Hetimi për policinë/ Balla: Të punojmë mbi 384 dosjet që na janë sjellë. Noka-Ristani të pakënaqur

18 Mars 2014, 14:40Politika TEMA
Hetimi për policinë/ Balla: Të punojmë mbi 384 dosjet

Komisioni parlamentar Hetimor për zbatimin e legjislacionit për emerimet dhe shkarkimet ne Policinë e Shtetit vendosi të shtyjë nisjen e shqyrtimit të dosjeve të mbërritura nga drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, pasi në komision mungonin një pjesë e materialeve të kërkuara.

Kryetari Arben Ristani bëri të ditur se në komision kanë mbërritur 384 dosje, që kanë të bëjnë me largimet nga policia, ndërsa pjesa tjetër e dosjeve, atë të transferimeve dhe emërimeve nuk ka ardhur, dhe kjo, sipas tij është e papranueshme.

“Në komision kanë mbërritur vetëm 384 dosje, ndërsa pjesa tjetër jo. Ne kemi kohën e kufizuar dhe nuk duhet ta tolerojmë këtë, prandaj i bëjë thirrje deputetëve të maxhorancës të ushtrojnë presonin e tyre për të marrë materialet”, theksoi Ristani.

Deputeti i PS-së, Taulant Balla, nënkryetari i Komisionit, sugjeroi nisjen e punës për shqyrtimin e këtyre dosjeve deri sa të vijnë dosjet e tjera.

“Të përcaktojmë ekspertët, ne i kemi gati dy emrat tanë, që do shqyrtojnë dosjet dhe nisim shqyrtimin e këtyre dosjeve që kemi, më pas kur të vinë të tjerat diskutojmë për to”, nënvizoi Balla.

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka kundërshtoi këtë sugjerim, duke e cilësuar si “shpërqëndrues” për punën e komisionit, ndërsa e konsideroi të qëllimshëm vonimin e dosjeve.

“Ne duhet të kishim sot të gjitha dosjet, të përcaktonim modalitetin e punës, ekspertët dhe të nisnim shqyrtimin. Komisioni nuk është gjysmak, por i plotë dhe meriton respekt të plotë nga institucionet. Unë kam frikë se kjo vonesë është e qëllimshme, pasi dhe koha jonë është e kufizuar, propozoi caktimin e një kufiri kohor për të shtrënguar institucionet të na japin informacion”, theksoi Noka.

Nënkryetari i Komisionit ka reaguar në mbrojtje të institucioneve ligjzbatuese, duke thënë se vonesa ka ardhur për shkak të dendësisë së materialeve, prandaj le të nisim punë me informacionin që kemi në tryezë.

“Jam i bindur se vonesa nuk është e qëllimshme, por vjen për shkak të intensitetit të punës dhe informacionit që kemi kërkuar ne. Hetimi ynë është i ndarë në tre pjesë, largimet nga puna, lëvizjet nga detyra dhe emërimet, pse nuk analizojmë këtë informacion që kemi, pra hetojmë pjesën e largimeve dhe më pas pjesët e tjera”, theksoi Balla.

Kreu i Komisionit, Ristani duke ju përgjigjur deputetit Balla tha se pa pasur të gjithë materialin e kërkuar nuk mund të vijohet me punën, prandaj ai propozoi që të bëhet një shkresë me shkrim dhe ti kërkohet Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme që të dorëzoj informacionin e kërkuar brenda javës.

“Unë them ta mbyllim këtu komisionin, të bëjmë një shkresë me shkrim dhe ti kërkojmë institucioneve përkatëse të na sjellin informacionin që kemi kërkuar brenda javës dhe më pas të vijon me pikat që kishim paracaktuar. 384 dosjet i kemi këtu, cilido nga antarët e komisionit mund ti shikojë”, tha Ristani.

 

 

2 komente në “Hetimi për policinë/ Balla: Të punojmë mbi 384 dosjet që na janë sjellë. Noka-Ristani të pakënaqur”

  1. Pushkin says:

    Nxirruani para syve ketyre monstraved te pd-se qe i hoqen te gjithe njerzit nga puna pa arsye e kujtojne se po ndodh e njejta gje!! Dhe kush ankohet noka me ristanin dy qënt e politikes shqiptare!! Turppp!!

    1. riza says:

      epo kjo eshte pare e seshte pare, po dy gomer te flasin per drejtesi seshte pare…mul noka, horri kuksit…arben ristani pijaneci hajdut i zgjedhjeve i tiranes..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje