Kryeministri Edi Rama artikuloi akuza të forta ndaj ish-mazhorancës së drejtuar nga Partia Demokratike në lidhje me atë që e konsideroi si mashtrim të shqiptarëve për pronat dhe dëmshpërblimin për ish të përndjekurit politikë. Pas largimit të deputetëve të PD-së nga salla e Kuvendit, ku nisi diskutimi i ligjit ‘Për Institutin e të Përndjekurve Politikë’, Rama u shpreh se partia Demokratike duhej të ishte e pranishme në këtë seancë, pasi për 8 vite me rradhë nuk ka bërë asgjë për ish të përndjekurit, ndërsa në mbi 20 vite i përcau dhe vendosi ndasitë mes shqiptarëve me mësimet e Partisë së Punës.
Në fjalën e tij gjithashtu Kryeministri u ndal edhe në çështjen e pronës, për të cilin tha se gjatë 8 viteve të qeverisjes së PD-së u hartuan 8 ligje që kundërshtonin njëri-tjetrin.
“Kemi akorduar buxhetin më të madh për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve që i gënjyert e mashtruat për 8 vitet e qeverisjes suaj dhe vetëm në 2013, kur mendonit ti gënjenit sërisht për ti marrë votën, caktuat buxhetin tuaj më të madh. Ne nuk i kemi premtuar asnjëherë kompensim 100 % as ish-pronarëve dhe as ish-të përndjekurve, por sapo erdhëm në qeverisje nisëm procesin e inventarizimit të pronave. E dini Ju sesa janë vrasjet për çështjet e pronësisë? Janë mbi 8 mijë, kur shqiptarët vrasin shqiptarë vetëm për prona dhe keni gojë ju e vini flisni kundër një Qeverie që erdhi në pushtet vetëm 6 muaj më parë. Keni 25 vite që iu thoni shqiptarëve që do ju kthejmë pronën dhe do ju dëmshpërblejnë. Ju jeni vuajtja e madhe e të gjitha tyre që u besuan votat. i gënjyet përmes mësimeve të Partisë së Punës që pretendoni se e rrëzuat Ju, por Ju jeni e vetmja dëshmi dhe shëmbëlltyre e gjallë që Shqipëria ka pasur komunizëm, që e trajtoni kundërshtarin si armik, që bëni politikë duke instaluar ndasitë mes shqiptarëve. i latë ish të përndjekurit për 20 vite në po atë lagështi që dolën nga burgjet. Hartuat 8 ligje për pronën që bien në kundërshtim me njëri-tjetrin dhe ne kur shkojmë në Strasburg të kapim kohën e humbur, na thonë çdo bëni me këtë xhungël ligjore. Mashtruat shqiptarët për 20 vite duke i njohur pronat dhe kur Shqipëria është vetëm 28 mijë metra katrorë, ju njohët 50 mijë metra katrorë, e kuptoni apo jo që njohet gjithë pronat e Ballkanit”, iu drejtua Rama kreut republikan Fatmir Mediu, i cili nuk iu bashkua vendimit të PD-së për të braktisur seancën plenare.
Në vijim Kryeministri akuzoi PD dhe ish-Qeverinë Berisha se i ndau të përndjekurit politik në klasa brenda klasës, duke bërë që një pjese ti jepej kësti i dytë dhe pjesës tjetër zero.
“Të gjithë të përndjekurit do të marrin dëmshpërblimin që i takon. Jemi krenarë për dy arsye se pavarësisht krizës ekonomike kemi dhënë fondin më të madh dhe ne nuk ju kemi marrë kurrë votën. Ka dy palë në Kuvend, njëra që vjen kurdo kur ka seancë për të debatuar dhe vendosur për Shqipërinë dhe një palë tjetër për të prishur çdo lloj mundësie për debat”, tha Rama.
“Janë 2027 dosje të verifikuara, të pranuara qe duhet të merrnin paratë e dëmshpërblimit, edhe dosjen e atij që u dogj dhe ju nuk i keni marre parasysh, se forca juaj, pushteti juaj, nuk ka lidhje me vuajtet e regjimit komunist, zero. Ajnshtajni është shumë i madh për tu futur mes jush dhe meje. Unë di një shprehje tjetër, distanca mes ne të dyve. Përsa i përket temës e para është fantastike. Ju të gjithë merrni fjalën dhe pretendoni etikë dhe ankoheni se ju fyejnë. Unë ju sfidoj që të gjeni një fyerje në fjalët e mia qoftë ndaj jush apo opozitës në tërësi apo në të gjitha fjalët tona në gjithë këtë ballafaqim. Jeni fantastik sepse që kur jeni ulur në opozitë vazhdoni të flisni sikur keni rënë nga qielli dhe problemet me të cilat e përballemi çdo ditë janë krijuar këto 6 muaj. Hipokrizia e madhe e përfaqësimit të atyre që vuajtën nën regjimin komunist. Nuk e di me çfarë argumenti do mbroni faktin se keni prodhuar 8 ligje të gjitha në konflikt me njëra-tjetrën”, shtoi Kryeministri.
Reagimet e Kryeministrit erdhën pas fjalës së mbajtur në Kuvend nga kreu republikan Fatmir Mediu, i cili akuzoi Ramën në lidhje me deklaratat që ka bërë ndaj pronarëve legjitimë. “Jam përpjekur që në pozicionin tim si deputet ti përmbahem etikës. Anshtajni i madh ka thënë se dallimi mes gjeniut dhe budallai është se budallai nuk ka limite ndërsa gjeniu po. Kryeministri të gjej veten. E rëndësishme që kur flet të bazohesh në fakte. Keni thënë që nuk jeni parti e pronarëve. Kam qenë kundër ligjit 7501. Ke filluar ta bësh ti Shaban Qosen. Është shumë e rëndësishme që kur flisni të bazoheni në fakte, por ju e keni zakon që çdo njeri e nëpërkëmbni. Ai zotëri i nderuar(Agim Toro), që është marrë me çështjen pronës gjatë gjithë jetës së tij, prona iu kthye në vitin 2003, gjatë kohës së qeverisjes socialiste. Por, z. kryeministër, kemi qënë bashkë në një studio televizive, kur u shprehët për pronarët se “nuk merrem me ta pasi nuk jam parti e pronarëve”. Janë sjellë 9 projektligje në Kuvend për çështjen e pronës, të cilat në asnjë rast unë si deputet apo si grup i Partisë Repubikane nuk i kam votuar për të mos dëmtuar interesat e pronarëve. Vullneti im ka qënë kundër ligjit 7501 për tokën”, iu drejtua deputeti republikan kryeministrit Edi Rama.
Duke reaguar sërisht Kryeministri u shpreh “po ti je mësuar ta marrësh fjalën vazhdimisht me pronarët dhe të bësh sikur i mbron. Unë mund ta marr dhe me qetë se nuk u kam thënë pronarëve 20 vjet që do ju kthej pronat, dhe s’kam mik pronar të teatrit të Butrintit. Dhe këto janë faktet gjendja e kthimit të pronave, inventarit të pronave, është akuza më e fortë që ju bëhet ju si pushteti i djeshëm që duhet të kishit marrë pronat me kohë e vakt dhe vini këtu e flisni për Strasburgun, Europën”.
Rama: “Ne Shqiperi ka mbi 8 mije vrasje per ceshtje pronash, prandaj ne do ta zgjidhim kete ceshtje….do japim demshperblim per te ish te perndjekurit”!!!
Qeveria po ben reale nje tjeter premtim per demshperblimin e te perndjekurve politike. Bravo
Shyqyr qe po behet kjo, se jane gjithe kto vrasje e krime qe po behen, vec per prona, po vritet vllai me vllain e po lihen pa u pare kto ceshtje kshuqe duhet te ndryshoj dicka, shume mire qeverise qe po ben dhe kte.
Sa vrima ka shqiperia per te mbyllur o i madh i shkreti ti ci bere vetes qe e more, se vetem ka shkatrruar gjith kto koh dhe tani te takon ti mbyllesh ti.
Qeveria po tregon se me vullnet mund ti realizoje shume ceshtje, kete po ben dhe me ceshtjen e ish te perndjekurve politik. Bravo
Kete qe qeveria e Saliut nuk e beri per 8 vjet, qeveria Rama e permbushi brenda nje periudhe shume te shkurter kohore.Bravo qeverise.
Bravo per permbushjen e ketij premtimi, me ne fund po i jepet drejtim dhe kesaj ceshtjeje.
Pergezime qeverise po tregoni qe jeni nje qeveri qe dini te mbani premtimet e bera.
Pune fantastike nga ana e qeverise, bravo
po ç’menduat ju? çfare do benin pardesyte e bardha kur u çfaqen ne 91in? nuk e kishit kuptuar qe keta brekegrisur do benin çorap tere proçesin e kthimit te pronave. kjo per arsyen numer 1, te destabilizimit te vendit. plane afat shkurtra e afatgjata per ta bere te pa mundur integrimin e ketij vendi. 2, per te çvatur çdo gje publike e private. per te arritur synimet e tyre uzurpuese. kush nuk i shikon keto si probleme , ose eshte i pa pergjegjshem , ose eshte i ceket e nuk arrin me tutje. si do mbroheshin shtresat e ish pronareve e te perndjekurve nga doktori i bllokut? si do kthente pronat ky lugat , kur solli me miç e me maç ne tokat e te tjereve? pale nje tjeter personazh, ai mediu i gerdecit. kur kerkon edhe ky palaço te zbatohet ligji. po ishte 8te vjet ne qeveri, pse nuk ua dha. keta duhet te flasin vetem para trupit gjykues. keta jane shkaktaret e vertete te degradimit social e ekonomik.
Po ky krimineli i Gërdecit, ky këlyshi i Salih Kriminelit çfar ka bërë deri tani për shpërblimin e pronarëve?
Si nuk ka turp që flet për këtë çështje?
THIRRJE: REFEROJUNI LIGJIT DHE KUSHTETUTES MBI TE CILEN JE BETUAR Z KRYEMINISTER.
Z Kryeminister ne fillim deshiroj te bej nje marveshje fjale me Ju pasi Shteti Shqiptar tashme eshte si nje thes i kalbur qe ku ta kapesh e leshojne penjte megjithse per hir te se vertetes nuk jeni ju shkaktari kryesor i kesaje gjendje megjithate edhe ju jeni nje kontribues ansor i kesaje gjendeje.
Kontributi juaj ne kete gjendje skandaloze te Shtetit Shqiptar konsiston ne rrahje shpatullash Kryeministrit te kohes e mbyllje goje opozitare karshi tragjedise me te madhe te pas 1997tes “Gerdecit”nje krimi te paster shteteror kur dihet se roli i opozites ne sistemet demokratike eshte i domosdoshem e ndikon drejteperdrejte ne mirqeverisjen e vendit nga pozita..
Jo vetem kaq por referuar filozofise suaj te vazhdimit te sundimtareve ne Shqiperi menduat se me 2009 do kapje karrigen e Kryeministrit te vendit dhe per kete pranove brenda nates ndryshimet kushtetuese ne 2008 duke kontribuar drejteperdrejte ne gjendjen aktuale jo vetem te Shtetit Shqiptar por edhe te demokracise ne pergjithsi e asaj se brendeshme ne partite politike ne vecanti e institiucionet kushtetuese qe jane kthyer ne institucione partiake.
Z Kryeministe shoqerite e lira e sistemet demokratike funksionojne ne respect te Kushtetutes se vendit e lirive dhe te drejtat themelore te njeriut qe jane realisht te sanksionuar mire ne Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise ku jane te papranueshme vazhdimsia e filozofise dhe praktikat e sistemit criminal komunist qe menduam se e lame pas ne 1990ten.
E them kete pasi te gjitha Qeverite Shqiptare te pas 90tes ne kundershtim me lirite themelore te njeriut dhe Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise pas 2000 kane vazhduar rigrabitjen e prones private te shqiptareve me ligje antikushtetuese qe i nderrojne nje here ne gjashte muaj por asnjehere dhe askush nuk i ka derguar keto ligje ne Gjykaten Kushtetues te Shqiperise gje qe mund ta beje edhe kur ishe ne opozite z Kryeminister.
Z Rama po ju drejtohem me kete leter pasi mendoj se gjate ketyre kater muajsh jeni duke u luhatur ndermjet ligjshmerise dhe paligjshmerise ku duhet pershendetur VKM juaj per te ndalur vazhdimin e ligjit 7501 si ligj tersisht antikushtetues por fatekeqesisht vazhdoni te mbani ne kembe mbase per inerci te qeverisjes se meparshme ALUZNin si agjensi sheterore tersisht me object pune antikushtetues pasi antiligji nuk mund te behet ligj ne asnje vend demokratik te botes.
Lavdi Zotit Shqiperia ka hyre pa kthim ne rrugen e demokracise e shtetit ligjor duke qene antar me te drejta te plota dhe i asocuar ne institucione te rendesishme nderkombetare ku padyshim nder me te rendesishme per qytetarin shqiptar mbetet Gjykata per te drejtat e njeriut ne Strasburg ku Shqiperia ka firmosur te jete nen juridiksionin e kesaj Gjykate.
Te jeshe nen juridiksionin e Gjykates se Strasburgut do te thote qe Shteti Shqiptar dhe Qeveria Shqiptare e kane detyrim te zbatojne vendimet e kesaje Gjykate gje qe fatekeqesisht nuk ka ndollur nga qeverite shqiptare pergjate 23 viteve te shkuara.
Z Kryeminister drejtori juaj I ALUZINit z Artan Lame deklaroje mbreme ne nje TV te Tiranes se kostoja e papaguar e vendimeve te Gjykates se Strazburgut per ceshtjen e prones private te qytetareve shqiptare te grabitur nga Qeverite Shqiptare pa ndalur per rreth 68 vjet te shkuara me “ligje” kriminale e antikushtetuese pas vitit 1998 eshte me shume se 1 Miljard Euro.
Sic dihet Gjykata e Strasburgut e pezulloje punen e saje ne drejtim te trajtimit te ceshtjes se prones se qytetareve shqiptare per ti dhene kohe Qeverise Shqiptare qe shkoje por edhe Qeverise suaj z Rama qe te zbatojne Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise gje qe fatekeqesisht akoma nuk keni levizur se Qeveria e shkuar jo e jo pasi ka pas marre ekspert nga Ekuadori per te trajtuar grabitjen e prones se qytetareve shqiptare nga ‘Qeveria e tyre”.
Nese kemi ne considerate qe ne Gjykaten e te drejtave te njeriut ne Strazburg presin shqyrtimin edhe me shume se 415 ceshtje te tjera por qe kane object te njejte pronen e grabitur nga shteti shqiptar qytetareve te vet cfare do te thote edhe 1 Miljon Euro apo me shume atehere groposja e sigurte e buxhet te shtetit nga vete Qeverite Shqiptare eshte ne prag.
Kjo ndoll sepse Qeverite Shqiptare te pas 1998 ku futet edhe Qeveria juaj z Rama jane betuar me doren ne Kushtetute se do te qeverisin konforme kushtetutes e frymes se saje ne zemrat dhe mendjet e qeveritareve shqiptare udhehiqen akoma nga filozofia dhe praktikat kriminale komuniste te rabitjes se prones private qytetareve shqiptare e mosrespektim te ligjeve te vendit.
Z Kryeminister grabitja qe i behet tokes se qytetareve shqiptare per here te trete ne 68 vitet e fundit eshte ne kundershtim edhe me ligjet qe vete Parlamenti Shqiptar i pas 1991 ka aprovuar . E thashe tre here pasi nje here u vodh gjate komunizmit mbas 1946 , te dyten me 7501 dhe e treta tani me vazhdimin e veprimtarise se ALUZINit ne kundershtim edhe me vete 7501.
Ne ligjin gjithsesi antikushtetues 7501 qe me te drejte e keni pezulluar z Kryeminister nje ligj qe trajton vetem token bujqesore pasi trojet e banimit sipas ligjeve te kohes duhej ti ktheheshin pronareve legjitim megjithse qarte thuhet ne Kushtetuten e Shqiperise kure eshte aprovuar ne 1998 nga partia juaj socialiste se brenda dy viteve te gjitha ligjet e aprovuara me pare qe bien ndesh me Kushtetuten duhet te abrogohen qe padyshim 7501 duhej te ishte ne radhe te pare.
Z Kryeminister vazhdimi i qeverisjes se vendit ne kundershtim me Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise duke aplikuar filozofine e praktikat komuniste ne nje shoqeri te hapur e shtet demokratik eshte deshtim i plote dhe i sigurte i kesaj lloj qeverisje gje qe thellesisht besoj se jeni i bindur.
Qeverite parardhese kane krijuar me veprimtarine e tyre ne kundershtim me Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise e lirite themelore te njeriut nje kosto per buxhetin e shpuar te Shtetit Shqiptar me shume se 2 Miljard Euro e konfirmuar nga zyrtaret tuaj gje qe po te vazhdohet ne te njejten rruge padyshim qe kjo kosto do te rritet deri ne falimentimin e plote te Shtetit Shqiptar pasi ne prag te falimentimit eshte.
Z Kreminister nje qeveri qe nuk zbaton vendimet e nje gjykate siperore Europiane qe ndollet nen juridiksionin e saje sic eshte Gjykata e te drejtave te njeriut ne Strazburg dhe nuk operon ne respect te Kushtetutes se vendit e frymes se saje gjithcka mund te jete por qeveri e nje shteti demokratik nuk mund te jete.
A e dini z Kryeminister se moszbatimi i vendimeve te Gjykates se Strasburgut jo vetem qe mund te penalizoje Shtetin Shqiptar ne syte e Europes e botes demokratike gje qe mbarte kosto suplementare por e rrit shumen e parave te papaguara me ineresa tregtare duke e zmadhuar gropen finaciare ne buxhetin e shtetit..
Z Kryeminister ju bej thirrje qe te qeverisni Shqiperine e shqiptaret konforme Kushtetutes se Shqiperise e frymes se saje si ligjin themelor te shtetit e kontrates se qytetareve shqiptare me shtetin dhe pushtetin e tyre duke shmangur falimentimin e shpejte dhe te sigurte te Shtetit Shqiptar . E them kete pasi thellesisht besoj se me shume se 2 Miljard Euro detyrime ndaj qytetareve shqiptare nga Gjykata e Strasburgut e me shume se 700 Miljon Euro me se pakti qe ju la qeverisja e meparshme borxhe te papaguara ndaj biznesit , plus interesat per borxhin ndaj kreditoreve te huaj qe shkojne rreth 450 miljon Euro pa principialin padyshim qe e falimetojne Shetin Shqiptar gjithsesi ne buze te gremines.
Nuk dua te ndalem se cfare bie per ekonomine shqiptare njohja kthimi e shenjterimi i prones private ne Shqiperi konforme Kushtetutes se vendit e lirive dhe te drejtave themelare te njeriut pasi kjo teme do nje analize te plote e te gjithanshme .
Fatekeqesisht kam vene re se pas ardhjes suaj ne karrigen e Kryeministrit te Shqiperise jeni bere i pandieshem ndaj shqetesimeve te qytetareve shqiptare te shprehur ne letra e E-mail tuaja zyrtare prapeseprape une vazhdoj te kryej detyren time qytetare ne sherbim te Shqiperise e shqiptareve duke ndikuar sadopak per te prure ne fokusin tuaj shqetesime reale te se sotmes e te nesermes ne Atdheun tone te perbashket.
AJET DELAJ
NEW YORK
O Ajet me pelqen kur i rradhit problemet,por kur nuk i jep nje rrugezgjidhje duket si toke pa bereqt thote populli.
Sa per paret se ku do ti gjeje qeveria Edvin kristaq Rames mos u sekletos shume,se vetem sekuestrimi i pasurive te vene me menyra superkorruptuve e kriminale,sidomos kthimi ne Shqiperi i miljardave te daluna jasht shtetit,do te cdemtonin jo vetem pronaret e ligjshem dhe ish te denuarit politik,por dhe do te hapnin vende pune dhe c’do shqiptari do ti kthenin paren e punes se papaguar,o Ajet.
Vetem Lazarati sipas gazetave te huaja flet per miljarda dollare te nxjerre nga droga qe kultivon ne vitet e te quajtures demokraci,pra mbi 23 vjet o Ajet nuk jane pak.
Drejtesi e vonuar,drejtesi e mohur nje bashkefajesi dhe nje krim qe vazhdon,qe nuk duhet injoruar e financuar,por ndeshkuar me tere fuqin e ligjeve,se vetemne kete menyre Shqiptaret do te jene te nderuar ne Shqiperi dhe jashte saj.
Na e shpife me keto komente amazonike qe si hyjne ne pune askujt.
Na e shpife fare bashkebisedimin ne komentet online. Me duket se ha çdo mengjez para se te ngulesh ne kompjuter nje turtull te tere.
Moderohu se nuk mund te te durojme me. Mos u shndro nga Ajet ne njeri te AJTUR nga pallavrat qe shkruan.
More anonim “AJET DELIRI” cfare te duket qe nuk qedron ne shkrimin e z Delaj. Qe je nje njeri pa prone e katandi nuk ke nevoje te shkruash por kur shkruan verteton se je edhe pa tru.
Problemi i prones se grabitur nga regjimi komunist dhe qendrimi qe mban qeveria ndaj saje percakton vete qeverisjen.
Degjoje me vemendje z Rama qe paska negocjuar me Gjykaten e Strazburgut per per zbatimin e vendimeve te saja por me siguri edhe per rregullim te legjislacionit.
Nuk do ti hiqja asnje presje komentit te Ajet Delaj, por do te shtoja se Fatmir Mediu eshte nje nga fytyrat me te urryera per ne ish pronaret ose me mire PRONARET LEGJITIM.
Fatmir Mediu ka mbajtur “ne karrigen” e kryeministrit KOMUNISTIN KRIMINEL SALI SHPELLARI, duke sabotuar direkt problemin e shenjt te PRONAVE ne Shqiperi.
Bravo qeverise po i jep drejtimin e duhur shume situatave te qe u lane ne harrese nga qeveria e vjeter.
Ik moj debile!
i papare shizofreni rama i ka hyp gomarit cullak-e paska pas shok, vlla binjak e pate ate doli ne Foto para dy vitesh.
Debat i ashper per ceshtjen e pronave dhe ate te perndjekurve politike, ku ne nxehje e siper kryeministri ja plas sheshit dhe nxjerr nje te vertete te hidhur:
Qysh nga fillimi i viteve ’90 e deri me sot vetem per ceshtjen e pronesise kane gjetur vdekjen mbi 8.000 njerez.
Shifer kjo mjaft e frikshme po te mendosh se numri gjithe viktimave te diktatures komuniste te marra se bashku nuk i kalonte 7 mije vete.
E ndoqa me kujdes repliken mes kryeministrit dhe opozitarit te vetem ne salle, i cili e mban veten si “perfaqesues” i denje i pronareve, dhe mund te them me bindje se per shkak te nervozitetit te theksuar as njeri dhe as tjetri nuk munden te shprehnin qarte dhe bindshem mendimin e tyre ne lidhje me ceshtjen e demshperblimit te pronareve.
I vetmi qe pas tyre arriti t’a bente kete ishte zoti Veliaj, i cili me oratorizmin dhe qetesine qe e karakterizon mundi te shpjegoje rrjedhshem ate se c’metode do te ndjeke qeveria per demshperblimin e te perndjekurve politike.
Fatmir medi Gerdeci ka 24vjet qe genjen per pronat dhe ha me salen dhe zenin nga prona e perbashket 50 vjete.Njerz pa prona (por qe keto 24 vjete jane latifondistet me te medhenj)do te udheheqin pronaret qe keto 24 vjet vetem i vodhen TURP!
ka genjeshtra ne fushaten elektorale per pronat e Himares.
Prona, Rama në Himarë: E
zgjidhim me ardhjen në pushtet
Të tjera rreth shkrimit
VIDEO – Takimi për pronësinë
HIMARË – Çështja e prones ka qënë në vëmendje të tryezës së PS të organizuar në Himarë, ku prona vazhdon të mbetet një problem ende i pazgjidhur në këtë qytet.I pranishëm në këtë tryezë kryetari i PS-së Edi Rama ka premtuar një ligj të posaçëm për vijën bregdetare. Ai tha se nuk mund të vazhdohet më me premtime të kota pa zgjidhur ceshtjen e pronësisë.
“Në vend janë 8 institucione që pretendohet se do t’i japin zgjidhje problematikës së pronës, por në fakt e thellojnë më tepër konfliktin dhe mbivendosin problematikën e qytetarëve” theksoi Rama.
Rama ka premtuar se kur të vi në pushtet ai do ta zgjidhi çështjen e pronës duke hartuar ligje të veçanta në bashkëpunim me mendimin e komunitetit që jetojnë në ato zona, si dhe duke ngritur Agjencinë e Zhvillimit të bregdetit.
“Së bashku me grupin e punës së PS-së në qeverisjen e tonë ne do ta çminojmë bregdetin nga konfliktet e pronësisë.Do realizojmë shembuj të bukur zhvillimi.Do kthejmë shtetin në krye të detyrës” tha Rama.
(kz/aq/shqiptarja.com)
– See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/prona-rama-ne-himare-e-zgjidhim-me-ardhjen-ne-pushtet-84782.html#sthash.9HZSdm5Z.dpuf
Duhet te shohim veprime e jo vetem fjale, qe mos te perseritet tallja me kish te burgosurit,
Besoj se kryeministri i ka kuptuar mire fjalet e kryesenatorit franceze’keni votat,dmth veproni tashti se ceshtja e pronave eshte problème per ju edhe per ne…Ka mija shqiptare ne diaspore qe Jane trashegimtare légitime te ketyre pronave qe berisha nuk deshti me kthye…edhe keta Jane sot qytetare evropiane qe i drejtohen kryesenatorit te tyre per te drejtat e tyre..kuptoni? Pa kthim te prônés nuk ka evrope per shqiperine!
O Edo hiq Bedriun qe te fitosh komplet simpatine e te perndjekurve,. KAQ
Tokat u jane dhene fshatareve qe me 1991, por cfare veshtiresie paska patur qe ende nuk jane dhene dokumentat,nuk jane hipotekuar , dhe nga ana tjeter toka eshte konsideruar nga fshataret edhe e tyre edhe jo e tyre, me friken se mos anullohet ligji dhe si rezultat toka ka qendruar e paperfshire ne treg dhe ne pergjithesi e papunuar dhe me taksa te pambledhura. Kujt i intereson nje politik e till? Sic u veprua afersisht per apartamentet duhej te ishte vepruar edhe per token qe per efekt ligjor te ishte shitur psh.1 dollar dynymi si baze ligjore per tu regjistruar ne hipotek. Nuk e kuptoje te kesh nje parlament qe punon perdite sikur miraton ligje per gjithe globin,e sikur bejne studime nderkombetare si do jete bota pas peseqindvjetesh dhe nga ana tjeter te mos miratoje ligje praktike qe keto pune te ishin perfunduar me kohe.Po bene afersisht 10 vite procesi legalizimeve,por ne fakt nje sorollatje e mashtrim i permasave kombetare.shteti ne kete forme jep nje shembull shume te keq qe njerzit i con drejt mosbesimit ndaj saj, sepse realisht eshte nje pune aspak serioze dhe per te gjitha keto askush nuk mban pergjegjesi dhe nje drejtim i tille i puneve ne pergjithesi ben qe shqiperia eshte kjo qe eshte e fundit te cdo gje.
Nga fjalimi i rames ne kuvend te pakten kuptohet nje gje;rama e kupton qe mosdhenia e prones pronareve te ligjshem ka nje fature te rende-8 mije te vrare ne 20 vjet.Ky eshte nje bilanc lufte qe e mbollen “qeverrite demokratike”A mund ti quajme demokratike kur behen shkak per 8 mije vrasje te realizuara???????????Kuptova qe rama do qe ta zgjidh problemin e pronave(kuptohet qe ai e ka shqetesim) por a do mund ai ta zgjidh si nje kryeminister i nje qeverrie demokratike ?(pa thonjeza kesaj radhe).Ne radhe te pare po deshi ta zgjidhe -aty e ka Strasburgun le ta pyes.Po e penguan per ta zgjidhur-le te mbeshtetet tek populli i tij dhe tek institucionet nderkombetare.Une mendoj se po u mbeshtet ne ligjet e shtetit te te drejtes te gjithe te miret kane per ta mbeshtetur, qe jane edhe te shumtet.fakti qe ai nderpret punimet e bulevardit se kerkon qe pronareve te tokes tu jepet ajo qe u takon ,tregon qe ai ka sensin per te ecur ne kahun e duhur.le te shpresojme.