Situata hidrike në vend paraqitet alarmante nga mungesa e reshjeve të shiut dhe thatësirës përtej normales të vërejtur këto muajt e fundit.
Sipas të dhënave nga Korporata Elektro-Energjetike Shqiptare tw siguruara nga “TCH”, niveli i ujit në Kaskadën e Drinit ka pësuar rënie të ndjeshme, me një diferencë të madhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në liqenin e Fierzës niveli i ujit ka rënë deri në kuotën e 274.79 metrave, nga 296 metër që është kuota maksimale e lejuar ndërsa prurjet mesatare ditore janë 84 m3/sek. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli në Fierzë shënonte 291.26 metër per shkak të prurjeve më të mëdha se normalja.
Ndërsa në liqenit të Komanit niveli 172.24 metrave nga 175 metra të lejuara, me prurje mesatare prej 193 m3/sek. Ndërsa në Vaun e Dejës, niveli i ujit shënon 74.45 metër nga 76 metër të lejuara, me prurje mesatare prej 216 m3/sek.
Ekspertët thonë se situata do të vijojë të jetë shqetësuese për sa kohë sipas parashikimeve, reshjet e shiut do të vazhdojnë të mungojnë edhe përgjatë ditëve të ardhshme.
Epo per dreq sna do as fati. Nejse jam i sigurt qe rezervat do mjaftojne per kete vere te thate.
Na dhjeu turizmin per sivjet…..nuk do kete Venecie!
Oj t’emen!! po neve na kalbi shiu gjithe shkurtin, ku dreqin vajti gjithe ai uje? ne govaten e Drinit apo lagu breket e shejtanit??
Ne keto kushte u bej thirrje gjithe shqiptare te marrin nga nje ushte e ca pupla ne koke e te kercejne vallen e shiut, se mbase ve doren ne zemer ai lart, e na hedh ca kova kredi shi me interesa te buta! Ne te kundert do fillojme te mesojme zakonet e maces, do lahemi me te lepira!
mashtrimi i rralles per te abuzuar me qytetaret dhe cmimin
kur kokpalaret vijne ne pushtet edhe zoti e qielli ju denojne.nuk u mbushet mend se patet rucin e doklen tek enveri,por zgjodhet prap,anii hajnat ta vjedhin edhe vezen e pules e lere ujin.koqe do keni ne vende te dritave.kuir te ja fut meta,rames koqet do i behen fener.
Keta nuk jane socialista por jane specialista thonte dikur i ndjeri P.Arbnori.Nuk eshte tek shiu por tek cmimi qe pritet te ngrihet, se nuk ulim dot humbjet ne rrjet ,bravo ju qofte mor plehra.
E ka gjetur belaja Zotin me shqiptaret. U jep diell o bo bo jemi ne hall per energji. U dergon shiun o bo bo u permbytem. Te dashur shqiptare c’fare kohe i rekomandoni Zotit te dergoje mbi Shqiperi?