Kuvendi i Shqipërisë sqaron procedurën e ndjekur në rastin e anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizuale (AMA) pas debateve që ka shkaktuar kjo çështje mes pozitës dhe opozitës. Përmes një deklarate për mediat, Kuvendi sqaron se Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve të Pavarura Kushtetuese dhe të krijuara me ligj që Raportojnë dhe Informojnë Kuvendin e Shqipërisë, ka përgatitur informacione, vlerësime, analiza ligjore, ndër të tjera edhe për kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve dhe titullarëve të institucioneve kushtetuese apo të krijuara me ligj, të cilët zgjidhen apo emërohen nga Kuvendi.
“Puna e këtij shërbimi bazohet në Manualin e Përshkrimit të Punës të Shërbimeve të Kuvendit, miratuar me vendim të Byrosë së Kuvendit. Shërbimi i monitorimit, sipas përcaktimeve në këtë Manual, raporton drejtpërdrejt tek titullari i institucionit dhe eprori direkt i tij. Kjo praktikë e përcjelljes së informacioneve dhe vlerësimeve të ndryshme për çështjet e sipërpërmendura është ndjekur sipas këtyre përcaktimeve që nga fillimi i funksionit të shërbimit, pra prej vitit 2007 e në vijim”, thuhet në sqarimin e Kuvendit.
Në vijim theksohet se “në memon e përgatitur në tetor të vitit 2013, është vlerësuar vetëm situata e mandateve të anëtarëve të institucionit të AMA-s. Në këtë memo nuk është bërë vlerësimi për Kryetarin dhe mandatin e tij si anëtar. Për shkak të vonesës në vendimmarrjen e Kuvendit, për plotësimin e vakancave të krijuara në këtë institucion, që u pasua me bllokimin institucional të funksionimit të AMA-s, Shërbimi i Monitorimit rivlerësoi situatën e krijuar”.
“Në memon e marsit 2014, u riparaqit vlerësimi për statusin ligjor të mandateve, vakancave të anëtarëve, duke u plotësuar edhe me vlerësimin e mandatit të kryetarit si anëtar. Këtu, rezultoi se mandati aktual i kryetares në detyrë të AMA-s është i pambuluar me mandat anëtari, sipas përcaktimit ligjor, që nga data 24.9.2012, datë kur i ka mbaruar mandati ligjor si anëtare. Theksojmë se vlerësimet e kryera nga Shërbimi i Monitorimit, por edhe nga Shërbimet e tjera të Kuvendit, përbëjnë dokumente tekniko-ligjore mbështetëse dhe orientuese për Kryetarin dhe anëtarët e Kuvendit. Sa më sipër, janë organet e Kuvendit që bëjnë vlerësimin dhe realizojnë vendimmarrjen përfundimtare në komisione dhe në seancë plenare”, thuhet në sqarimin e Kuvendit të Shqipërisë.
O Zot me Ju te Kuvendit!
Nuk e kuptoni qe po beni “precedent” nje personazh komik, injorant e te pafte, te pandershme, antipatike dhe pa moral si kryetarja e AMA-s.
Ate nuk e duan te vetet qe e kane zgjedhur dhe po e perdorin si kobure ndaj mazhorances…e ju rrini e mendoheni.
Ajo e ka nisur rrugen e vet dhe e di perfundimin. Vetem ju nuk e dini! Ju deputetet dhe Komisioni Pralamentar i Medias.
Zoti ju dhente guxim se ajo ka ik me kohe e me vakt!
Shkaterruat cdo gje qe ju doli kunder jush , morra vesh dhe ish pastrueset e kryeministris,dhe kaldaistin qe kishte mbi 30 vjet ne ate pun.. Bravo rilindja qe arritet te mashtronit popullin me premtime boshe me 23 qershor.. Bravo koklopa e LSI qe me leket e vjedhura arritet te blinit votat atyre fukarenjve dhe arritet ti mashtroni.. 2017 po vjen shpejt cfar do i thoni atyre te zhgenjyerve , qe i mashtruat apo e kishte fajin saliu akoma
Po pate jete deri ne vitin 3017 munde te kesh fatin edhe te shikosh PD ne pushtet, se me pare nuk ka shans me ate ekip udheheqesish qe ka. Kur te ngordhi Sali Krimineli duhet edhe 90 vjet te pastrohet ai Qenef i PD e te shpresoni per fitore.
Do merzitesh shepjt dhe ti me keta te PS-se….
Kjo eshte administrata politike me te cilen mazhoranca mendon se do te merret statusi i vendit kandidat!!!!!!
Politizim i tejskajshem i njerezve militante si kjo zonja Monitoruese e “mos-varme”!!!!!
Hej, njerez Endyra ka dale tek Agon Kanal(jo gjithmone i ujrave te zeza)!
Nje emision palaçollek i ketij kanali plehrash, i financuar nga plehrat e Italise dhe i mbarsur ne AMA.