Çuçi: Më shumë kompetenca për njësitë vendore pas reformës administrative (VIDEO)

18 Mars 2014, 17:46Politika TEMA

Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi është ndalur në Korçë, për të zhvilluar një takim konsultues për reformën administrative territoriale.  

Rreth 50 % e komunave që ka Shqipëria, nuk kryejnë asnjë investimi, ndërkohë, në një vit takspaguesit shqiptarë paguajnë 25 milion dollarë për të mbajtur administratën e komunave, u shpreh ministri.

“Njësitë e vogla të qeverisjes vendore janë gati të paralizuara. Ato kanë mungesa të theksuara financiare dhe njerëzore për të përmbushur shumë nga përgjegjësitë e tyre ekskluzive, të përbashkëta apo të deleguara. Të shtrira në një territor të vogël dhe pak të populluara, këto njësi nuk kanë asete dhe nuk kanë mundësi që të gjenerojnë të ardhura nga taksat dhe tarifat vendore. Për këtë arsye, shumica prej tyre kanë varësi thuajse absolute nga transfertat qeveritare dhe burimet e jashtme të financimit”, tha Çuçi.

Sipas tij, reforma territoriale do të pasohet nga një progres ekonomik.

“Progres të padiskutueshëm dhe shumë të ndjeshëm në shërbimet që qytetarët marrin nga pushteti vendor, mundësi më të mëdha për zhvillim ekonomik vendor, inovacion dhe cilësitë lartë të shërbimeve publike, rritje të efikasitetit të shërbimeve dhe të aksesit të qytetarëve në to. Njësi më të mëdha vendore do të marrin më shumë kompetenca nga qeveria qendrore, do të kenë më shumë asete, do të mbledhin më shumë te ardhura nga taksat e tarifat vendore dhe do të kenë më shumë mundësi të përfitojnë nga programet zhvillimore të financuar nga BE-ja, donatorë apo investitorët të vendas dhe të huaj”, shpjegoi përfaqësuesi i qeverisë gjatë takimit në Korçë.

“Reforma administrativo-territoriale është një domosdoshmëri që e kërkojnë qytetarët, biznesi, shoqëria në përgjithësi, por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Qeveria është e vendosur t’a realizojë atë, por në bashkëpunim me të gjithë ju, me të gjithë aktorët politikë, ekonomikë  dhe shoqërorë në vend”, e mbylli fjalën Çuçi.

2 komente në “Çuçi: Më shumë kompetenca për njësitë vendore pas reformës administrative (VIDEO)”

  1. BERTO says:

    o cuc,cfar reforme ?ate qe doni te beni ju per qellime elektorale? pallavra.

  2. Sokrati says:

    Ja pse eshte i “sukseseshem” ky minister:
    http://oi59.tinypic.com/2celyzd.jpg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje