Procesi i riorganizimit të strukturave të Partisë Demokratike dhe zgjedhja e strukturave drejtuese të saj duket se është shtyrë pa ndonjë limit kohor. Ndonëse në udhëzimet dhe vendimet e marra nga kjo parti, procesi duhej të përmbyllej Brenda 3 muajve të parë të vitit 2014, duket se gjithcka ka mbnetur në letër, ndërsa të gjitha forumet drejtuese, përjashtuar Grupin Parlamentar nuk kanë mandat vendimmarrjeje, për shkak të mbarimit të mandatit kohor. Burimet nga PD konfirmojnë se procesi është stopuar në fazën e anëtarësimeve që po vijojnë të kryhen në këtë parti, megjithëse ky proces sipas udhëzimeve të dhëna nga kreu demokrat Lulzim Basha duhej të kishin përfunduar në fund të muajit shkurt. Edhe shtyrja e kësaj faze të procesit me dy javë duket se nuk ka dhënë rezultat, pasi në shumë nga degët e partisë më të madhe opozitare ky proces vijon. Riorganizimi i partisë Demokratike nisi në muajin dhjetor të 2013, ndërsa u tha se përgjatë dy muajve të parë do të krijohej një database mbi anëtarësinë e partisë dhe më pas procesi do të vijonte me zgjedhjen e kryetarëve të seksioneve dhe grupseksioneve që përbëjnë edhe hallkën më të fundit në procesin e organizimit të kësaj partie. Për këtë demokratët gritën grupet e punës, ku u përfshinë 40 emra, ish-deputetë apo zyrtarë të niveleve politike të administratës gjatë qeverisjes së PD-së, të cilët u deleguan sipas degëve. Por në praktikë duket se procesi nuk eci sipas parashikimeve që u dhanë përmes udhëzimeve. Problemet në shumë prej degëve të partisë u shfaqën me udhëzimin për të ripranuar apo hapur dyert mbi të gjitha ata persona që kishin dhënë kontribute ndër vite në Partinë Demokratike, por në asnjë prej degëve strukturat nuk janë udhëzuar se si do të realizohet ky proces.
Ngecja e procesit
Burime nga Partia Demokratike konfirmojnë për gazetën ‘Tema’ se i gjithë procesi i riorganizimit të strukturave të kësaj partie ka mbetur në fazën fillestare, ndërsa ende nuk ka një afat kohor se kur mund të përmbyllen fazat që kanë të bëjnë me zgjedhjen e delegatëve për Kuvendin Kombëtar, i cili ka tagrin të zgjedhë Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Ndërkohë ky i fundit zgjedh Kryesinë e PD-së që përbën edhe forumin më të lartë politik. Në anën tjetër duket se edhe kreu demokrat Lulzim Basha nuk ka shfrytëzuar hapësirat që i jep statuti aktual i PD-së për të zgjedhur Sekretarin e Marrëdhënieve me Jashtë, Zëdhënësin apo Kryetarin e Bordit Financiar të partisë, të cilët janë e drejtë ekskluzive e Kryetarit të partisë për tu propozuar. Duket se për të gjithë procesin e organizimit nuk ka ende një dritë jeshile nga ana e liderit historik të kësaj partie, ish-Kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit mësohet se ka monitoruar procesin e deritanishëm, por nuk ka dhënë asnjë shtysë për vijimësinë e tij apo nisjen e analizave në lidhje me rezultatet që Partia Demokratike morri në zgjedhjet e fundit parlamentare, që konsiderohen ndër më të ulëtat për këtë forcë politike. Burime shprehen se ish-kreu demokrat ka propozuar zgjatjen në kohë të procesit organizativ dhe më pas analizave, për ti dhënë më shumë kohë rikuperimit të disa prej figurave të Partisë Demokratike që konsiderohen nga demokratët e bazës së përgjegjës për humbjen që kjo parti pati në zgjedhjet e 23 Qershorit. Në këto kushte duket se pjesa më e madhe e ministrave të Qeverisë Berisha apo zyrtarëve të tjerë të administratës së lartë të PD-së do të vijojnë të jenë në funksionet drejtuese, anëtarë të Kryesisë apo Këshillit Kombëtar, ndërsa do të tentohet zgjedhja e emrave të rinj apo e figurave të pakonsumuara për të drejtuar Sekretariatet e PD-së. Burimet bëjnë të ditur se procesi mund të përfundojë në maj, në të kundërt gjithcka do të mbetet për në shtator. “Zgjatja në kohë e procesit ka lidhje edhe me zgjedhjet e ardhshme vendore, duke synuar në këtë mënyrë krijimin e një vrulli organizativ në muajt e fundit përpara zhvillimit të këtij procesi”, shprehen burimet.
Situata politike
Por situata politike dhe përballjet që janë krijuar mes mazhorancës qeverisëse dhe opozitës, jepen si një arsye tjetër për ngadalësimin e procesit zgjedhor dhe analizës në Partinë Demokratike. Vëmendja kryesore e grupit parlamentar të PD-së dhe kreut të kësaj partie Lulzim Basha është përqëndruar në debatet politike me Qeverinë, duke konsideruar si një çështje të dorës së dytë procesin organizativ. Grupi Parlamentar, e vetmja strukturë legjitime në Partinë Demokratike, është lënë jashtë organizimit të partisë nën argumentin që të kenë më shumë kohë në zhvillimin e debatit politik me mazhorancën apo për shkak të konfliktit të interesit në zgjedhjen e strukturave drejtuese të bazës së partisë. Në anën tjetër të deleguarit sipas degëve, në mungesë të një mbështetjeje politike nga qendra, duket të pafuqishëm për të përmbyllur këtë proces. Që prej datës 22 korrik të vitit 2013 Partia Demokratike funksionon vetëm me postin e Kryetarit të PD-së, pasi të gjitha funksionet e tjera janë pa mandat. Madje edhe Kryetari i Grupit Parlamentar, Nënkryetari apo Sekretari i kësaj strukture janë të komanduar deri në zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie.
Per gazetarin … ‘ Stopon ‘ ?????
Nuk mund ta shkruaje me thjesht ‘ ndalon’ ose ‘ bllokohet’ etj etj.
PD-ja eshte parti e Saliut, ESHTE parti personale,
eshte pardi qe identifikofet e liderin, dhe nuk
eshte ashtu sic duhet te jete parti e nje bashkimi
njerezish me mendime te peraferta dhe bashkesi komuniteti.
Po e njejta gje eshte edhe LSI, ku dihet shume mire
qe eshte parti personale e Ilirit.
Te provoje ndonjeri te flas kundra liderit ne keto
parti dhe do ta shofi veten te perjashtuar per dy
sekonda.
Eshte e kote qe ne krye te ketyre partive te vendosen
kryetare kukull, ja pershembull ne PD kryetare duhet
te ishte Shkelzeni apo Argita, sepse per te qene realiste
partia e tyre eshte se babai i tyre e krijoi me shume mundim
dhe duhet tja trashegoi femijeve.
Per sa kohe kjo force politike nuk ka me dore fatet e vendit dhe nuk udheheq , tu c`fare pune te prish se si i bejne lemsh ata punet.
PD-ja nuk ka qene dhe nuk eshte parti politike, qe te funksionoj e te veproj mbi bazen e nje programi e te nje statuti. Ajo eshte ende, ashtu si ne fillimet e saj, nje levizje popullore, kreun e se ciles e kane uzurpuar nje grusht banditesh dhe “rrufjanesh” politik, qe po luajn me idealet e dhjetoristeve e qe tere kohen kane menduar e mendojne qe te mbushin xhepat e tyre e te tarafit qe i ndjekin pas ( made in Berisha ). Kjo eshte arsyeja qe strukturat e saj ne baze e ne qender jane inekzistente, qe si dje edhe sot vendimet merreshin e merren nga ish-komunisti Berisha, delirant dhe kriminel.
Kjo verteton me se miri se partia Demokratike nuk ka nje prespektive ne te ardhmen.Verteton me se miri se ngelet ne duart e personave te korruptuar. Ngelet nje parti private e drejtuar nga mafja dhe kriminele.
Njerzit e ndershem te kesaj partie duhet te distancohen nga ky grup mafjoz dhe te gjejne rruget per te ardhmen,derisa kjo parti ja ka mbyllur plotesisht. Populli ka nevoje per nje opozite te forte dhe me njerez te ndershem. Me njerez te korruptuar dhe mafjoze nuk luftohen gabimet e qeverise.
Lere fare me mire
Problemi nuk eshte te antaresimet. Nuk i prishin e as i ndreqin pune antaret. Ata u tremben analizave. Vetem ato i tmerrojne. Dhe per deri sa nuk behen analizat partia nuk ka faje qe humbi aq ndyraz. Kur baza e deshperuar te kerkoje llogarite, nuk do pyese per autoritetin e merhum Berishes.
PD dihet dhe na vet demokratet qe eshte pron e xha saliut. po me e keqa fare eshte se demokrate e din qe PD e komandon Shkelzeni dhe listen e deputeteve ne zgjedhjet e fundit e ka ber shkelzeni. un e kam votuar ne 2oo5 PD se kishte prurje te reja po kryesorja fare e votova qe te largohej nano drogaxhiu na pushteti. kurse tani po nuk u largua familja berisha me larot e tij PD ka per tu shkrir si parti se dhe demokratet jan lodhur dhe nuk pranojn me qe pd te jet pron e familjes