Vasili: Ligji për SHISH mund të ndryshojë

20 Mars 2014, 09:57Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili paralajmëroi ndërmarrjuen e një inisiative nga ana e mazhorancës për ndryshimin e ligjit për Shërbimin Informativ të Shtetit. Në një prononcim për mediat, Vasili tha se problematika më e madhe e hasur deri më tani me institucionin e inteligjencës, është eficenca në punën e bërë si edhe paanshmëria politike që duhet të tregojë. Vasili theksoi se nëse konstatohet se eficenca nuk është e mjaftueshme, atëherë mund të bëhet një ndryshim rrënjësor i ligjit për SHISH.

“Nuk mund të ketë ndryshime as të kufizuara, as të një pike, as të një neni, por do një vështrim të qetë dhe gjakftohtë për të bërë çdo gjë, nëse do të duheshin ndryshime ligjore”, tha Vasili

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje