Ambasadori rus në Tiranë: Keqardhje për Shqipërinë, ju e dini parimin e vetëvendosjes

20 Mars 2014, 12:13Politika TEMA

Ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë, Leonid Grigorieviç Abramov shprehu keqardhjen për pozicionimin e Shqipërisë në krah të Ukrainës përsa i takon referendumit në mbajtur në Krimea. “Mund të shpreh vetëm keqardhje pasi Shqipëria e di shumë mirë parimin e vetëvendosjes dhe sa i rëndësishëm është ky parim për një jetesë normale të popujve”, u shpreh Abramov në konferencën për mediat.

Ndërsa u shpreh se Krimea veproi bazuar mbi çdo rregull ndërkombëtar të shkruar dhe në përputhje me OKB-në, Abramov theksoi se në datat 20 e 22 shkurt në Ukrainë ndodhi një grusht shteti i armatosur dhe pushtetin e zaptuan forcat jolegjitime me mbështetjen direkte të përfaqësuesve të Perëndimit.

Në lidhje me paralelizmin që Presidenti rus, Vladimir Putin i bëri Krimeas me Kosovën, ambasadori theksoi: “nuk jam për deklarata të tilla, por udhëheqës dhe të Shqipërisë dhe Hashim Thaci kanë deklaruar se nuk ekziston asnjë ngjashmëri mes Kosovës dhe Krimesë. Nuk e kemi thënë ne, por e keni thënë ju”.

Në vijim ai shpjegoi atë çfarë ndodhi në Krimea dhe qëndrimin e mbajtur nga Rusia.

“Jakunoviç, në prani të përfaqësuesve të Perëndimit, i ka respektuar pikat e marrëveshjes me opozitën, dhe tërhoqi forcat, por liderët e opozitës e kanë hedhur në koshin e plehrave të nesërmen.

Me një pëlqim të heshtur të Perëndimit, në vend të qeverisë së Unitetit Kombëtar, u shpall qeveria e fituesve.

Liderët e opozitës, me njerëz gjysëm të armatosur, kanë hyrë tek deputetët, që të votojnë me dhunë përfaqësuesit e qeverisë së re.

Kishim të bënim me raste të terrorit, kërcënimit e dhunës së atyre që nuk ishin dakord.

Dhe projektligji i parë që ka përpiluar opozita në parlamentin ukrainas, ka qenë ndalimi i gjuhës ruse.

45% e popullsisë në Ukrainë flasin rusisht, në Krime rusët përbëjnë 98%.

Në këto kushte, popullsisë në Krime s’i mbeti gjë tjetër veçse të përdorte të drejtën e vetëvendosjes në përputhje me nenin 1 të OKB.

Sipas deklaratës së OKB, vetëm ato shtete gëzojnë të drejtën territoriale nëse i respektojnë të drejtat e popullsisë në mënyrë të barabartë.

Duke respektuar të gjitha shtresat e popullsisë dhe nga ana e qeverisë, pavarësisht anës së fesë e treguesve etnikë, një qeveri të tillë në Kiev nuk e shohim për momentin.

Po të marrim deklaratat e fundit, atë të 19 marsit, thyhen kompetencat e presidentit që u kanë dhënë një urdhër forcave të ushtrisë të përdorin armët kundër popullsisë civile.

Ndaj populli i Krimes nuk kishte mundësi të tjera, të paktën në kuadrin e shtetit të Ukrainës. Shteti i Ukrainës ka humbur të drejtën për të mbrojtur integritetin territorial”, theksoi diplomati rus.

36 komente në “Ambasadori rus në Tiranë: Keqardhje për Shqipërinë, ju e dini parimin e vetëvendosjes”

  1. DJ says:

    Ky majmuni eshte vellai i Lonit

    1. Tahip says:

      I lutemi Rusise te na mbeshtese per zbatimin e vetvendosjes edhe ne Maqedoni e Mal te Zi.

      1. shpatar says:

        Z.Tahip.Mire ja thua por duhesh ta shpije deri ne fund iden dhe me shume shembuj te tjere .Shqiptare jetojne shumice ne Presheve te Sebise.Gjate luftes se dyte boterore BRSS perfshiu shume popuje jo rus .Te shpjegoje Z.Ambasador ruset e Krimes u bashkuan me dhune nga Hrushovi apo mbi bazen e nje llogjike.
        Ky precedent i jep te drejte Rusise Cariste te nderhyje kudo qe ka popull sllave .Kjo llogjike prodhon nje lufte te Re Boterore.Nuk eshte vetem Krimea por ka shume popuj te perzjere qe jetojne bashke.Kjo qe demostroje Rusia ,kur dhe ka firmosur per mos ndryshim kufijesh ,do te jape pasoja me vone.
        Bota nuk ka per tu qetsuar dhe popujte do te rrojne me friken e Ariut Ruse te races se Verdhe dhe pse jo te Amerikes .Evropa Plake qe eshte mesuar me luftra do te kete dhe ajo rolin vendimtare ne keto lathitje te shteterve qe tregojne forcen.
        Jam shprehur dhe me pare :Ti lutemi Zotit apo Eksogjinve te ndalojne nje lufte te Trete Boterore .Bashke me ne te vegjlit ne esfel do shkojne dhe Ruset qe fryjen gjoksin duke kercenuar me arsenalin berthamor .Turp qe keto shtete prodhojne precedente jashte llogjikes njerzore .

        1. Pilo Lala says:

          Ky Rusi te shkoje te beje propagande ne Beograd dhe Athine.
          Shqiperia e ka zgjedhur rrugen ne krah te SHBA.
          Rusia vetem e ka demtuar Shqiperine historikisht.

          1. mao says:

            Rusia po, na ka demtuar ne 1878 dhe 1913, Bashkimi sovjetik na shpetoi nga Italia fashiste ne 44, nga Greqia dhe Britania ne 46 dhe nga Jugosllavia ne 48. Mos u beni nacionaliste ne forume, ne ke bythe shko dhe bjeri serbit ne Mitrovice.

            1. eni says:

              Sa te drejte qe ke !!!!
              Une do te thosha qe kjo Amerika qe na do kaq shume nuk ka bere asgje per Shqiperine , hera e pare dhe e fundit qe eshte dukur ketu presidenti i Amerkes Bush ishte atehere kur qeveria e shqiperise kishte nje takim me qeverine Ruse per te permirsuar mardheniet ekonomike ndermjet vendeve . Dhe kur u mor vesh ky takim……. vjen me vrap vete presidenti amerikan ne nje vend kaq te vogel si ky i joni .
              Evropa qe gjithashtu na do aq shume …. nuk po na pranon ne gjirin e saj (ashtu sic ka bere gjithnje nder shekuj ,gjithnje te lene menjane ete coptuar ne te mire te serbise e greqise ) Sot kjo evrope ka pranuar ti jap statusin Serbise qe masakroi e beri gjenocid ne mest te ballkanit ne shekullin e 19 , Ndersa shqiperia nuk eshte ende gati …………… !!!!!!!!!!!!??????
              Kur do ta kuptojne shqiptaret se per evropen nuk do jmi kurre gati ???? Kur do ti hapim ne syte dhe te shohim qarte …………. Nuk e di kemi politikan krejt te paafte !

    2. Ilir says:

      Ju e keni kundershtuar nga minuti i pare pavaresine e Kosoves dhe keni qene armiqte numer nje te shqiptareve tani na tregoni qe ne e njohim konceptin e pavaresise. Ai presidenti i juaj tha sot e bardhe dhe neser e zeze, por ju kenoi bere pikerisht kete gje me Kosoven. Nuk e keni njohur asnje here dhe tani e merrni si shembull sepse keshtu ju intereson.

  2. loni says:

    mos u keqkuptoni z ambasador nga populli shqiptare apo nga qeverite shqiptare,ne per dy gjera shquhemi si popull dhe si politike,e para per tradhetine e territoreve te kombit tone,dhe e dyta me kryesorja per zorraxhinje te perhershem mbas atyre qe na bejne sikur na ushqejne,keshtu ka ndodhur edhe dikur kur ishim ne traktatin e varshavesh qe udheheqesit e rusise i beme buste ne shqiperi dhe fotot e tyre nuk mungonin ne asnje shpi shqiptari apo zyra administrate,prandaj z ambasador mos u ofendoni nga ky vend se ne jemi i vetmi vend ne bote per zoraxhinje.nje popull pa taban jemi,nga fryn era kthejme gunen.

  3. polisi says:

    po he moburilleut mos imer seriozisht gjerat qe thot sala apo rama nesunecaim lle ktheim lle bythen grekut maqedonsit serbit EJO JUVE QE JENI SUPERFUQI,,POMOS UMERZIT HULLIN LLENAI SHASHK KETA TE TONIT

  4. Limi, Kosove says:

    Vetem te shikosh ambasadoret mjafton te kuptosh se kush ka me shume respekt per Shqiperine, Rusia apo SHBA e cila dergon ambasadore leckamane qe prej lidhjes se mardhenieve diplomatike

    1. Tarrasi says:

      Limi more Limi mos je gje ai Serbi bytheshpumi.

      Ik mor shkije se nuk I do njeri Serbet apo Ruset ne ballkan ik laro serb

  5. NjeQytetarOptimist says:

    “Shteti I Ukraines ka humbur te drejten per te mbrojtur integritetin territorial”- na thoke..

    Dy pietje kisha per ty mor bukurosh..

    1. Vajte perpara OKB-se te kerkoje nderhyrje ushtarake ndaj nje vendi te pamvarur sic kane bere TE GJITHA SHTETET BOTERORE perfshi ketu dhe Ameriken ?!?!
    2. Kush je ti, te flasesh ne emer te neneve te OKB-se dhe ne te njejten kohe e thyen ate duke marre nje vetvendim dhe me keq akoma u jep te drejten atyre te aneksojne nje territor pa konsultime nga ai shtet qe ti po e trajton shtet jo legjitim te zgjedhur nga parlamenti tyre ?!?!

  6. Mallakastrioti says:

    @@ Z.Ambasador Komenti i Ngjarjeve te Krimes sipas “Versjonit” qe paraqesni ju duket me te vertet Bindes..por do te theksjoja:
    1-Kosova ishte e Pushtuar nga Trupat Serbe..2-Kosova Lindora (Presheva) ku banojne Shqipetare Autokton eshte perseri e Pushtua nga serbet..athere sipas “Llogjikes” suaj te Vetevendosjes Pyes:A kan te Drejte Shqipetaret qe banojne ne Luginen e Presheves _Kosova Lindore, ti bashkohen Kosoves “Shtet”???dhe Kosova a ka te “Drejte” qe te Bashkohet me Trungun e Shqiperia aty edhe ku ka Rrenjet e saja…
    Pra Shkurt Serbet ne Kosove ishin dhe ne Kosoven Lindore jane Pushtues, kurese ne Restin e Krimes kemi te bejem me nje Aneksim territori duke u bazuar ne Llogjiken e te Fortit, pra Russia merre Krimene sepse eshte me e Forte nga Ukraina, pa keqkuptime e mirepresim Referendumin e krimes(Une Personalisht),Popullesia atje ka te drejte te beje Referendum, por mos Harroni se keni nenshkruar nje Marreveshje me Ukrainen ku Respektoni Sovranitetin Territorjal te saj..
    Dhe me e Rendesishmja z.Ambasador:Kur do te njihni Pavarsine e Kosoves??Dhe ju Lutem jepni edhe ju “Kontributin” tuaj per Zgjidhjen e Problemit te Kosoves Lindore:A nuk do te ishte mire qe edhe ajo ti bashkohej Kosoves..??

  7. valter says:

    Epo kjo quhet kurveri ashtu “diplomaci” ne zhargonin tuaj i nderuar ambasador!

  8. arnaut muti says:

    Ambasadori ka te drejte ! Kosova eshte rast i vecante sepse eshte i vetmi shtet ne bote i lindur nepermjet seksit oral te POTUS me nje nga punonjeset e shtepise se bardhe. remember ???

    1. Tarrasi says:

      Dhe ne 21st century Serbet dhe Ruset jane te njejtet Barbare qe ishin mijra vjet me pare.

  9. Tarrasi says:

    Pushi kurrac per ty Vlad dhe Serbet

  10. Shqiptari,Norvegji says:

    Atehere z,Ambasadar! Duhet urgjentisht qe Rusia te njohe shtetin e Kosoves, ndryshe qeveria Shqiptare dhe Qveria e Kosoves, kane te drejte ne deklaratat e tyre. Pastaj eshte dhe nje gje zoti Ambasador i Rusise, Polli Shqiptar me zi po pret per tju hapur dyert per ne Europe, packa se Europes nuk i pellcet shume per Shqiperine. Ne Shqiptaret, kemi nje shprehje zAmbasador, I shkreti une me dy pleq, kujt tja prish, e kujt tja ndreq. Besoj e kupton.

  11. shqiptar says:

    boll shate rusin vetem pse jeni proamerikan.europa ju do aq shume shqiptaret sa ne 1912 na bene copash edhe vizat i moret te fundit nuk ka lene me zezak arab aziatike pa u bere europian dhe dalin ne bruksel dhe thone qe jane problem azilkerkusesit shqiptare ku nuk kalojne as numrin 300.000 mije ku vetem ne europe numerohen mbi 30 milione te zinj me pashaporta te marra keto 20 vjet e fundit.e per europen qenkan problem vetem shqiptaret.
    skeni faj ju jeni mesuar tu komandoje fyle sequi osbe u bene vende eksperimtesh e koloni te tyre tallen me ju edhe e paska fajin rusi edhe per kete.u ben zbor vit per vit bollano me ca fshatare te himares deri atje sa u shajne shtetin shqiptare edhe nuk beni asgje.sa here doni nje firme per te futur ne be do jepni dicka na pasuria komebtare greku do det toka varre ceku energjine austriaku kromin franca bitumin ne vlore italia ushqimoret eet e kuptoni se ku jeni apo jo.

    1. Pelasgian says:

      un per vete nuk i shoh dot me sy as ruset dhe as evrokurvat, hipokritet e ndyre . Mos harro qe ne 1912 eurokurva e coptoi shqiperine pikerisht per interesat gjeopolitike te rusve te tu te dashur . Amerikes i kemi 1 borxh ( pa cka se edhe Amerikes nuk i rruhet shume [email protected] per ne por vetem per interesat e saja gjeopolitike ) . Amerika hyri ne KS dhe cliroi Shqiptaret nga serbia . Un rusve u jap te drejte qe te marrin Krimene se historikisht kan dhene jeten per at cope toke por kta ndyrsirat kte llogjiken e ” parimit te vetvendosjes ” duhet ta respektojne edhe per popujt e tjere ne federaten e tyre te cilet duan te SHKEPUTEN nga ajo federate …duhet te respektojne te drejten e shqiptarve per bashkimin e trojeve te tyre , ateher jemi dakort me rusin edhe pse ruset kan qene element dominues ne Ukraine ndersa shqiptaret kan qene te shtypur ne trojet e ish jugosllavise ndryshe fjalet e tij nuk kan asnje VLERE !

    2. E verteta says:

      Ke thene nje te vertete. Keta te BE-se dhe te Amerikes merren me Shqiptaret te cilet nuk i bejne as 3-milione (flas per shtetasit Shqiptare), duke i trajtur si mbetje toksike per viza apo ndonje gje tjeter, nderkohe qe kane mbledhur gjithe llumin e botes ne vendet e tyre. Ky eshte edhe standarti i dyfishte. Megjithate, si popull i tredhur qe jemi, mire na e bejne!

  12. Hm... says:

    Sikur ta kishit njohur Kosoven qe kur doli shtet, hajde mund te kritikoje sot por deri me tani e keni pompuar serbin per llogari te interesave gjeopolitike ne Ballkan dhe vazhdoni ta beni ende kete gje ndaj dhe poza e parimorit nuk iu shkon. Njiheni Kosoven, njihni cdo shtet brenda federates ruse qe do te jete me vete (sikurse ishte dhe Cecenia qe e mbytet ne lum gjaku), kerkojini ndjese Gjeorgjise etj etj pastaj na beni karshillek. Ndoshta Krimea nuk I duhej dhene Ukraines fare dhe per kete mund te kete arsye plot por ishit ju qe e gjymtuat Shqiperine me 1912 duke lene plot ‘Krime’ shqiptaresh jashte kufijve shteterore. Por do ju dali ustai mos kini merak se SHBA e ka ne dore edhe gurin edhe arren dhe qesh mire kush qesh I fundit.

  13. gjethi says:

    JE BURRE I ZGJUAR POR KY POPULLI PA FE I SHQIPTARVE NUK JU KUPTON TE LUTEM NA FUSNI DHE NE NE FEDERATEN RUSE TE SHPETOJM NGA KETE IDJOTE SHQIPETARE

  14. Reynald de Chatillon says:

    Po pse lodhesh me shqiptare, ambasador zotnija, se shqiptaret si politike kane hipokrizine edhe servilizmin. E gezofshi Krimene e i pafshi hajrin, se ka kene e jueja deri kur Krushovi ja fali Ukraines si me ja pase lane i jati trashegim.

  15. kora says:

    Njihni KOSOVEN pastaj flasim

  16. E verteta says:

    Shume mire e ka thene Ambasodori Rus. Ai shprehet qarte per vetvendosjen e Kosoves (te cilet konsiderohen Shqiptare) e cila u shpall e pavarur nga nje parlament me 100 batakcinj. Kur Kosoven e ka shpalle te pavarur nje dore ordineresh, nuk paska te drejte qe Krimene ta shpall te pavarur nje popull i tere qe jeton dhe merr fryme aty me referendum??? Kjo eshte nje standart i dyfishte i politikes luftexintese dhe destabilizuese te kapialit nga nje grusht njerezish, qe kontrollojne boten nepermjet fuqise ushtarake te SHBA-se. Populli i Krimese e ka thene fjelen e tij, dhe ta gezoj pavaresine sepse e meriton. Kane derdhur gjak dhe kane bere sakrifica per ate qe eshte e tyre.

    1. sit _ back _ and _ relaks says:

      Te befte mire vodka o jari, hajt me fund.

      1. E verteta says:

        Do ta pi o mik dhe do te kenaqem. Po ke problem me kete, eshte problemi yt jo ime. Hajde me te mira.

  17. E verteta says:

    Nuk e di se cfare eshte bere me referendumin e Skocise. Perse eshte i paligjshen referendumi i Krimese nderkohe qe referendumi i Skocise eshte i ligjshem? Mbaj mend qe BE doli dhe kercenoi per referendumin e Skocise, duke ju thene qe po ndodhi shkeputja nga UK atehere do te kete probleme me integrimin. Po kujt i plasi tra…pi per integrimin ne BE, ku njeezit nuk kane buk te hane. Ky eshte me keq se komunizmi! Neqoftese Skocia e nxjerr buken vete, cfare i duhet BE-ja? Apo qe ti taksoj per te ardhurat e tyre.

  18. georges says:

    Tavarish posoll, ta gezoni Krimene, merreni edhe Ukrainen bile edhe republikat e tjera ish-sovjetike, po kujdes mos u bien breket si rradhen e pare me 1990, dhe shkoni me koke tatepjete si Boris pijaneci…..

    1. E verteta says:

      Po te jete per kercenime, ekziston edhe pluhuri radioaktiv. po te duan le ta kruajne, sepse po ju ha dora me duket. Kur….vat kur nuk kane se cfare te bejne, fillojne edhe shperndajne mllef dhe ju kruhet verra. Megjithate aty jane burrat dhe le ta provojne!

  19. Koz Dynjaja says:

    – Sikur po jam ok. Kush tha nuk ka ngjashmeri !? Kosova ,dhe gjith tokat Shqiptare eshte tjeter te shpallesh pavaresine e tjeter te bashkohesh. Sikur Krimeja mbi bazen e autonomise qe kishte nga Ukraina te shpallte Pavaresine do ishte ne mes problemi nese njihet apo jo ?? Ajo tha ,ne jemi rus do bashkohemi me Rusine ,dhe ketu nuk ka probleme tjera.Edhe Kosova si fillim te deklaroje ,Ne jemi Shqiptare do bashkohemi me Shqiperine dhe nuk do kishte probleme njohje.Biles do ishte direkt ne NATO.Keshtu edhe pjeset tjera ,Ky eshte problemi qe duhet te trajtoje shtypi yne shqiptar ,kaq

  20. askushi says:

    Mora vesh se edhe Venecia kerkon te shkeputet nga Italia, se jugu nuk do te punoje dhe te paguaj taksa. U be mode kjo shkeputja.
    Evropa sikur e gjeti zgjidhjen duke hequr kufijt, bile mori edhe cmim Nobel.

  21. A T Z says:

    N.q.s. e pranon Rusia kete parim edhe promovon ne bote pse nuk e njeh Republiken e Kosoves si gjithe bota por mban anen e aleatit te saj Serbise?

  22. ben says:

    Putin esht ai qe i tregon kufirin kujdo dhe gabeli Obama spo tregon me kapadaillekun e tij asnjeri sdo lufte por cpo behet ne Afganistan , Irak Mali ku fut turrit gabeli ka vetem gjak Europa po tall bythen me ne si e ka tall gjithmon dhe cbejm ne merremi me politik te madhe cndodh ne Ukrain dhe vrasim mendjen si do e sgjidhim ket problem shikoni Shpellaret qe jan 100 her me te ndyr se Putini qe na kan myt Tironen e tallen me ne ky esht pushtim .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje