten
    si mund te hedhesh tritol ne institucion shteti si mund te hedhesh ne polici granaten si mund te hedhesh shtyllat e tensinit te larte ne ere dhe urrat mbi lume dy raste e ku ne kete vend kaq te vogel me emrin fushkruje
    keta duan ENVERIN vetem ai u vinte hakut ketyre terroristve

    1. Poshte Rrreaksioni says:

      Shoke: rrreaksioni punon, kulaket nuk flene, elementet antiparti, borgjezet, jane gjalleruar… Te forrrcojme Unitetin! Ah more shokeni, ah…, por ne do te fitojme!

  5. Arti says:

    Bravo rilindja , bravo çuna qe kur kete ministri e drejton nje i pa’afte si z Tahiri me gjithe ata militantet e tyre qe drejtojn policin..

    1. AISHA says:

      ARTI(zanl) ti duhet te te emeronin se duket qe je shpellar i qyteteruar..
      gomar qyteti.

  6. Avni says:

    Ca gazetar idiot!
    Makines i jane ndez dritat nga alarmi kaq gje se kuptojne???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje