Sanksionet kundër Rusisë/ BE përshëndet vendimin e Shqipërisë

22 Mars 2014, 10:51Politika TEMA

Zëdhënësja e shefes për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian Catherine Ashton, Maja Kocijançiç ka kërkuar mbështetjen e vendeve të treta që të përkrahin sanksionet që Bashkimi Europian i ka vendosur Rusisë  për krizën në Ukrainë.

“Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje vendeve të treta, përfshirë vendet kandidate dhe kandidatet potenciale, që të përshtasin pozicionet me BE-në kur bëhet fjalë për krizën në Ukrainë, duke përfshirë masat kufizuese.

Kjo është procedurë standarde me cilindo vendim të këtij lloji dhe vendet e treta gjithmonë ftohen që të veprojnë në këtë mënyrë. Disa vende të Ballkanit Perëndimor tashmë janë radhitur (përkrah BE-së), si Shqipëria dhe Mali i Zi, hap të cilin e përshëndesim.

BE-ja, në mënyrë aktive, u shpjegon qëndrimet e saj vendeve të treta dhe qëndrim i yni mbetet: u bëjmë thirrje vendeve të treta që të radhiten me pozicionin tonë, natyrisht duke respektuar procedurat e veta. Në këtë moment flasim për qëndrimin e 28 vendeve anëtare të BE-së. Por, vendet e treta ftohen që të bëjnë të njëjtën gjë. Kjo është procedurë standarde dhe ne i inkurajojmë që ta bëjnë.

Kjo është posaçërisht e rëndësishme për vendet kandidate dhe kandidatet potenciale për anëtarësim, sepse perspektiva e tyre afatgjatë është pikërisht perspektiva evropiane dhe politika e jashtme e BE-së do të jetë edhe politika e tyre e jashtme”, ka deklaruar ajo për REL.

Nëse shembullin e Shqipërisë dhe Malit të Zi do ta ndjekin dhe Bosnja, Serbia dhe Kosova, ajo u përgjigj: “për këtë duhet t’i pyesni ato. Këto vendime merren pasi të respektohen procedurat e brendshme dhe unë nuk mund ta komentoj këtë”.

16 komente në “Sanksionet kundër Rusisë/ BE përshëndet vendimin e Shqipërisë”

  1. llupemadh dumbefriri says:

    Shqiperia lepin EU dhe merr trapin,serbia nuk lepin EU por lepin rusin merr kandidaturen dhe gati per ne EU..dicka nuk shkon ose EU eshte pro serbe.

  2. Bubureci Kolorados says:

    Tani me sanksionet e Shqiperise Putinit nuk i mbetet rruge tjeter vec vetevrasjes.

    1. elio says:

      Sejcili ben ate qe i takon, vend per ironi e sarkazem ka nga gjithekush, por Shqiperia qe duam eshte pjese e Evropes dhe jo e Azise…

    2. zelka says:

      Je i madh(jo si buburec)….ne i kemi “ngritur kembet” te gjitheve,por nje mut kemi mare…kjo do te ngjaje dhe me europen. Putini duket shume i shqetesuar nga qendrimi i shqiperise…ha,ha,ha…

  3. I KRISHTERI says:

    HISTORIA JONE ESHTE E HIDHUR ,KEMI QENE DHE MBETEMI SERVIL TE VERBER TE INTERESIT TE MOMENTIT,500 VJET NEN TURQI DHE U BEME VELLEZER , PO ASHTU DIKUR ME RUSET SHAME AMERIKANET ME NEN E MOTER, DHE SE FUNDI SAHAN LEPIRES TE AMERIKES DHE BE, JEMI VEND PA KOLLONE VERTEBRALE.ARMIKU I MIKUT TIMJO DOEMOS ESHTE ARMIKU IM,

    DUAJINI ARMIQTE TUAJ

    1. Une says:

      Bashkohem edhe une me komentin tend.Per fat te keq kjo eshte historia jone e hidhur.
      Mendoj gjithashtu se jemi nje shtet i vogel dhe te detyruar nga rrethanat marrim disa vendime qe s’na perfaqesojne.Besoj gjithashtu qe korrupsioni qe kemi brenda si shtet ne ben te dukemi karagjoza ne arenen nderkombetare.Ne jeten time kame njohur shume rus e ruse jane nga njerzit me te cilet shkoj me shume ne shoqeri.Dhe nuk duhet te harrojme qe kosova dhe krimea nuk kane asnje lidhje me njera-tjetren.Politika eshte ajo qe i ben njerzit te urrehen.Per shembull Putin deri dje nuk e kishte njohur kosoven ,sot e merr shembull per te krijuar nje shtet te ri.Pershendetje te gjithve dhe mos u shqetesoni shume per gjera qe s’na hyne ne pune ne evropian jemi panvarsisht se evropa as qe nuk do tja dije fare per Shqiperine

    2. muslimani says:

      historia jone eshte me e vjeter se 500 vjet mor kryq i vogel, historia jone eshte ma e vjeter se barbaret e krishtere kur imponuan me dhune e gjak kristianizmin ne vendin tone, kur te shruash here tjeter per histori mos harro terrorin e kryqezatave te europes se pa lare kunder vendeve muslimane,rraca e juaj mor kryqa te pa bese eshte servile,pise e injorante.kot e keni se historia do flase per ne bijte e zotit ne fene e ZOTIT

  4. Reynald de Chatillon says:

    E verteta ukrainase mbas hipokrizise:

    http://www.youtube.com/watch?v=fWkfpGCAAuw

  5. realiteti says:

    Ia kena bo Rusise 8 me 2.

  6. shiku says:

    Ja keshtu te lumte !!!!!!

  7. bep says:

    Po fryhet milingona se nuk po i jep gjak ariut.

  8. VL.HAS says:

    Politika shtetit tone ne lidhje me ngjarjet e fundit ne Gadishullin e Krimese , me duket se ka nje shmangje nga boshti i interesit madhor kombetar tone . Gjate gjithe historise se Kohes se Re , apo te Sotme ne jemi ushqyer me mendimin se ajo qe i eshte bere trojeve shqiptare ,pra coptimi i tyre ne pese shtete , nga fuqite imperialiste pa i pyetur shqiptaret , ka qene padrejtesi e madhe . Ndaj ne pa mundesi per t’i rreguluar me forcat tona dhe te mbetur pa perkrahje , gjithemone shpresat i kemi mbajtur te varura tek OKB ja ,se nje dite do i coje ne vend ato qe i ka te sanksionuara ne Karten e vet , PARIMIN E MADH TE VETEVENDOSJES SE KOMBEVE . Tani meraku qe me ze mua nga deklarimet tona , po sikur shqiptaret ne Maqedoni te kerkonin mbi nentedhjete perqind e tyrre t’i shkeputeshin Maqedonise per t’u bashkuar me Shqiperine , ne si shtet si duhet te reagonim ? Apo edhe ne kete rast siq na mesojne te medhenjete europiane , po sipas interesave te tyre te castit , te shenderrohemi qerre e tyre e te na terheqin ku te duan e si te duan . Une mendoj se me e mira per ne ne kete rast ka qene mos perfshirja e shtetit tone ne debatet e te medhenjeve per Krimene , per deri sa dhe vete ushtaret ukrainas ne vend te rezistences kundra ruseve , kishin zgjedhur lojen me top per te argetuar vehten dhe kundershtaret . Kesaj i thone te bejshe YSH pa pasur pula perpara .

  9. Kruja says:

    Drejt me parafolesin. Shqiptaret nuk duhet te mbajne ane ne kete rast. Sic a tha dikush me siper Serbia nuk eshte treguar e zellshme dhe ‘pro-europiane’ dhe perseri konsiderohet me afer europes.

    Kjo tregon se ne europe nuk te futin pazaret dhe servilizmat por gjendja e brendeshme e zhvillimit.

    Pastaj nje pyetje kisha per politikanet shqiptare. E kane lexuar fabulen e Ezopit. I tha miza qe sapo u ul mbi bririn e nje kau te madh qe po kulloste buze ne perroi: Zoti Ka, a po t’a lodh qafen une e ulur mbi bririn tuaj, te lutem me thuaj. Kau i qete i tha se nuk ka problem zonja mize, nuk e dija qe ishe aty e ulur.

    Pra qe te kemi peshe ne duhet te zhvillojme shtetin e se drejtes dhe eknomine. Dhe ne nuk i kemi keto dy premisa te medha qe te japin peshe ne politiken e jashtme. Dhe rruga drejt shtetit te se drejtes dhe ekonomise nuk kalon permes servilizmit te zellshem.

  10. Blue Jasmine says:

    Me duket se tani politika shqiptare beri ate qe duhej, Rusit i “futi friken”, dhe BE na “shkeli syrin. ”
    Po te vazhdojme keshtu, ne qershor do marrim “statusin”.

  11. arnaut stani says:

    Shqipetaret e mij te dashur! Me shume do te mesoni duke pare videon e futur me siper nga Reynald sesa duke derdellitur kot. Kriza ne Ukraine u nxit nga BE dhe NGO e GEORGE SOROS atje.Sa serioze eshte BE qe kerkon te antaresoje me dhune edhe nje vend gjysem feudal dhe oriental si Shqiperia ku nuk respektohet asnje ligj pevec urdherit te partise ? Ka ende njerez me mend edhe ketu !

  12. lali says:

    Megjitheate Shqiptaret ka pasur disa raste qe jane bere bashke ne historine tone ! Por ajo qe une kam vene re , te pakten nga sa njohim, si nga librat edhe nga eksperiencat personale , Prijesit” o (qeveritaret) e tyre duhet t’i therrese ne kodin e tone ! Atehere koha na deshmon se nuk ka force ne bote ,te matet me Shqiptaret , sado te varfer apo te papajisur te jene ! I kemi vertet te rralla keto momente , por shume te cmuara , jo vetem sepse kane mbetur ne historine boterore , por dhe sepse kane treguar se kodi moral Shqiptar , eshte pjese e genit Shqiptar ! Shqiptaret e njohin dhe e vleresojne njeriun” e kauzen , aq me shume po te jete dhe i virtytshem , nuk durojne t’i fyesh , te respektojne, me shume po ti vleresosh , nderosh e respektosh ! Japin jeten per nder dhe jo per para ! Sa thashe nuk do te thote se ska pyll pa derra , por ne pergjithesi ky eshte sub-koshi Shqiptar ! Kush prijes e ka njohur dhe rspektuar kete kod , i ka bere Shqiptaret rreth vehtes, duke pase me vehte nje force qe ka dhene prova qe asnje komb tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje