FOTOT/ Kryeministri malajzian: Avioni është rrëzuar, nuk ka të mbijetuar

24 Mars 2014, 17:36Politika TEMA
FOTOT/ Kryeministri malajzian: Avioni është rrëzuar, nuk ka

Kryeministri i Malajzisë, Najib Razik, doli në një konferencë për shtyp në orët e vona, për të konfirmuar për mediat dhe familjarët se fluturimi MH370 ka përfunduar në ujë në Oqeanin Indian.

Ai tha se të dhënat e siguruara nga ekspertët britanikë tregojnë se fluturimi përfundoi në jug të këtij oqeani, pa asnjë të mbijetuar.

Familjarët e viktimave shpërthyen në lot.

Ndërkohë një avion australian thuhet se ka gjetur të paktën dy objekte gjatë kërkimit për mbetjet e avionit të Malaysian Airlines.

Një anije është nisur drejt kësaj zone për të marrë mbetjet, raporton BBC.

Kryeministri tha se ende nuk dihet me saktësi nëse janë mbetjet e avionit të fluturimit MH370.

Anija do i marrë këto mbetje brenda pak orësh.

Ndërkohë është mësuar se avioni ka humbur lartësi, duke rënë deri në 3600 metra, pas asaj që mendohet se ka qenë një emergjencë në kabinë.

Një zyrtar ka treguar se avioni ka marrë një kthesë të fortë mbi Detin e Kinës Jugore.

Kthesa duket se ka qenë e qëllimshme.

Një burim i tha CNN se kjo shpjegon se përse avioni i është shmangur radarëve.

Një analist amerikan i aviacionit thotë se lajmi, se avioni është ulur ndjeshëm, shpjegon shumë gjëra.

“Tani ne e dimë se avioni ka marrë një kthesë të fortë dhe ka rënë nga 10 kilometra lartësi në 3.5. Kjo mund të ketë ndodhur për shkak të një ngjarje katastrofike në bord, si dekomprensim i shpejtë, zjarr ose shpërthim”.

“Kjo është ajo që bën një pilot, zbret nga lartësia, merr kthesën dhe niset për tek aeroporti i parë që mund t’i ndihmojë”.

Ende nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur brenda në avion.

6 komente në “FOTOT/ Kryeministri malajzian: Avioni është rrëzuar, nuk ka të mbijetuar”

  1. AIR FORCE ONE says:

    JA ka fut kot plako.Pordh me rigon Si nuk i morin njeher pergjegjsite persiper kto mer vlla dil ne thuje te verteten se nuk bohet hataja Do leni ca MILIONA me shum ne kaq,se ca iku iku nuk kthehet mo.Kishte Difekt teknik si te gjith BOEINGET e tjere me Altimetrin humbi lartesi ne bum ne det ska nai shkenc te modhe se e nderlikun e bon SHATELL e bon.

    1. Qari says:

      Te gjithe boinget 777 kan problem me baterit . Se i kan lithiun .

  2. shqipo says:

    Ku i gjeni keto lajme. nuk e gjeti australia por kina. e gjeti kina me avionin Ilyushin IL-76 ne jug te oqeanit indian ne koordinatat 95.1113 lindje me 42.5453 jug.2500 km ne jug-perendim te perth ne australi. nje akullthyese kineze Xuelong eshte nisur per te nxjerre avionin nga thellesia.

  3. tani says:

    Nuk eshte e besueshme qe avioni te kete rene ne det, sepse do gjindej nje cope,mendoj se ate e kane rrembyer ufot.

    1. A""' says:

      Te drejte ke,e kane rrembyer UFO-t dhe e kane çuar ne vendbanimin e tyre Vuçidol.

  4. shik says:

    Keto nuk duan te thone qe avioni ka pasur difekt, eshte e mira
    qe keta avione mos te prodhohen me ,sa me modern aq edhe
    te komplikuar ,aq dhe me difektoz ,por atyre nuk po i mbushet mendja .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje