Partia Demokratike vijon akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama përsa i takon fshehjes nga Kryeministri Edi Rama të termave të marrëveshjes me Fondin Monetar. Ish-ministri i Financave Ridvan Bode theksoi se kjo marrëveshje parashikon rritje të reja të taksave dhe futjen e taksave të reja, për shkak të performancës së dobët të qeverisë dhe përkeqësimit të shpejtë të ekonomisë.
“Mbarë opinion publik përcolli me shqetësim deklaratën e bordit të drejtorëve të FMN lidhur me konsideratat dhe propozimet për marrëveshjen aq shumë të reklamuar si sukses nga ana e qeverisë Shqiptare. Qeveria, që kishte mbajtur në fshehtësi termat e kësaj marrëveshje, që kishte folur vetëm për përfitimin e 330 ml eurove në 3 vjet dhe jo termat dhe shqetësimet e FMN për zhvillimet në vend, u mundua të mohojë dhe përgënjeshtrojë atë që për muaj me radhë negocioi po vetë. Evërteta është se Bordi i Drejtorëve të FMN shpreh me të drejtë shqetësimin alarmues të përkeqësimit të shpejtë dhe futjes në recesion, të ekonomisë që po sipas Bordit në 2009-2012 u arrit “të mënjanohet me sukses rënia në recesion në kulmin e krizës globale dhe që pati një rënie të ritmit të saj më të lehtin në rajon””, u shpreh Bode në një konferencë për mediat.
Sipas tij, e vërteta është se FMN është i alarmuar për risqet e mëdha që paraqet borxhi i rritur me aq lehtësi nga qeveria Rama vetëm në harkun e pak muajve duke qenë “më i larti ndër vendet e Europës Qendrore, Lindore e Juglindore”.
“Kjo paaftësi për të vendosur disiplinën fiskale është shkaku i propozimeve të FMN për rritjen apo vendosjen e plot 10 taksave të reja mbi qytetarët dhe ekonominë. Në fakt përgënjeshtrimi i Ramës është i turpshëm për qytetarët e këtij vendi, pasi në faqe 29 të raportit, paragrafi i 3, janë propozuar si mundësi: vendosja e TVSH në arsim; vendosja e pagesave toll në rrugët e vendit; rritjen me 50% të taksës mbi tregtimin e makinave të përdorura; futjen e TVSH për ndërtimet-banesat e reja; futja e një takes për hyrje daljet nga Shqipëria të popullsisë vendase; vendosja e taksës mbi pronën (shtëpi, tokë) sipas vlerës; futja e një takse vjetore për përdorimin e makinave bazuar në vlerën e tyre; rritjen e tatimit mbi të ardhurat e individëve, përfshi dhe interesat e depozitave dhe dividendin nga 10 në 12% (rritje 20%); Vendosjen e një akcize mbi të ashtuquajtur mallrat e luksit”, tha Bode.
o bode ti je ushtari armik nr 1 i FMN. ne 96 kur te THANE MOS BEJ FIRMA PIRAMIDALE SE PO INFORMALIZON PARANE JU E ZHYTET VENDIN NE KAOS! TURP TJU VI JUVE QE DONI TE KRIJONI ARMIQ NDERKOMBETARE PER TE KRIJUAR KAOS! TURP TJU VI.
eh more kur te kane lene ty te flasesh, po si ske turp qe del akoma rrugeve tek shikon kaosin e bjelle ne 23 vjet nga ty e shohet e ty, po ju sjeni shqiperate por e shikoni kete vend vetem per ta plackitur. Faj ka Rama i lodhuri qe vjen verdalle si pordha neper breke e nuk jua fut juve horrave kembet ne nje kepuce…