Basha me misionin e FMN: Paketa fiskale, impakt negative tek biznesi (VIDEO)

17 Mars 2014, 11:25Politika TEMA

 “Paketa fiskale ka pasur një impakt negativ tek biznesi dhe qeverisja vendore”. Kështu u shpreh Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha gjatë takimit të zhvilluar me misionin e FMN-së për asistencë teknike në sistemin e taksave në administratën tatimore, drejtuar nga John Norregaard.

Basha ka shprehur shqetësimin e njësive të qeverisjes vendore, për mënyrën e sjelljes së qeverisë së re ndaj tyre dhe cënimin e hapur që i bën autonomisë vendore. Sipas tij, shprehje e arrogancës së qeverisë së re është paketa fiskale e cila çoi në rritje të taksave dhe centralizimin e mbledhjes së taksës së biznesit të vogël.

“Biznesi i madh, i mesëm dhe i vogël, në të gjithë vendin po përballet me problemet e diktuara nga paketa fiskale e cila duke mos marrë parasysh kundërshtimet që iu bënë, si nga grupet e interesit ashtu edhe nga opozita, vendosi taksën progresive e cila rriti në masën 50% tatimin mbi fitimin për korporatat, nga 10 në 15 %, çka ka sjellë rritje të evazionit fiskal”, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.

Basha u ndal edhe në vendimin e qeverisë për mbledhjen e taksës së biznesit të vogël, pa asnjë konsultim me autoritetet lokale. Ky vendim i pakonsultuar dhe i pashoqëruar me kompensim financiar ka sjellë mungesë të ardhurash në buxhetet e bashkive dhe komunave të vendit.

“Nga centralizimi i mbledhjes së të ardhurave nga taksat e biznesit të vogël, vetëm në buxhetin e Bashkisë së Tiranës mungojnë 8% e të ardhurave. Kjo mungesë të ardhurash nuk mund të rikuperohet nga taksa e pronës, e cila u dyfishua në paketën e re fiskale. Mbledhja e kësaj takse, është një problem i madh që vërehet në çdo njësi të qeverisjes vendore”, tha Basha, ndërsa shprehu shqetësimin e tij si kryetar i shoqatës së bashkive dhe kryebashkiak i Tiranës, edhe për performancën e dobët dhe sjelljen arbitrare të qeverisë në këta 6 muaj.

10 komente në “Basha me misionin e FMN: Paketa fiskale, impakt negative tek biznesi (VIDEO)”

  1. SC says:

    Bisnesi eshte nen peshen e korrupsjonit dhe nen pa mundesin e inrastruktures , zgjidhja e saj eshte vetem ndertimi i konkurences dhe zbatimi i ligjit te cliruar nga pushteti qendror dhe lokal

    1. helena says:

      Ky mendjendrituri qe bashke me kryetarin e vet e groposen vendin e katandisen ne kete derexhe.
      s’e kuptoj c’lidhje ka Basha me FMN, kur ka qene ky me pd-istat e tjere qe e larguan FMN dhe i prishen marreveshjet, se s’donin te jepnin llogari se ku do te perfundonin leket e marra borxh, se nuk shkonin per shqiptaret, por i conin per pasurimin e familjareve te pushtetit.

    2. dolora says:

      FMN qe ka ekspertet me te mire nderkombetare i flet ti per taksimin o injorant?
      Nuk kane bere shkollat qe late ju ekspertet e FMN dhe sistemi i taksimit qe ata kane propozuar eshte me i miri duke patur parasysh se 95% te shqiptareve jane te varfer.

    3. greiss says:

      Nuk e suporton dot as Basha me gjithe opoziten mbeshtetjen qe FMN po i jep Shqiperise per tu rimekembur se e di shume mire qe keshtu s’vjen kurren e kurres ne pushtet.
      Ne vend qe te beje debate konstruktive per te miren e shqiptareve, ai kerkon te prishe raportet me FMN qe mezi u krijuan.

    4. alk says:

      Biznesi me ne fund po merr frym lirisht dhe po mbeshtetet nga qeveria me shume se cberi qeveria e Berishes. Kjo merite e qeverise Rama.

    5. aks says:

      si ka fytyren dhe flet keshtu, sa ishin keta vendi u zhyt ne borxhe dhe bizneset nuk taksoheshin sipas fitimit por sipas qefit dhe interesit te qeverise. Tani qe ekonomia po ecen ne rrugen e duhur dhe eshte vleresuar dhe nga te huajt ky kerkon te na veretetoje te kunderten.

  2. Agimi HALILI says:

    ky lloj njeriu po mundohet qe te percaj kete vend

    1. Agimi HALILI says:

      boll shpifet jeni be me keq se plakat e keqia.

      1. Astriti says:

        kta njerez jane bere shum patetik ktej thone qe jane pro qe shqiperia te marre statusin per vend kandidat ktej shkojn edhe prishin imazhin e ktij vendi duke shpifur.

        1. fatbardhi says:

          pse bejn sikur nuk e kuptojn qe po prishin figuren e shqiperise ne per bote me lloqet e kavajes qe thone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje