Ministria e Mbrojtjes i është drejtuar për herë të tretë Prokurorisë së Përgjithshme me një tjetër kallëzim për afera që prekin këtë dikaster dhe Forcat e Armatosura përgjatë tre viteve të fundit.
Pas ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të kësaj ministrie dhe ish-drejtori i Uzinës së Mjekësit, kësaj radhe Ministria e Mbrojtjes, ka kallëzuar pranë organit të hetimit ish-Drejtorin e Shërbimit Informativ Ushtarak, Ylli Zyla, i dorëhequr nga ky post pas akuzave politike që e akuzonin edhe për tregti armësh.
Sipas një burimi jozyrtar mësohet se kallëzimi ka të bëjë me dyshimet se Koloneli Zyla mund të ketë shkelur ligjin si kreu i Shërbimit Informativ Ushtarak përgjatë blerjes së pajisjeve të posaçme të përgjimit.
Sipas një urdhëri të lëshuar nga ish-ministri i atëhershëm, Arben Imami, SHIU-t i është kërkuar të blejë këto pajisije, mes të cilave pajisje regjistrimi video dhe audio, pajisje analoge transmetimi dhe rrip përgjimi me prokurim të drejtpërdrejtë në një kohë që ishte caktuar edhe firma se ku do bliheshin.
Burimet jozyrtare shprehen se e gjithë kjo procedure kap vlerën e 1.5 milionë eurove. Ministria edhe në rrugë jozyrtare nuk jep asnjë detaj për shkeljet konkrete që dyshohen se kanë ndodhur, ndërkohë që në një komunikim të Top Channel me Prokurorinë e Përgjithshme u konfirmua se është depozituar një tjetër kallëzim, por nuk u hodh dritë mbi objektin e tij.
Ish-kreu i SHIU-t Ylli Zyla pas dorëheqjes së tij nga kjo detyrë u emërua kreu i Policisë Ushtarake, ndërkohë që u shkarkua nga Ministria e Mbrojtjes në shtator.
Seria e kallëzimeve për aferat në këtë Ministri nisën në dhjetor ndaj ish-Ministri Imami së bashku me katër ish-zyrtarë të kësaj ministrie, ku u kallzuan veprat penale të shpërdorimit të detyrës, shpërdorim të kontributeve të dhëna nga shteti dhe shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike, për afera në fushën e reklamave që kapin shifrën e mbi një milionë eurove.
Kjo dosje ndodhet aktualisht nën verifikim në Prokurorinë e Tiranës, ndërkohë në fund të janarit Ministria depozitoi një tjetër kallëzim për ish-Ministrin Imami për abuzime në fushën e demontimit të armëve, shitjes së tritolit dhe deri tek kalimi i Klubit Sportiv Partizani në pronësi të Uzinës së Mjekësit./TCH
Ne konferenca e shtypit te zedhenses se PD-s,jane publikuar foto te individeve,te cilet kane marre pjese ne fushaten elektorale te z.Rama.
Keto foto jane pergjime te pastra nga njerez te sherbimeve sekrete,te cilat jane vene ne dispozicion te PD-s.
Ky eshte nje skandal qe duhet te hetohet.
Sikur te kishin te gjithe vullnetin e mimit, sinqerisht shqiperia do te ishte vend me i mire per t’u jetuar
Mua me vjen keq per shefin tim!!!
Keta banditet e PD, se nuk mund ti konsiderojme punonjes shteti, kane pergjuar udheheqesit kryesore te opozites se djeshme, kryesisht kryetarin e PS, z.Edi Rama.
Pajisja eshte projektuar e tille qe te ruaje “gjurme” te pergjimeve te realizuara, dhe keto gjurme tashme jane identifikuar.
Ky robi duhet te shkoje ne burg per shperdorim detyre dhe pergjim te paautorizuar.
Te njejten histori edhe Visho Ajazi. Edhe pajisja qe ka SHISH gjithashtu le gjurme te pamundura per tu fshire.
Pikerisht per kete arsye ai vete nuk jep doreheqjen dhe PD eshte bere bishe e hedhur krejtesisht ne mbrojtje te tij.
E drejta vonon por nuk harron – thote populli.
Eshte e tmerrshme te mendosh se ne cfare shteti rrugac kemi jetuar deri para pak muajsh. Socialistet natyrisht qe nuk jane shenjtore (kush mendon ndryshe kam frike se do zhgenjehet) por, nuk ka asnje krahasim mes tyre e demokrateve, me sakte mes PS e PD. Dikujt mund ti duket e tepruar, por do ishte nje frymemarrje e vertete e purifikim i trupit e shpirtit te demokracise shqiptare shperberja e kesaj bande qe quhet PD. Asnje shqetesim, vendi nuk do mbetej pa opozite. Shpejt forcat ekzistuese apo te reja do ta mbushnin boshllekun.
KETO KALLZIMET PENALE JANE BERE MONOTONE E TE PA BESUESHME PASI KEMI DEGJUAR PER SHUME KALLZIME PENALE ,POR FAKTI ESHTE SE TE KALLZUARIT JANE TE QESHUR E TE GEZUAR , MADJE TE JAPIN EDHE LEKSIONE DEMOKRACIE. Cfare u be me dosjen e Arben Imamit? Kush duhet te denohet Arben Imami qe ka bere shkeljet,apo ministria e mbrojtjes qe ka ber kallezimin? Sa kallzime jane bere e ne shesh aSgje. MADJE AVOKATET MROJTES KANE FITUAR KURDOHERE MBI PROKURORINE E GJYKATEN ,KETU ESHTE FJALA PER VIPA,PA QYTETARET E THJESHTE DIHET QE JANE DENUAR SIPAS LIGJIT. Keshtu qe edhe kallzimi penal i shefit tE SH I U . DO ZGJASI SI PROBLEM VETEM 3 DITE ,PASTAJ SI GJITHE TE TJERET.Ka nje thenie te popullit: ” KUR KA GJEMIMA TE MEDHA,NUK KA SHI”
Prokuroria! e kuptojme qe ska – qe te merret vesh se cfar i kan bere ketij vendi keta qafe derra.
e c’e gjeti Imamin?????Ligji eshte sh.i bute me te medhenjte.Ligji vepron vetem per fukarenjte.
Padrejtesi!!!!!!!!!!
I lumte ministres! Edhe pse femer eshte treguar me burre se burrat e tjere ministra sepse ka çuar 3 dosje ne prokurori.
Te gjithe hajdutet e pd-se ne burg!
Spo shikojme te denohet ndonje nga keta ish VIPa leshi qe kemi pasur deri dje. A nuk e shikoni Mediun ne Parlament, se si pa pike turpi ngrihet e i kerkon llogari PSse per vetem keto muaj qe ka ne Pushtet, kur eshte ai qe duhet te japi llogari per gjemen qe shkaktoi ne Gerdec, pikerisht ky ndyresire me djalin e ish kryeministrit. Si shume po vonohet kjo pune, por nje dite do te dale e verteta.
Asnjeri prej tyre nuk ka dale ne gjyq dhe asnjeri nuk eshte denuar ?!
Pershendetje stafit dhe specialisteve qe merren zbardhjen e ketyre pislleqeve qe ne nje shtet sado pak demokratik, i hetojne, gjykojne dhe denojne.
Ketyre specialisteve ju sugjeroj te mos merren vetem me kete Drejtor a Kryetar, se ai nuk ishte vetem Kur/Pse i bleu paisjet e pergjimit(1,500.000.00 Euro), apo Kur/Si i perdori, ndaj Kujt i perdori dhe a ja dergoi NATO-s, ato qe zbuloi??? (sipas konceptit te aleances ose Artikullit 5 “Nje per te gjithe e te gjithe per nje”, te gjitha duhet te shkembehen), apo Ky Drejtor/Kryetar/Komandant eshte njeri prej atyre qe penalizuan shkembimin e informacioneve me NATO & SHBA (shiko deklaraten e Znj. Kodheli, ne nje televizion, para disa ditesh).
Po per kete lloj akuze a kane menduar te hetojne valle?? Dua te them a e ka tradhetuar/spiunuar/dekonspiruar Ky institucion i vendit tone Aleancen e Sigurise boterore.
Nderkohe dua te pyes Znj. Kodheli dhe nepermjet saj stafin qe ajo drejton “Po ndaj te vete larguarit me te rendomte qe ka pasur ndonjehere ne krye te saj ushtria shqiptare Gjunkshi, cpo behet???”.
Besoj se Znj. Ministre e di tashme se ky ishte dhe do te mbetet monstra me e paturp e ushtrise, qe detyroi edhe ushtarin/kapterin/oficerin/gjeneralin e thjeshte “Te blinte te ardhmen”, duke thyer deri ne te pa ngjiteshme ate qe ushtria kurdo dhe kudo ka patur, ka dhe cilesohet si institucion karriere dhe vlerash.
Nuk besoj qe Ju dhe institucioni qe Ju drejtoni, apo edhe vete ushtaraket e Larte, madhore apo te ulet do t’ja fain ndonjehere atij dhe njerzve/seksereve te tij ate qe bene per tre-kater vjetet e fundit, me cdo gje qe merrte fryme dhe levizte ne ushtrine shqiptare.
Ai u “vete largua”, por njerzit e tij jane akoma aty ne mes tuaj, ne mos gjenerale e kolonele apo komandante hajdute apo atashe e perfaqesues te rendomte qe morren yje me para dhe fushata elektorale, apo me e keqja fare duke luftuar te ndershmit dhe puntoret.
DERGOJINI DHE GJYKOJINI, SA ME SHPEJT AQ ME MIRE PER TA, se jane duke jetuar me ndjenjen e frikes, ne te kundert hakmarrja do kthehet nga ju.
Shikoni pak rastin e Kroacise, ku nje gjykate e la edhe per 6-7 vjet te tjera ne burg ish-kryeministrin e vendit te tij “Per prishje/shtremberim te parikthyeshem te figures dhe emrit te vendit te tij”. Po te ne si duhet te ndodhe!!!!????
Po prape Kroacia, eshte i vetmi vend ne Ballkan qe ka cuar para drejtesise dhe denuar per korrupsion dhe ulje te figures ushtarake tre Gjenerale, ndermjet tyre nje ish hero lufte dhe komandant i Forces Tokesore..
Po te ne KUR!!!!
Kush tha qe ceshtja Imami nuk do te shkoje deri ne fund dhe ai nuk do te jap llogari per bemat e tij!? Ka kaq shume sa nuk besoj se do te shpetoje…
Kush tha qe ceshtja Imami nuk do te shkoje deri ne fund dhe ai nuk do te jap llogari per bemat e tij!? Ka kaq shume sa nuk besoj se do te shpetoje…
Lat nam nuk keni fare mendimin tuaj dhe shkruani mendimet e te tjereve. Duket qe jeni grupuar ne nje grup chat dhe shani cdo gje dhe cdo njeri