'Crown Agents' nis punën në terren/ Rama: Sistemi i ri doganor, pas 3 muajsh doganierët në provim (VIDEO)

17 Mars 2014, 10:59Politika TEMA

Agjencia britanike “Crown Agents” , e kontraktuar  nga Qeveria shqiptare për asistimin në punën e doganave shqiptare, nisi sot punën në terren. Gjatë një takimi të zhvilluar në doganën e Tiranës, kryeministri Edi Rama shprehu bindjen  se bashkëpunimi me “Crown Agents”  do të bëjë të mundur transformimin rrënjësor të sistemit doganor.

“Sot nis punën një trupë, që ne e kemi kërkuar me shumë dëshirë dhe me shumë besim se do të rrisë në mënyrë shumë të ndjeshme qoftë me sipërmarjen, qoftë për arkën e shtetit, sigurinë, gjithë cilësinë e veprimtarisë së doganës. Siguria në marrëdhëniet e eksportuesve me shtetin është një çështje prioritare, siguria në marrëdhëniet e çdo sipëmarrjeje me çdo doganier është një çështje prioritare dhe siguria e publikut se në arkën e shtetit ku dalin paratë për të financuar shkollat, spitalet, për të financuar rritjen e rrogave dhe pensioneve garantohet nga dogana e re e Shqipërisë”, theksoi Rama.

Ndërsa e cilësoi si një transformim rrënjësor dhe historik atë që po ndodh me sistemin doganor në vend, kreu i Qeverisë tha se drejtimi i ri bazohet tek filozofia e re se shteti është në shërbim të qytetarit dhe në shërbim të sipërmarrjes. Në këtë kuadër Rama theksoi se të ardhurat dhe mirëqënia nuk do të mund të rriten përmes gjobave dhe presioneve, që sipërmarrësit i kanë vuajtur në kurriz, por përmes një marrëdhënie transprarente dhe të ndershme, që bazohet në besimin reciprot tek ligji dhe Kushetuta dhe tek detyrimeve reciproke. Ndërsa u ndal në modelin e vjetër të funksionimit, Rama u shpreh se nuk kanë qenë njerëzit që kanë korruptuar sistemin, por është sistemi që i ka korruptuar njerëzit. Në këtë kuadër, kreu i Qeverisë garantoi se sistemi i ri i funksionimit do të largojë njëherë e mirë damkën e korrupsionit nga sistemi doganor shqiptar.

“Nuk janë ata që janë duke punuar këtu që janë përgjegjësit e korrupsionit dhe për degjenerimin e doganave, por është sistemi i ndërtuar  që e ka bërë të pamundur që të jetë ndryshe. Dhe është sistemi i ri që ne po ndërtojmë që do e bëjë të mundur që secili nga doganierët të jetë aty me dinjitet dhe t`i shërbejë me krenari vendit dhe familjes së tij, duke hequr damkën e kërkonjësit të tërbuar”, theksoi kryeministri.

Gjithashtu Rama theksoi se gjatë muajve të ardhshëm do të ketë edhe një riformatim të kapaciteteve  njerëzore të doganave dhe të tatimeve.

“Në prill, maj dhe qershor të gjithë doganierët, të gjithë strukturat e doganave do t`i nënshtrohen këtij procesi të rritjes së kapacitetit njërëzor. Të rritjes së kapacitetit të dijes dhe i të gjithë praktikave dhe njëkohësisht mbi gjithë strukturën e re të qasjes dhe të sjelljes që kërkon dogana shqiptare bazuar në filozofinë e re. Në fund do t`i nënshtrohen një provimi. Të njëjtën gjë do të bëjnë edhe punonjësit e tatimeve dhe punonjësit e agjensisë kombëtare të ushqimit.  Sepse nuk është vetëm vullneti i mirë por edhe dija e mjaftueshme që na ndihmon të ndërtojmë marrëdhënie progresive me sipërmarrjen”, theksoi Rama.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaroi  se të ardhurat gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2014 parashikojmë të jenë 120 milionë dollarë më të larta krahasuar me 2013-ën, dhe kjo sipas tij, falë reformimit të administratave fiskale si dhe bashkëpunimit me kompaninë britanike Crown Agents.  Cani informoi se pas përgatitjes logjistike, ekipet e kompanisë Crown Agents zbresin sot në terren dhe ky është një lajm i mirë me pritshmëri pozitive për të gjithë ne, sidomos për të ardhurat e buxhetit.

“Me Crown Agents ne garantojmë një bashkëpunim të doganave me ekspertët e kompanisë. Nga ky bashkëpunim ne presim progres dhe rezultate më të larta. Vetëm në 6-mujorin e parë të ardhurat totale të buxhetit të shtetit kanë një pritshmëri për një rritje prej 120 milionë dollarë, në krahasim me 2013-ën. Synimi ynë është reformimi inovativ i institucioneve fiskale, një klimë më e mirë dhe e sigurtë për biznesin dhe një administratë e ndershme dhe e përgjegjshme me synim të qartë progresin e rritjen e ndjeshme të të ardhurave të buxhetit”, theksoi ministri Cani, duke shtuar se  “jam besimplotë, vijoi ai, për suksesin e bashkëpunimit mes administratës doganore dhe Crown Agents”.

Në vijim ministri i Financave theksoi se administratat e tatimeve dhe doganave janë të angazhuara për rritjen e të ardhurave. “Në dy muajt e fundit kam vizituar çdo adminsitratë doganore dhe tatimore dhe kam vërejtur një angazhim maksimal nga ana e stafit të këtyre administratave për rritjen e të ardhurave”, tha Cani.

Zbritjen në teren të ekipit të kompanisë britanke Crown Agents e përshendeti edhe ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Cannon.  Ai e cilësoi përzgjedhjen e Crown Agents si mënyrën më efektie për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve dhe qeverisë shqiptare. “Jemi të nderuar që qeveria përzgjodhi këshilltarin anglez. Jam i bindur që ky projekt ka për të qënë i sukseshëm”, deklaroi ai.

Kompania britanike “Crown Agents”, që asiston doganat shqiptare, zbret sot në terren. Agjentët e “Crown Agents” do të nisin punën në terren me 8 grupe mobile në përbërje të të cilëve do të jenë edhe ekspertë të doganës shqiptare. Sipas marrëveshjes me Qeverinë shqiptare, kompania britanke do të kryejë 450 kontrolle në muaj. Nga fundi i muajit janar në Tiranë është vendosur një ekip prej 15 pjestarësh nga 5 vende të ndryshme, si Letonia, Finlanda, Mbretëria e Bashkua, e Danimarka.

Drejtuesi i projektit të kompanisë “Crown Agents” për asistencë në sistemin doganor shqiptar, David Smith, ka bërë të ditur se zbatimi i kontrolleve në dogana dhe zbulimi i mashtrimit do të jetë teknologjia jonë kyesore që do të praktikojmë.

“Agjentët tanë nuk do të jenë të ulur në zyrë, por në terren, në pikat kufitare për të identifikuar e zbuluar mashtrimin. Ata do të sjellin informacion drejt zyrës qendore në mënyrë që të përmirësohen e të hartohen politika e procedura të reja në bazë të të dhënave e informacionit të zbuluar. Do të punojmë me burimet njerëzore për të përkufizuar më mirë përshkrimin e punës, apo procesin e rekrutimit të personelit profesional doganor. Do të reduktojmë mundësinë që korrupsioni të ndodhë”, ka theksuar Smith.

Në mënyrë që të jemi efektiv, tha Smith, duhet të bashkërendojmë punën me të gjitha institucionet, por edhe me komunitetin e biznesit. Sipas tij, ekipet në pikat doganore do të hartojnë raporte javore për institucionin qendror.

“Përmes reformave synojmë të mbledhim më shumë të ardhura në një afat të shkurtër kohor dhe të ngremë kapacitetet, në mënyrë që të ardhurat të jenë të qëndrueshme në periudhë afatgjatë. Objektivat kryesore të programit tonë është të rrisim nivelin e mbledhjes së të ardhurave, të rrisim integritetin brenda administratës doganore dhe në bashkësinë e biznesit dhe të mbështesim ngritjen e kapaciteteve të doganave në përputhje me kriteret për integrimin në Bashkimin Europian”, nënvizoi Smith.

23 komente në “‘Crown Agents’ nis punën në terren/ Rama: Sistemi i ri doganor, pas 3 muajsh doganierët në provim (VIDEO)”

  1. EURO MALOKU says:

    Ne se nuk keni hequr “REFERENCEN” keni bere vetem kopaçe per dimer se nepunesit skipetare jane ne gjendje te te sjellin verdalle gjer sa te luash nga “ment e krese”…

    1. olta says:

      me ne fund reforma te duhura ne shtetin shqiptar,tashme do kemi ulje te ndjeshme te korrupsionit dhe rritje te eficences ne pune.

      1. deda says:

        reformat qe i duhen ketij vendi pergezime qeverise.

        1. Denisi says:

          iku koha e hajdutave neper doganavve me kto reforma do kthejm sigurine neper dogana , peregzime qeverise.

          1. florin says:

            me ne fund po largohen te korruptuarit qe ndodheshin ne dogana , pergezime qeverise.

        2. doriss says:

          ky njeri po largon te korruptuarit sepse do te bej shtet edhe ligj , pergezime zoti kryeminister.

          1. Astriti says:

            duhen larguar ato te korruptuar neper dogana kjo eshte arsyeja pse ky vend nuk ka perparuar , nje bravo e madhe per qeverine .

      2. ari says:

        olta-reforma te pa para-nga dy tone droge ne dite po i kalojne policet e tahirit dhe rames eksport.

  2. andi says:

    bravo kryeministrit Rama per punen e palodhur qe po ben !
    kishte ardhur koha qe Shqiperia te kishte nje kryeminister te tille,qe mendon per popullin shqiptar dhe zhvillimin e shtetit tone

  3. Besiana Gushi says:

    MEDIOKRITETI I EDI RAMES

    Te pretendosh qe e ardhmja e vendit mund te bazohet tek mbarevajtja e doganave shqiptare, eshte mediokriteti i shekullit.
    “..financimi i shkollave, spitaleve, rritja e rrogave dhe pensioneve garantohet nga dogana e re e Shqiperise” !!
    Shqiperia, sipas teorise se Edi Rames, te ardhmen e saj duhet ta bazoje kryesisht nga import-eksportet (pjesen e luanit e perbejne importet) dhe jo ne nje zhvillim te brendeshem bujqesore blegtoral modern, nje industri te avancuar, nje turizem paresor.
    Jane shume domethenese gjithe konkurset e fituara per “vende vakante” ne drejtimin e shtetit nga juriste ne pergjithesi.
    Eshte thjeshte nje menefregizem torollakor nje zgjidhje e tille, duke snobuar me cinizmin e keqedashesit problemet e verteta me te cilat perballet shqiptari sot: mungesa e vendeve te punes.
    Arroganca e ketyre administratoreve publike me tendenca “juridike”, te katapultuar ne pozita kyçe te ekonomise, financave, mbrojtjes, sigurise; kultures, punes dhe ndihmes sociale vetem per ti punesuar, jo vetem po demtojne prestigjin shtet-prezantues ndaj partnereve europiane e me tej, por po çojne vendin drejt nje katastrofe te sigurt.

    Sllogani aq i trumbetuar i Edi Rames “..konsideroni Shqiperine si vend per tu konkuistuar..” eshte nje thirrje ne boten e shurdhe memeceve te pas betejave vaterlotiane mes te mbeturve te gjalle numer-pakte.

    Juristet ediramiste te shume promovuar nen shtet-drejtimin e tij, nuk mund e nuk jane ne gjendje ti japin nje shtytje zhvillimit te vendit, thithjes se investitoreve te huaj dhe nxitjes se atyre vendas per investimet vende-pune-krijuese.
    Shberja e strukturave familjare laverdamane te ambasadave shqiptare kudo ne bote, rifreskimi i tyre me njerez te afte per te dialoguar me imprenditore e sipermarres te huaj, duke shfrytezuar edhe momentin delikat ne te cilin ata ndodhen, duke ju afruar kushte e mundesi reale sipermarrjeje, eshte dhe mbetet rruga e vetme per rritjen e ekonomise shqiptare. Dhe kete nuk mund ta bejne “juristet” aq te dashamire-pranesuar te Edi Rames e ko.

    Natyrisht faktori kryesor eshte dhe mbetet ai vendas, prodhimi, perpunimi, shperndarja dhe eksportimi I prodhimeve “Made in Albania”.

    Edi Rama dhe Ilir Meta, mos e perdhosni besimin qe ju dhane shqiptaret, ata nuk ju kane asnje borxh, ne te kundert jeni ju te besuarit borxhlinj ndaj tyre.

    1. @Besiana Gushi says:

      Nuk thone kot qe gjeja me e lehte ne kete bote eshte qe te kritikosh. Edhe Autori deshtak shnderrohet ne kritik.
      E verteta eshte qe Edi trashegoj nje Shqiperi te korruptuar ne themel, ekonomi Xhihadiste ku nuk guxon njeri te investoj, nje system drejtesia qe paralizon cdo gje dhe nje mal plot me borxhe.
      “Made in Albania” tingellon shume bukur por nuk realizohet per 6-muaj kur nuk ke asnje lek ne xhep. Qe te reformosh nje system te tille duhen para dhe Doganat perfaqesojne pjesen kryesore te te ardhurave te ekonomise Shqiptare. Keshtu qe nje Kryeminister I zgjuar e fillon aty reformen dhe I perdor ato para per te investuar ne krijimin e nje klime te favorshme per investoret.
      Edi po perpiqet te zhbeje shakterrimin ekonomik, psikologjik dhe moral te 70 vjecar te shkaktuar nga dueti komunist Enver dhe Sali.
      Mos harro qe drejtesine e kontrollon Kamikazi I Saliut(Kapter Nishani) qe nuk le gje pa bere per te sabotuar keto reforma.

    2. Besiana Gushi says:

      @PER TE PA EMRIN

      Lexo mire çfare kam shkruar e çfare deklaron Edi Rama !
      Ne se ke pak njohuri me menyrat e berjes biznes ne vendet perendimore, duhet ti bashkohesh kritikes sime.
      Biznesmenet e huaj, shume prej te cileve jane drejt mbylljes se veprimtarise prodhuese per shkak te krizes, mund te afrohen nje e nga nje, ti propozohet atyre nje alternative e pranueshme me perfitim te ndersjellte. Dhe kete mund ta bejne jo juristet e promovuar nga tere konkurset e fundit te Haritos arrogante e mendje-lehte (shiko intervisten e fundit ne A1-report).
      Ambasadore “te vdekur qe ecin” vetem per interesat e tyre private, duhen larguar pa vonese nga venddet qe uzurpojne.
      Ne se ke degjuar per konkurset e punesimit ne BE, gjithnje kandidatet edhe pas periudhes se proves edhe para saj kalojne ne forkat e psikologeve, dhe ndodh shpesh te skartohen.
      Juristet e Edi Rames nuk mund te drejtojne ekonomine e Shqiperise qe duam.

  4. BERTO says:

    po po ky po e rruan fort per popullin!ky eshte imire per show,dhe per te luajtur basket me kalamojt.

  5. Njerezit e korruptuar kane qene ne dogana ashtu si ne cdo
    segment te shtetit . Por , ka qene hapesira per doganjerin
    dhe sherngimi tatimore qe i ka detyruar njerezit te te dy
    paleve ,qe te ‘merren vesh ‘ !
    Duhet te ulen tatimet per mijera artikuj ,qe detyrojne
    edhe doganierin edhe tregtarin te vjedhin.
    Pra,mund te marre disa shembuj meqenese kame
    qene i pranishem ne dogana,qe prej viteve 93-2007.
    Marr si shembull nji kose bari ! Ne mos gaboj dogana per te
    eshte 5 euro ne mos gaboj. Ose nji te kuq buzesh…
    per femra,kuptohet , dogana 3 euro i do per nji cop.
    Ose ,nga nomeklatura bujqesore,,,nji arke nji perdorimeshe
    plastike , 7 euro dogane ! Per kete te fundit ,kam dashur te fuse nga jashte
    rreth 100 000 cope te porositura. Kuptoni tani ,7 euro
    dogane ,56 cent e bleja,dhe tregu e kerkonte jo me
    shume se 1 euro ! Cfare duhet te beja !
    Pra ,duhen shikuar nji per nji artukjt e tatueshem
    ne dogana,qe te mos rendohet konsumatori ose perdoruesi.

  6. Bazarhesap says:

    Thjesht spastrimi do zevendesojne keto qe jane tani pa mik me te rinje qe kane mik ne menyren me te lezhetshme politike.
    Jo se per gje por eshte mbushur dogana e Tiranes me vellezerit e deputetve dhe te afermit e tyre,por sa shkon per korrupsionin jemi si popull qe mundohemi te korruptojme ofiqalet perhere,prandaj ju lutem mos u mundoni tena hidhni hi syve

  7. Denonco says:

    shume kemi dyshuar se ne dogana behet nami, nese nuk do te kete min 30-40% me shume aktetime nga gjithe kjo pune, ose edhe keta qe kana ardhur po vjedhin vence, ose pastaj kane bere gam-gam kot ne fushate. Ajo zonjusha qe del e na mburret se arriti planin me 103.4% e ka te kote se ata jane aq eksperta sa dine sa te marrin e sa te lene qe ti rrej mendja asaj se “po ben namin”.

  8. emigranti says:

    Pershendetje Besiana,te ka lenduar qeveria e Edi rames qe flet keshtu,ka 6 muaj qe ka filluar dhe po ben shum me teper se cfare behet ktu ku jetoj une.Puna dhe respektimi duhet per te gjithe dhe jo vetem per nje pjese kush eshte demokrat ta shrytzojne ne maksimum dhe te vjedh sa me shum.Jane dhe shum njerez te tjere te zgjuar,te ndershem,dhe te sinqert,jan socialista dhe kane mbajtur isen e demokrateve 8 vjet me radhe vetem keni shkatruar dhe jo ndertuar me leket e ktij populli.Duhet te luftoni te gjithe ju qe jetoni ne shqiperi dhe ne qe jetojme ne emigrazion te mbeshtesim qeverine e re dhe ta urojme pune te mbare,se po ben gjera qe nuk i keni bere kto 8 vite,ju vjen keq se u mesuat pa asnje lloj detyrimi ne shtet,dhe po te vij une te jetoj ne shqiperi nuk me ben asnje lloj pershtypje se paguaj taksa ,se po paguaj per shtetin Italian dhe jo per Shqiprin tone te vogel.

    1. Bazarhesap says:

      Nga New York I Ben hesapet mire!!!

  9. tironci says:

    ore ju qe i thoni bravo ketij veprimi merrni ndonji pages per te komentuar apo thjesht aq kapacitet keni??BE po ta ofron falas kete gje dhe ne nuk e duam….apo po prisni per ndonji vend pune dhe nuk i dilni dot kundra partis?

    1. komentues says:

      me fal per injorancen time, por cfare na ofron falas BE?

      1. tironci says:

        asistenc per doganat….nqs genjejn EU parlamentaret po te genjej dhe un ty..sepse ato kan then shum shpesh per kete pun me heret kur doli lajmi…megjithate edhe ti e di shum mir po thjesh ben sikur te ka rreshkitur

  10. ira says:

    Nuk eshte e nevojshme qe te merren ne provim. Ka zgjidhje me te thjeshte. E kam fjalen per nje pjese. I therret ne nje salle dhe u kerkon vetem qe te hartojne me shkrim po aty, nje kerkese per vazhdimin e punes duke pershkruar bashke me CV-ne dhe nje dite te zakonshme pune.

  11. adriatic says:

    Rama duhet të bëjë të njëjtën gjë me gjyqësorin. pa vonesë një minutë. Ekspertët e huaj nga Danimarka apo Norvegjia duhet të ndihmojë të rivendosur sistemin ligjor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje