Aksioni i INUK/ Përplasje mes banorëve dhe policisë për prishjen e një objekti (VIDEO)

22 Mars 2014, 12:17Politika TEMA

Një aksion i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për shembjen e një karburanti të ndërtuar pa leje në Mallakastër ka gjeneruar në sherr me grushte.

INUK nisi aksionin për prishjen e një objekti në ndërtim dhe të një karburanti rreth orës 9:00, por pronarët e këtij të fundit kërkuan kohë për të lëvizur vetë materialet.

Vetëm dy orë më vonë, kur INUK do të vijonte aksionin, ka filluar përplasja me grushte mes pronarëve të karburantit dhe punonjësve të INUK.

Ndërkaq në përplasje u përfshinë edhe banorët e zonës, të cilët ishin grumbulluar pranë objektit.

Për të shpërndarë banorët, u desh ndërhyrja e forcave speciale të policisë, të cilat mësohet se kanë përdorur edhe gaz lotsjellës.

Pronarët e karburantit kundërshtojnë veprimet e policisë dhe INUK, duke thënë se “INUK s’na ka lajmëruar për ditën e shembjes së karburantit”.

Kreu i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Zyhdi Dajti, i cili ndodhet në krye të operacionit në këtë segment rrugor, deklaroi se pronarët janë njoftuar 3 ditë përpara për prishjen e objektit.

Sipas tij “operacioni në akset rrugore kombëtare për prishjen e objekteve pa leje anës rrugës do të vazhdojë për të siguruar lëvizjen e lirë të automjeteve”.

“INUK ndërhyn në këtë zonë në bazë të një plani veprimi për verifikimim, dokumentimin e prishjen e ndërtimeve të paligjshme, për të garantuar sigurinë në akset kryesore dhe në përmbushje të angazhimit të qeverisë për zbatimin me vendosmëri të ligjit për çlirimin e hapësirave urbane dhe zhvillimin e qëndrueshëm të territorit. Këto eperacione kërkojnë angazhimin maksimal dhe mirëkuptimin e çdo qytetari,” tha Dajti.

28 komente në “Aksioni i INUK/ Përplasje mes banorëve dhe policisë për prishjen e një objekti (VIDEO)”

  1. rizai says:

    per 4 vite Shqiperia do te pastrohet nga gjithe ndertesat e paligjshme dhe qe demtojne imazhin e vendit dhe cenojne sigurine. GJERMANET, AMERIKANET E GJITHE VENDET E ZHVILLUARA I KANE BERE KETO QE NE 1900. NE NA U DESH TE PRISNIM RAMEN NE 2014 QE TE KUJTOHESHIM. VAJMEDET SI KA QENE QEVERISJA PARA TIJ.

    1. kiri says:

      e mo te keqen po salibani e beri albanistan

      1. IVAN says:

        TE VAZHDOJE PRISHJA, POR TE TRAJTOHEN TE GJITHE NJESOJ DHE KUSH KA MIQESI MOS TI PRISHET NDERTESA.

        I LUMTE QEVERISE RAMA SEPSE PO E PASTRON SHQIPERINE NGA KETO NDERTIME VEND E PA VEND

    2. Koço Kokedhima says:

      O riza mos me bej te qesh o per koken tende. Po pse o si kujton ti pse u bera deputet une, qe te prish ndertimet e mia.

  2. Roni says:

    Te gjithe ato ndertime jane bere me leke te ndershme dhe Jo me leke te vjedhura nga korrupsioni qeveritar .neqofte se shteti mendon ti prishi tu ktheje leket atyre per ndertimin dhe te fusi ne burg ata inspektore te inuk qe kane marre leke nga keta fukarenj.po te jete per te prishur te prishin ndertimet qe Kane bere vete.policet bashkiak te bashkiake te edi ramres dhe sot drejtoria te inuk jane njerezit me te koruptuar se ne injohim dhe e kerkoj ne lekun ne menyre me te neveritshme.roni

    1. Glad I left Albania! UK says:

      Bravo RILINDJA! Po bene shtet per njerez te ndershem dhe jo shtet shpellaresh, se ata dihen qe hajdute e kriminela jane dhe do te jene gjithmone.

  3. lindi says:

    zoti Roni ne radhe te pare te kerkoj ndjese qe po ju drejtohem ju por dua tju them se pak leke ashtu te ndershme si thua ti me shume djerse dhe mund beme te gjithe rrugeve te veshtira te kurbetit larg familjes dhe vendlindjes megjithate nuk i hodhem posht e lart as nuk u dhame inspektoreve te korruptuar sepse imesuam vete qe te behen te tille ndersa sa per prishjen jam dakort me ty le te fillojne me tedrejte nga ata te paret dhe pastaj te vazhdojne me ne gjithe te tjeret faleminderit

  4. Nese ja mban qeverise dhe e kane serizosht te prishin ato ne qendra te qyteteve pastaj te prishen ato jashte qyteteve dhe anash rrugeve. says:

    Nese ja mban qeverise dhe e kane serizosht te prishin ato ne qendra te qyteteve pastaj te prishen ato jashte qyteteve dhe anash rrugeve.Apo boleshuleve ne mes te qyteteve as i afrohet kjo qeverie shout dhe propagandes?Po per te ndertuar do ndertojne ndonjehere?Spo degjojme nje projekt rruge qe ka fillua apo do te filloje se shpejti.Ne fushate makina e propagandes mavi,do ecte dhe ne rruge detare dhe ne rruge ajrore dhe hekurudhore,pasi ato tokesore do ishin te gjitah te perfunduara.Futja kot.Me vjen mire qe po prish gjithcka andej ne jug,se ne veri as drejtohet fare dhe ska bythe e guxim ti shohe me sy.Vete e votuat,mbajini kusuret,kujt i ankoheni,se si plas trapi njeriu.Ta gezoni rilindjen.Do prishen vetem ato te 1 mln,ato te 700 mije te tjereve as do preken as do tu afrohen.Dite te mbare.

  5. nuri says:

    Tek stacioni i ttenit ne Tirane INUK ishte gjoja ne krah te pronareve dhe simuloi protesten e tyre ndaj autoriteteve vendore, ne Mallakaster i ra vete ne koke reagimi i pronareve. Keshtu eshte kur veprom me shume standarte.

  6. vth says:

    meruni njehere me gerdecin dhe 21 janarin pastaj me prishjet

    1. TODI says:

      o njerez INUK NE TIRANE ESHTE I LUL BASHES ME USHTARET E TIJ LORNCI NE KRYE KAQ SHPEJT HARUAT QE PER CDO NDERTIM PA LEJE NE TIRANE KA MARE PARA NE DORE inuk varet nga bashkia dhe jo nga qeveria por tani jane ber lemsh puna se jane dy INUK institucione paralele qe te kuptohemi mos te ngaterohemi eshte inuk i bashkive dhe inuk i qeverise se njerzit po behen lemsh spo kuptojne asgje TE JEMI TE QARTE INUK I QEVERISE KA PRISHUR GODINA E BJEKTE JASHTE QYTETITBREGDET E TJ SI RASTEN NE VLORE KUR DO NDERTOHET NJE BULEVARD APO NE TIRANE AUTOSTRADA NDERTIMET AFER SAUKUT QE U PRISHEN PJES E AUTOSTRADES ELBASAN TIRANE KETO JASHTE I PRSH INUK I QEVERISE NE QYTETE INUK I BASHKISE QE VARET NGA LUL BASHA PRANDAJ KA DHE KONFLIKT DHE PERPLASJE MES DY INUK SI RRASTI TEK STACIONI TRENIT INUK QEVERIA MBRON BANORET TE MARRIN LEKET INUK BASHKIA DO MOS TJU JAPI GJE LEKE DHE TE VAZHOJ BULEVARDI PA MARRE LEKET PRONARET AQ SA I TAKOJNE
      DHE RASTI NE FJALE SE PRISH INUK QEVERIA POR E PRISH INUK BASHKIA MALLAKASTER

    2. Ke Gerdeci mos e kruj se ishin Amerikanet ne tave,kurse kokepalarin e ke krietar parlamenti.

  7. Nese ja mban qeverise dhe e kane serizosht te prishin ato ne qendra te qyteteve pastaj te prishen ato jashte qyteteve dhe anash rrugeve. says:

    Fyeva njeri qe sbotohet komenti im more te nderuar ju miq te Temes?Me vjen keq per ju,sa mjerane qe beheni.Te them te drejten gazeten tuaj e lexoj jo per te pare te verteten,por per te pare se deri ku shkon perbuzja dhe neveria juaj per mendimin ndryshe,dhe ne c’mase jane shpifjet dhe propranda juaj si zedhenese e propagandes se qeverise mavi.Deri diku ju besoja me pare perpara se te vinte ne pushtet kjo qeveri,kur shanit ate te meparshmen,dhe per shpifjet dhe per te vertetat qe thonit,por prape ju ka ngele ora aty me 22 qershor dhe vazhdoni shani ate te meparshmen dhe nuk thoni te vertetat,dhe ato te hidhurat e pas 23 qershorit te kesaj qeverie.I deshiroj shendet Meros dhe Edit,dhe ta e rrojne sa malet qe te dy.Me shume mos na lente zoti pa Meten se i duhet ketij vendi per metoden e hajduterise.I ndoturi te ndot.Meta e ndoti Berishen do ndote dhe Ramen,dhe pse Rama ne emer te tij bera protesta me pasoja qe dihen,dhe tani po ben cmos ta purifikoje Liken.

  8. melesh says:

    qe i prish ndertimet pa leje kjo eshte shume e drejte.A donit shtet,a donit rregulla ,perse tani beni der der der.Sa per ate qe kane qene para te ndershme e dyshoj pasi qe te besh nje ndertim pa leje duhet te kesh lidhje politike dhe ne kete rast parat nuk jane dhe aq te ndershme,mos na habisni.Njerzit qe kane para te ndershme shume shume mund te bejne nje furre buke apo ndonje dyqan zarzavatesh.Mos ia qani hallin atij tipit se para te vjedhura i ka dhe mire kane bere qe ia kane prishur.Qe te vazhdojne prishjet e paligjshme edhe ne qytet jam dakord por duhet filluar diku.Pastaj a ja prushen bashes pallatin? cfare doni tani te fillojne luften frontale?Kjo gje behet ne menyre graduale.Boll me kritika boshe.

  9. Mallakastrioti says:

    @@ Po keshtu eshte Shteti Prish Ndertimet pa “Leje”???Po ku Shtet-Muti kur do te pyesi Ndonjehere Njerezit qe e kane Ndertuar dhe si e kane Ndertuar??Nuk i kane te gjithe Shqipetaret Leket Dhurate, sikurese i ka Shkelzen Berisha..apo edhe Edi Rama…mos te na hiqen te Shenjte se e dime se kush jane…
    1-Dhe nese Shteti ka filluar te Tregoje “Forcen ” e tije, athere le ta Filloje nga Bathorja dhe Kamza,dhe nga te ghithe ata qe kane Zene Tokat e te tjereve..ose eedhe nese e kane Blere ate cop-Truall dhe kane ndertuar..ky Shtet le te Respektoj Vijat e Verdha…
    Shqiperia Shtet -“Zhappa-Bannanesh”…

  10. Natasha Merkaj says:

    Duhet te falenderojme nga zemra z.Mero Baze e stafin pa te cilet sdo te mesonim kure te verteten !Jeni bere ushqimi yn shpirteror sa dhe vete oksigjeni qe ne thithim.

    1. Gjergji says:

      Natasha, si fis jeni dalluar qe e respektoni ligjin. Mbaj mend, Bashkim Merkaj, keshilltar lagje ne pallatet prane Kinostudios, ne kohen para ’90-es, na vjen ne pune shume i shqetesuar. E pyesim se ç’kishte? Na the se nje banor ne pallatin ku banon, mbante ne ballkon 2 pula. I thame po lere o Bashkim, se ne pazar nuk ka veze, dhe i shkreti mund te ushqeje femijet. Bashkimi u skuq ne fytyre, dhe me nje poze si i revoltuar, filloi te na tregoje mesimet e partise, dhe se nuk lejohen te mbahen pula apo kafshe si dele apo lope.

      Dhe keshtu, moj Natasha, Bashkimi na i mbushi mendjen se ai komshiu kishte thyer ligjet e Partise dhe pulat duheshin therrur.

      Te fala i bej Bashkimit nga Gjergji. E din vete ai se kush jam, se kemi shkuar shume mire bashke.

  11. Freedom says:

    Aq mire ja ben qe ja prish atyre komunisteve te zones nga levani deri ne tepelene..vete e kerkuan edi ramen..tani le ta durojne ate..o sali o baba..ktheu se bem shaka

  12. kjo qeveri po vepron si HAKIMI i pare ai u shkulte vethet nga veshi grave te DRIZARIT

  13. BYLYS says:

    Si paske para te ndershme ti dhe me djers dhe beke ndertim ne kundershtim me ligjet e shteti TI KUR I KUNDERVIHESH SHTETIT BATEHU SI I KE BER KTO PARA .NE QOFTESE I KE BER NE KURBET HALLALL POR ME VJEN KEQ QE ATJE KU KE PUNUAR NUK PASKE MESUAR SE SI FUKSIONIN LIGJET E SHTETIT LIGJOR DHE NE VEND QE TE BIJE ATE PERVOJ NE SHTETN TEND BEN TE KUNDERTEN .MIR TE GJETI

  14. Denonco says:

    bjerini pa meshire ndertimeve pa leje, ne burg per ordineret qe i kane ndertuar e qe tashme bejne edhe rezistence….

  15. buldozeri says:

    TE GJITHE SHKELESIT E LIGJIT TE NDERSHKOHEN ME SKREPA DHE BULDOZERE.PARA E PASTER POR QE SKA DERDHUR ASNJE TATIM NE SHTET, SI I BENE PARATE ME CMENYRA TE CUDITSHME DHE MAGJIKE U SHUMOHEN PARATE KETYRE ALABAKEVE QE KANE GUXIM TE MBROJNE PADREJTESINE ME DHUNE ,PO POPULLIN E DREJTE KUSH E MBRON NGA KETA PLEHRA QE ZAPTOJNE TOKA DHE PRONA SI I DO QEJFI,

    LIGJI MBI TE GJITHE PLEHRAT DHE TRAFIKENTET E DROGMENET QE PO HELMOJNE SHOQERINE TONE

  16. al, paci says:

    bej cudi me keta qe ndertojn pa lej, te hedhesh ter ato lek dhe te mos jesh i sigurt se do ta kesh ate pasuri apo do ta prishin

  17. hitleri says:

    Personalisht e urrej PS, dhe PD. Per kyt rast nje BRAVO te madhe qeverise dhe shpresoj te vazhdojne ne te gjithe shqiperine..

  18. hitleri says:

    Ashte e turpshme kur shof ne tv sesi civilat i kundervihen ligjit dhe forcave te rendit, ne kyt rast duhet Enveri

  19. Franco says:

    Me vjen keq qe disa flasin si tua kete mare leket ngagjepi zotria i karburantit juve, sa per prishjet dhe une kame filluar nje ndertes zonen time dhe nuke mund te vazhdoj aryeja dihet shume mire po qe politik dhe te jeshe ne krahun e gabuar i ke ne per kembe ata plehrat dhe ku eshte ekonomiia jone sote nuke ka asnje ndertim verdadhe dhe me vjen shume keq qe dhe populli e mbeshtet inuk ata jane disa klentelista te njeres parti ose anasiedhtas por populli eshte popull dhe nje dite ai do zgjohet dhe ata do marin cemimin e duhur qofshin ata qeveritar ministra rama meta apo berisha o popull zgjhu, thoshe naim frasheri ndre mjeda barren e vuajn fukarai,
    Ju faleminderi fc irland

  20. Niko says:

    Nuk eshte cudi se dhe ne Amerik para dy shekuj keto probleme kan qene qe sot po ndodhin ne Shqiperi jemi dy shekuj larg nga bota e qyteteruar o njerez Shqipetar.

  21. hitleri says:

    Pse nuk i publikoni komentet ? Apo ato qe ju interesojne nuk i publikoni? O Tema mos jeni gje vegel e rilindjes ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje