Çmimet e telefonisë/ Nga 1 prilli nis ulja e tarifave

19 Mars 2014, 14:10Politika TEMA

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare miraton vendimin që pritet të sjellë ulje të çmimeve të telefonisë celulare. Vendimi i AKEP-it nis procesin e orientimit në kosto të tarifave të terminimit ose të shumicës. Tarifat e terminimit janë tarifat që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit për çdo thirrje drejt rrjeteve respektive. Ulja e këtyre tarifave i hap rrugë forcimit të konkurrencës dhe uljes së tarifave në nivel pakice për përdoruesit e telefonisë së lëvizshme.

Duke filluar nga data 1 Prill, tarifat e terminimit do të ulen me tre faza deri sa të arrijnë nivelin 1.48 lekë për minutë, në vitin 2016. Vendimi i AKEP pritet t’i japë fund dieferencimit, që ka ekzistuar në vitet e fundit mes tarifave brenda rrjetit dhe atyre jashtë rrjetit. Për të mbajtur përdoruesit brenda rrjeteve të tyre, operatorët dhe në veçanti ata me pjesë më të madhe në treg, kanë aplikuar tarifa praktikisht nën kosto brenda rrjetit dhe tarifa tejet të larta jashtë rrjetit. Ulja e tarifave të terminimit krijon mundësinë që operatorët të konkurrojnë më shumë edhe për thirrjet drejt rrjeteve të tjera, tendenc[ kjo e nisur prej disa muajsh.

17 komente në “Çmimet e telefonisë/ Nga 1 prilli nis ulja e tarifave”

  1. Albi says:

    Shyqyr. Se na cau trapin vodafone. Na ropi te gjalle.

    1. Pilo Lala says:

      Bravo qe po shkaterroni monopolet e Berishes qe e mbanin tarifat me te lartat ne Evrope, edhe pse jemi vendi me i varfer ne Evrope.

  2. lona says:

    bravo qeveria se keta jane pasuruar shume ne kurriz te popullit se gjithe europa e ka me cmime te uleta.

    1. Linda says:

      Lona, nuk i ben Qeveria keto ulje. I ben nje Institucion i Pavarur qe quhet AKEP

      1. anonim says:

        Po ky AKEP i “Pavarur” ku ishte 8 vjet ?

      2. Korabi says:

        Institucioni i pavarur qe varet nga parlamenti. Po boll folet per institucione te pavarura ne Shqiperi aman.

        1. eri says:

          Ka te drejte Korabi,

          ska te pavarur ne Shqiperi.

  3. neda says:

    Nuk e di sa e vertet mund te jete sepse 1 prilli eshte nje date qe ne gjuhen popullore quhet dite genjeshtrave. Do ulen tarifat, tarifat jane shume te larta, por urgjente eshte ulja e energjise elektrike si me e nevojshme ,sistemi energjitik eshte nder me te korruptuarit, megjithese kur abonenti nuk e paguan energjine per arsye te ndryshme,elektriku e shkeput lidhjen e furnizimit me energji elektrike por po keta punonjes te elektrikut e rilidhin kundrejte rrushfetit. Me sa shikoje shteti nuk ka ligje funksionale ne kete sektor dhe energjia nuk paguhet nga te gjithe qytetaret dhe sidomos ne fshat ku rezistencat e ngrohjes dhe rjetet e tregetise bejne kerdine me vjedhje te energjise sidomos gjate dimrit.Mos prisni qe te ndergjegjesohen njerzit sepse ne jemi vendi me i varfer ne bote dhe duke qene i varfer nuk mund te jesh i ndergjegjshem, prandaj uleni cmimin e energjise elektrike dhe nxirrni ligje e rregulla te tilla qe te mos vidhet,largoni nga te gjitha drejtimet e ketj sektori militantet,ata qe bejne rreshtore neper mitingje, mos u merni me kete kategori ,por vendosni profesionit per ta nxjerr elektrikun nga gjendja ku e ka futur korrupsioni.

  4. sipas meje says:

    Ne kemi tarifat me te larta ne rajon.O autoritet sa zarfa merrni nen dore ju per te tallur topet me ne popullin idiot.

  5. ana says:

    Skeme e menduar shume mire dhe perfituese per perdoresit e telefonise.

  6. une says:

    Ore, vertete na rropen keta te telefonise,por mos e kane zgjedhur dt pak gabim?

  7. wickedgame says:

    Bravo qeveria qe do na e ulka celularin, por do ta rishoh pak korentin se ka cmim te ulur.Ec aty kush mer me shum paguan me pak.Se pak po vjedhin faturistat tani e ligjeron me mire Damiani o te lumte moj Rilindje.

  8. atila says:

    Vetem Plus i ka tarifat me te mira se c’do operator por ja qe ne kemi qejf tja japim parate te huajve dhe nuk mbeshtesim nje operator teresisht shqiptar. Vodafone te rrjep,Eagle te vjedh dhe AMC eshte kenaqur me parate tona kaq e kaq vjet……

    1. Korabi says:

      Nuk e di se si jane cmimet, por Plusin e kane ca shqiptare qe mos qofshin, ca biznesmene alla “Wild West” qe jo kane rrjepur por u kane pire gjakun punonjesve te tyre ne bizneset e tjera qe kane.

  9. Tjeter , Megamashtrim ka qene deri tani
    telefonia !

  10. kosta says:

    Po moj Linda po,problemi qendron se ky institucioni i pavarur,akrepi apo na grepi ku ishte dje,apo ke trahanaja.Prandaj e dashur sherbej vehteveyes e jo politikes,e sa per ato politka te atyre qe naiken,Salibaneve u ngopem,n.q.s.edhe keta qe erdhen veprojne po njesoj, ne te Theolloriut te shkojne.Kur shikojme nje reform te caktuar qe na sherben per qytetarin,skemi pse e politizojme apo mbrojme nje pale.

  11. QEROSI says:

    PO PER RRJETIN E TELEFONISE SE ALBTELECOM KUR DO TE NGRIHET ZERI…PAGUHET VETEM PER SHERBIMIN 5 MIJE E CA LEKE PA FOLUR FARE!!!
    PO KJO NUK ESHTE TARIFE SHERBIMI KUR LINJA NUK PERDORET,PO KUR DO TI HEQIM QAFE KETA HAJDUTE JENICERE QE KANE VENE MASKA SHQIPTARI!?
    UNE PO I SHKEPUS FARE…PO CFARE TI BEJE PLAKUT SE AI NUK RRI DOT PA NJE TELEFON ME KABULL..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje