Autoritetet pranojnë se avioni kishte ngarkesë të rrezikshme/ Dëshmia: Kam parë MH370 në ujë pranë Ishujve Andaman

21 Mars 2014, 19:08Politika TEMA
Autoritetet pranojnë se avioni kishte ngarkesë të rrezikshme/

Shpresat për të gjetur ato që dyshohet se janë mbetjet e avionit të Malaysian Airlines janë duke u shuar, ndërsa vetë Australia thotë se mund të jenë kontejnerë.

Me dhjetëra anije e avionë u përfshinë në kërkimet në jugperëndim të Australisë, në Oqeanin Indian, por deri më tani nuk është gjetur ndonjë gjurmë.

Ndërkohë, atuoritetet e Malaysian Airlines kanë konfirmuar se avioni po transportonte një ngarkesë të rrezikshme.

Bëhet fjalë për bateri me litium, shumë të ndezshme.

Drejtori i kompanisë e pranoi këtë gjë katër ditë pasi kishte mohuar se në avion kishte materiale të rrezikshme.

Ai tha megjithatë se bateritë ishin paketuar me shumë kujdes.

Ky zbulim vjen në kulmin e spekulimeve se avioni mund të ketë marrë zjarr.

Bateritë me litium, që përdoren në celularë dhe laptop-ë, janë përgjegjëse për një seri zjarresh në avionë, madje kanë rrëzuar edhe një avion vitet e fundit.

Bëhet fjalë për rrëzimin e një avioni mallrash në vitin 2010.

Në një tjetër zhvillim, një grua nga Malajzia pretendon se e ka parë avionin në ujë, pranë Ishujve Andaman, ditën kur ai u zhduk.

Gruaja nga Kuala Lumpur është shumë e bindur që e ka parë avionin në orën 2:30 më 8 mars, disa orë pasi avioni u zhduk nga radarët.

Ajo thotë se ka depozituar një raport në polici, pesë ditë përpara se kërkimet të shtriheshin pikërisht pranë Ishujve Andaman.

Disa thonë se kjo mund të jetë një dëshmi e besueshme, pasi ishujt janë në korridorin verior, ku mendohej se ishte drejtuar avioni.

Nëna e dhjetë fëmijëve, Latife Dalelah, 53 vjeç, insiston se ka parë një objekt në ngjyrë të argjendtë, në formën e avionit, në ujë, ndërkohë që ajo po kthehej në Kuala Lumpur.

“Gjatë gjithë kohës po shikoja jashtë nga dritarja, pasi nuk po me zinte gjumi,” thotë ajo.

“Më pas pashë më nga afër dhe u shokova kur pashë bishtin dhe krahun e një avioni në ujë. Zgjova miqtë e mi dhe u thashë, por ata nisën të qeshin”.

Por kështu reagoi edhe një pilot, që u pyet për mundësinë që ajo të ketë parë një avion nga ajo lartësi.

Kur ajo i tha një stjuardese se çfarë kishte parë, ajo i tha asaj që të flinte gjumë.

Por ajo është e bindur se ka parë një avion.

Djali i saj polic i tha që të depozitojë një dëshmi pranë autoriteteve.

Ishujt Andaman janë në atë korridor që mendohej se ishte përshkuar nga avioni fillimisht.

Megjithatë India nuk e ka lejuar Kinën që të dërgojë katër anije luftarake për të kërkuar pranë këtyre ishujve.

3 komente në “Autoritetet pranojnë se avioni kishte ngarkesë të rrezikshme/ Dëshmia: Kam parë MH370 në ujë pranë Ishujve Andaman”

  1. Zana says:

    Dëshmi interesante.

  2. 4999 qelbesira + skypion says:

    Per budallenj si ty

  3. hasani i currajve says:

    po mire mor vella. Keta thone qe po bejne zbulime ne hene , si ka mundesi qe nuk gjejne nje avion ne toke?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje