Sulm terrorist në Turqi/ Autorët nuk janë nga Shqipëria, siç u raportua fillimisht

21 Mars 2014, 10:58Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Një sulm terrorist ka tronditur Turqinë.

Një makinë, në të cilën ndodheshin 3 terroristë, ka sulmuar forcat e sigurisë turke në vendin e quajtur Nigde Ulukisla.

Një oficer dhe një polic humbën jetën, ndërsa 5 ushtarë mbeten të plagosur.

Sipas xhandarmërisë dhe policisë së Nigde-s, dje në ora 11.00 është ndaluar një makinë e dyshimtë në pikën e kontrollit në Hatay.

Gjatë kësaj kohe, një person nga makina ka sulmuar me automatik kallashnikov dhe granata dore forcat e sigurisë, ku kanë mbetur të vrarë 2 vetë dhe janë plagosur 5 të tjerë.

Mes viktimave është edhe shoferi i një kamioni.

Personat e dyshuar mundën të largohen nga vendngjarja, ndërsa në aksin rrugor Mersin-Ankara ka ndodhur edhe një përplasje e armatosur me forcat e sigurisë ku ka mbetur i plagosur në krah edhe një udhëtar i rastësishëm.

Fillimisht u raportua se atentatorët ishin tre persona nga Shqipëria, por Ministria e Brendshme shqiptare ka mohuar zyrtarisht pjesmarrjen e shtetasve shqiptarë në sulm.

Sipas Ministrisë tonë të Brendshme, 2 nga personat e arrestuar janë shqiptarë nga Kosova, ndërsa tjetri është shqiptar nga Maqedonia.

Mediat vendase nuk japin identitetin e plotë të të arrestuarve, por theksojnë se dy prej tyre, me inicialet E.S dhe E.A janë 18 vjeç, ndërsa personi me inicialet C.R është 23 vjeç.

Sipas medias turke, terroristët kanë hyrë në territorin turk nga Siria, por nuk thuhet se përse e kishin kaluar kufurin.

43 komente në “Sulm terrorist në Turqi/ Autorët nuk janë nga Shqipëria, siç u raportua fillimisht”

  1. Viktor Hoti says:

    Del qarte pse ka hequr dore MUca . Ai e kuptoi se i kish ikur nga komanda kopeja ne mos po ka hapur dere vete …. Viktor Hoti

  2. Remziu says:

    Do jene kushurinjte e Nishanit

  3. MonsieurA says:

    Tmerr! Edhe Al-Kaeda na duhej…

    1. marin says:

      Po keta turqit si i lane te largohen. Nuk pati nje aty tju a fuste ne rrota apo jane fshehur ku kane mundur. Hajde forca sigurie hajde!

  4. Andreas says:

    Po kthehen ne origjine passardhesit e jeniçereve.

    1. mao says:

      Tani ju grekeve qirje Andreas gjithmone u djeg bytha kur permenden jeniceret dhe nuk keni faj ne fakt se keshtu e keni patur ate hallin e madh. Faji pse ka kaq shume idiote qe vene ne siri per xhihad eshte i qeverive tona qe kane shkaterruar shkollat. Dhe pa shkolle keshtu do mbetesh, ose zar i hoxhes ose zar i priftit. Keta te tre qenkan nga shqiptaret e maqedonise thuhet, dhe shqiptaret e maqedonise jane shume keq ne drejtimin e arsimimit dhe kultures moderne. Shkak i kesaj eshte shtypja sllave dhe klasa e ndyre hoxhallare shqiptare qe bashkepunon me sllavet per te ruajtur ndikimin e vet mbi ca mjerane fukarenj. Ndaj ju ftoj te shkoni ne shkolle o njerez e te punoni fort qe te jetoni me nder dhe dinjitet, pa u bere zara te dushmaneve.

      1. Joni says:

        Mao te lumte pena se i ke rane ne koke problemit. Shqiptare mos besoni kisha e xhamija.Feja e Shqiptarit eshte SHQIPTARIA.

  5. Roland says:

    Me falni po per nje problem te tille, qe po an demoting si komb. Do te duhet me seriozitet si nga komentoesit po dhe gazetaret. E sa per qeverine duhet te veproje sipas ligjitmdhe ne ka segmente qe perkrahin terrorist eat duhet te shkarkohen dhe te denohesh. Feja e shqipetarit eshte shqipetaria.

  6. edi says:

    dite te zeza shof ti afrohen shqiperise.nese vazhohet keshtu dhe shteti eshte i pafuqishem ti eleminoje keta teroriste myslimane laiket dhe te krishteret detyrimisht qe jane ne kushtet e vetmbrojtjes, qe te con ne nje konflikt te pashmangshem. bravo cuna terroriste islamike ate qe serbet nuk e bene dot me armet e tyre po e beni ju me mjekrat tuaja.jam i sigurt qe nese realizohet kjo keta mjekrat do marin shume dekorata e lavde nga serbet vetem se shtet shqiptar si nje etnitet nuk do kete me!kam pershtypjen se ky eshte konflikti i rradhes ne ballkan qe shkruajne perendimoret.

  7. net says:

    Keto jane kurthet e mushrikeve dhe monafikeve, allahu i shkaterrofte.

    1. Andreas says:

      O Net mazllemi, po ku je o djale se na thave syte?
      Po ça po ndodh me ju o Net, na jep ndonje te re, ndonje llaf nga brenda.

    2. gjergji says:

      ik në siri o net , ik në arabi !

  8. PLISI says:

    Ceshte ky lajm mo?! Ku u dalluan ata qe ishin shqiptare?! Tema punon vetem ne ceshtjen e demtimit te shqiptarve sepse nuk po e gjej diku tjter kete “lajm”!

    1. jeronim de rada says:

      Ne ceshtje te demtimit te shqiptareve po punojne keta terroriste islamike. “Tema” vetem e dha nje lajm te vertete. Ndoshta ty nuk te pelqen, por kete lajm e konfirmuan edhe shume gazeta te tjera .

  9. A T Z says:

    Bravo cuna,nga trafikante droge e mishi te bardhe po ecni me larte ne hierarkine e krimit.Eeeeeeeee more te pashkolle sa ju pelqene rruga e shtrember.

    1. Kosovari dardan says:

      Kjo eshte nje propagande antishqiptare,sepse shqipet nuk kane asgje te perbashket me Al-Qaiden.Tema eshte e gatshme te gjeje komente me shpifje dhe genjeshtra.

      1. mao says:

        Po jo more shok se nuk eshte propagande. Nuk ua ka fajin Tema jo. Kur shkova vet ne kosove para ca vjetesh pashe qe kishte me shume xhamija sesa shtepi. Po hapni shkola more mik se me xhamija zara dhe viktima do mbeteni ne shekuj. Shkolla, shkolla, shkolla!!!!!

  10. Keto jane frutet e pemes se mbjelle prej Bashkim Gazidedes e Sali Berishes qe prej viteve 1993-1994.Frutet e “vellait” te Erdoganit.

  11. arjan says:

    ore sa shqiptare ka ne turqi e arabi ata nuk mund te quhen ma shqipatare se atje jane rrit e jetojne.prandaj mos e vritni mendjen se faji eshte edhe i shtetit qe lejon shkolla turke fetare ne shqiperi.duhen mbyll shkollat fetare se po indoktrinohen njerezit keq.

    1. sh q i p says:

      besoj ju shqipetare i mbani mend se si u lyen me gjak muret e bashkise se kryeqytetit. besoj e keni parasysh skenen makaber te therrjes se kurbanit. po a ka ndonje me mendje te kthjellet te beje lidhjet e ketij xhesti me problematiken qe kemi sot. ju a them une. ata bertasin europa, integrimi, statusi e gjithfarlloj ligjeratash. po kush kupton e di mire se ato jane thirrje per allah, xhihad, e tritol. pas ketyre shemtive fshihet fytyra e vertete e berish bashes. po e tepron do me thote ndonje nga ju. aspak. kjo eshte strategjia e radhes per te penguar shqiperine te shkoje drejt familjes europiane. pse nuk u çfaqen para 6 muajsh keto ngjarje ? pasi u provua me planin a, me planin b e me radhe, u vune ne levizje fondamentalistet qe jane edhe baza ku mbeshteten pedet.shpresoj qe shteti te veproje kundrejt financuesve e ispiruesve te ketij xhihadi te shemtuar

  12. allau ekber says:

    NET :
    me duhet te them se nuk mjaftojne 5 lutje ne dite per te lare gjynahet ..
    mos ndoshta duhet te faleni 10 ?

  13. qytetari says:

    Tema,
    s´ e kuptoj pse kaq discreet per te mos i dhene emrat e terroristeve te plote ,por me iniciale!

  14. Skeptik.... says:

    nuk e kuptoj pse kjo qeveri e paska inatin me muslimanet!!!! nga mengjesi ne mbremje flitet per terrorizem. media i vjen mbas avazit Edi Rames. kush ka pare ndonje akt terrorist ne Shqiperi nga islamiket…………??? mos harroni se muslimanet jane mbi 80% e popullsise ne Shqiperi dhe vete kryeministri eshte ne minorance. po mire te na bejne se po e leme veten ne dore te nje ortodoksi te cmendur

    1. mao says:

      Ik more budalla, te paska futur dhe ty hoxha trute e gomarit. Na e ka faijin qafiri kaur thua. Po qe djelli shkon pereth tokes a ta tha hoxha more trap? Po shko ne shkolle more fakir se do lesh edhe ti kockat maleve te sirise si keta fakiret e tjere. Ah ne ardhte edhe njehere 1967!!!

  15. E verteta says:

    Keta jane vellezerit e Erdoganit. Ti gezosh vella!

  16. albani says:

    klysh pa atdhe,duhet te ngrihemi ta mbrojme shqiperin tone sa nuk eshte vone,keto gjak prishur duhet ti djegim,do te na rrezikojne sigurin kombetare,vdekje ketyre klysheve arab,rrofte shqiperia,

  17. albani says:

    klysh pa atdhe,duhet te ngrihemi ta mbrojme shqiperin tone sa nuk eshte vone,keto gjak prishur duhet ti djegim,do te na rrezikojne sigurin kombetare,,rrofte shqiperia,

  18. trojani says:

    lajmi pak i dyshimt,autoret filisnin arabisht,ishin 18 vjecar,me inicialet e me siperme,2shqiptar 1 kosovar po ariten te largohen pa i kapur!!!!!
    atehere ku i gjeten gjithe keto informacione!!!!???
    me kujton lajmet greke te viteve 93-95 qe kishin per qellim krijimin e profilit negativ te shqiptareve dhe atehere autoret “shqiptare”por qe su kapen kure.
    megjithate kjo nuk na bene engjej ka plote te tille.
    uroje dhe shpresoje te jete i rem lajmi.

  19. Malo says:

    Qe ne Shqiperi ka shume nga keto kontigjentet te liodhura me Al-Kaedan, kjo nuk ka me dushime. Po çtu besh disa analisteve te Klani qe i marrin ne mbrojte. Mbi ta dhe gjithe sojin e tyre duhet te bjere me gjithe forcen grushti i drejtesise si e vetmja alternative per ti mbajtur te pasterta siç edhe kane qene bashkesite tone fetare. Keto sekte, jane mbeturine te Gazidedes dhe ispirohen nga bashkepuntori i tij Visha Ajazi, prandaj shoqeria dhe policia duhet te jene me vigjilente.

  20. Makarona te skaduara says:

    Do ti kete fut greku me vra nenji turk andej

  21. Lulja e Dukagjinit says:

    C’duan shqiptaret atje more legena…turp te keni…jemi popull me vlera…asnjehere skemi pase probleme mes konfesioneve…po shteti i ka fajet…tmerr kur ndegjon qe shqiptaret ikin ne lufte qe i takon dikujt tjeter….turp turp

  22. fieraku4u says:

    JU QE SHKRUANI QE KJO ESHTE PROPOGANDE…NUK JAN PROPOGANDA KETO JO.

    POR ESHTE REALITETI QE PO JETOJM. EKSTREMIZMI RADIKAL ISLAMIK NE SHQIPERI ESHTE NE RRITJE. GJATE GJITHE KESAJ KOHE KY EKSTREMIZEM KA QENE I FSHEHUR, TANI PO DALIN NE SIPERFAQE TE GJITHA.

    ARRESTIMET NE TIRANE DHE KETA 3 TERRORISTA NE TURQI TREGON SE KU VERTET NDODHET SITUATA NE RAJONIN SHQIPTARE.

  23. Kosowar says:

    Ky eshte lajm tejet pozitiv per shqiptaret. Arsyeja eshte kjo – keta debila kane vrare ushtare e polic turq. Turqia si nje shtet represiv policor nuk do te jau fal kete. Turqia do ti eliminoj plotesisht keta trushperlar sepse kane rrezikuar sigurine e saj. Gjithashtu ketyre debilave ju ka skaduar afati i perdorimit sepse nuk i duhen me askujt, sepse as Perendimi, as Truqia bile as vendet arabe nuk duan qe ne Siri te fitojne xhihadistet. Tashti me krizen e Krimese eshte zhvendos plotesisht vemendja nga Siria qe dmth. Assadi (edhepse diktator) ka duart e lira ti crrenjose xhihadistat. Trushperlaret shqiptare eshte dashur te mendojne dy here para se luftojne per kauzat e huaja. Gjithashtu duhet te jene mirenjohes per faktin qe jane europiane e jo orientale mesjetar, dhe si te tille te ndertojne jeten e tyre dhe familjet ne vendin e tyre. Keshtu kane me shku si qeni ne rrush.

  24. PrapambetjetOsmane says:

    Gok gyzel-et e ballkanit, stersternipat e mahmut sulltanit !
    Ne diktature (ne diktaturen e E. Hoxhes, apo diktaturat ne vendet arabe), njerezit qene te shtypur dhe nuk munden te shfaqnin plotesisht boten shpirterore. Ne demokraci njerezit kane mundesi te shfaqin, pothuajse, teresisht ate cka ndiejne. Ndaj edhe cok gyzel-et, nuk duhen keqkuptuar, po shfaqin ate cka ndiejne, ate kod vlerash te kaluar nga prinderit te femijet, brez pas brezi, ne inkoshience. I terheq poli, pjese e te cilit ndihen se jane. Menyra sesi ndihen edhe jetojne eshte 1 forme perceptimi, rezultimi dhe te jetuari qe kalohet nga brezi ne brez, tradicionalisht, si edhe cdo menyre tjeter te jetuari, psh. menyra e te jetuarit sipas vlerave evropiane.

    1. mao says:

      Ore fashist perse i perbuz njerezit e varter te genjyer nga hoxhallaret? Po ti qe na ben si ‘europian gjenetik’ nga je valle me origjine, apo nga Roma, Parisi dhe Berlini. Nga ndonje katund ballkani je dhe ti. Une personalisht jam per te mos lene asnje xhami a kishe ne kembe ne kete vend, si ne 1967, por ama nuk toleroj keto teorira kulturore fashiste kunder njerezve, pavaresisht besimit dhe kombesise. Hiqni dore nga perbuzja e kulturave njerezore se thjesht tregoni injoranece dhe kompleks inferioriteti. Cdo kulture ka vlera universale ne vetvete.

      1. jeronim de rada says:

        Mire e ke o mao, por a nuk te duket pak e cuditshme se si kaq lehte po genjehet ky soj nga hoxhallaret.

      2. PrapambetjetOsmane says:

        [email protected], nuk thua ti i ekuilibruari, di ndonje rast evropiani (jo evropian i sotem me prejardhje ar..abe apo tur..ke) qe te shkoj te luftoj per al..l…ah ??!! Atehere cfare lloji shq/”evropiani” jane keta qe shkojne te luftojne per al..l…ah ??!! Mos vall jane si keta evropianet me prejardhje ar..abe apo tur..ke, por disi me te hershem !! Qofshin shendosh !
        Eshte tjetersuar ideja e shq…iptar…ise ne shekuj, packa se nuk i ben askujt pershtypje, sepse jane pjese e problemit. Po ja psh. na thuaj nje vend tjeter evropian te tjetersuar ne is…lam, jo nga emigracioni por nga autoktonet?! Nuk mund ta kuptojne qenien e tyre si is…lam…ist it, fr apo ger. Dhe sa per ki…shat aty ku i kishin i kane, sepse eshte vazhdim i natyrshem i tradites se tyre, por nuk jane fanatik besimtar dhe kjo eshte nje merite e tyre. Evropianet ngriten xha…mi per te respektuar besimin fetar te emigranteve dhe jo se besonin evropianet autokton. Si shpjegohet qe shq/”evropiane”, ne ndryshim nga te gjithe evropianet e tjere, ngritem xha…mi per “autoktonet” ??!!
        Nuk behet historia e evropianit i bazuar ne qitapet e sulltanit.

        1. mao says:

          Ore a e di ti qe perendimi ka patur fanatike fetare me tonelata perpara se te shperthente mendimi iluminist dhe shkencor. Po Xhordano Brunon e te tjere perparimtare kush i digjte te gjalle? Digjnin njerezit te gjalle !!! Mbi 40 gra jane djegur te gjalla ne perendim si shtriga vetem ne shek XVII. Po kryqezatat kush i beri? Po indianet dhe zezaket kush i shfarosi dhe i skllaveroi? Po hebrenjte kush i shfarosi ashtu qe as kafshet nuk shfarosen? Por perendimi njohu revolucionin industrial dhe revolucionin e dijes ndaj sot ka disa vlera humane. Une kam 1000 here me shume frike nga kapitalizmi global perendimor me fuqite e tij te tmerreshme sesa nga ca fakira te varfer dhe injorante te genjuer nga hoxhallaret. Po keta kush i turri ne Siri? A nuk eshte perendimi dhe zarat e perendimit si sauditet dhe turqia armiqte e Asadit.

          1. PrapambetjetOsmane says:

            z. @mao, nuk kane mbetur evropianet tua tregojne cok gyzel-et historine e tyre se cfare kane bere ne mesjete, por e kane shkruar vet dhe kane evoluar vet ne ate cka jane sot, gje te cilen nuk e kane arritur cok gyzel-et.
            Kur nuk ka as edhe 1 evropian qe te luftoj per al..l..ah, keta cok gyzel-a qe shkojne luftojne per al..l..ah, cfare jane evropian ??!!
            Nuk behet historia e evropianit nga qitapet e sulltanit.

  25. agostin says:

    Turqia eshte bere streha e terroristeve qe shkojne ne Siri,tani po merr reston nga vellezerit shqiptaro-arab.Masakrat qe ka bere Turqia ndaj te tjereve ,dhe vazhdon ta beje ndaj kurdistaneve ,nje dite do ta paguaj shtrenjt.

  26. Bazarhesap says:

    Njerzit qe jane pjese e ISIL nuk kane kombesi ato jane kanceri dhe problemi numer nje ne Siri,prej atyre po njollosen edhe ata qe luftojne per clirimin e Sirise FSA,A.I, etj.
    Ata qe i bashkohen ISIL eshte me mire ti bashkohen Ushtrise te Assadit se te njejten gje bejne vrasin njerez te pafajshem

  27. dije says:

    keta mund te jene shqiptare por skan lidhje me fene,ata duket qe kan qene njerez adoloshente dhe mbase edhe drogaxhi qe bejne te fortin sic bejne edhe ne shqipaeri kosove.

    gazeta tema eshte ne fushate anti islame dhe cdo gjeje i jep ngjyra fetare..
    gazeta tema nga kush paguhesh qe te besh lajme te tilla???

  28. XENI says:

    me siguri u ka humbur BUSOLA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje