Shkolla e Policisë së Shtetit/ Rama: Konkurrim transparent, krimi po ndjen forcën e shtetit (VIDEO)

18 Mars 2014, 11:58Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama paralajmëron një transformim rrënjësor në Policinë e Shtetit, ndonëse thekson se një proces i tillë nuk mund të realizohet për 1 apo 5 vite.

Ndërsa përshëndeti të gjithë aplikantët e regjistruar në konkursin për shkollën e Policisë së Shtetit, Kreu i Qeverisë garantoi se i gjithë ky proces konkurimi do të bazohet mbi aftësitë, dijen dhe përgatitjen e tyre fizike.

“Do fitojnë ato që janë më të përgatiturit dhe jo siç ka ndodhur rëndom më parë kur djali i hallës apo vajza e tezes ishin fitues. Do të fitojnë ato që e meritojnë dhe jo të njohurit e të njohurve, apo të njohurit e partive. Ky konkurs do të jetë për të vlerësuar njohuritë tuaja, përgatitjen tuaj dhe jo vlerësime në bazë të njohjeve apo mbiemrave që keni. Edhe ata që nuk do të fitojnë, nuk duhet të ndjehen të tradhëtuar, nuk duhet të dalin të nëpërkëmbur, por duhet të ndjejnë se janë trajtuar në mënyrë transparente dhe të barabartë”, iu drejtua Rama të pranishmëve.

Në vijim Kryeministri u shpreh se në këtë konkurrim nuk do të ndodhë më që djemtë konkurrojnë me vajzat për një vend në shkollën e Policisë së Shtetit, por djemtë duhet të konkurrojnë mes tyre dhe të dalin më të mirët.

“Ashtu sikundër ndodh me sportet, ku ka ekipe të femrave dhe meshkujve, të cilët nuk konkurojnë kundër njëri-tjetrit, ashtu duhet të ndodhë edhe në shkollën e Policisë së Shtetit. Vajzat konkurrojnë me vajzat në përgatitjen fizike, sikundër meshkujt duhet të konkurrojnë mes tyre në këtë aspekt”, theksoi Rama.

Në vijim Kryeministri vlerësoi se fituesit nga ky konkurrim do të jenë 50 % me 50 % vajza dhe djem, ndërsa e cilësoi garën si shumë të fortë pasi mbi 10 mijë aplikantë do të konkurrojnë për vetëm 500 vende. Referuar situatës së rendit dhe sigurisë në vend, Rama theksoi se në këto 6 muaj policia është vendosur në rrugën e duhur, duke luftuar kriminalitetin më fortë se asnjëherë më parë.

“E nëse ka pasur reagime të forta nga ana e krimit, janë reagimet e një kriminaliteti që po provon forcën e ligjit. Policia ka hyrë në çdo pjesë të territorit të vendit. Po sundon ligji përmes shtetit dhe po sundon shteti përmes Policisë së Shtetit ndaj krimit. Shikoni vrasjet, janë vrasje hesapesh mes kriminelëve të dorës së parë. Sigurisht janë krime, janë vrasje, janë vepra të pështira, por krimi po e ndjen se koha e lidhjeve të tij me kupolën e Policisë së Shtetit ka marrë fund, koha e nëpërkëmbjes së uniformave të Policisë së Shtetit ka marrë fund”, theksoi Rama.

Sipas tij, prania e kaq shumë vajzave dhe djemve, 10 apo 15 herë më shumë se 1 vit më parë, po tregon se Policia e Shtetit është trupa që jo vetëm ka krijuar besimin tek qytetarët, por qytetarët duan të bëhen pjesë e saj.

“Reformat kërkojnë kohën e tyre, janë të vështira kudo, këtu janë edhe më të vështira këtu, pasi nuk bëhet fjalë për të ndryshuar disa njerëz me disa të tjerë, për të zëvendësuar një grup me një tjetër, por duhet ndryshuar një mendësi, që fatkeqësisht është trashëguar për një kohë të gjatë. Vetëm 6 muaj më parë ndodhnin ato që ishin shkruar 100 vite më parë, ku komandanti me 100 policë merrte urdhra nga doganieri. Ndërsa sot nuk kemi as doganierë që urdhërojnë policinë dhe as policë që dhunojnë të drejtat e qytetarëve”, theksoi Rama.

E ndërsa iu referua një thënie të Kryeministrit anglez të  shekullit të 19 se policia është publiku dhe publiku është policia, Kreu i Qeverisë shqiptare theksoi se përsa kohë nuk është kështu, nuk ka siguri.

“Kur publiku dhe policia ta ndjejnë se janë të njëjtë, atëherë jemi shumë më të sigurtë në rrugën e një progresi të vazhdueshëm. Kjo është koha kur në Policinë e Shtetit vepron fuqishëm një vullnet i ri, për t’i bërë gjërat ashtu siç dëshironi Ju, prindërit tuaj, komunitetet që ju përfaqësoni”, theksoi Rama.

Në kokursin për shkollën e Policisë së Shtetit janë regjistruar 10.035 aplikantë, nga të cilët 1400 janë vajza. Vendet për të cilat do të konkurrojnë këta aplikantë janë 500, ndërsa 250 prej fituesve do të jenë vajza.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi ndërsa e cilësoi këtë si një risi, theksoi se Policia e Shtetit ka nevojë për dinamizmin, mentalitetin, freskinë dhe hijeshinë e të rinjve. Duke i siguruar ata për një proces konkurrimi transparent, Didi nënvizoi se policisë i duhen njerëz të përkushtuar, me aftësi dhe vlera morale. Sipas tij, rendi e siguria nuk janë në ditët më të mira, por, Policia e Shtetit është e vendosur për t’u përballur me sfidat e sotme.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi i uroi mirëseardhjen të gjithë aplikantëve, theksoi se kjo do ta bëjë Policinë e Shtetit më të mirë, më të fortë dhe më moderne.

“Për ju sot si kurrë më parë, 10 mijë djem dhe vajza jeni prova më e fortë e besimit për gjithçka jemi, do jemi dhe duhet të jemi të gjithë bashkë. Do të jeni gjenerata e policisë moderne që do të garantojë sigurinë për qytetarët. Ju sot këtu jeni nxitja më e madhe se gjenerata e ligjit dhe e drejtësisë është sot këtu. Dhe kjo më bën që unë të vijoj me reformimin e Policisë së Shtetit. Në kaq pak kohë kemi arritur të kthejmë kursin, të frenojmë degradimin e policisë, të luftojmë me paligjshmërinë dhe të arrijmë rezultate konkrete dhe ta kthejmë Policinë e Shtetit në krye të detyrës. Dhe sot vendi është më i sigurt dhe do të vijojë të jetë edhe më shumë në vazhdim sepse ne sapo kemi nisur. E gjetëm policinë në ditët e veta më të vështira. Në vitet e fundit policia u braktis, asaj u paralizua nervi i drejtësisë. Humbi besimin që mund të ekzistonte Policia e Shtetit pa tradhti të vogla. Kjo sallë sot nuk është djepi, por po lind brenda nesh idealin e drejtësisë”, tha Tahiri.

Në vijim ministri i Brendshëm theksoi se mes konkurentëve 1400 janë vajza.

“Janë konkurrentë më shumë se efektivë të policisë sot në detyrë. Po modernizojmë shërbimin policor me teknologji innovative, po ndërtojmë policinë moderne me mjete të sofistikuara siç nuk ka qenë kurrë më parë. Mirëseerdhët për ta bërë policinë më të mirë më të fortë dhe më moderne. Kemi detyrimin për të mësuar e punuar fort me sakrificë e vetëmohim si një skuardër e Policisë së Shtetit,” tha Tahiri duke e mbyllur me shprehjen “Bravo çuna e goca”.

30 komente në “Shkolla e Policisë së Shtetit/ Rama: Konkurrim transparent, krimi po ndjen forcën e shtetit (VIDEO)”

  1. Siguria says:

    Shume entuziazem.Se mos ndodh si me patrullen e pergjithshme qe i karikuan sikur do benin namin dhe u shfryne pastaj.Krijohet pershtypja sikur pas ketij konkurimi do jete polici e re.Duhet ndryshuar truri,mentaliteti dhe kushtet e punes nuk behet policia me fjale te bukura.Kthimi i besimit te komunitetit te policia eshte sfide e madhe qe kerkon vite nuk behet as per 6 muaj as per nje vit,prandaj me shtruar.Shikojeni arrogancen e disa drejtuesve qe per nje firme te mbajne me dite te dera e komisariatit dhe nuk ke shanse ti takosh.

    1. Olsi says:

      Me e mira te behet,. RAma ka marre nej mandat te fortte per te bere reforma te medha ne vend dhe na ka ne krah per gjithcka po ndermerr.

      Policia i eshte kthyer punes

      1. ELsa says:

        Me ne fund po behen disa gjera q

      2. Desara says:

        Kjo eshte vertete ajo shqiperia qe po ringrihet.

        ju lumte

        1. Tigri says:

          Epo keshtu behet shteti pra,.

          Keta paskan qene burra te beses. Me ne fund frymemarrje e shtet dinjitoz

          1. Selmani says:

            Jane reforma urgjente qe shume mire qe behen, Kjo eshte nje shenje e mire se gjerat ne kete vend mund te behen e nejrezit me shkolim dhe energji te reja munden

            Urime

            1. Ina Muca says:

              Kjo do te thote se ne shqiperi po lulezon meritokracia, po ecen sic duhet vendi ne rrugen e dijes dhe merites.

              Une kam shume besim se nese vazhdohet keshtu, e ardhmja do jete e ndritur

              1. Liza says:

                ah sa mire. Shume femra ne polici. Jo me korrupsion, plot me dije dhe me njerez te afte, te rinj ne energji e mendje. Si Rama ?

                1. Andi says:

                  Une besoj se keto jane hapa vendimtare qe nese sdo i merrte Rama do ishte fatale per te ardhmen e ketij vendi.

                  O Njerez, mbeshteteni Ramen sepse eshte shpresa e fundit qe kemi

      3. Sokrati says:

        Policia injorante e ministrit Tahiri po “mbyll” me rezultate te larta edhe muajin Prill 2014.
        shifni nje flet-gjobe ku nje polic tepelenas nenshkruan injorancen qe karakterizon policine:
        http://oi61.tinypic.com/zvom5l.jpg.

    2. rona says:

      Kryeminister njesh ky po i kthen dinjitetin dhe vlerat policise se shtetit, e cila deri dje nuk respektohej dhe nuk njihej nga askush

    3. klevi says:

      kjo esht thjesht nje nder reformat e qeverise Rama dhe padyshim ishte nje sukses. konkurim i denje dhe jemi te sigurt se sekseset do te vazhdojne

  2. Shqiptari i vertete. says:

    Te lumte Edi Rama se i ke dale shqiperise ne vendin e duhure dhe ne kohene e duhure,bravo te madhe meriton nga te gjithe shqiptaret e vertete.
    “Bravo çuna e goca” Une do te thoshja bravo o djale i shkelqyere Sajmir Tahiri ,Djemte si ti, dhe me ate deshire dhe vullnet ,realishte do ta bejne policine e shtetit vertete te te gjithe popullit shqiptar.Bravo

  3. Policia shqiptare po i keqtrajton shqiptaret e Maqedonise dhe Kosoves me fjalet ,,vdiq Saliu,vdiq veriu,idiota kosovar,idiota maqedons,…

  4. ari says:

    e hatashme 10 mije kokepalare te rinje nga levizja griselda blloku meta po konkurojne.fituesi dihet cili eshte kokepalari numer nje dhe cili bjen letren higjenike me shpejte pranohet-oficier behen kush kalon me Shum droge,nenoficire cili ve me Shum tritol,drejtore behet kush nuk pranon kallzimin.

  5. Memo says:

    Bravo z. Rama ! Te rinjte duhen ne Polici sepse sigurojne ardhmerine.
    Por kjo qe kerkon te besh bie era shume propogande dhe publicitet.
    Nuk perballohen sherbimet e veshtira te policise me pergatitje 21 javore, pra as 6 muaj.Ne sistemin e kaluar, qe nuk kishte kriminalitet te ketyre cilesive dhe permasave, (perjashto politizimet), policet mbaronin shkolle 2 vjecare dhe ishin profesioniste te vertete te rendit dhe luftes ndaj krimit.
    Dhe ty sot kenaqesh qe aplikojne mbi 10 mije te rinj.
    Mire ben, por vuri gishtin kokes se ata nuk vijne per hobi, “nuk ju dogj barku” per patriotizem, as per syte e bukur te tute apo per mustaqet e Sajmirit dhe te Tan Didit.
    Jo ! Vijne te konkurojne se jane keq per buken e gojes, jane te pa pune. Dhe prej tyre ty do pranosh 500(nese do ti marresh dhe keta), po 10 mije te tjeret ku do hane.
    Ndaj z.Kryeminister, krahas fjalimeve te bukura dhe spektaklit me keta te rinj, fillo te hapesh pune per njerezit, ne mos 300 mije te pakten 100 mije.

  6. dola says:

    Shperthim tritoli,do te thote c’minim i Shqiperise e kapje e autoreve,e kthyer ne nje fushe te minuar nga tradhetaret e sabotatoret e PD.Ristan Berisha,pervec te tjerave ne sundumin e PD,nuk llogartit se vetem sa police e komisare policie u vrane!

  7. Shqiptari says:

    Flluske sapuni dole edhe ti o piktor.

  8. edi says:

    Po pra do e reformoje policine Sajmja, qe pi te bardhe e mer urdhra nga Shullazi!

  9. Ku e rrun krimi per Tahir Tahirin,ata e kan sha me rob shpie ne lokal e ka hik si mi langaraq por i xhelosur.

  10. Tom says:

    Sot pame nje shfaqje te shemtuar propagandistike. Fushatizem. Mashtrim dhe loje me deshiren e mijra djemve dhe vajzave te cilet kishin aplikuar dhe ishin njoftuar te merrnin pjese ne konkurim. Vetem 4-5% e te thirrurve, nga rreth 10000 do te perzgjidhen.
    Konkursi ishte njoftur qe te fillonte ne oren 06.00 te mengjesit per grupin e pare te konkurenteve. Por cfare ndodhi? Konkurrimi u shty pasi konkurrenteve do tju fliste shpura qeveritare, ku per hir te se vertetes me vjen keq qe Kryeministri u be pjese, ne mos ai vete ishte ideatori.
    E kam thene edhe ne nje koment tjeter, se nese do te donim te kishim nje perzgjedhje sa me cilesore per shkak te interesit te madh, duhet te ishin aplikuar filtra te cilet lejonin kalimin e me te mireve. Filtra te tilla si arsimi i larte, shkolla e mesme perfunduar me mesatare mbi 8.5 ose 9, gjatesia 175 cm etj. Por dua te ndaloj tek konkurimi i sotem.
    Sot konkurentet ishin ftuar te konkuronin dhe jo te degjonin fjalime politike.
    E para, ata vijne nga te gjitha drejtimet krahinat, rrymat dhe prirjet politike, apo asnjeanes, pa paragjykim dhe eshte e tepert tju flasesh edhe nga pozitat e qeverise, per te cilen do te punojne neser, pasi 9500 konkurrente nuk do te fitojne, dhe kryeministri apo dhe te tjeret nuk kane asnje te drejte tu flasin atyre me gjuhen e politikes.
    E dyta, konkurrentet u perdoren per fasade ne fjalime bajate elektorale sic ishte ai i Ministrit te Brendeshem, i cili tha prape sot: Bravo çuna, bravo goca. Shprehje keto ordinere te cilat vete pjestaret dhe punonjesit e Policise se Shtetit, te cileve ju drejtohen keto shprehje, i percjellin ato me perbuzje, te qarte per papjekurin e autorit te tyre.
    E treta, si ke guximin dhe thua konkurim i drejte, kur ke njoftuar qe konkurimi do te filloje ne oren 06.00 dhe e shtyn ate pa fund, duke luajtur me kohen, predispozicionin, axhenden, merakun, perqendrimin, pergatitjen, e secilit prej pjesmarresve dhe familjeve te tyre.
    E katerta, hyrja e padrejte e qeverise dhe kthimi i konkurimit ne nje show formal, uli edhe seriozitetin dhe pritshmerine per nje konkurs serioz, pa prapavije propagandistike. Qeveria mund tju fliste vetem konkurenteve fitues ne momentin e fillimit te kursit. Por jo 9500 jo fituesve te cilet largohen dhe nuk kane me pune me administraten shteterore apo me politiken.
    Mendoj qe qeveria e re ( akoma eshte e re ) duhet te shmange punen boshe ne ajer. Mjaft me show. Komentuesi Memo e ka thene sakte.
    Berisha u be i peshtire per te gjithe shqipetaret per shume tipare negative e kriminale, por mbi te gjitha se eshte nje genjeshtar i pacipe.
    Edin e kemi votuar, por ai nuk duhet te ece ne te njejten rruge.
    Do te mireprisnim qe siç u dhane live sot fjalimet bajate te Tahirit & co, te jepen live per publikun te gjitha fazat e konkurrimit. Transparence. Te kalohet nga Show ne Transparence.

  11. Joni says:

    I nderuar z. Edi,
    Me vjene keq por nga kjo periudha 6-mujore qe ju kemi sjell ne pushtet, po zhgenjehemi plotesisht nga punonjesit e emeruar ne Policin ee Shtetit. Vetem per te marre nje Çertifikate per Drejtues Teknik per te punuar ne nje Shoqeri te Ruajtjes dhe Sigurise Fizike (te ashtuquajturat Polici Private) une kam aplikuar qe ne muajin Dhjetor te vitit 2013, kam dhene Testin ne Akademine e Policise se Shtetit ne Janar te vitit 2014 dhe aktualisht nuk jame pajisur me Çertifikaten perkatese me justifikimin se nuk eshte mbledhur komisioni ne Drejtorine e Pergjithshme te Policis se Shtetit, ne nje kohe qe ligji e ka percaktuar qarte se koha per tu pajisur me kete Çertifikate eshte 60-dite dhe une kam 120 dite.
    Çi thoni ju kesaj?
    Per kete luftuam ne?
    Mire pune spo ju kerkojme ne shtet por mos na pengoni te punesohemi ne private.
    Uroje sa thashe me siper qe te gjeje zgjidhje sa me shpejte dhe mos ndodhte keshtu edhe me konkurentet e policise se shtetit qe ju pershendetet sot.

  12. BERTO says:

    rama eshte i mir per mburrje,fryrje,dhe per show mediatik!pale na e lavderoi dhe sajmirin e tahirit, dhe ate harixhiun tjeter didin,i quajti profesioniste!po profesioniste jane,por tritoli!

  13. _Sherina_ says:

    Bravo Ramaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa !! :)))))))))))))))))

  14. AiBiCi says:

    o Edo ke te drejte krimi po e ndjen doren e shtetit , nga ekzekutimet me kallash kaloi te ato me tritol.

  15. aibici says:

    Edo ke te drejte , krimi po e ndjen doren e shtetit , nga ekzekutimet me kallash kaloi te ato me tritol

  16. petrit zela says:

    Ju lumte Z Rama.Besoja shum tek ju,se shpresa te medha do I afroje ketij populli fukara ekonomikisht,por jo shpirtrisht..Gjashte
    muaj u bene,qe ju zoteri moret ne dorzim Kryeministrine..Gjate ketij intervali kohor shum te shkurter,qeverija juaj ka bere pune te medha..
    Nuk ka gje me madheshtore,kur shikon ministren e mbrojtjes,Znj Kodheli
    te angazhuar per te pastruar rruget nacionale ane kend Shqiperis,ku malet e plehrave-si lapidare te fulliqura kishin pushtuar vendin..Dhe ju Z Rama..Me angazhimin tuaj per te ndertuar nje qeveri,me vajza dhe djem te rinj,qe jane te perkushtuar ne menyren me ideale per te realizuar 100% objektivat per te cilat aq te domosdoshem I ka pasur populli. Qeverija juaj Z Rama,nuk I njeh te pamundurat-se cdo
    objektiv per ta eshte I mundshem per tu realizuar…Ju jeni politikani
    me perfekt I ketyre 24-vjeteve.Sepse te gjithe Ministret apo Ministrat
    kane gjetur vetveten e tyre ne detyrat qe ju ja keni ngarkuar…
    Mbi te gjithe ministrat,shkelqen Sajmir Tahiri angazhimi I te cilit nuk
    len vend, per te ju kundervene.Se ai djale eshte I kompletuar ne
    menyren me universale,sepse besimin qe populli e kishte humbur dje-sot po I rikthehet me fuqishem se kurre tek policia e shtetit..

  17. Siguria says:

    Thashethemet e fundit thone se ja ne perzgjedhur disa konkurente dhe eshte bere nje liste fituese.Ishalla s’eshte e vertete se do zhgenjeheshin shume keta te rinj.Se mos fitojne perseri Tepelensit qe jane maxhoranca e policise deri tani.Iken Tropojanet erdhen Tepelensit,zonat e tjera te Shqiperise nuk nxjerin drejtues.Pastaj flasim per jo nepotizem etj.

  18. Frasheri says:

    Edi Rama- njeriu me vizion modern. Ishte ai qe filloi i pari transformimin e institucioneve me Ministrine e Kultures.
    Ishte ai qe transformoj Bashkine e Tiranes, hoqi halete nga parku “Rinia” dhe ato mbi Lane dhe i dha frymemarrje Kryeqytetit. Ishte ai qe hoqi piramidat e reja te bixhozit. Tani do i jape frymemarrje Shqiperise.

  19. kujtese says:

    O Edi po ja fut kot,po e beni Policine e Shtetit ndermarrje punesimi per miqte tuaj,ne te tjeret qe na ka hequr Saliu nga puna,qe ishim te rinj ne ate kohe,nuk paskemi vend ne polici,te pakten keshtu thone,kurse ti po shton edhe 1000 vete te tjere,mos harro se po vijne zgjedhjet e tjera dhe me duket se ke mbetur vetem me kabinetin tend e servilat e tu.Krimi nuk luftohet me efektivet qe militojne qe nga koha e PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje