Top Channel ka arritur të sigurojë disa prej informacioneve të dhëna nga Ministria e Brendshme Presidentit të Republikës si edhe Komisionit të Sigurisë Kombëtare.
Në këtë informacion është detajuar puna e Shërbimit Informativ Shtetëror në lidhje me llojin e informacionit dhënë Policisë së Shtetit.
Që nga janari i vitit të shkuar e deri në 4 shkurt të këtij viti, shërbimi ka përcjellë vetëm tre informacione në polici në lidhje me tregtinë e armëve luftarake dhe minave me telekomandë, ndërkohë që vetëm pas deklaratës së Ministrit të Brendshëm në Komisionin e Sigurisë se nuk ka patur informacionin e nevojshëm nga SHISH, më 4 shkurt shërbimi ka dërguar menjëherë 11 raportime në polici në lidhje me këtë aktivitet kriminal, vetëm për tre jave.
Megjithatë policia i ka konsideruar ato si të dhëna pa ndonjë vlerë të madhe.
Sipas raportit të dorëzuar në presidencë dhe parlament thuhet se: “Në periudhën janar 2013- 10 shtator 2013, pak ditë përpara se të vinte në detyrë qeveria e re, Shërbimi Informativ Shtetëror ka informuar plot 87 herë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë me 30 informacione për krimin e organizuar, drogën dhe trafiqet e paligjshme, për krimin ekonomiko-financiar me 10 informacione, si edhe 45 informacione të tjera sekret të listës së kontrollit, kërkesa për bashkëpunim e të tjerëve.
Për këto nëntë muaj janë dhënë 2 informacione në lidhje me trafikun e armëve dhe municioneve dhe eskplozivëve, ku njëra ka lidhje me armët luftarake, ndërsa tjetra me mina me telekomandë.
Për periudhën nga 10 shtatori deri në 31 dhjetor të vitit të shkuar SHISH i ka përcjellë policisë 38 informacione, 11 për drogën dhe trafiqet e paligjshme, tetë për korrupsion dhe 18 informacione të tjera për kërkesa për bashkëpunim apo njoftime për veprime terroriste. I vetmi informacion që lidhet me trafikun e armëve dhe eksplozivëve atë të eksplozivëve me telekomandë është dhënë nga SHISH në mesin e dhjetorit. Të dhënat nuk përcaktonin kohën e kryerjes së aktiviteteve të dyshuara”.
Ndërsa në periudhën 1 janar 2014 deri në fillim të shkurtit, kur aktet terroriste me tritol kanë qenë shqetësimi kryesor për rendin, janë dhënë 19 informacione, nëntë për trafik droge, 2 për kontrabandë, dhe vetëm 1 informacion për trafik municioneve dhe eksploziv. Informacioni, sipas policisë, u dha tre ditë pasi policia i kishte arrestuar personat. Sasia e informacioneve të dhëna nga SHISH për policinë ka ardhur pas datës 4 shkurt, kur edhe Ministri i Brendshëm nisi debatin politik se shërbimi sekret nuk po bashkëpunonte me policinë.
Për periudhën 4 shkurt dhe 1 mars janë dhënë 41 informacione, nga të cilat 11 për trafiqet, 19 të tjera për njoftime dhe lista kontrolli, dhe 11 informacione për trafikun e armëve dhe minave me telekomandë. Përvec kësaj janë dhënë informacione nga Drejtoritë Rajonale të SHISH, policive lokale, në përfundim të së cilës ka rezultuar se asnjëra prej tyre nuk vlente, ose personat ishin arrestuar më parë./TCH
ku jane keta demokratet qe e mbrojne kete te paafte? ai eshte nje turp i vertet qe duhet te hiqet nje ore e me para!
Shyqyr qe te informokan se paska hir pas djegjes se fshatit..
Vishua tallet ju beni sehir Vishos…
Informata ke pasur por skishe kohe ti lexoje duke dale te besh shou neper TV,duke vene xhelin,duke fluturuar mbi cati parlamenti o trap,leri me keto budallalliqe se per ty edhe pas 1 a 2 vitesh keta probleme do jene te njejta se ti nuk punon me plan po me emocione e me instikt qe nuk e ke.
SHISH i drejtuar nga krimineli SALI RAM BERISHA
Po cfare pret qeveria kur te vine njerezit e Bin ladenit te hedhin ne here Shqiperine pastaj te pastrojne SHish nga njerezit e Sales te cilet jane te pa afte dhe te koruptuar.?Perkedhelini se mbare e kini… Populli pret shume nga ju Rilindje.
Filluat ju me statistika ?
Kur thuhet nje denoncim nuk ka statistike. Statistika ka te beje me nje numur te madh rastesh te cilat mungojne nga SHISH, qe dmth ose krimi i organizuar eshte me i organizuar se Shiku ose Shik-ut i interson kjo trazire dhe thjesht vezhgon deri sa te ndryhojne gjerat ne favor te nje force politike e si i tille duhen ndryshime radikale
po nga zero informacion, qe tha ky Tahiri ne komision na dilka qe qenkan gjithe keto informacione. jo pak por po te numerojm keto qe thote vete oragani mediatik i qeverise qenkan:
10 shtator –31 dhjetor 2013 = 38 informacione
1 janar 2014–4 shkurt 2014= 19 informacione
4 shkurt 2014–1 mars 2014 = 41 informacione
pra i bika qe SHISH nuk paska ndejtur kot sic thote rilindasi Saimir, por e paska informuar plot, 98 here.
Si na qenka mungese bashkpunimi , kur ti vete deklaron 98 informacione te dhena ne 6 muaj pune? 98 informacione sikur SHISH te ishte pjese organike e Ministrise se Brendshme, dhe nuk do benet me shume dhe me mire.
U dorezua menjehere sapo e kuptoi qe do ti dilin mashtrimet sheshit..
Per tra la la ne ….
kush te ka mesuar te shkruash keto brockulla Ristan burgaxhiu apo Nul Noka
qe i lexohet qe ne fytyre down mendimi i ndritur qe do te nxjerre.Mos u bej mashe ne duart e paaftesise ,kembe mendime me te tjeret dhe mos shaj sepse eshte nje mbi ne te gjithe qe na lexon dhe ca si ty i shkelmon tek ata qe i kane me te dashur ne kete jete .