Vala e arrestimeve të klerikëve muslimanë zbulon rrjetin që përgatiste rekrut shqiptar në konfliktin sirian. Si e neglizhoi shteti dhe komuniteti musliman krijmin e frymës radikale mes besimtarëve islamë
Nga Arben Morina*
Para tre javësh, në faqet e revistës JAVA, përmes një interviste interesante, teologu i njohur Ahmed Kalaja bënte një thirrje që menduam të vendosim në faqen e parë të numrit: Shqiptarë, mos shkoni në Siri! Qe një apel që vinte nga një klerik i lartë, i cili e ka shumë të qartë përmasën e rrezikut të ekstremizmit fetar. Një koincidencë e çuditshme bëri që intervista e klerikut musliman, të pasohej disa ditë më vonë, nga një valë e bujshme arrestimesh, që policia dhe shërbimet inteligjente shqiptare, bënë në disa prej xhamive të periferisë së Tiranës. Dy imamë të xhamive të Unazës së Re në Tiranë dhe të Mëzezit, në periferi të kryeqytetit, si dhe gjashtë persona të tjerë, janë arrestuar tre ditë më parë nga policia, nën akuzën e rekrutimit të besimtarëve muslimanë, për të marrë pjesë në konfliktin sirian.
Ka qenë një operacion i paprecedentë nga ana e policisë, pas informacioneve që erdhën nga hetime të zhvilluar gjatë më shumë se dhjetë muajsh, në Tiranë, Elbasan, Librazhd e Pogradec. Shtatë veta ndodhen ende në kërkim nga policia. Sinjalizimi për këto celula rekrutimi, ka ardhur, siç pritej, nga shërbimet e huaja, të cilat kanë nisur tashmë prej muajsh gjuetinë për identifikimin e vatrave që ushqejnë konfliktin sirian, jashtë vendit. Muaj me rradhë të dyshuarit u përgjuan, lëvizjet e tyre u survejuan dhe me kalimin e kohës u arrit në konkluzionin se egzistonin elementet për t’i akuzuar për përhapjen e një Islami të dhunshëm dhe rekrutimin e kontigjenteve që niseshin drejt Sirisë. Ndërkohë duket se goditja e parë ndaj këtij rrjeti do të pasohet edhe nga të tjera. Policia dhe shërbimet sekrete kanë vënë nën përgjim një xhami të tretë në aksin Tiranë-Durrës, ndërkohë që priten të tjera arrestime.
Dosja e errët e radikalëve
“Genci Balla është i njohur në qarqet radikale të vendit si një ndër teologët më të spikatur të rrymës ‘Tekfiriste’. Balla është një ndër teologët më radikalë, që propagandon Islamin e dhunshëm, nxit urrejtjen ndaj besimtarëve dhe besimeve të tjera, nxit frymën e përçarjes brenda Komunitetit Mysliman, si dhe është një nga frymëzuesit dhe organizatorët kryesorë në rekrutimin e besimtarëve myslimanë dhe dërgimin e tyre për xhihad luftarak në Siri”, thuhet për njërin nga imamët e arrestuar, në dosjen hetimore që është hapur në ngarkim të tij dhe të kolegut tjetër Bujar Hysa. Vetë Balla shihet nga organet e specializuara, si njeriu kyç i rekrutimeve drejt Sirisë. Imam i xhamisë “ilegale” të Unazës së Re në Tiranë, Balla ka studiuar në Arabinë Saudite, duke u bërë një ndjekës besnik i xhematit (grupim, rrymë) tekfirist. Një rrymë që predikon një Islam luftarak, të dhunshëm dhe radikal, si dhe urrejtjen ndaj besimeve të tjera fetare. Kurse imami tjetër Bujar Hysa, i xhamisë së Mëzezit, konsiderohet nga prokurorët dhe shërbimet sekrete, si një ndjekës i linjës së ashpër, duke predikuar shtetin e bazuar mbi ligjin e shenjtë (Sheriatin). Ish-pronar i një agjencie tursitike që niste haxhinj drejt Mekës, Hysa akuzohet se ka mbajtur lidhje me persona dhe organizata radikale brenda dhe jashtë vendit.
Planeti i panjohur i Islamit radikal
Në Shqipëri mendohet se ka aktualisht më shumë se 700 xhami. Prej tyre, më shumë se njëqind ndodhen në zonën e Tiranës, e cila përfshin kryeqytetin dhe fshatrat përreth tij. Kjo “nebulozë” institucionesh fetare, është prekur qysh herët nga fenomeni i mungesës së kontrollit nga ana e komunitetit musliman, por edhe e organizmave shtetërore që mbajnë kontaktet me klerin në Shqipëri. Pas arrestimeve të bujshme të ditëve të fundit, mediat kanë folur për një numër shumë të madh institucionesh të kultit islam, që janë krejtësisht “ilegale”. Ose e thënë ndryshe, të paskeduara dhe të panjohura nga komuniteti musliman, si autoriteti i vetëm zyrtar që kontrollon rrjetin e institucioneve të kultit islam në vendin tonë. Pak ditë më parë, teksa fliste për mediat, përfaqësuesi i Komitetit Shtetëror të Kulteve Ilir Hoxholli, deklaronte se “duhet ndërhyrë për të berë sa më shpejt të ligjshme këto objekte kulti, të cilat për shkak të ndjeshmërisë së tyre nuk mund të prishen”. Një problem i nxehtë, nën pektun e të cilin janë fshehur, mesa po zbulohet në këto orë, një veprimtari e tërë me ngjyra radikale, që mund të ketë ushqyer rrjetet islamike që luftojnë sot në Siri.
Një problem doktrine apo një problem i sigurisë kombëtare?!
Dilema që është shfaqur këto orë, pas arrestimit të imamëve të luftës, është delikate dhe e vështirë per t’i zgjidhur: kjo që ndodhi është një problem doktrine (pra, i menaxhueshëm brenda kuadrit të strukturave fetare), apo është një çeshtje e sigurisë kombëtare dhe e luftës kundër terrorizmit? Përgjigja për këto pyetje duket se vjen nga ekspertë të fesë islame, me të cilët u konsultua “Java”. Sipas tyre, problemi ka qenë thjesht dhe vetëm doktrinar në fillesat e tij. Ekspertët e pyetur thonë se komuniteti musliman ka një përgjegjësi të madhe në mungesën e kontrollit ndaj asaj që po ndodhte në xhamitë dhe komunitetet e vogla të besimtarëve, sidomos në zonat ku janë kryer arrestimet. Ata thonë se përkundër deklarimeve të përsëritura, për mungesën e xhamive jashtë autoritetit të Komunitetit Musliman, ajo që ndodhte në terren ishte krejt e ndryshme. Ngjarjet e fundit me dy xhamitë në fjalë, janë një sinjal i fortë alarmi, që Komuniteti Islamik të marrë në dorë situatën, duke rritur kontrollin mbi institucionet e kultit islam dhe duke u përpjekur që idetë dhe tezat radikale të mos rrënjosen në masën e madhe të besimtarëve të fesë muslimane. Njohësit e komunitetit musliman shqiptar thonë se nuk është aspak normale, që dy vjet pas nisjes së konfliktit në Siri, megjithë informacionet që vinin, komuniteti musliman nuk i ka mbledhur deri më sot asnjëherë muftinjtë, për të dalë me një qëndrim unik për situatën. Nga ana tjetër, dalja jashtë kontrollit e një numrit xhamish, tregon se Komuniteti Musliman nuk ka ditur (apo dashur) të shfrytëzojë as kanalet e komunikimit me shtetin, për të marrë mbështetje në përballimin e shfaqjeve të ekstremizmit fetar. Nga ana doktrinare, ajo që ndodh sot në Siri, nuk është Xhihad, por një luftë civile. Ata që predikojnë pjesëmarrjen në këtë konflikt, nuk bëjnë thirrje për të marrë pjesë në një luftë të shenjtë, por në një përplasje palësh në një vend të tretë.
Ekspertët islamë që pyetëm thonë se kur luftojnë mes tyre muslimanët (alauitët dhe synitët), nuk mund të ketë Xhihad. Së dyti, Xhihadin e shpallin zyrtarisht dy autoritete: Kalifi dhe Shehulislami. Asnjë autoritet fetar nuk e ka shpallur Xhihadin në Shqipëri, pasi vendi ynë nuk është drejtohet në bazë të Sheriatit. Nga ana tjetër, eskpertët thonë se asnjë dijetar i botës islame, nuk mbron aktualisht idenë se kjo është një luftë e shenjtë, por thjesht një konflikt i armatosur civil.
I parë si një problem doktrinar, rrëshqitje e Islamit shqiptar drejt radikalizmit, është një fenomen disavjeçar. Një sekt imamësh, kryesisht ilegalë, në disa zona të Shqipërisë, nisën të përkrahin një formë ekstreme të fesë islame. Të identifikuar në xhematin (grupimin) e hakut dhe xhematin e tekfirëve, këta besimtarë dhe drejtues të klerit, nisën të predikojnë një formë besimi që ishte e dhunshme dhe radikale. Mos i fol vëllait që pi alkol, femrat e zbuluara janë të gjitha prostituta, urrejtje ndaj feve të tjera, mosbindje ndaj autoritetit të shtetit, që shihej si i huaj dhe i papajtueshëm me Sheriatin – të gjitha këto ishin qëndrime që propogandoheshin me forcë në disa prej xhamive radikale. Aq sa në vitin 2007, një pjesë e këtij komuniteti ekstremist nisi të bëjë thirrje që të mos dilej në votimet për pushtetin vendor, me arsyetimin se ky shtet që nuk kishte në bazën e tij Islamin, nuk duhej njohur fare.
Për shumë vite këto teza dhe qëndrime ishin më shumë bindje personash, sesa organizime të strukturuara. Gradualisht ato nisën të krijojnë mbështetje gjithnjë e më të madhe, aq sa u krijuan situata si në ato të dy xhamive të Unazës së Re dhe të Mëzezit. Megjithatë duhet thënë se Islami radikal nuk ka një lider shpirtëror, siç venë në dukje ekspertët. Kjo është një rrethanë pozitive, po të kihet parasysh se lidershipi në këto raste do të krijonte, potencialisht, një masë më të madhe mbështetësish dhe fanatikësh fetarë.
Siria dhe radikalët shqiptarë
Opinioni publik është i bombarduar në këto orë, me lajme rreth arrestimeve të imamëve dhe shpalljes së kërkimit për persona të tjerë të lidhur me rekrutimet për luftën në Siri. Megjithatë këto masa tingëllojnë sot të vonuara nga ana e autoriteteve shtetërore dhe agjensive të inteligjencës. Masa jo e vogël e besimtarëve që frekuentonte xhamitë e Mëzezit dhe Unazë së Re, fakti që aty vinin njerëz nga zona të largëta, e jo vetëm nga rrethinat, informacionet se rrotull xhamive ndodheshin godina ku mbaheshin rekrutët para nisjes – që të gjitha këto elemente, dëshmojnë se fenomeni i pajtimit me para të luftëtarëve për në konfliktin sirian, ishte mjaft i pjekur dhe në fazë të avancuar.
A duhet quajtur kjo që ndodhi, një dështim, më shumë sesa një sukses, i autoriteteve zyrtare dhe komunitetit musliman? Burime të ndryshme mediatike thonë se aktualisht, në luftën që po zhvillohet në Siri, marrin pjesë disa qindra luftëtarë nga bota shqiptare dhe 13 prej tyre janë vrarë deri tani në luftime.
Ndërkohë që shtete si Turqia mbyllin organizatat “bamirëse” fetare (siç qe rasti i 28 të ndaluarve të shoqatës islamike IHH), apo kur vende si Arabia Saudite e klasifikojnë si penalisht të dënueshme vajtjen për të luftuar në vende të treta, apo edhe financimet për këto luftra, shteti shqiptar nuk ka lëvizur në këtë drejtim. Madje edhe kur Kosova fqinje e ka bërë diçka të tillë, duke modifikuar juridiksionin e saj, konform situatave më të fundit që janë krijuar me konfliktin sirian. Qeveria ka marrë së fundi, përmes ministrit të jashtëm Bushati, angazhime konkrete, për të korrigjuar sjelljen e saj ndaj fenomenit të pjesëmarrjes së vullnetarëve shqiptarë në konfliktin sirian. Nga ana tjetër, duket urgjente që autoritetet dhe komuniteti musliman, të nisin një verifikim të thellë të veprimtarisë së shoqatave bamirëse, kryesisht arabe dhe turke, të cilat veprojnë nën çadrën e besimit fetar. Të dhënat e fundit që po dalin në media, rreth financimit të rekrutimeve të mercenarëve shqiptarë në luftën që zhvillohet në Siri, i implikojnë edhe këto shoqata. Pasi është e habitshme që të ketë struktura të posaçme, në territorin shqiptar, ku rekrutët qëndrojnë para nisjes. Ashtu siç është e habitshme që jo rrallë ata të lëvizin bashkë me familjet e tyre në tokën siriane. Kush i paguan mujërat e eurove për udhëtimin dhe akomodimin e kësaj ushtrie klandestine?!
Lufta në Siri nuk është një konflikt i yni. Ajo zhvillohet larg dhe nuk përfshin asnjë interes të drejtpërdrejtë të vendit tonë. Emëruesi i përbashkët i solidaritetit fetar, është një motiv tejet hileqar dhe spekulativ, nën të cilin gjallojnë teza dhe ide ekstremiste, që nuk kanë asgjë të përbashkët me keqardhjen për viktimat civile apo për fatin e të ardhmen e Sirisë së sotme. Shqipëria nuk pse ta konsumojë imazhin e saj, me një konflikt që sot më shumë se kurrë, i ngjan një lufte civile, me tipare të theksuara religjioze. Si vend anëtar i NATO-s na takon të dërgojmë ushtarë për llogari të Aleancës Atlantike, e jo të Xhihadit.
*Revista JAVA
QEVERIA SHQIPTARE DUHET TE MARRE URGJENTISHT MASAT PER NDERSHKIMIN E KETYRE QELBESIRAVE TE XHIHADIT: KJO ESHTE POSHTERSI DIKUSH PO ARGANIZON KETA PLEHRA FONDAMENTALISTE ISLAMIKE NE SHQIPERI !!!!!!!! ESHTE KRIMINELI BASTARDI ISLAMIK sali taleban berisha QE KERKON ME CDO KUSHT QE SHQIPERIA MOS TE MARRE STATUSIN NE QESHOR. URGJENT ARRESTOJINI KETA MBETURINA ARABE SHQIPFOLES; SHIKU DUHET REFORMUAR SE NUK E PASKEMI DITUR SE NE SHQIPERI PASKA NGA KETO JASHTEQITJE TERRORISTE ISLAMIKE . TE RRAFSHOHEN XHAMIAT E KETYRE QAFIREVE TURQ-ARABE:
Eshte nje gezim shum i madh qe i eshte hapur lufte islamit si fe, sepse pikerisht aty do te iu has derrasa ne gozhde atyre qe i bejne keto kurtha per me njollosur fene islame. e vetmja menyre per te luftuar islamin eshte vetem me imoralizma, tip prostitucione , ,muzike , droge, e gjera te tjera qe jan jashte pastertise se njeriut te cilat islami i lufton, kurse kur i lufton direkt islamin vetem zgjohen muslimanet dhe i ben edhe me xheloze per fene e tyre. Une them shum mir ben shteti si i ben keto lloj prrockash te pabaza, bile biles duhet ti beje edhe me shume a ka mundesi po te iua mbaje te ikin te djegin edhe librat fetare. Koha e komunizmit ka mbaruar, edhe e hajduterise “demokraci mashtruese” qe eshte ne shqipri,Iu them te gjith atyre qe i drejtojn keto operacione ndaj njerzve te paster e te drejte Urime Urime Urime …Per njeriun edhe pse hyn ne burg nuk ka asnji problem , mjafton qe mos te te denoje Zoti se Ai denon ashper dhe din si te denoj mire si ne kete dunja edhe ne ahiret, ndersa po te denojne njerzit nuk ka asnji problem. Feja islame mund te luftohet vetem duke hapur nudizem ,alokol, e imoralitet qe ti largoni njerzit nga e mbara dhe rruga e drejte, ndryshe po i harruat keto qe ti vendosni ne zbatim lufte drejtperse drejti vetm i keni dhene force fese muslimane. ka nje Zot qe shikon. Mjafton Zoti si me i miri mbrojtes per besimtaret
Muhameti u martua me Ajshen 6 vjece, pastaj e mori ish gruan e djalit te vet per nuse dhe ja plasi P.. Islami eshte fe qe lejon pedofiline, incestin, poligamine, vrasje, perdhunime, tortura e lloj lloj vesesh tjera, eshte nje fe qe duhet zhdukur nga faqja e dheut
ik e pi një gotë raki !
Kjo kerme eshte mortaja e diteve tona. Duhet shfarosur pa meshire. Njerez psikopater te tille nuk njohin as atdhe e as vendlindje.
Feja jone eshte vetem Shqiptaria!!
Ismail Qemal ju duket se me ironin tuaj ju mbroni Islamin por ne fakt jeni mbrojtes te erresires fanatike Islamike .shteti nuk ka nevoje te mbroje apo te luftoje Islamin shteti perpiqet te mbroje qytetaret e saj nga semundja e terrorrizmit Islamik dhe ne se e ben me ndergjegje te plote nuk ka si te humb .Terroristet nuk trembin dot as nje femij me terrorrin e tyre e jo me te ndrydhin Dashurin e njerut .Ky Islame qe sjellin keta salafiste ne se con njeriun perpara nuk mund ta ndale dot asgje e nese sjell gjak e urrejtje do te permier ne poturet e tyre trecerkshe
raca ilire u katandis ne rac arabi e jevgu cfar turpi ate qe t huajt se ben dot ne shekuj po e bon kta sot tmerrrr do na fusin e ne ktu n luft me njoni tjetrin kta derra islamik se kta shperthejn mes dyqanit e mes mertatos e pazarit n kinema e tater njerez bomba i denon gjith bota e i mbyll n burg kta kafshe islamike ne guatemala burgu m i tmerrshem atje duhen cu kto kafshe islamike fara me keqe ne bot ka mbir e ketu n shqipri sidomas zonat fhstrat e tirones, fush krujes,librazhd peqin,kavaj kukes tropoj cerrik, jane zonat m t nxheta t islamikve ku mbizoteron injoranca n kulm e analfabetizmi akoma s lexojn i liber e s din c bohet n bot keni degju ju KATUNAR HESAPI ska dal kot kjo shprehje me tregu sa injorant jan keta njerez t trash e idiot e t paret e tyre jan vrare me turkun n keto zona ka qen qendresa me e madhe me turkun kur e mendon kan lind e vdekur ne nje cop toke qe quhet kala me brez vetem te mos i dorzoheshin turkut dhe kta dolen t gjith islamik xhami kudo rac e qelbet haruan t paret e tyre rac me t shpifme se katnaret nuk ka dhe kjo dihet nga t gjith t trash t piset vetem po i vune muzik gabeli je n rregull me kta njerez idiot edhe jevgjit jan me inteligjent se kta katnaret
O njerez kur do te vetedijesoheni? Feja, feja na mbytet se a thua nuk jetohet pa kisha e xhamia. Mor mjerane duhet ta dini se si prifti ashtu edhe hoxha predikojne per egzistencen e vete. Keto njgjarjet e fundit jane nje shqetesim i madh qe duhet te mirren masat sa me shpejt se perndryshe se shpejti ne trevat shqiptare do dominojne talebanet. Si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi organizatat arabe gjoja humanitare e mbollen kete fare . Gjithe ato gra ,vajza e femije te mbuluar nga u frymezuan, pergjigjuni ju lutem. Per kete duhet ti japim te drejte Marksit:”feja eshte opium per popullin”. Kur thashe se jetohet edhe pa xhami dhe kishe ,mendoj se do te ishim me te qete nese mirremi me punet tona te edukojme femijet mire, te rrime me njerez qe na pelqejne e jo si ky rast qe po tregoje: nje grua me depresion me kerkoi nje liber te Daut Emakut se i kish lexuar disa pjese ne yutube e kishin ndihmuar. Me vone me nje fytyre sa nuk qante me tha: kam bere nje gabim ,une i thash se njerezit gabojne. A doni ta dini gabimin e kesaj gruaje? Mire po ua them : kjo grua e kish festuar 8 marsin me gra te tjera, por kjo grua shkoka edhe ne xhami te Cyrihut dhe atje hoxhenica kish thene se kjo feste nuk duhet te festohet se eshte gjynaf se kjo nuk eshte festa e jone. Une u mundova ta qetesoje se 8 marsi nuk eshte feste religjioze, dhe e pyeta a ishte ndier mire ne feste, po tha shum mire. Ja pra ajo zonja gjoja hoxhenice mbledh gra dhe ben pasuri se aty pa frenga nuk shkohet. I pershendes te gjithe njerezit qe mendojne me koken e vet dhe nuk manipulohen nga predikuesit e feve .