Statusi/ Ministrja e Integrimit: S’na paragjykojnë si vend mysliman

17 Mars 2014, 09:10Politika TEMA

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, sapo është kthyer nga vizita e fundit në Gjermani, prej nga ku ka nisur një tur që do të vijojë edhe në vende të tjera evropiane.

Qëllimi i këtij turi, shpjegon ministrja Gjosha në një intervistë për GSH, është: “të dëshmojmë për vullnetin e palëkundur që kemi për të mos u ndalur për asnjë çast në këtë angazhim tonin”.

E pyetur në lidhje me pritshmëritë për marrjen e statusit të vendit kandidat në muajin qershor, ministrja e Integrimit shprehet se “vendimi për dhënien e statusit të vendit kandidat u takon vendeve anëtare të BE. Ne jemi dhe kemi qenë gjithmonë shpresëplotë për të avancuar në këtë drejtim, për të qenë një hap përpara në këtë proces”.

Po kështu ajo saktëson se “në asnjë moment Shqipëria nuk është paragjykuar si vend mysliman. Asnjë prej vendeve anëtare nuk e ka përmendur ndonjëherë përkatësine fetare”.

Ajo vlerëson si tepër të rëndësishëm bashkëpunimin me opozitën.

“Bashkëpunimi me opozitën është thelbësor, jo vetëm për Brukselin, por për t’i dhënë shtysë procesit të integrimit të vendit. Kjo për të mirën mbi të gjitha të qyetarëve tanë”, u shpreh Gjosha.

“Nuk kemi të bëjmë këtu me një proces, që i shërben vetëm një grup njerëzish, që i përkasin elekoratit të majtë apo të djathtë, është një hap që do ta hedhin të gjithë shqiptarët dhe duhet të jenë bashkë pavarësisht ndasive politike”.

11 komente në “Statusi/ Ministrja e Integrimit: S’na paragjykojnë si vend mysliman”

  1. etika says:

    ME THUAJ EMRIN E BABES, GJYSHIT TE TE THEM SE KUSH JE…..POR E SIGURTE E KRISHTERE SKE ASNJE LIDHJE. PRA NUK KE VEND NE EUROPEN E KRISHTERE.

    1. gjergji tr says:

      Nuk kane mare akoma lajmin e Xhihadisteve Shqipetare ne Siri. Se ate te masakres nga Islamik Kosovare ndaj ushtareve Amerikan ne aeroportin e Frankfurdit para 4 vitesh e harruan.

  2. Berlin1 says:

    Gjosha kam pershtypejn se ti nuk e njeh fare perendimin!
    Nga keto qe po thua duket qarte se perendimi kushdo qofte ky dhe kete here te ka thene merre me long se mishi u mbarua ! ?

  3. tourkofagos says:

    ah cna bete more qafpalare gyzele,na moret me qafe………
    REFERENDUM,te ndahet vatani ne 2 kantone.
    Gyzelet me Kosovo-n drejt Turkye e ne shqiptaret ne Evrope………..

  4. Hason Spata says:

    Edhe te kene paragjykime nuk do te ta thone ty o klajdushe.

  5. Shqiptaret duhete te krijojne besimine e tyre ne “Zote fe e atdhe”. Mjafte me me lutje e kulture turko arabe, besimi ne zote bene edhe pa kryqa.Ne duhete ta krijojme menyren tone te “lidhjese me zotine” .Kete do ta fillojme ne drenice, pere ta perhapure ne gjithe shqiptarine

  6. mohikani says:

    keh refugjat shiptare ne europe si nuk kan te drejt me shkuh ne shipni pas 50 vite!!!!!!!!!TI moj zoj mendon te futesh ne europe!!!!!!!!!
    ne europe nuk ham kasht
    ne europe sapuni nuk esht djadh
    prap jou stay my sister in blood
    THE MOHIKAN

  7. dije says:

    normal,

    perderisa muslimanet i fusni ne burg dhe nuk i lejoni te jetojne sipas te drejtave te tyre atehere gjermania i ka punet per terezi dhe nuk ka frike, pa pyete njeher gjermanin sa cfare mendon per Turqine dhe pse ja ka friken…

  8. Besiana Gushi says:

    MENDJE-LEHTESI E GJOSHES

    Ky lajm eshte i rendesishem sepse ka te beje me mentalitetin e gabuar te Gjoshes ne lidhje me refuzimin e statusit ne dhjetorin e kaluar.

    E para: Shqiperia konsiderohet jo aq shume nje vend fondamentalist islamik, sa si vendi i vetem ne bote me nje te kaluar “heretike”, ateiste, ne pergjithesi edhe sot.
    Eshte kjo frika e pa shprehur e BE-se, frika nga perfshirja e nje populli ateist si jo çdokush ne bote.

    E dyta: Elita drejtuese shqiptare sot, sa here ballafaqohet me perfaqesues te çdo niveli te BE-se, largohet duke i lene ne goje nje shije te hidhur.
    Mediokriteti eshte ngritur ne nivelin me te larte jo vetem ne bashkebisedimet e here pas hereshme, por ne radhe te pare me veprimet dhe vendim-marrjet, qe edhe pse mundohen ti paraqesin si bashke-kohore, demokratike, nuk jane tjeter vetem tymnaja e keq administrimit te vendit dhe shtetit pretendent per te hyre ne BE.

    E treta: ………..

    1. BEN says:

      ka shum katolik ne shqiperi,se ne vitin 1990 donte ti merrte te gjith katoliket eshqiperis FRANCA por nuk e lejoj PAPA VOJTILA qe shqiperia te mbetej islamike, dhe europes I duhet te na prenojne kur ti plotesojme te gjitha kerkesat qe I don EURAPA,

  9. Po says:

    Zonja ministre, po KM yt si tha? Tha qe ka paragjykim (per vend mysliman)!
    Po ne Qershor kur t’i thone ‘by by edwin’ si do thote?
    Mos do thote fajin e kam une?!

    Fajin e ka sssaaaaaaliu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje