Pirro Lutaj: Ajazi të qëndroje larg sekreteve

23 Mars 2014, 20:44Politika TEMA

Publikimi i dokumenteve që faktojnë se drejtues të strukturave të ndryshme janë vënë në kontroll nga Shërbimi Sekret e ka vendosur Visho Ajazin para dy mundësive, ose të pajiset me certifikate sigurie dhe të raportoje në Komisionin e Sigurisë, ose mazhoranca do të ngrejë një grup kontrolli për të shkuar në ndërtesën e SHISH për të marrë informacionet e nevojshme.

Deputeti socialist, Pirro Lutaj, i cili një javë më parë zyrtarizoi kërkesën për ngritjen e një grupi verifikimi, sqaron për Vizion Plus se ky mekanizëm do të përdoret në rast se procesi i pajisjes me certifikatë sigurie zgjat.

Lutaj ka përsëritur edhe njëherë se drejtori i Shërbimit Informative Shtetëror duhet të qëndrojë larg informacionit sekret.

Ndryshe nga pretendimet e mazhorancës, Partia Demokratike deklaron se Visho Ajazi si njeriu që drejton një institucion që punon me informacion të klasifikuar, nuk ka nevoje të pajiset me këtë dokument të panevojshëm.

Kështu duket se e konsideron edhe kreu i shtetit, i cili pak ditë më parë takoi drejtorin e SHISH së bashku me Prokurorin e Përgjithshëm dhe atë të Krimeve të Renda, për çështjen e rekrutimit të shqiptareve në luftën e Sirisë.

 

6 komente në “Pirro Lutaj: Ajazi të qëndroje larg sekreteve”

  1. Treviso says:

    A jane dakort shqiptaret te marrin kandidaturen per ne bashkimin Europian me ate president qe i perfaqson? Une do ta quaja nje turp te madh qe shqiptaret te perfaqsohen nga nje person qe u zgjodh nga krimineli i popullit, vetem per interesat familjare. Populli duhet te demostroje para zyres se presidences qe te largohet njeriu i paafte, dhe te zevendesohet me njeriun me te afte dhe me te mire te shoqerise. Mundesisht dhe pa ideale partiake.

  2. futja kot says:

    nuk na thoni si eshte ligji.
    Ju lutemi citoheni ligjin se nuk e dim

  3. Viktor Hoti says:

    Ligji eshte i qarte . Drejtuewsi i Shish duhet te kete certifikate si gurie , Vete Ajazi e njeh nje kerkese te tille, duke pohuar se ka nje cer ttifikate sigurie por ” i ka mbaruar afati “. Pasja e nje certifikate e sigurie por … i ka kaluar afati, eshte konfirmim i faktit se eshte pa certifikate .

    Realiteti eshte se Ajazi i shmanget kerkimit te deshmise se sigurise nga Kanadaja , sepse… mund ti dale ndonje klecke. Viktor Hoti

  4. Siguria says:

    Nje gje nuk kuptoj kush do ti jape certifikate sigurie atij qe per shume kohe ka patur ne dore sekretet me te rendesishme te ketij vendi.Mos eshte Spartaku me valixhen e zeze me i besueshem?

  5. Ilarguari says:

    Certifikata e sigurise jepet mbasi verifikohet qe nuk je agjent i nje vendi tjeter dhe nuk punon per nje qeveri te te nje vendi tjeter. Duke qene drejtor i Shish Vishua automatikisht eshte i verifikur per nje gje te tille ndryshe ai nuk mund te vendosej ne ate pozicion. Ai nuk duhet te kete asnje pengese per te marre certifikaten e sigurise mbsa institucioni qe ai drejton eshte pika kryesore ku behet edhe verifiki per ate certifikate. O politikane te Shqiperise, zbatoni ligjet dhe c’do gje do te jete ne rregull. Vetem ashtu do te krijoni shtet …. Nqs ju intereson te keni shtet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje