Mazhoranca kërkon nisjen e procedurës për zgjedhjen e kryetarit të ri të AMA.
Në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Medias, deputetët socialistë u shprehën për hapjen e procedurave për 4 vendet vakante të Autoritetit të Mediave Audiovizuale, bazuar kjo edhe në një verifikim të kryer nga shërbimi i monitorimit të institucioneve.
Deputeti Alfred Peza, nënkryetar i Komisionit të Mediave, theksoi se “vakanca e AMA-s evidentohet nga memoja e shërbimit të monitorimit të institucioneve. Komisioni i Ligjeve evidentoi vakancën dhe e konsideroi jo kryetare Bushatin pasi i ka përfunduar mandati në 24 shtator të vitit 2012”.
Madje Peza theksoi se AMA është mbledhur në 13 mbledhje pa mandat dhe se për këtë Kuvendi duhet të nisë hetimet.
Në fillimin e mbledhjes së komisionit, kryetarja e AMA-s, Endira Bushati prezantoi raportin 1- vjeçar të institucionit ku theksoi se pavarësisht ligjit të ri për mediat, AMA u pengua në zbatimin e tij, pasi nuk u plotësuan 3 vende vakante në Autoritetin e Mediave Audiovizive.
Po kështu, sipas saj, procesi për kalimin në rrjet dixhital u bllokua, ndërsa shtoi se AMA ka kryer inspektime në terren për zbatimin e licencës.
Kreu i Komisionit të Mediave, Genc Pollo, bëri apel që AMA të mos sulmohet, por të ndihmohet në punën e saj.
Sipas tij, policia nuk i ka kompetencat për luftën ndaj piraterisë.
Me pak fjale dhe me shume pune !
boo boo cfare fytyre qenka kjo ,nuk paska pike intelektualizmi ne fytyre,duket sikur ha petulla gjith diten