Meksi: Kërkova mbylljen e firmave piramidale, por guvernatori merrte urdhra nga Berisha

17 Mars 2014, 10:01Politika TEMA

Ish- kryeministri i qeverisë së parë të PD-së, Aleksandër Meksi, i ftuar në emisionin “Konica” me gazetarin Shpëtim Nazarko, i është rikthyer sërish çështjes së firmave piramidale.

Meksi ka deklaruar se guvernatori i asaj kohe, Kristaq Luniku, ishte përgjegjës për mbylljen e firmave piramidale, por sipas Meksit, ai merrte urdhra nga ish- presidenti Berisha.

“Guvernatori komandohej direkt nga Presidenti i Republikës. Luniku ishte personi që duhet të mbyllte firmat, po me sa duket merrte urdhër nga Presidenti dhe për arsye që i di ai, nuk është shprehur asnjëherë për këtë. Pas shkurtit të ’96-s, qeveria nuk kishte kompetenca ndaj Guvernatorit të Bankës. Ishte koha kur qeveria kishte filluar të investigonte për firmat piramidale. Kam thirrur në atë kohë Gazideden, Lunikun, Dylber Vironin dhe u kam thënë që më rezultojnë këto të dhëna. Më kishin infotmuar me imtësi për Vlorën, Fatos Dervishi me shkrim, që ishte zv.Prokuror, pasi kishin ardhur shqetësime se ç’po ndodhte me pronat, kishte shitje dhe blerje të mëdha. I pari që më solli raport për këtë çështje, ishte Gazidede, dhe në të gjitha raportet që Gazidede më sillte, ishin më të plota dhe më të sakta mbi këtë aktivitet”, deklaron Meksi.

I pyetur se si do veprojë qeveria sot me FMN dhe Bankën Botërore, ai shprehet: “Kur unë isha kryeministër, një ministër i Financave, që s’po i them emrin, kur vinte FMN dhe BB nuk kishte qejf t’i takonte dhe i sillte tek unë. Ata vinin, bisedonin në parim, gjenim zgjidhje dhe me pas detajohej me ministrin e Financave dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë mbi bazën e të dhënave që u jepte misioni i përhershëm i FMN-së në Shqipëri. Ata nuk shkonin tek ky ministër, pasi ai mbante mbi tavolinën e zyrës një libër që thoshte se “Banka e Shqipërisë kjo hajdute e madhe”, apo diçka e tillë”.

Meksi deklaron se për të dalë nga kjo situatë “e para do të ishte formalizimi i ekonomisë dhe para saj do të bëhej aministia fiskale, ku unë si shtet të njoh pronën dhe pasurinë, të paguash taksat që detyrohesh dhe të vazhdosh me sipërmarrjen me rregulla. Buxheti do të ishte më i madh nëse do bëhej një sistem fiskal perëndimor kapitalist”.

38 komente në “Meksi: Kërkova mbylljen e firmave piramidale, por guvernatori merrte urdhra nga Berisha”

  1. Elsa pema says:

    Me vjen keq nuk eshte pergjegjes K.Luniku per firmat por eshte qeveria e asaj kohe .Mos e njollosni K.Lunikun i cili u detyrua te largohej dhe nga vendi i vet.

    1. Mira says:

      Ja një mundësi për të hedhur doktorin pas hekurave….! Meksi nqs nuk bën një kallëzim në prokurori je një plehrë dhe bashkëpunëtor në vjedhje..!

      1. arbeni says:

        O mira kishte 8 vjet kohe PS per ta hedhur pas hekurave. Por me kete gje ske ca kallzimi ti besh se nuk jane fakte por mendime

        1. Adriatik says:

          O Aleksander…po ca njollos emrin e Kristaq Lunikut…ai eshte si zoteri te banka boterore…ti nuk kishe guxim te perballoje islamiket berish gazidede zhulal dhe ja ngec fajin nje njeriu qe skishte pune fare me kete.

    2. arbeni says:

      O peme me ligjin e kohes guvernatori i bankes nuk varej nga qeveria dhe ishtr i vetmi institucion qr mund ti mbyllte me ligj firmat. Ne kodin tone penal nuk parashikoheshin firmat piramidale ne ate kohe. Prandaj mos ja fut kot qeverise, se ju jeni mesuar nga emveri qr cdogje e ka qeveria

      1. Pilo Lala says:

        Arben,
        Guvernatori mbyll firmat? Ku e ke degjuar kete ti qe nje institucion i pavarur te mbylli nje biznes?
        Biznesin e hap dhe e mbyll Ministria e Financave.
        Meksi eshte nje kaqol, qe kujton se ne kami harruar qe ka qene nje klloun i Berishes, per te cilin rol duhet denuar.

        1. Korabi says:

          Per bizneset bankare pergjigjet Banka e Shqiperise. Nqs ti do te hapesh nje institucion financiar nuk shkon te regjistrohesh thjeshte ne QKR, por duhet te aplikosh tek Banka e Shqiperise. Keshtuqe teknikisht Meksi ka te drejte.

    3. doda says:

      duehen haur te gjitha dosjet e perjudhes 92-97 krimet e ati regjimi te frikshem duhen denuar per te dreguar qe drejtesia vonon per nuk haron !

  2. Neorealizmi says:

    Shkolla e Partise te mesonte se cdo funksion dhe institucion shteteror vihet ne sherbim te Partise dhe individit qe e drejton. Ai Burri nuk beri gje tjeter vecse ndoqi mesimet dhe botekuptimin e tij.

  3. 1997 says:

    Ke detyrimin si ish kryeminister ti denoncosh shkelesit, ndaj mos jep intervista pa vlere. Por te lumte bytha ty qe jane bere njerezit dele ketu e s’dine nga te mbajne me pare.

  4. Kritiku says:

    Piramidat dhe mbajtja ne jete e tyre ishte rezultat i idiotesise kolektive qe arriti te mbyste arsyen e shendoshe te njeriut. Ishte rezultat i dembelizmit kolektiv dhe endrres per tu bere i pasur pa punuar sikur edhe nje ore. Asnjeri nuk ishte i detyruar qe te fuste parate e tij ne keto firma te dyshimta. Ai qe humbi ishte fajtor i vetvetes dhe duhet qe te ndeshkonte veten e tij, sepse po luante bixhos ne nje loje qe ishte e sigurte qe do te humbiste. Eshte njelloj si te luash sot ne bixhos dhe po te humbesh e ben ne faj ate qe ti fitoi parate!! Kush eshte fajtori tani ne kete mes?!
    Injoranca shqiptare arriti kulmin ne ate kohe dhe ne e pame se ku i coji. U vrane ashtu kot me njeri-tjetrin dhe u treguan trima disa qe kishin arme ne dore duke vrare njerez te pafajshem, ashtu kot si per sport, por ketyre burracakeve nuk u vajti ne mendje ne asnje moment qe te vrisnin sikur edhe nje politikan te vetem qe ishte ne ate kohe. Burracakeve nuk ua mbajti qe te kthenin armen kunder Berishes dhe familjes se tij biologjike dhe shoqerore, qe ishin shkaktaret kryesore te shkaterrimit te shtetit dhe mbeshtetjes me qellim te informalitetit shqiptar.
    Deri ne ate vit shqiptaret kishin nje fare dinjiteti ne arenen nderkombetare, por pikerisht me histerine e tyre te 1997 e humben cdo gje dhe u bene gazi i botes dhe tani asnjeri nuk i merr me seriozisht. Emri shqiptar ne arenen nderkombetare ka rene ne piken me te ulet dhe gati ka marre vendin e fundit ne krahasim edhe me vendet afrikane.
    Do te duhen shekuj tani qe te rimarrim dinjitetin!

  5. arben says:

    Zoti ish kryeminister.Per fatin tone koha per te cilen flet dhe perpiqesh te justifikohesh nuk eshte aq e larget sa te jete fshire nga kujtesa e shqiptareve .Gabimin fatal qe bejme per tja atribuar te gjitha gjynahet dhe te keqiat Enverit duke justifikuar dhe shfajesuar ate lukuni te stermadhe servilesh dhe puthadore te diktatures se kaluar qe ishin dhe me gjakatare se I zoti I tyre.Ate situate po perpiqeni te krijoni dhe ju sot duke fajesuar per cdo gje Saliun qe sigurisht ka per te lare gjynahet ndaj popullit .Po ju qe ishit shnderuar ne vegla qore dhe kamzhik I bindur ne duart e diktatorit te ri , qe u bete milionere nga fatkeqesite qe I sollet popullit nuk u vret ndopak ndergjegjia , Valle a u ze gjumi naten.A u dalin ne gjume fantazmat e atyre qindra e mijra shqiptareve te vrare, te perdhunuar dhe te percudnuar neper rruget e botes apo dhe ne vendin e tyre te shneruar ne parajsen e krimit nga politika antishqiptare e mafies se ardhur ne pushtet ne keto vitet e demokracise qe vec demokraci nuk eshte.Vetem kur secili nga ne do te jape llogari per mekatet e tija dhe jo te fshihet pas gabimeve te njeshit mund te besohet se ne Shqiperi po ndertohet rendi I ri demokratik kaq shume I enderuar dhe deshiruar prej te gjitheve.

  6. en says:

    Meks ju jeni bashkefajtore me Bershen. Nuk lan dot fajin me intervista akuzuese. Politikani eshte vizionar dhe ka per moral dorehqjen. Cilen kishit ju dhe sa moral? Mendojme se kishit dhe keni frike te akuzoni dorekt, po elementi baze per nje administrator shteti eshte doreheqja para kolapsit. Kur e bete kete?

  7. Elsa pema says:

    Z.Arben nuk po ia fus kot por me duket se JU flisni kot OK?

  8. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Bashkekombas a di t’me thoj njeri se cfare u be me Benin e Meksit qe mbyllte lokalet kudo qe vinte dhe thoshte se I paguan baba?
    Sa per temen ne fjale edhe ti je fajtor z meksi me ish qeverrine tende si dhe qoftelargu

  9. Elsa pema says:

    Z.Arben kaq i zgjuar jini JU sa te gjykoni kaq mire te tjeret,se nga c’fare kohe jemi mesuar ne te flasim sipas mendimit tone?Ju duhet te jeni ndonje talent i pazbuluar vertet>>>!!!!!

    1. arbeni says:

      O pema une jam arbeni me i ne fund ai tjetri eshtr tjeter. Kaq i zgjuar jam ske ca ti besh

  10. 1996-1997 says:

    Zoti ish kryeminister, mbasi ndenjet rreth pesembedhjete vjet i strukur, dhe mbasi i shpetove sistemit te drejtesise paq, per gjithe fajet e tua per 1997, tani po na del e po shprendan fajet se kush i ka patur, po ben si figure e kristalte. Je nje medioker dhe nderkaq po na jep mend me terma pergjithesues “sistem fiskal modern perendimor kapitalist”, iku koha kur ju i benit lavazh trurin njerezve. Ti ke qene nje ushtar i bindur i Saliut dhe ke pergjegjesine kryesore se bashku me presidentin e asaj kohe S.R. Berisha, sepse drejtonit shtetin ne ate kohe dhe jo Banka e Shqiperise. Ndoshta guvernatori e kishte lajmeruar edhe presidentin per kete ceshtje dhe ka shume mundesi te kete qene keshtu, por ndoshta presidenti nuk ka dashur te levize gishtin me te vogel sepse nuk i interesonte dhe deklaroi qe parate e shqiptareve ishin te pastra?! Me sa duket skleroza ka bere te veten sepse te paska lene mendja dhe memorja bashke!!!

  11. KA QI says:

    KY DHE TERE ISHAT KRYEMINISTRA MINISTRA FINANCASH KRYETARE SHTETESH ,KRYETARE PARLAMENTESH DUHET TE DENOHEN ME BURGIM TE PERJETSHEM.Kur vdiq ne burg heroi i popullit dhe i luftes per òlirimin e ketij vendi Shefqet Peçi ne moshen 90 vjeòare e rrine jashte e intervistohen kriminelet qe i vune zjarrin vatanit?

  12. sherifi says:

    Me keto shpjegime deri diku i jap te drejte z.meksi,se vertete ky ishte k/minister po celesat e kashtes kishte,nuk e pyeste jo me ministri i fanancave apo guvernatori,dhe jo se nuk donin ta pyesnin,por ishte ustai president,qe meresh jo me ministra,guvernatore,shefa por edhe me polic,prokurore apo gjyqtare te thjeshte.

  13. kol says:

    është fatkeqësi të diskutoni për këtë çështje ! Berisha ka pasur të drejtë ! Po e drejta e Salës nuk ka qënë dhe nuk eshtë, dhe s’ka per të qenë temë për t’u diskutuar nga njerëzit popull. Fajin e ka Meksi që shkruan për gjëra të tilla! Edhe sikur BERISHA të mos ta kishte ditur se firma te tilla ishin ato që kishin zhytur Ameriken që në vitet 30 te shekullit të kaluar, Ambasada e USA do t’ia kishte spjeguar ! Politika nuk është për të gjithë! nuk eshtë për njeruin popull! Sa fatkeqesi është kur njeriu popull flet dhe jep zgjidhjet e tija (fajesimet e tija) nderkohe qe pritej nje zgjidhje vendimtare per fatin e kombit tone !!!!!!!!!!!!!!!!

  14. teuta says:

    zorraxhi Meksi,njerezit nuk harrojne fjalet e tua,vet i futet parat ,pse kete deklarat nuk e bete ne ate kohe apo se e kishe te ngrohet prapancen e kishe frike se te ftohej?Po per terapine e shokut qezbatoi qeveria jote,apo per zgjedhjet e parakoheshme qe ironizoje nje popull te tere cfare mund te thuash? Tani mund te thuash cfare te duash nuk ka vlere ,ashtu si dhe personi juaj qe eshte pa vlere

  15. Admirues says:

    Lexojeni me vemendje kete thenien e Meksit:
    I pyetur se si do veprojë qeveria sot me FMN dhe Bankën Botërore, ai shprehet: “Kur unë isha kryeministër, një ministër i Financave, që s’po i them emrin, kur vinte FMN dhe BB nuk kishte qejf t’i takonte dhe i sillte tek unë. Ata vinin, bisedonin në parim, gjenim zgjidhje dhe me pas detajohej me ministrin e Financave dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë mbi bazën e të dhënave që u jepte misioni i përhershëm i FMN-së në Shqipëri. Ata nuk shkonin tek ky ministër, pasi ai mbante mbi tavolinën e zyrës një libër që thoshte se “Banka e Shqipërisë kjo hajdute e madhe”, apo diçka e tillë”.

    Ore…te gjith jan profesor mbas zullumit..ke par ti!! Po pse nuk ber opozicion at’her ky zheniu?? Le qe, konkretisht nuk po thot asgje ky plaku matuf, por kjo tregon qe edhe pse kan kaluar 17 vite, matufi nuk ka marr vesh nje mut qe te haje..ose ben sikur nuk kupton.
    Tani, qe Banka e Sh(qi)peris esht nje hajdute e madhe, ket e morem vesh…edhe ky ministri ka pas te drejt…un do te shtoja qe ta ka len dopio 6 ne dore o matuf…ai e ka pas kuptuar qe FMN e BB e ka me ta futur, prandaj ti solli ty plak matuf. E po te kalojn gjith keto vite e mos te kuptoj tjetri kush ja futi…keta, ne teori duhen te jen ajka e shtetit..!!…vaj halli ata qe i votojn!!

  16. Kjo qe thoni ,zoti Meksi,eshte e vertete! Cdo gje e komandonte Berisha,madje edhe mbledhjet e qeverise,e ju u linte ne fund te deres. Po dihet nga te gjithe se Berisha eshte e keqja e KETIJ VENDI. Po dhe ju me te tjere ministra te asaj kohe,nuk qendroni me poshte.
    Kur Ty nuk te degjonte as guvernatori,perse rrije kryeminister,apo dihet perse,se vure disa leke ,me te cilat fillove pallate.Edhe TI je nje nga ata qe shkaterruat SHQIPERINE, gjoja se po luftonit komunizmin dhe dualet me te mencur nga Enver Hoxha,po ja qe koha e tregoi se ju nuk ishit as sa gishti i vogel i kembes qe kishte Enveri,pasi tani edhe ne po e kuptojme marrezine tone qe u ndoqem nga pas e po e shohim te semes,cdo dite me vrasje,vjedhje,e shkaterrim te cdo gjeje ekonomi,aesim,kulture,shendetesi e deri ne kalimin ne kafsheri duke vrare njeri tjetrin edhe pse bien deget e krasitura te pemes ne token e fqinjit….Ky eshte njeriu demokrat qe ju formuat,zoti meksi ,si njerez te pa afte e tani mundoheni qe dobicin tuaj ,tja kaloni Enverit i cili ,me quani si te doni se e verteta eshte e vertete qe ai e ndertoi e zhvilloi Shqiperine,100 here me mire nga sa ishte ne kohen e atij qe ju e doni me shpirt,Zogun hajdut e tradhetar. Mos te te vij keq ,zoti Meksi,po edhe JU jeni aq pergjegjes sa edhe ai,qe mos ja degjofshim emrin,SALI Berisha,per ngjarjet e vitit 1997 e mos u hiq si i pa fajshem. PO te te vinte keq per popullin,e nuk te leverdiste kryeministerlleku,i kishe ber naften atij posti dhe i drejtoheshe popullit per te gjitha veprimet e gabuara. Fjalet tuaja tani jane si kovini pas te vjelave.JU se bashku me Berishen e disa te tjere duhet te ishit pas hekurave,po dihet perse nuk jeni,se vdiq Enveri,vdiq shteti e ju tani tallni menderen me ne e vazhdoni te jepni leksione edhe pas 30 vjetesh kundra Enverit qe na katandisi ne kete gjendje. A mund t’mi numerosh veprat industriale,arsimore ,shendetesore ,kulturore qe ndertoi Enveri per 30 VJET? Me rezultatin e bujshem e konkret te fushes se naftes ne SHPIRAG,DO TE THOT SE Enveri paska patur te drejt qe ne kete fushe eshte Sabotuar ……. Tani ul koken e mos na jep leksione ,pasi ato leksionet tuaja po i heqim mbi kurris. A nuk je Ti ai qe aprovove ligjin me vrastar 24/1 i cili i jepte te drejte drejtorit te nje institucioni te pushonte e te emronte ne pune ke t’i donte qefi? A nuk ishe Ti ne krye te qeverise ,kur u shkaterrua sistemi zgjedhor me 1996-en ? A nuk ishin policet e shikasit e tu si kryeminister,qe gjakosen opoziten me 28 maj 1996? A nuk e je ti ai qe populli manifestonte kundra qeverise tuaj,per humbjen e lekeve ne firmat piramidale e TI nuk jepje doreheqje? A nuk ishe Ti kryeminister,kur “gjeneral Xhaferri,hidhte valle neper qytete sikur te ishte kryeminister mbi kryeministrin……? A nuk ishe TI kryeminister,kur Saliu i quante parate te pasterta e TI ,qe hiqesh sot si nje dede nuk e hapje gojen? Na thuaj perse nuk e kundershtoje Berishen,perse nuk i kundershtoje rritjen e kopetencave sa te mori dhe drejtimin e qeverise? A mund te na thuash perse nuk jepje doreheqjen kur nuk te pyesnin,po vije neper qytete e na flisje per mbrekullite qe po benit…e tani na ja le te gjithe fajin Guvernatorit te bankes se na i urdheronte Saliu e ai e degjonte.KUR NUK E KUNDERSHTOJE TI SALIUN ,LUNIKU NUK ISHTE BUDALLA TA KUNDERSHTONE……

  17. geni says:

    ti ishe njishi i kontrabandes se naftes me serbin ne ate kohe plehre, dhe ke goj e flet.

  18. valter says:

    SI do qe te ket qen procedura e bllokimit legal te firmave piramidale, ju si qeveri po te donit qe shqiptaret te mos humbinin leket kishit te tjera instrumenta si ajo e informimit, policin, kontrollin e bilanceve te ketyre firmave etj etj. Po te ishte nje qeveri e popullit ti bashke me kapon tend sali te asaj kohe do te ishit me kohe tek vendi. U lumt bytha qe ska popull dhe talluni duke ja hapur prap ate plage qe ska zen akoma cipe…

  19. XXL says:

    Po zoti ish/Kryeminister i asaj kohe qe hodhi themelet e shkaterrimit te Shqiperise, fajin e ka Kiço Luniku,keshtu mendoje dhe une. Ju ishit ne nje pozicion qe, proçesi i ” pasurimit” te Shqiptareve ju bente krenar per punen e Qeverise tuaj. Gjate kohes qe ju qeveriset nuk u boshatisen vetem xhepat tane,por u shkaterruan pasuri kombetare si bregdeti etj. U shkaterrua kryeqyteti perpara hundes tuaj,dhe ju mund te ndjeheni mire duke fajesuar ish kryebashkiakun e asaj kohe. Nuk ishte kopetenca juaj. Ti zbatoje Kushtetuten qe nuk te lejonte te shikoje se cfare behej pertej dritares se zyres tuaj… Po per cfare duheshin raportet e Gazidedes apo Dervishit per nje Firme si SUDJA apo Alimuça etj o i mjere?! Ku jetoje ti ne ate kohe? Keto qe lexojme jane turpe dhe ben mire ta mbyllesh gojen per sa kohe asnjeri nuk do merret me ty. Po te kishte Shqiperia shtet,vertet qe ti do ishe nga te paret qe do kishe provuar burgun. Une gjithashtu do te te akuzoja edhe si te paafte. Po te paafte fare e fare. Turp,ke dhe te drejte morale na permend Kristaq Lunikun! Te vetmen gje te mire qe ju bete ne ate kohe zoti Meksi,ishte hapja dhe zhvillimi i industrise se Bixhozit qe drejtohej nga persona as nuk ju duhej te trokisnin kur hynin ne zyren tuaj …

  20. veshguesi says:

    Or zoti Meksi , ti dhe Sali Berisha jeni fajtoret kryesor dhe kriminelet me te urryer qe kane qeverisur ne vendin tone gjate ketyre 20 vitete fundit !

  21. Prit more z.Meksi,prit ,tregohu i zgjuar ,mos fol tani ,fol kur te
    vije momenti ,sepse rrezikohesh shume ,me jeten .

  22. Liridon says:

    Nje institucion u ankua ke ky tip duke i thene :Se na ke dhene shume pak buxhet-Ai u pergjigj-Coi tek Sudja parate qe t’ju dale buxheti.Nqs ky ishte i bindur mqs edhe infot si KM i paska pas marre,duhet te jepte doreheqjen qe ne momentin e pare qe Presidenti se degjoi sic thote ky.Por ky me duket se me teper vleresonte karriken e tij se sa Shqiperine.

  23. Fotaq says:

    Meksi,me cfare merreshe ti ne ate kohe.Vije para menjane.Beje pallate.Ishe shqiptari me i pasur ne ballkan per kohen.Me cfare ke jetuar keto 17 vjet.Si ste vjen turp.Ti ishe kryminister ne ate kohe.Je k/Ministri i pare qe duhet te vihesh para drejtesise.Per veprim e mos veprim ne zbatimin e ligjeve.

  24. Elsa pema says:

    O Ju me i juve po ju drejtohem.

  25. VL.HAS says:

    ne vazhdim te komentit vezhguesi , kur Sali Berisha licencesonte firmat piramidale , shume demokrat te harlisur nga keto idiotesi te liderit shpirteror te tyre , Sali hajvani , i quanin kero ,FIRMAT PIRAMIDALE , nje “mrekulli” te sistemit te ri i cili gjoja po hidhte me nje ane varferine e meparshme . Ne ato momente nje pjese nga ne , na behesh sume presion nga ana e pseudemokrateve qe te mos i kunderviheshim ketyre babezive qe ndermerrnin Sali Berisha ne ate kohe ish president i vendit dhe Aleksaner Meksi ish kryeminister i Shqiperise . Cdo sqarimi me ane te formules se kapitalit Para-Mall-Para prim , P-M-P’ kriminelet demokrat na akuzonin se ne po tetntojme te mbajme gjalle sistemin komunist , pasi ate formule te cpikur nga Karl Marksi nuk duhet ta zinim ne goje . Per kete ne vitin 1966 dy here tek shkolla ku une jepja mesim , kane ardhur drejtoria aresimore Has , duke me kerkuar qe te mos beja sqarime te tilla mbi funksionimin e kapitalit sipas formules se me siperme , se ajo quhej propagande marksiste . Edhe ata e kane ditur shume mire ,siq e ka ditur dhe ky pushti Aleksandar hajduti ,Meksi , SIQ e ka ditur dhe ky Kristaq Luniku , Mundet te mos e kete ditur Sali kafsha injoranti , por shumica e demokrateve e kane ditur se paraja pa kaluar neper mes proqesit te prodhimit nuk ka se si te shtoje vlerat e veta , per ndryshe ashtu siq veproi qeveria e Meksit duke zbatuar keshillat djallezore te Salut dhe te spiuneve te axhenturave serbo-greko …nga Fondi Monetar Nderkombetar , ndodhin ajo tradhetia e madhe e vendit qe njerezit qe kishin pak para ne Shqiperi nuk i investuan ato ne prodhim , por i futen ne firmat e kota qe me pastaj kriuan inflacion , krijuan rritja cmimesh , detyrim per qeverine te rrisi pagat dhe te kaloi vendi ne inflacion , ku me kete te fundit kuptojme me pak prodhim malli , me shume para leter pa vlere . Keta hora me siguri se bashku me axhente e huaj, parat shqiptare ,lekun e vet , duhet ta kene kethyer me kohe ne valute te huaj , por fukarenjeve nuk u a kane treguar , hilete i kane mbajtur sekret ndaj keta te dy krye hajdut , si kriminelet me te medhenje te vendit , si pergjegjesit kryesore per rrenimin qe e shoqeroi vendin , pas deshtimit te ketyre “firmave” duhet te ishin quar me kohe ne burg te perjeteshem . Njerezit duhet te kene te qarte ate periudhe dhe se kush jane pergjegjesit kryesore qe te mos bahen me gabime te tjera ….

  26. Gezimi says:

    Ore zoti Meksi, nuk kane asnje vlere fjalet e tua, pasi duheshin thene atehere kur kish nevoje populli te degjonte fjalen e nje Kryeministri! Tani shko e futi nje dore loje me letra!

  27. arif says:

    eshte bashkpronar me salin dhe ai te hetohet

  28. hetusi says:

    meksi ti je nje bashkeplehre me shpellarin e vicidollit.

    Si paska mundesi qe KM i nje vendi te mos mbylle kompanite hajdute qe operonin ne kushte paligjshmerie? Perse eshte Qeveria or ndyresire.

    Mbylle ate hale dhe shko ne p.s.

  29. Mesuesi says:

    Kush ju beson juve tani ? Ju ishit ai , qe i lejuat dhe perfituat. Turp te keni ,qe flisni tani.Populli humbi ,ju talleni tani.Nje urdher i juaji i bllokonte te gjitha.Perse nuk dualet haptazi:Popull,mos dergoni leket ne firma piramidale,jane mashtruesa ! Apo u dhimsej pozita qe kishit……. Turp……

  30. 4999 qelbesira + skypion says:

    Eshte qeveria e vetme, unike, ne gjithe historine boterore qe shkaterrou fabrika, uzina, kombinate ,ferma, miniera. Te gjitha moderne. Me pas vrapii dhe I shkriu per skrap. Kurre ska per tu perseritur kjo ne historine boterore.
    Qeverria vandale e shkatwrrimit.

    Me pas I hypi njerezit ne anije dhe I degdisi ne skajet me te largeta te botes.
    Duke ngelur pa asnje te ardhur I shkoi mendja te vidhte parate e fituara me gjak te emigranteve qe te paguante rrogat e administrates

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje