Rama prezanton 42 masat e reja për biznesin fason: Ulim riskun në dogana, ju kthejmë tatim-fitimin (VIDEO)

23 Mars 2014, 13:58Politika TEMA
Rama prezanton 42 masat e reja për biznesin fason: Ulim riskun në

Kryeminisri Edi Rama prezanton disa prej masave konkrete që qeveria do të ndërmarrë për të ridimensionuar një hapësirë krejt të re të sektorit fason në ekonominë e vendit.

Ndër 42 masa të reja, të paketës për fasonët, të cilat reflektojnë kërkesat dhe sugjerimet e këtij biznesi, Kreu i Qeverisë veçoi realizimin e uljes së nivelit të riskut në doganë, duke kaluar kështu nga dy-tre ditë, në disa orë.

“Ne, në paketën që kemi për fasonët,  pjesën e doganës do t’a trajtojmë në mënyrë specifike me risk të ulët dhe kështu që, nga një ditë e dy ditë do kalojmë në pak orë”, u shpreh ai.

Kjo masë u prit me interesim të veçantë nga sipërmarrësi, i cili u shpreh se zbatimi i saj do të ndihmonte shumë. Prezantimin Rama e bëri gjatë inaugurimit të  një fabrike të biznesit fason, “Alba shoes group” , në Kamzë, fabrikë me cikël të mbyllur, e cila ka filluar punën rishtazi ku janë punësuar 450 punonjës të rinj.

Rama theksoi se paketa garanton sipërmarrësit se kontributet  e tyre përmes tatim-fitimit, do të kthehen sërish tek ta, për të nxitur trajnimet profesionale dhe shtimin  e punonjësve të rinj. “Të ardhurat që, ne do të marrim nga kontributi juaj përmes tatim-fitimit do t’i bashkojmë me një fond tjetër të nxitjes së punësimit dhe do t’i kthejmë prapë tek ju për të nxitur trajnimet profesionale, për pjesën që ka të bëjë me punët më të sofistikuara në proces, për të mbështetur marrjen e punonjësve të rinj”, shpjegoi Rama.

Duke qenë se qeveria  e sheh të lidhur ngushtë biznesin fason me punësimin, Kreu i Qeverisë nënvizoi se një ndër lehtësitë në ndihmë të këtij biznesi do të jetë heqja e gjithë taksës së punës për të punësuarit  e rinj, për një periudhë të caktuar kohore.

“Të gjithë pjesën e sigurimeve do t’a marri përsipër shteti në mënyrë që, t’i japim një shtysë akoma më të fortë dhe të shkojmë në shifra të paarritura më parë të punësimit në këtë sektor”, u shpreh Rama.

Nga ana e tyre, sipërmarrësit mirëpritën këto masa të reja, duke theksuar se tashmë ndihen më të sigurt për zhvillimin me sukses të biznesit të tyre. Ata u shprehën ndër të tjera se edhe rimbursimi i cili dikur ka qenë problem për ta, tashmë nuk paraqitet si i tillë. Gjithashtu garantuan se grupi “Alba Shoes Grup” brenda 6 mujorit shtator-tetor do të arrijë në  2000 punëtorë nga 1650 punëtorë që ka deri më tani ky grup në fabrikat e Durrësit, Laçit dhe Kamzës.

“Ne ju garantojmë që grupi “Alba Shoes Grup” që, ka aktualisht 1650 punëtorë, brenda 6 mujorit shtator-tetor arrin 2000 punëtor. i arrin pa problem sepse lehtësitë që po na krijohen tani me doganat, me rimbursimin sepse dikur ka qenë shumë problem. Tani në momentin që bëjmë kërkesën për rimbursim i kemi organet tatimore që të vihen direkt”, u shpreh sipërmarrësi.

Për sa i përket kësaj çështje Kryeministri theksoi se  “rimbursimi do të jetë automatik brenda 60 ditësh për të gjithë”. Sipërmarrësit e informuan Kryeministrin se biznesi i tyre do të zgjerohet edhe në Vlorë, ku do të punësohen të paktën 300-400 punëtorë, nga shtatori e në vijim. Kryeministri e mirëpriti këtë nismë, duke nënvizuar se qeveria do të nxisë e mbështesë  zhvillimin e çdo biznesi vendas, njësoj si edhe për investimet  e huaja.

“Ne do t’a bëjmë menjëherë procedurën dhe do të krijojmë mundësi për zgjerimin sepse ajo që kemi bërë për të nxitur investimet e huaja nuk diskutohet që vlen edhe për të gjithë ata që investojnë këtu në Shqipëri.”, u shpreh Kryeministri.

Kryeministri Edi Rama në këtë vizitë shoqërohej edhe nga Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.

20 komente në “Rama prezanton 42 masat e reja për biznesin fason: Ulim riskun në dogana, ju kthejmë tatim-fitimin (VIDEO)”

  1. Treviso says:

    Nese mbahen premtimet e qeverise,jep shprese te madhe per hapjen e vendeve te reja te punes, duke hequr taksen punonjesve te rinje dhe duke ndihmuar padronet per problemet burrokratike qe hasin me shtetin. E shohe shume te arsyeshme heqen e takses se punojnsve me kohe limit, prekarjo. Punonjesi me kohe limit duhet te paguhet me shume se punonjesit e perhershem.Ne kete mes duhet te jete shteti rregullatori i pages ne bashkpunim me pundhensin. Kjo arrihet vetem duke vendosur ligje te reja qe te percaktojne me detaje se si do behet pagesa, si do paguhen taksat dhe perqindja e takses, dhe mbulimet e sigurimeve shoqerore.

    1. Andi says:

      Bravo Rama. Njeri i premtimeve te mbajtura

      1. Elsa says:

        Kemi besim te plote tek z. Rama. Eshte njeri me vizion te qarte dhe gjer tani ka bere nje pune fantastike ne shqiperine e lene ne meshire te fattit nga BErisha

        1. Rustemi says:

          Super. ME ne fund kemi nje qeveri qe mban premtimet e dhena;

          Fale kesaj Rama ka mbeshtetjen e garantuar

          1. Tiku says:

            i jashtezakonshem. Eshte njeriu qe me te vertete po i ndryshon faqen shqiperise.

            1. Urani says:

              Mua me vjen mire qe shqisat e popullit skane gabuar kete here dhe kane bere nje zgjedhje spektakolare.

              Urime Rames dhe ekipit qeverises

              1. Ina Muca says:

                I madh edi Rama. Eshte e veshtire te mbash premtime ne nje shqiperi cope cope sic jua la saliu,por po e beni me se miri.

                Ju uroj shume suksese, ne popullin na keni ne krah

                1. velo says:

                  me i miri edi Rama. Ah me ne fund po merr fryme cdo shqipetar,

                  Po ndertohet shtet. Bravo!!!

                  1. Vespa says:

                    Une me zemer i uroj fat Edit sepse ka nej pune te rende perpara. Shoh qe ka energjite dhe vizionin e duhur per ta bere kete vend dhe po ja del me se miri,.

                    1. yllka says:

                      Ah, te kenaqet zemra kur merr vesh se kryeministri yt mban premtimet e dhena nje nga nje.

                      Ky eshte edi rama, njeriu i premtimeve te mbajtura

    2. megi says:

      nje njeri qe na ben te ndihemi te sigurt me reformat e tij ne cdo hap qe hedhim. krenare tej mase per ju zoti rama

      1. megi says:

        me ne fund ne shqiperi po predominon fryma e shpreses . po behet dicka ne dobi te shqipetareve pas 8 vite keqeverisje

  2. merobaze says:

    RIMBURSIMI I TATIM FITIMIT NE VEND TE TAKSIMIT PROGRESIV KJO LAJTHITJE SOCIALISTE ESHTE?

    Sepse terma te tilla bamiresie nuk i njeh Bota qe kur eshte krijuar dhe mesiguri perben ne vetvete nje LAJTHITJE mediatike, sepse nastradini mendon qe te mos jete LAJTHITUR vete Edi Rama apo akoma me keq qeveria e tij e RILINDJES qe me keto bamiresi duket sikur do te RILINDE Kohen e Qepes te Enver Hoxhes pa taksa dhe tatime ashtu sic i kishte pershkruar Karl Marksi ne Manifestin Komunist.

  3. raimond vlonjati says:

    Vendet e punes nuk hapen dot me kete metode , megjithate Sala nuk duhet te vije me ne pushtet

  4. gjiro says:

    mIRE ME PUNESIMIN, SHUME MIRE, PO PER PUNETORET AKTUALE, ME MASAT QE MERR QEVERIA, DO TYE KETE RRITJE PAGASH. DOJA TE DIJA, SA PAGUHET NJE PUNETOR NE NJE DITE PUNE?!

  5. tirona says:

    shpesojme tek ndryshimi

  6. Ramy says:

    nuk ka rendesi se sa lek merre , rendesi ka qe te punojne. Kerkesat e puntorve nuk jane te medhaja , u mjafton per dy byrek me gjize , pjesen qe ngelet paguajne dritat.

  7. plaku says:

    Me sa kuptova une qeveria do te beje keto lehtesira per bisnesin fason :
    – Do uli kohen ne dogane nga dy dite ne disa ore.
    – Tatim fitimi i firmave do te bashkohet me nje fond tjeter te qeverise dhe se bashku do ti kthehen firmes per shkollmin e punonjesve per proceset delikate dhe hapje vendesh te reja pune.
    – Taksa e punes qe paguan Firma shtetit per punonjesit e rinj do te hiqet per nje fare kohe. Cdo te thote per nje fare kohe ? Pse qeveria nuk eshte transparente ta thote kete kohe sic bejne te gjitha qeverite ne bote?

    Une di, se kur FIATI hapi ne Serbi Fabriken e prodhimit te makinave Fiat u bene keto favore :
    a. Per cdo punetor te punesuar BE i dha FIATIT 10 mije Euro.
    b. Qeveria Serbe i hoqi FIATIT taksat per dhjete vjet.

    Pra ketu behet fjale per nje lufte jete a vdekje per terheqjen e kapitalit ( investimeve ) ta huaj, sepse kapitali nuk eshte Jesus Krishti, ai nuk ka atdhe dhe shkon atje ku ka kushtet me te mira dhe fitimin me te madh.
    Vetem nje gje nuk me pelqen fare, qe kryeministri futet ne detale teknike financjare per kushtet e punes. Gjermanet thone se njeriu i ha te gjitha, i pi pothuajse te gjitha por nuk i di te gjitha. Mendoj se shteti duhet te krijoje kushte te mira pune per kapitalin por ama fjalen e fundit ta thote tregu. Pra, duhet nje ekujliber midis tregut dhe politikes. Tregu dhe vetem tregu prodhon te mira materjale dhe qeveria duhet te beje shperndarjen e drejte dhe socjale te tyre dhe jo qe qeveria te fusi hundet. Praktika perndeimore ka treguar, se aty ku politika fut hundet punet shkojne keq.
    Edi nuk duhet te beje reklame per vehte ai duhet te japi linjen( strategjine ) dhe taktikat tja leri tregut. Mos ta beje si Sala qe i beri lemsh te gjitha. Edi duhet te jete kolegjial dhe te mos merret me detale teknike se mund te gaboje dhe ne se gabon paguajme ne taksa paguesit. Pra kujdes ! Leri Cesarit ate qe i takon Cesarit.

  8. al, paci says:

    bravo bravo bravo thon keta me larte, un do te them qe punesimi i mir eshte. po rrogat sa i kan keta te punesuarit. 3 euro dita u bije. shqiperia po kthehet bangladeshi dhe pakistani ne evrop se atije qepin preket per evropianet dhe paguhen po kaq sa paguhen shqiptaret. rroga e punetoreve te jet te pakten 3oo euro dhe kete duhet tja vendosi qeverrija kushte sipermaresve te huaj apo vendas. se keshtu po kthehen ne skllever te evropianeve shqipetaret

  9. georges says:

    Kur sistemi komunist po merrte fund, Ramiz Alia shpresen e kishte tek fasoni. Te gjithe injorantet e ekonomise shikojne tek fasoni shpetimin, pasi bujqesine dhe blegtorine e produkteve me te vertete bio e kane shkateruar me ligjin famekeq 7501.Lereni te merret me fasonin se “fazan” ka per tu bo!Fasoni ne europe ka merdhif qysh ne vitet 1990, ai lulezon tashme vetem ne bangladesh e birmani,tailande,kamboxhia,dhe indi e disa vende afrikane.fasoni do rroga aty tek 30-40 euro ne muaj nuk do rroga tek 200 usd.prandaj fasonistet te shikojne nga bujqesia serioze bio dhe jo nga “bujqesia bio-panaritse”.nje bujqesi e tille eshte me shume leverdi edhe per turizmin ne te ardhmen.kethimi tek “Bageti e Bujqesi” e Naim Frasherit eshte hapi me i matur dhe me perspektive ne kete vend.por ky vend ka rene dore te kryeministrave-batutaxhi dhe jo ne dore te specialisteve te afte dhe patriote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje