Rokanas-Gaiani: Shqipëria meriton statusin, administrata të jetë e përgatitur. Reagon Harito

17 Mars 2014, 12:40Politika TEMA

Shqipëria meriton statusin e vendit kandidat. Kështu u shpreh Ambasadori i Greqisë në Tiranë Leonidas Rokanas, vendi i të cilit mban edhe presidencën e BE-së.

I pranishëm në tryezën “Perspektiva Eurpiane e Shqipërisë”, Rokanas vlerësoi hapat e bëra nga vendi ynë për integrimin.

“Greqia mbështet integrimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Bashkimi Europian është i përkushtuar për integrimin e Shqipërisë. BE ju ka lënë edhe detyrat e shtëpisë për t`ju ndihmuar për të ecur përpara. Kushtet e vendosura ndaj Shqipërisë nuk janë kushte të mirëfillta, por janë detyra të vendosura nga BE. Në këndvështrimin tonë ju jeni duke i bërë detyrat e shtëpisë dhe Greqia që vitin e kaluar deklaroi se Shqipërisë duhet ti jepej statusi. Por janë edhe vendet e tjera ato që vendosin. Ju e meritoni statusin e kandidatit. Shpresojmë që në qershor Shqipërisë t’i jepet statusi dhe të vijojë më tej me hapjen e negociatave me BE”,  tha Rokanas.

Sipas tij, administrata duhet të jetë e përgatitur për procesin e hapjes së negociatave me BE-në. Të njëjtën qëndrim ka mbajtur edhe ambasadori i Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani,  i cili ka theksuar se Shqipëria i ka bërë ato që i janë kërkuar, jo vetëm në lidhje me zgjedhjet.

“Shqipëria ka plotësuar standarde dhe legjislacionin që i është kërkuar nga Bashkimi Europian. Ajo ka vendosur perspektivën evropiane si prioritet për realizimin e reformave. Angazhimi i Shqipërisë për perspektivën evropiane duhet të vazhdojë dhe gjithashtu edhe  për zhvillimin e brendshëm të vetë vendit. Administrata publike duhet të jetë eficente, teknike dhe sa më e përgatitur. Administrata publike është shumë e rëndësishme për të arritur Evropën”, u shpreh diplomati italian.

Ministrja për Administratën Publike Milena Harito vuri theksin tek ndryshimet që sjell ligji i ri për Nëpunësin Civil për Administratën. Sipas saj, ndryshimet në këtë ligj sjellin konsolidimin e administrates dhe ecjen përpara në rrugën e integrimit.

“Ligji i përfolur dhe i komentuar gjatë sjell një ndryshim esencial, sepse në radhë të parë ndryshon mënyrën si punësohesh në administratën publike. Punësimet bëhen vetëm në rang specialisti dhe futet gradualisht sistemi i karrierës. Kështu krijohet stabilitet në administrate dhe pakësohen abuzimi. Kjo është baza e një administrate shumë të konsoliduar, që do na çojë në Europë. Jo më kot është një nga 5 prioritetet e kërkuara nga Bashkimi Europian”, u shpreh ministrja Harito.

Në vijim ajo sqaroi se mënyra e funksionimit të administratës ndryshon, pasi përvec pjesës së konkursit, tashmë nuk janë instuticionet që vendosin për llojin e punës, por në bazë të pikëve dhe rezultateve vendos vete personi punën që dëshiron, pra kjo ul mundësinë e abuzimit nga ana e instuticioneve.

“Kjo është baza e një administrate shumë të konsoliduar, që do na çojë në Europë. Jo më kot është një nga 5 prioritetet”, tha ministrja e Administratës Publike dhe Inovacionit.

Qëllimi i këtij takimi është diskutimi për mundësitë që Presidenca greke e Bashkimit Europian po kontribuon në lidhje me reformimin e administratës publike në Shqipëri, si dhe perspektiva që do të ketë Presidenca italiane e Bashkimit Europian në Korrik 2014 për Shqipërinë.

6 komente në “Rokanas-Gaiani: Shqipëria meriton statusin, administrata të jetë e përgatitur. Reagon Harito”

  1. PYETJA says:

    A keni pyetur Zotin Sali Berisha?
    Po presidentin serb qe u zgjodh e i keni mare mendimin? Po u fut shqiperia serbet do vetevriten si samurajt.

    1. Pilo Lala says:

      Do te jete gezimi im i dyte po qe se Shqiperia nuk e merr perseri statusin ne Qershor.
      E para, duhet te presohet Qeveria, Prokuroria, Gjykatat te fusi ne burg Sali Berishen, Argiten, Zenin, Imamin, Fatmir Mediun, Shaban Memine, Kulishin…….
      Aresyeja e dyte, nuk dua qe te jete Greqia qe te thote ju futa une ne BE.
      Greqia eshte Sali Berisha jashte kufijve.

  2. Dunkin says:

    Kjo eshte vetem propagande greke per te marre favore nga qeveria shqiptare.
    Ne qofte se Shqiperia do te marre statusin ne qershor, do ta marre kunder deshires se qeverise greke.
    Sa per Italine, dihet se ajo eshte pro statusit te Shqiperise, por edhe ajo nuk e ka potencen ekonomike dhe politike per t’iu degjuar fjala ne BE.

  3. STATUSI says:

    Po te vendosni me shume grek e grekofon ne qeveri dhe ne administrata, po ashtu si qeveria e meparshme Berisha, atehere ambasadori i Greqise Rrotkanas do te jete i kenaqur.

    Po te vendosni t´i shtoni numrin e varreve/varrezave te ushtareve grek, po ashtu si qeveria e meparshme Berisha, atehere ambasadori i Greqise Rrotkanas do te jete i lumtur.

    Po te vendosni t´ia jepni Greqise te gjithe siperfaqen e Detit Jon, po ashtu si ja dha qeveria e meparshme Berisha, atehere ambasadori i Greqise Rrotkanas do te jete i egzaltuar.

  4. Shqiptatqiq koqevari says:

    A erdhi koha per me e fut bagtin shqiptarqire ne qytetnim auf!?
    Apo osht genjeshtra e rradhes….
    Do bohen çeçenat europjan!!
    Njisoj sikur te behet ëngjëll nje shejtan!!
    Haaaaaaæeeeeeoœee

  5. neda says:

    Mendoj se neve akoma nuk jemi gati per te hyre ne Europe,se pari ne nuk kemi nje gjyqesor te pavarur ne sherbim te publikut, ne nuk kemi nje administrate publike serioze ne sherbim te publikut, ne kemi nje korrupsion te tille qe nuk e le vendin te zhvillohet, ne e kemi kthyer teritorin e vendit ne nje katrahure te vertet, ne kemi nje shtet qe thote nuk futemi dot ne lazarat, ne kemi nje shtet qe nuk nxjerr ligje funksionale,per te thjeshtuar problemet e qytetareve, ne per cdo problem na kerkohen ende certifikata, neve na mungon demokracia reale, ne kemi nje papunesi nder me te lartat ne bote ,ku 1/3 e shqiptareve punojne jashte shqiperise, ne kemi rroga qesharake, ne kemi ndihme sociale e pensione si asnje vend ne bote,ne kemi nje cmim te energjis elektrike me te larte se cdo vend i botes krahahuar me te ardhurat,ne kemi fshatin qe po shkon 25 vjet me toke e pa toke,e dhene ne perdorim dhe jo ne pronesi ende; qe nga fillimi tranzicionit e deri tani, krahasuar me kohen rreth njecerek shekulli,nuk eshte bere asgje, dhe te pranohemi ne Europe ne kete gjendje sinqerisht me duket cudi,sepse une Europen dhe menyren e funksionimit te saj i perceptoje ndryshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje