A fluturoi avioni në auto- pilot derisa i mbaroi karburanti?

20 Mars 2014, 19:12Politika TEMA

Ekspertët e aviacionit po përpiqen që të shpjegojnë misterin e fluturimit MH370, pasi disa mbetje, që dyshohet se i përkasin këtij avioni, u gjetën në Oqeanin Indian, rreth 1500 milje në jugperëndim të Australisë.

Skuadrat e kërkimit kanë ndaluar punën pas një operacioni që zgjati dhjetë orë për shkak të kushteve të motit.

Zona që kërkojnë është shumë e gjerë dhe ata nuk kanë gjetur ende asgjë.

Më herët Australia bëri të ditur se ka pikasur në pamjet satelitore dy mbetje, që mund t’i përkasin avionit të Malaysian Airlines.

Megjithatë, ata thonë se kjo është vetëm hipotezë.

Një nga redaktorët e revistës “Aviation International News Safety” tha se nëse avioni është rrëzuar në këtë pozicion, kjo e redukton shumë mundësinë që ai të jetë rrëmbyer.

Robert Mark tha se avioni mund të ketë fluturuar me auto-pilot derisa i ka mbaruar karburanti.

Ky arsyetim vjen për shkak se kjo është një zonë shumë e largët e planetit, pa mundësi uljeje.

Ekziston mundësia që diçka i ka ndodhur ekuipazhit dhe avioni ka kaluar në auto- pilot.

Mundet që kabina të ketë humbur presionin për shkak të ndonjë defekti strukturor.

Mark thotë se pasi avioni ka marrë kthesën, nuk e ka ndryshuar kursin.

Por kjo nuk u jep fund teorive spekulative për këtë çështje.

Hetuesit po hetojnë një telefonatë që ka bërë kapiteni, e cila etiketohet si e dyshimtë.

Ndërkohë mediat thonë se kompania Malaysian Airlines nuk e ka blerë një aplikacion që kushton rreth 10 euro, që gjeti vendin ku u rrëzua Air France në vitin 2009.

7 komente në “A fluturoi avioni në auto- pilot derisa i mbaroi karburanti?”

  1. sit _ back _ and _ relaks says:

    10 euro apo 10 mije euro? se 10 euro ai qe ben aplikacionin i do vetem per tu ulur perpara laptopit

  2. nastradin says:

    TEORITE KONSPIRATIVE TE 11 SHTATORIT NE SHBA DHE GERDECI ALBANEZ.

    Ne SHBA aktualisht akoma eshte duke u zhvilluar me debate te nxehta diskutimi midis ithtareve te teorive konspirative dhe perkrahesve te qeverise se SHBA, ne se tragjedia e 11 shtatorit kane qene vepra te qellimshme te iniciura nga vete qeveria dhe CIA amerikane per te fituar dividente politike, apo ishin thjesht nje veper makaber terroriste e Al Kaedes dhe Bin Ladenit qe zbuloi se CIA Famoze e Bush Xhunjor Dallkaukut ja kishte futur me gjume, njesoj si SHIK-u i Bamir Topit tone ne tragjedine e Gerdecit.

    Ne kete situate zhduket pa lene gjurme aeroplani modern Boing 757 i kompanise “Malaysia Airlines” ne nje kohe qe satelitet e sofistikuar mund te fotografojne edhe nje top golfi ne cdo pjese te Rruzullit Tokesor. Si athere? C’ka bo vaki qe nje aeroplan civil Boing me shume aparatura te zhduket pa lene gjurme? Kjo le mjaft dyshime dhe na kthen ne debatin aktual te 11 shtatorit tragjik kur 4 aeroplane prape Boing 757 goditen, shkaterruan dhe rrezuan totalishtsh Kullat Binjake te Qendres Boterore Tregetare ne Nju Jork dhe goditen pjeserisht Shtabin e Pergjithshem te Ushtrise amerikane, ose Pentagonin me shume viktima ne njerez dhe deme materiale. Dhe e gjitha kjo kur keta aeroplane SHETITEN disa ore me radhe ne hapesiren ajrore te SHBA dhe asnje aeroplan ushtarak nuk u vu ne ndjekje te tyre per nje kohe te gjate dhe historia filloi te zbardhej pasi Kullat Binjake ishin rrezuar dhe rafshuar me dheun. Si keshtu? Pse keshtu?

    Po te kemi parasysh organizmin administrativ civil dhe ushtarak te SHBA ku per te ndjekur nje aeroplan te dyshimte, kur gjuajtesit ushtarak amerikan F-16 me te marre njoftimin e alarmit te radarit i duhen jo me shume se disa sekonda per te ndjekur dhe zbuluar aeroplanin e dyshimte qe nuk i pergjigjet thirrjeve te koduara, atehere me te vertete mund te besojme se pas tragjedive te 11 shtatorit dhe tani te historise me aeroplanin e “Malaysia Airlines” qendrojne teori konspirative te menduara mire dhe me kujdes.

    Por po te gjykojme nga tragjedia jone kombetare e GERDECIT kur ishte po qeveria e Bush Xhunjorit si ne rastin e 11 shtatorit qe i fali me bujari 300 milione USD firmes private Saliu&Son per te ngritur Fabriken Famekeqe te Vdekjes ne Gerdec, dhe me pas nuk mbajti asnje pergjegjesi per viktimat e BUMJES se financuar nga Pentagoni, atehere perfundimisht mund te heqim dore perfundimisht nga teorite prej budallai te konspiracionit teorik, sepse keto tragjedi qe po shtohen dhe nuk lene kurfare gjurme e kane zanafillen tek DIFEKTET ne sistemet e sigurise ne Bote dhe kryesisht ne SHBA si shteti avangard i garantimit te Paqes dhe Demokracise, por edhe tek Presidentet qe po zgjedhin me mendjelehtesi ashiqare amerikanet kohet e fundit.

    Pak a shume si shqyptaret me zgjedhjen e Presidentit te tyre.

    1. Ilir Hoti says:

      pash njat zot; 1-ku e ke ba at shkolle2-me cfare pune merre(me kuptimin cilit zbulim i perket) 3-Cfare grade akademike -shkencore ke $-sA BOTIME KE DHE me cfare emri-autori –Nastradin?????Ndoshta e kam gabin por me dukesh si sigurimas i Enver-Salihit..Koke e madhe per zotin….

  3. babec says:

    Ndoshta perfituesi jodirekt i gjithe kesaj eshte Lad Put in..:

    1. enea says:

      Po ckeni me Putin mo aman. Late nam. Pse nuk konsideron pak teorine tjeter qe dikush nga keto shtetet e di se cfare ka ndodhur tamam tamam por nuk duan te japin lajmin???????

      Si thua ti? Ka gje te mos gjendet sot? U zhduk aeroplani keshtu si per qejf?

  4. Bubureci Kolorados says:

    Thjesht avioni eshte fezuar per difekt teknik dhe kompanija prodhuese ben ket cfaqje per te mos humbur reputacionin.

  5. iluministi says:

    Nastradin avioni eshte boing 777 thjesht per korigjim.
    Teknoligjia funksionon por jo cdo avion civil gjurmohet.
    Mos dil ne perfundime por prit behu i durueshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje