PD: Rama emëroi në krye të AKU-së një person të arrestuar në 2012

18 Mars 2014, 13:30Politika TEMA

Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama në lidhje me emërimet që ka kryer në krye të institucioneve në vend. Përmes një deklarate për mediat, deputetja Voltana Ademi u shpreh se në krye të AKU-së është emëruar personi i arrestuar në 2012, për prodhim pijeve dhe ushqimeve që rrezikojnë shëndetin publik.

“Edi Rama flet gjerë e gjatë për meritë e profesionalizëm, merr shembuj nga Britania e Franca e citon Konicën, por kur vjen puna për emërimet e rëndësishme në poste delikate dhe me përgjegjësi të madhe publike, ai i var ujkut mëlçitë në qafë. Kryeministri ia ka besuar sigurinë ushqimore të shqiptarëve, Aleksandër Kalemajt, i arrestuar më parë për prodhim dhe shitje të ushqimeve të rrezikshme për shëndetin. Personi i akuzuar se një magazinë në Vlorë e kishte kthyer në fabrikë ku prodhonte pije dhe mallra të tjera të rrezikshme për jetën e qytetarëve dhe konsumatorëve, është sot personi që Edi Rama i ka besuar drejtimin e AKU-së, kësaj agjencie që garanton cilësinë dhe standardet ushqimore në vend”, theksoi Ademi në një konferencë për mediat nga selia e PD-së.

Sipas saj, “me këtë emërim, Edi Rama ka treguar se nuk ka më turp nga asgjë, dhe se arrin deri këtu, sa një prodhues të paligjshëm të pijeve e të ushqimeve, të arrestuar dhe të akuzuar në tetorin e vitit 2012, pas një hetimi të gjatë të policisë dhe prokurorisë, ta bëjë përgjegjës për sigurinë tonë ushqimore”.

45 komente në “PD: Rama emëroi në krye të AKU-së një person të arrestuar në 2012”

  1. elona says:

    Nqs eshte e vertete,eshte skandaloze fare.

    1. like says:

      Bo, bo bo, kesaj i thone RI-VJEDHJE e jo Rilindje mor vella! Edhe nqs nuk ka bere asnje ne 2012, ky personi s’ka asnje lidhje profesionale me kontrollin e ushqimit.

      E si mundet nje ish-officer pensionist te behet nga matrapaz pijesh te prodhuara ne bodrum (si ne Afrike) Drejtor i Pergjitheshem i AKU-se? Ndoshta duhet pyetur edhe Znj. Mimi Kodheli se mos ka bere ndonje shkembim te veterinerve & zooteknikve me officere?

      Nga ana tjeter qeveria e di shume mire se AKU-ja monitorohet direkt nga Brukseli (gjitha produktet e konsumit qe shkembehen me BE-ne duhet te garantohen nga kjo agjenesi). CV-ja e ketij pensionistit do leje pa goje komisionin europian! Ehh ku jemi katandisur! Vetem njerezit qe mbajne postet po ndryshojne se postersirat vazhdojne si ne kohen e sali barbar qelbesires!

    2. london says:

      po e vertete duhet te jete se ne shume pozicione jane vene hajdute e te forte. kur u dhame voten kujtuam se po votonim ndryshimin tani ne administrate te can kushuriri e bashkfshatari pa piken e merites dhe profesionalitetit. dhe me e forta qe shefi i madh u siguroi pune deri ne korrik e te tjeret ta gezojne rilindjen se pune nuk ka. rrofte kristali ?

  2. ari says:

    e po tash pijeve rama do ju vene emrin jo ISO.por MADEIN KOKEPALARE.me kete sigel eshte e sigurte prodhimi.aty ka nje miljone qelbsira,jarge negjmije,homoroide ruci,vjellje dokle,pisllek gjinushi,te dhjera ngjela te perziera me ngjal te metes.te mbeshtjell me jastek griselde.

    1. Baca says:

      Ne baze te ligjeve,nje person quhet I denuar kur eshte gjykuar dhe eshte I denuar me vendim te forms se prer.te tjerat jan thash e theme.

  3. shqiptari says:

    Shume mire beni qe i denonconi keto emerime. Por dicka me habit…..

    Nese ky personi paska vepruar ne kundervenje me ligjin dhe paska qene vetem para nje viti e gjysem, cne ky qe nuk qenka ne burg?

    Kujt ti besojme tani, brockullave tuaja apo te ketij te gjatit?

    nese eshte ashtu si thoni ju, ta kishit futur ne burg, po kush ta fuste thuaj- gjykatat e sali makabres?

    Meqe paska vepruar kundra ligjit dhe ju e paskeni lene te lire mbylleni gojen tani se ju vjen era m…. kur flisni

    1. Fani says:

      Sidoqofte, Rama duhet te prononcohet. Akuza eshte mjaft e rende; kompromenton qeverine dhe te gjithe hapat qe ajo deklaron ne media behen te pabesueshme.

      1. NYC says:

        Po edhe Luli, Mediu, Bumci jane thrrur ne gjykate dhe i kane anashkaluar me marifete, pse jane akoma deputete?Nese eshte kapur dhe eshte liruar ne kohen e merhumit tuaj qepeni

  4. Korabi says:

    Kjo zonje kish detyren e shtepise per te bere per sot,e beri,dhe tashti pret shperblimin.Ne se eshte arrestuar ne vitin 2012 personi ne fjale,ka 99% mundesi qe ai te jete arrestuar per motive politike,periudhe e cila per PD-n ishte ‘Gjuetia e shtrigave’,megjithate nuk kam asnje te dhene per figuren e Alexander Kalemajt,ndoshta me te vertete ai mund te jete implikuar ne ate aferre,por jo sa Lulzim Basha me rrugen e kombit,me nje shume prej 220 milion euro te vjedhura…Ne zonja ne fjale do kish bere kete krahasim,do e besoja poltesisht..

  5. Po mire ju kur e arrestuat pse se denuat apo tani qe ka dale kunder PD apo harroni ju se e kishit me policin elektrike.Po kjo eshte paturpesia PD duhej te hankohej pse eshte punesuar nje njeri i PD ne administrate.

  6. granit says:

    C’fare eshte AKU-ja?

    1. komentues says:

      Agjensia Kanunore e Ushtareve

    2. Mara says:

      Autoriteti Kombetar i Ushqimit

    3. Vaso i Drenovës says:

      Agjencia e Kotësive Urbane

  7. gjon says:

    ARTIKULL SHKRUSI NUK JEP ASNJE FAKTE PERVECSE AKUZON.NE SE ESHTE E VERTETE AKUZA EDI RAMA AS ME SHUME E AS ME PAKE PO SHPERDORON BESIMIN E VOTES POPULLORETE TE 23 QERSHORIT.

  8. dola says:

    Ambasada kubaneze……

  9. jan says:

    Nuk e njoh personin n fjale por te flasi edhe voltana per demokracine ..te marri mundimin e te flasi per shkodren qe ka aq shume per t folur e per te bere se pe ate ja kane dhene voten njerzit e ndershem qe ajo thote se perfaqeson ….te kete kurajo ose me mire lene ate pune se ke nise nje pune tjeter ,………

  10. erjon says:

    Oj sorre ,sa burg beri Ristani para se ta merrnit ju bibat ?????

    1. SORRA says:

      Ata qe fusim ne burg ne duhet me na sherby vetem neve qe te jene ne rregull dhe po s’tu mbush mendja pyet Aleksandrin tjeter…frangaj !

  11. rezart says:

    Eh,moj anonimje militante e SUFLERE e Berishes!!
    Mire qe e akuzon Ramen per keto shkelje,por si nuk guxon te na tregosh ndonje nga MILIONAT E KRIMEVE qe kane bere kelyshet tuaj,qe nga Berisha e deri tek ty????
    Po a kane te mbaruar KRIMET TUAJA???
    KURRE,vetem kur te futeni ne BURG TE PERJETSHEM!!!
    Doemos,jo me keto PROKURORI E GJYKATA TE KORRUPTUARA E TE KOMANDUARA!!!
    Edhe ata vendin pas HEKURAVE DO TA KENE!!!
    Te gjitha vendimet e tyre MAFIOZE do shkojne ne VRIME TE GJILPERES dhe do marrin ate qe u takon!!!

    1. elio says:

      leji me keto burgje e prokurorira…nuk duhet ta krahasojme vehten me Berishen. NUk eshte standarti i PS Berisha..Problemi eshte qe ketu puna po qelbet nga baronet e PS ata qe dikur ishin me Tosin e tani i lepihen Rames, si Dako. Klosi etj etj po edhe Tahiri i ka hipur kalit mbrapsht e po emeron militante idiote…

  12. esen says:

    Kjo zonja nuk thote nese eshte denuar nga gjykata apo jo. nese gjykata e ka denuar per nje akuze te tille kjo ka te drejte. Por ne rast se ai eshte akuzuar dhe gjykata e ka gjetur te pafajshem duhet te pajtohet me vendimet e saj. Ashtu sic eshte pajtuar te kete per kryetar te partise ku militon nje te akuzuar per shperdorim fondesh publike, si Lul basha, jo me pak por me 300 millione dollare.

  13. Mira says:

    Po të jetë e vërtetë kjo që thotë PD-ja, është skandal i pastër…!

    1. ____________ says:

      mjaft ti se na i shpife. Si nuk te merr dheu ty bashke me rracen tende!

  14. amla says:

    Po Adelina Skenderi qe eshte emeruar tek metrologjia e Tiranes, drejtoreshe. Vodhi sa deshi kur ishte Drejtoreshe tek Instituti i Industrise se Lehte.Tani e shperbleu Rama! Kuje per Ramen!

  15. elio says:

    Ha ha ha ky kalemaj ka nivel jashtezakonisht te ulet, por aku eshte bere cerdhe partiake te paaftesh. Drejtori i Pergjithshem eshte nje ish-oficer ne pension mbeshtetes i Vangjush Dakos, dhe mik i Blendi Klosit i cili do te paguaje borxhet e Bixhozit (e ka mikrob) me gjobat e AKU, per te mos te folur per Drejtorin e Kontrolleve/Riskut(Njeriu i Tahirit) qe eshte komplet idiot dhe i paafte si nga arsimi dhe nga kapaciteti…Jam votues i Rames por puna e AKU qelb era militant dhe paaftesi, Jane mbledhur njerez te paafte…PS duhet te vere dore..

  16. As says:

    E akuzon pa te drejte, por nga inati pasi ka qene kohe me pare anetar i PD

  17. ira says:

    Rruga me e mire eshte te verifikohet, çdo akuzë e opozites dhe jo te konsiderohen thjesht shpifje. Nuk eshte aspak ne interesin tone, qe ne krye te institucioneve te kemi persona te pa afte apo qe kane patur probleme me ligjin.

    1. ____________ says:

      Pershendetje Ira!! Te shoh te shqetesuar, por ti kishe frike nga ca mbiemra te vjeter….qe ofruan sakrificen e tyre tere jeten….dhe tani mbajini me shendet keta dhe verifikoini mire. Ne mbiemrat e vjeter e beme detyren ndaj vetes edhe zotit, ndersa ndaj ju socialisteve nuk ja ka vlejtur!!!

  18. martinPh says:

    Zonja te na thoshte nje gje qartazi:a eshte shpallur fajtor per akuzat ky tipi drejtor dhe a ka mare denim per kete veprim, se sa per akuza ketu sejcili akuzon tjetrin me apo pa te drejte.

  19. dritani says:

    Ky eshte produkt i moralit te Saliut me pafajesine e dhene nga gjykata per Meten e shume rasteve te tjera si keto.

    Meta ne krye te parlamentit pse mos jete edhe ky tipi tjeter ne krye te AKU.
    Tjetri kerkohet ne Belgjike per vrasje eshte deputet. Tjetri kerkohet ne Australi etj etj etj.

    Tironsit thojn: Ka mos muti shalët

  20. sh says:

    Shqiptari ke te drejte ne komentin tend. Si ka mundesi qe ne 2012 te mos futet ne burg ai, po te livadhisi. Hallal ta befte zoti Edi Rama. Kur Sala i la jashte, drejtore qe i ben ti e kane pak, veri te fusin ne burg keta qe nuk e futen. Hajt ta marsha.

  21. Il Padrino says:

    Po ju jap nje shembull konkret nga emerimet e kesaj Rilindjeje sado qe kjo gazete nuk e permend.Arsyet mund tjua u thote vete gazetari z.Baze se pse nuk e ka thene si lajm qe ne Sarande nje i arestuar 2 here nga Krimet e Renda ne nje super operacion me helikoptera dhe forca te FNSh sot ndodhet i emeruar Drejtor i Transportit ne Sarande.Kel Balili.1 mije sms ka derguar qyteti drejt Kryeministrit per kete turp.Rilindje.

    1. Y says:

      Me duket se keto emerimet i ka bere ” me e besuara e shtrenjta e Rames” V.B. nje grua e hekurt qe thyhen hekura ku i do qejfi asaj, eshte e lire te beje sh’te doje me kete vend….ajo i sjell ne tavoline e Rama i firmos:D

  22. Shqiptar says:

    Pse duhet te na duket e cuditshme kjo gje, kur ne kemi edhe deputete te cilet kane Nje te kaluar te tille!!!!

  23. astrit says:

    Per hir te se vertetes kjo AKU i perket stanit te LSI, pra eshte ministri i bujqesise qe e ka ne vartesi kete agjensi.

    1. Y says:

      Dhe ka propozuar me bekimin e V.B. tallen me shqiptare, e c’do u bejme? do ua leme zotit, mbase ai i ndreq keto pune.

  24. arben says:

    ore po cfare ka per te vertete ose genjeshter. shume e thjeshte . GOOGLE.COM …. ALEKSANDER KALEMAJ . Po te jete e vertete do te dalin lajmet e kohes menjehere.TUNG

    1. Nino says:

      une e gjeta ne google, dhe eshte e vertete lajmi per prodhim pijesh ne menyre te paligjshme. nese eshte denuar apo jo nga gjykata nuk ka rendesi, por fakti eshte fakt dhe me foto dhe me shifra per te gjithe. Pastaj ne prisnim dicka ndryshe nga kjo qeveri e rilindjes, askush nuk eshte i kenaqur me qeverisjen e meparshme dhe kete e tregoi vota e 23 qershorit, por te zevendesosh te paaftet me militante dhe me persona qe kane pase probleme me drjtesine kjo eshte e pafalshme. te mashtrosh popullin dhe te marresh voten dhe me pas te marresh si eksperience me te keqiat e qeverise se pare dhe ti shtosh dhe disa te tjera, vaj medet per kete popull.

  25. Kush i beson ketyre kolereve dhe pse ti besojme !?

    1- ne 2012 ten ,ne qeveri ishit ju te menderosurit.
    2- po te ishte e vertete kjo qe thoni sot ,pse ai nuk gjendet ne burg.
    3- vetem me keto 2 theksime ,juve te menderosur ,bini me kembet tuaja.

    Pra ,si gjithmone makineria e baltes tuaj punon me shume se llogjika juaj
    qe nuk keni fare. Hajt naten e mire dhe mos u gdhifshi po te jeni prap neser
    me kete cervele !

  26. Hajde rreklam hajde ! “SHQIPERIA NE PROTESTE” E pse jeni kaq hipokrite ,mor te uruar! Po SHQIPTARET SA PO U DHANE DAJAKUN ,E JO PAK,PO MBI 1000000 VOTUES + SIMPATIZANTET QE NUK VOTOINE. Nga na doli SHQIPERIA ne proteste? Te thoni qe mlitantet ne proteste, hajdutet ne proteste ,dallaverexhinjte e sindikates se pavarur ne proteste ,hajde dem,po me e bukura do ishte te shkruanit: ” ISH-PUSHTETARET HAJDUTA ,VRASESIT E GERDECIT E 21 JANARIT NE PROTESTE “,VALLAHI BILAHI DO KISHIT TE DREJTE ,MADJE EDHE IMAMET QE JANE ARRESTUAR DO ISHIN ME JU E DO PELLISNIN MAJE XHAMISE PER JU. Po kjo “SHQIPERIA NE proteste ,nuk u nderon

  27. futja kot says:

    edhe ne Vlore ke drejtora me ceshtje penale ose te denuar te veriufikohen.
    Rama po ben gabime ose e in formojne gabim strukturat

  28. Paravantis says:

    Z.ne fjale thote qe z.Kalemaj eshte akuzuar per prodhim te pa ligjeshem te pijeve alkolike ,por nuk thote se a eshte denuar per kete veper penale
    Te akuzohesh nuk do te thote qe je fajtor.Kjo tregon shterpesin emendimit
    te PD qe mjaftohet vetm me zhurme duke perdorur fjalen e popullit:”Shpif ,shpif se dicka do te mbetet”Sipas ketij mendimi asnje nuk duhet te ishte ne drejtim sepse gjysmen e ka akuzuar Rama e PS dhe pjesen tjeter e ka akuzuarSaliu e PD.Me bemat e Shqiperis edhe cobanet ne stane jane te akuzuar se kan shkelur sinoret.Kjo nuk eshte politik ne dobi te qytetarit por zhurme per karige e per te vazhduar vjedhia.

  29. Frasheri says:

    Meqe qenka arrestuar ne 2012 a ka ndonje vendim gjykate per te?!

  30. Ripjellja says:

    Nëse deputetja përmend një fakt të kryer, atëhere është detyra e pozitës aktuale të kundërshtojë bindshëm, apo të pranojë me turp akuzën e bërë.

    Militantët qorra që kërkojnë të shtrembërojnë lajmin, përpara se të akuzojnë opozitën për mosndëshkimin e kontrabandistëve, ata duhet të lexojnë fillimisht artikullin e publikuar më 31 tetor, 2012 në gazetën shekulli: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=6925&kat=95, i cili i referohej burimeve zyrtare të policisë, sipas së cilës tre personat e arestuar, midis tyre dhe vëllezërit Kalemaj, mbanin dhe tregtonin në mënyrë kontrabande KAFE dhe pije alkoolike.

    Nëse qeveria e shkuar saliniste nuk i ndëshkoi kjo nuk duhet të nënkuptojë vetvetiu se kontrabandistët duhen katapultuar urgjentisht në poste drejtuese, nga një qeveri e cila u votua masivisht pikërisht për të vendosur drejtësinë duke luftuar pa kompromis krimin e organizuar.

    Nëse personi i lartëpërmendur është katapultuar pas zgjedhjeve të 23 qershorit në postin drejtues të AKU-së, ky fakt kompromentues përbën pa dyshim një skandalet më flagrante të deritanishme, sepse lidhet direkt me angazhimin serioz apo jo të pozitës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Akuza do të rëndonte akoma më shumë mbi shpatullat e pozitës, nëse ajo do të preferonte më mirë të qëndronte indiferente dhe e heshtur, duke rrefuzuar kështu prenoncimin publik rreth kësaj çështje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje