Letra e Ramës/ PD: Kryeministri të respektojë marrëveshjet e mëparshme

22 Mars 2014, 20:04Politika TEMA

Letra që kryeministri Edi Rama i ka drejtuar kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, mbi një takim përsa i takon reformës territoriale, nuk konsiderohet nga demokratët si një hap konkret nga kreu i qeverisë. Ndonëse zyrtarisht Partia Demokratike shprehet se është njohur nga media në lidhje me ekzistencën e një letre të tillë, pasi ajo ende nuk ka mbërritur në zyrat e kësaj partie, burime nga partia më e madhe opozitare e cilësojnë atë thjesht një show të radhës të kryeministrit. Burime theksojnë se kryeministri dhe mazhoranca qeverisëse tashmë i kanë të njohura kërkesat e opozitës, të cilat iu paraqitën edhe në takimin ndërparlamentar në Strasburg dhe që nuk u pranuan.

“Kreu i qeverisë nuk ka treguar asnjë veprim konkret për të respektuar institucionet e pavarura, përkundrazi ka nisur sulmet ndaj tyre me qëllim vënien nën kontroll, duke shkelur në këtë mënyrë rezolutën e miratuar në tetor të vitit të shkuar, ku palët angazhoheshin për mbrojtjen e pavarësisë dhe konsolidimin e institucioneve të pavarura. Kryeministri nuk ka respektuar konsensusin në rastin e ligjit të nëpunësit civil, të cilin e shkeli në mënyrë të njëanshme dhe sot nuk respekton dhe as zbaton as vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi aktin e qeverisë në lidhje me këtë ligj. Kryeministri ka nisur luftën politike ndaj Bashkisë së Tiranës, duke bllokuar punimet e Bulevardit të ri, edhe pse veprimet e ndërmarra nga INUK u rrëzuan nga Gjykata Administrative”, theksojnë burime nga PD, sipas të cilave pa përmbushjen e këtyre kërkesave të opozitës dhe detyrimit që ka çdo qeveri apo forcë politike për respektimin e shtetit ligjor dhe vendimeve të gjykatave, nuk mund të pretendohet për zgjidhje përmes letrave.

Një ditë më parë, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mbështeti një takim të mundshëm mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha përsa i takon reformës territoriale, ndërsa theksoi se në këtë drejtim nuk duhet të humbet as edhe një minutë kohë.

“Vlerësoj ftesën që kryeministri i ka bërë kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për t’u takuar lidhur me përmbushjen e një prej reformave më madhore, të cilën vendi dhe qytetarët e presin prej dy dekadash, siç është ajo që ka të bëjë me reformën territoriale- administrative. Jami i bindur se kjo është një reformë në interes të vendit dhe për të gjithë qytetarët tanë që presin një pushtet më efikas, që të ofrojë shërbime më cilësore. Unë mendoj se komisioni parlamentar për reformën administrative-territoriale duhet të vihet plotësisht në punë, në mënyrë që të arrijmë edhe me aleatët tanë ndërkombëtarë që po e mbështesin këtë reformë, që shumë shpejt të kemi një produkt konsensual në kohën e duhur në mënyrë që qytetarët tanë në zgjedhjet e ardhshme vendore të kenë mundësinë të votojnë në një proces vendor të organizuar që i përgjigjet shumë më mirë nevojave dhe kërkesave që ata kanë në mënyrë të vazhdueshme”, theksoi Meta në një konferencë për mediat.

23 komente në “Letra e Ramës/ PD: Kryeministri të respektojë marrëveshjet e mëparshme”

  1. Kozmo says:

    Meqenese jeni kaq te afte per te bere opozite ,do ju sygjeroja qe
    te qendroni sa me gjate ne kete pozicion.

    1. emigranti says:

      Opozita me e keqe ne keto 23 vite demokraci

    2. lini says:

      Po mire qeveria qeveria qe duhet te zbatoj marrveshjet e shkuara po ajo opozita konstruktive, jo opozit e braktisjes se sallave, jo opozit e bojkotit ku eshte, se po ju jep te gjitha te drejtat e mundura, po qe tju lej ju ne qeveri kjo ska kuptim.

      1. herta says:

        O edo po lei me ca merresh me kto po shif e boj ca ke nmen me bo se ty te besoi populli, kto ja futi nshpull e i la si para 10 vitesh me 30 deputet, lei lulkat e lodrat e saliut se sja vlen te kesh komunikim me to.

    3. Gaurin says:

      Bravo rames per te bashkpunuar per Te hecur Perpara vendi jon Duke Mos pas mungesa
      Bravo Je kryeministri ideal I shqiperis tone

      1. boss says:

        cfar kryeministri esht ai qe shajn mez palamenti

    4. bimi says:

      Hapat e detyrueshem te Rames per te mos u quajtur Edushke:
      1. Arrestimi dhe dergimi ne gjyq i Shkelzenit dhe Argites. Le t’i nxjerrin te pafajshem gjyqtaret e babit. Rendsi ka te tregohet vullneti politik. Gjyqi duhet transmetuar live ne televizion.
      2. Krijimi i nje koalicioni fillimisht me camet dhe, ndoshta, me republikanet dhe debimi i Ilir Metes dhe cetes se vet te hajduteve skraparllinj. Kjo pas zgjedhjeve lokale 2015.
      3. Grand koalicion me PD pas zgjedhjeve 2017. Synimi eshte te debohet kokelopa nga pushteti, perndryshe Shqiperia u be perfundimisht vend mafie dhe kamore.

  2. futja kot says:

    Te respektohet ligji, ligji, ligji dhe vota e verdikti i qytetarve te shprehur me vote ne zgjesdhje, aty eshte konsesusi.

  3. Shqiptari,Norvegji says:

    Zoti Rama! Mos u lodh me keta barbare opozitar, gjej ndonje rrugedalje, thirre Popullin ne nje referendum posacerisht per kete ceshtje dhe nen vezhgimin e nderkombetareve,te jesh i bindur se do te kesh mbeshtetjen e popullit me shume se me zgjedhjet e 23 Qershorit 2013. Te jesh me se i bindur, se do te turperohen akoma me keq, pamvaresisht se ketyre te PDse nuk u skuqet faqja.

  4. Treviso says:

    Ai qe ka hapur krahet, nuk ka as nje ndryshim nga ato qe e rrethojne.

  5. borobojka says:

    Te nderuar qeveritare te ps-lsi,nese maloku do kishte 84 vota a do tju kerkonte konsensius.Une them JO.ATEHERE JU PSE INJORONI VOTEN E 1 MILION SHQIPTAREVE.PER TURP E PACI.JENI TE PA AFTE,OSE KENI FRIKE NGA MALOKJU.

    1. arben says:

      nuk esht puna per frike..do ishte me mire nese dhe opozita te bashkuponte me mazhorancen..do te tregonte se jan te gatshem te punojne per popullin nuk esht aspak frike…por pd nuk do se ashu komandon sala…ps-lsi duhet ta marri cdo injorim apo fyerje qe i thote pd si nje shkas per te punuar me shum nje stimul me mire.

    2. nina says:

      shume te drejt ke. dhe une bashkohem me ty. edi rama kot e ka me keta, ata nuk duan shqiperi as shqiptari. ato duan te talken me kete vend , se e shohin qe jan bere lapera dhe sjua var njeri. Edi Rama mos ja zgjat me diren asnjerit nga kjo fare , se te vejn ne loje .

    3. Gjergji says:

      O Borobojka, ( çfare emri i bukur !?!? ),

      E din are historine : kur u ndane aq te rane?

      Historia e njerezimit eshte keshtu:

      Mbasi zoti i krijoi gjithësinë, krijoi njerezimin dhe mendoi qe ti vinte edhe trurin ne koke. Keshtu njerezit do te mund te gjykonin per veprimet e tyre.

      I vendosi ne radhe, dhe nga kazani me tru qe kishte pergatitur, me nje garuzhde filoi te mbushe kokat e njerezve. Mbasi mbushi shume koka me tru, vuri re se njerëzit ne rradhe ishin shume ndersa truri kishte shkuar ne gjysmen e kazanit.

      Mori mish tule, e griu, e perzjeu me tru dhe kur kazani u mbush plot, filloi perseri tu mbushe kokat e njerezve. Pas pak vuri re qe masa e perzjere “tru-mish” kishte shkuar tek mesi i kazanit.

      Perseri beri pak pushim, griu mishin tul qe kishte mbetur dhe pak koska, e përzjeu masën e gritë me tru, dhe filloi perseri te mbushte kokat e njerezve me masen “tru/mish te perzjere me mish/koske”.

      Por radha e njerezve ishte shume e madhe, kazani pothuajse mbaroi.

      Perseri pushim. Morri gjithe zorret, koskat, plencat dhe i griu.

      Mbase e perzjeu me masen e “tru/mish te perzjere me mish/koske” qe kishte mbetur, filloi te mbushe kokat e njerezve te mbetur.

      Nuk e di ne se do ta kuptoni se kujt kategorie te njerezimit i perkisni!?!?

  6. Aljor says:

    Ndjese paste po babaj im do te thoshte:”Trokit ne dere te shurdhit”.Sa te jete rradha 3 karrigia 4,as mos shpresoni per kompromis.

  7. Pëllumb zaimi says:

    Shumë temenara socialiste që në fund të fundit nuk tregojnë vullnetin e shumicës se sovranit. Duan dhe mendimin e njé pakice duke u bërë qesharakë jo pse respektojnë pakicën por sepse kërkesat për konsensus po prekin kufijtë e absurdit !? Tani socialistëve oportunistë ju ka mbetur dhe një gje pa bërë? Të puthin pd në prapanicë që ajo t’ju japë konsensusin !???

  8. sAVO dUKATI says:

    DY janë shpjegimet: Ose jeni të pa aftë dhe po punoni për ç,të dalë. ose ju jeni si vllezërit siamez. VAZHDONI DETYRAT E KATOVICËS, DHE ISTRUKTIMET E TË TRETËVE DUKE MASHTRUAR POPULLIN SIKURSE I MKA QRGUMENTUAR SHKRIMTARI aGIM hAMITI NË LIBRIN HEROJTË E KOTËSIS. PO QE E DYTA TREGON SE TRADHËTIA E LARTË VAZHDON. NUK KA SI SHPJEGOHET QË VORIOEPIROTOT KANË PUSHTUAR dUKATIN DHE PO HEDHIBN VALLE MME FLAMURIN GREK DHE HZMNIN ELEN, KUR QZTETAR TË ZAKONSHËM DUKE PËRFSHIR DHE MALOK NGA JUGU QË KANË PUSHTUAR dUKATIN PËRGTJIGJEN S,KINI PUNË NË oRIKUM JU DUKATI ËSHTË NË QORE. jA PRAW KËTA LzRaSHËR ISH AGJENTË TË ppSH-SE VAZHDOJNË SHTZPJEN E pARTIS MBI dUKATIN DUKE E PUSHTUAR NË FRAVOR TË gREKUT. rILINDJA HESHT, bASHKIA hESHT, pOPULLI HESHT SE E MBZTI AGJENTURA GREKE, oPOZITËS NDA SHOQATA dUKATI EDHE ASHTU SI E KANË KANDISUR OLIGARKËT DUHET TË KËRKOJË MBËSHTETJE TË RIVENDUSET dUKATI NË HARTË SIKURSE KA QËNË NË ATË AUSTRIAKE PARA PUSHTIMIT. dUKATË KANË KOHË QË JANË QORRUAR, PO NDONJË DITË DO U KOSTOJË RËNDË TË ÇLIROHEN NGA MAFJA, E VORJO EPIROTËVE TË CFILËN E STIMULON RËALISHTË PUSHTETI I SOCIALISTES NËPËRMJET AGJENTËVE TË ppsh QË I KA PRUR ME MISJON NË SOCIALIZM PËR TË DHTYPUR dUKATIN. dUKATI DUHET TË SHPALLET KOMUNË SI KA QËNË ME tRgjasin dhe Radhimën Ç.do ndzshim histori çon në shbërjen e tij dhe në një përplasje cociale permanentë

  9. sheme shapka 2 says:

    I mencuri perdor TRURIN , budallai perdor DRURIN , kjo po ndodh tani , shihni si qurravitet lulushanka , se ja pret k….qet salishanka ndaj flet si e ema e zeqos maje thanes , kerkon veto tek 84 vota kur s’ka vota per te qene kryetar , kujdes celesat e kashtes lulkeeeeeeeeee********

  10. MEMEDHETARI says:

    Vete perkufizimi qe i ka bere takimit Edi Rama “Sy me sy”,e perjashton mundesine per te ardhe ne bisedime Lulzimja…
    Sic e kemi pare te gjithe “ajo” kur flet shikon ose qiellin,ose kepucet…
    “Sy me sy” eshte dicka e papranueshme,biles,”provokative” ?
    Mos shko,Lulzime,ti je vajze “e ndershme”… ?

  11. .Tru shkuluri says:

    Jemi shume dakorte me “Shqiptari, Norvegjez”.
    Rama me keta barbare kot e ke se ata po te donin benin diçka per shqiperine gjate ketyre 23 vjeteve nuk do ta çonin ne kete derexhe.
    Jepi fund Rama se nuk eshte fundi i botes Sali kremineli dhe Lulezimeja,vere ne aplikim verdiktin e popullit ose edhe me referendum per reformen teritorjale,ata nuk duane dhe nuk duane se kjo qe kene bere eshte per te ruajtur me çdo kushte militantet dhe per te vjedhur sa me shume nga ky popull.E sigurishte kesaj gjendje duhet ti jepet funde njehere e mire ata te hidhen perpjete,ne i kuptojme veshtiresite por mbase duhet pritur edhe pak sa te te forcohet me mire gjendja.
    Pershendetje Rilindjes shqiptare.

  12. astrit says:

    Une nuk e kuptoj pse duhen lutur aq shume saliistet kur votat jua ka dhene populli.

  13. Tir says:

    Ore rilindas , po ju c`keni mo aman?
    Po sovrani a ju votoi mo?
    Po 1 meleon vota i moret mo?
    Po Edin e keni te gjate e te bukur mo?
    Po ministri i familjes se Gafurrit a tha qe do ta bejme reformen pa opoziten se i kemi numrat?
    C`keni qe beni sikur ju rruhet per pjesmarrjen e opozites?
    AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
    Jua kane kapur koqet me dare ata te evropes e , se po nuk i sollet ne tavoline keta te PD , me duket se s`ka status ne qershor e . Jo per ndonje gje se dhe leket e FMN sikur nuk po vijne se sikur vune ca kushte te tjera ata. Keq e shoh muhabetin dhe per ju , keq e shoh.

  14. Calea says:

    Nuk e di a ka kerkuar konsensus PD-PS per:
    1. Presidentin.
    2. Kryetarin e SHISH.
    3. Drejtoren e kontrollit te pasurise.
    4. Prokurorin e pergjithshem
    5. KQZ kur hoqen ate te LSI.
    Nuk e kuptoj car konsensusi ka pas Sala qe do sot Luli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje