Drafti për KLSH-në/ Braçe: Po i japim pushtet të plotë për hetimin e qeverisë. Leskaj: Të hetojmë dhe koncesionet

17 Mars 2014, 12:50Politika TEMA

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka shqyrtuar projektligjin për Kontrollin e Lartë të Shtetit, të cilit i shtohen kompetencat përsa i takon veprimtarisë së tij duke shtrirë gamën e kontrolleve mbi institucionet, partitë politike, organizatatat, shoqatat madje deri tek fondet që jepen nga Bashkimi Europian.

I pranishëm në mbledhjen e komisionit, kreu i KLSH-së Bujar Leskaj ka theksuar se ndryshimet në ligj bëhen për të rritur pavarësinë institucionale dhe financiare të këtij institucioni.

“Amendimet janë të nevojshme dhe kanë ardhur si pasojë e kërkesave të Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit. Bashkimi Evropian ka kërkuar auditim më të thelluar nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit”,  tha kreu i KLSH-së.

Gjithashtu Leskaj ngriti si shqetësim moszbatimin e rekomandimeve të KLSH-së nga institucionet.

“Rekomandimet e KLSH në shumicën e rasteve nuk janë zbatuar, nuk janë larguar drejtues institucionesh.  Institucioni ynë ka probleme edhe me auditimin e koncesioneve”,  tha ai.

“Ne kemi sjellë dhe tek materialet shtesë, do ju sjellim edhe përvojën sllovene, përsa i përket auditimit të koncesioneve. Personalisht, jam që ne si KLSH duhet të vazhdojmë të auditojmë edhe në zbatimin e koncensioneve, pra duhet t’i auditojmë këto subjekte”, tha Leskaj.

Ndërkohë ish-ministri  i Financave Ridvan Bode theksoi se drafti është me rëndësi dhe duhet të rishikohen konceptet, se nuk plotëson nevojat e auditimit.

Pikat kryesore të projektligjit të ri për KLSH-në janë forcimi i pozitave të kreut të këtij institucioni, si edhe fakti se këtij institucioni do t’i kalohet kompetenca e miratimit të projektbuxhetit, që pas miratimit nga Kuvendi e zbaton atë në mënyrë të pavarur.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryetari i Komisionit të Ekonomisë , njëkohësisht deputet i PS-së Erion Braçe se qeveria po i jep pushtet të plotë KLSH-së për të kontrolluar çdo qindarkë që përdoret nga qeveria Rama.

Drafti ligjor synon shtimin e kompetencave për institucionin e KLSH përsa i takon kontrolleve, që aktualisht kufizohen me institucionet qendrore dhe ato të qeverisjes vendore.

Drafti parashikon që KLSH të ketë të drejtë kontrolluese edhe mbi audited e brendshme të sektorit publik, partitë politike, shoqatat që përfitojnë fonde apo donacione nga buxheti, mënyrën e përdorimit të fondeve të akorduara nga Bashkimi Europian apo institucione të tjera ndërkombëtare, enteve publike dhe organizatave që përfitojnë përmes projekteve fonde publike.

Po kështu drafti i jep të drejtën KLSH-së për hartimin e p/buxhetit dhe zbatimin e tij në mënyrë të pavarur.

Por për mënyrën e shpenzimit të fondeve buxhetore, KLSH do të auditohet nëpërmjet një komisioni të posaçëm që raporton në Kuvend për gjetjet.

Një tjetër kompetencë e shtuar për Kontrollin e Lartë të Shtetit ka të bëjë me Teknologjitë e Informacionit, ku institucioni ka të drejtën të analizojë dhe të japë përfundimet nëse infrastruktura e teknologjisë së informacionit mund të ruajë asetet, integritetin e të dhënave dhe veprojnë në mënyrë efektive për të arritur qëllimet apo objektivat e organizatës.

Një kompetencë tjetër që merr KLSH është ajo që në rastet kur gjatë auditimit konstaton akte ligjore ose nënligjore në kundërshtim me Kushtetutën, atëherë ai ka të drejtë ti kërkojë organeve kompetente ndryshimin, revokimin, shfuqizimin e tyre, ose ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit gëzon imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra në ushtrim të funksioneve të tij. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk mund të arrestohet apo t’i hiqet liria në çfarëdo formë apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese, përveçse nëse kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi”, thuhet në draftin e ri.

13 komente në “Drafti për KLSH-në/ Braçe: Po i japim pushtet të plotë për hetimin e qeverisë. Leskaj: Të hetojmë dhe koncesionet”

  1. Astriti says:

    Kjo verteton pavarsine e organeve kushtetuse dhe besimin qe mazhoranca ka ne funksionimin e mirfillte te demokracise.

    1. Agimi HALILI says:

      kjo qeveri po rrespekto rregullat e demokracise.

      1. KULUFI says:

        Une vazhdoj te pyes: ku ishin keta qe tani kerkokan cdo gje per te kontrolluar. Ka dy vjet ky lamashi ne kete detyre dhe asnjehere nuk ja ka mbajtur te flasi ne publik per keto gjera. Le ti marri ti beje ato pune,por çeshtja eshte pse nuk e ka bere me pare ky, dhe ndonje tjeter si ky,qe tani çfare nuk duan te kene nen hyqem.

  2. ariu says:

    edhe audit mbi burgjet te beje klsh ja se kryetari atje i ka shoket gaxhain ore lamash , ti organizoje ndonje arratisje .

  3. Besiana Gushi says:

    KEEP CALM – STAI CALMO – QETESOHU PAK

    Po vrapon me vertik Erion Braçe, qetesohu pak, bej ca frymemarrje te thella dhe me pas ec me hap te lehte, pa u ngutur.

    Edhe ne rastin e Ferrasit, ku u shprehe ne favor te “ndarjes se qerase se tokes” mes fshatareve dhe shtetit, njelloj siç pretendon nje tjeter mendje-ndritur si Agim Toro qe kerkon te ndaje fitimet mbi Butrintin me shtetin, edhe ti ke nevoje per nje periudhe kavaleshence te forcuar.

    Qe duhet te forcohet KLSH-ja eshte e qenesishme dhe e mirepritur nga te gjithe. Riformimi duhet filluar qe nga kreu Leskaj, me nje bagazh historishe rrenqethese e shume domethenese ne te kaluaren.
    Ne projekt ligjin per KLSH-ne mungon vetem qe ti atribuohet Leskajt edhe kontrolli i sasise se kripes ne proçesin e fergimit te vezeve dhe pastaj cikli mund te konsiderohet i plote.

    Mbrojtja dhe testimi i Sistemeve Elektronike te Bazave te te dhenave te administrates publike, ne asnje vend te botes, nuk eshte objekt i survejimit nga Gjykatat e Larta te Konteve Ekonomike (Corte dei Conti).
    Ajo behet nga struktura super te specializuara dhe te shumefishta, ne formen e unazave rrethuese te strukturave qendrore.
    Po te shohesh sistemin italian, qe pak a shume bazohet ne te njejten metodologji me vendet e tjera perendimore, mbrojtja eshte e bazuar ne tre te ashtuquajtura “annelli cybernetici”.
    I pari eshte “annelli” i Konsorzit Universitar, ku bejne pjese mbi njezet universitetet italiane me ne ze.
    I dyti eshte “annelli” policor i Polizise se Shtetit italian.
    I treti eshte “annelli” i serverave “parahyres” ne sistemin qendror.
    Per te komunikuar me nje zyre te cilitdo nivel me lidhje elektronike, duhet te kalosh te tre keto unaza rrethuese te sistemit qendror.

    Qe duhet forcuar sistemi shqiptar i mbrojtjes elektronike, eshte jo vetem nje deshire por edhe nje domosdoshmeri urgjente. Por qe ky sistem mbrojtjeje ti besohet Leskajt te KLSH-se, me ligjin e ri qe po promovehet, eshte thjesht nje sharlatanizem, eshte nje lajthitje me pasoja te renda e te pa imagjinueshme per te ardhmen.

  4. al, paci says:

    zoti brace para 2 muajesh kalova ne rrugen fier berat, eshte ajo rruga qe nxirje ti ketu te gazeta tema qe doje tanke te kalohej vetem gropa. tani pse nuk nxjerr fotografi nga ajo rrug, e di un pse nuk nxjer tani eshte ber e pakalushme dhe vazhdon akoma dhe sot te jet e pakalushme dhe te imagjinosh qe eshte zona e nxjerjes se naftes e lith mbi 1oo banor. tju vij turp qe nuk ndimoni ata banor qe u kan dhen dhe voten. ajo rrug nuk ka qen kurr ne histori e saj ne kete gjendje qe eshte sot

  5. Ana says:

    Besiana ka shume te drejte ne ato qe shkruan. Brace dhe komisioni i ligjeve te mos bien ne gracken ku don ti fuse leckaj me plehrat e tjere , pasi ai kryesisht po kerkon qe me kete projektligj te forcoje poziten e vet, te jete i paprekshem. Ky komision sikur vendosi qe te kontrolloje aktivitetin e klsh, ku jane rezultatet? apo fjale per te genjyer popullin.Te verifikohet se cilet ka punesuar leckaj qe me ardhjen e tij ne klsh, nuk ka lene individ te krahut te PD qe dolen te papune pa i mare ky ne pune, te pakten sic shprehen ata qe punojne ende ne ate institucion ai sillet si padron mos te them si harbut me ata nenpunes.Po qe eshte nje pijanec i rendomte qe dehet e behet xurxull e fillon e ben skena me fjale banale deri edhe ne goditje te njerezve. Ky eshte i papergjegjshem more, ky duhet hequr sa me pare per ta shpetuar ate institucion.Po qe gjoja ben takime me te huaj pa ditur vete as edhe nje gjuhe te huaj, me perkthyes hahahhaaaa. Hiqeni sa me pare ti pastroni emrin institucionit nga ky fshatar i pagdhendur.

  6. Altin says:

    Nga sa lexoj me siper ose Braçja ka lajthitur, ose Tema eshte me ato te muajit e nuk shikon c’shkruan, ose mua nuk me ka dale rakia qe piva te premten te klubi i lagjes me rastin e festes se veres.
    Delegacioni i BE-se (te ABA21) sapo mbylli nje tender per ti dhene nja 1.2 milione euro CFCU te Ministria e Canit, e cila eshte njesia qe duhet te kontrolloje si shpenzohen fondet e BE-se. Me ferman nga Brukseli !!!!
    Qe te futet Kontrolli i Shtetit e te kontrolloje fondet e BE-se, vallahi aferim ju qofte !
    Tini

  7. shpendi says:

    Po per Ligjin antimafja,ku perjashohen deputetet, ministrat, kryeministri etj, çfare kenge do na kendosh z. Braçe? Mos na çani bythen pastaj, kur tju mbuloje bloza, e t’ia kaloni topin Metes. Do te jete hipokrizi e peshtire. Zhgenjimi do te bjere kryesisht mbi ju, mbi PS-ne, se Meta njihet.

  8. Sokrat says:

    Kontrollit te shtetit deri me tani nuk i kan munguar te drejtat e kontrollit. Nuk kemi degjuar qe te jete denuar njeri nga Kontrolli i Larte i shtetit tone me burg. Kontrolli i shteti duhet te kontrolloje ne nr. 1 parate e shtetit, ato te buxhetit te shtetit jo koncensionet qe jane investim privat me zero investim nga shteti. Gjithashtu nuk ka pse KLSH te kontrolloje tatimet, ata jane vete nje sistem i tere administrimi dhe kontrolli. Qe nga viti 1991 Shqiperia eshte anetare e EUROSAI-t.Dihen kopetencat e KLSH-ve analoge. Mos KLSH don te dale si KQ i PPSH . Institucionet ne nje shtet te vogel si tek ne jane shume . Ligje kemi shume.Te punojme plotesisht me ato qe kemi. Nuk mundet shteti jone ne keto kushte te rrite organikat e KLSH qe ai te punesoje edhe 50 vete tjere shtese. Duhet kontroll , pune profesionale , ligj me keto organika qe jane. Nuk mendoj se PS lejon ta genjejne me ato vota qe i ka dhene populli.Biles ne shume vende europiane KLSH eshte ne vartesi te qeverise jo si tek ne te parlamentit.

  9. Bujar says:

    O Tema!
    Perse keni botuar kete foto te vjeter timen?
    Nuk me vute re qe i kisha ndryshe gjyslyket sot?

  10. nuri says:

    Kujt do ja jipni keto kompetenca,Bujar Leskajt, trafikantit, doganierit te korruptuar, ministrit injorant dhe anektodik te tipit Ndoka e Xhaferri ??? Ps po vazhdon skandalet dhe tmerret pa fund me emerimin e drejtuesve te institucione kushtetuese njesoj si PD dhe Bamir Topi. Skandalet ne kete vend nuk kane kufi.

  11. anonim says:

    avash ti kryetar i KLSH-se. nuk te mjaftojne kompetencat qe ke. apo s’ke vjedhur mjaftueshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje