Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi e cilëson reformën territoriale si kryereformën e cila do të ndryshojë cilësinë dhe qasjen e shërbimeve ndaj qytetarit.
“Shqipëria sot paraqitet e copëtuar, me më shumë se 300 njësi administrative dhe shumë pak shërbime arrijnë të shkojnë deri tek qytetari”, tha Çuçi gjatë takimit konsultues për reformën Administrative Territoriale.
Sipas Çuçit, kjo reformë kërkohet nga të gjithë qytetarët, biznesi dhe vetë pushtetarët lokalë, ndërkohe që mbështetet nga faktorët ndërkombëtarë.
Edhe opozita, sipas tij, e kërkon reformën administrative, kundërshtitë e saj janë thjesht për arsye politike. i pyetur konkretisht për Elbasanin, ministri për Çështjet Vendore tha se nisur nga pozita gjeografike, Elbasani mund të jetë pjesë e rajonit qëndror së bashku me Tiranën dhe Durrësin.
Nga ana e tij, edhe kryetari i Bashkisë më të madhe të qarkut të Elbasanit, Qazim Sejdini, e cilësoi domosdoshmëri urgjente reformën administrative. Ai kërkoi që në këtë reformë përcaktues të mos jetë vetëm numri i banorëve, por edhe sipërfaqja territoriale. Në këtë takim konsultues për reformën territoriale merrnin pjesë përfaqësues të njësive vendore nga i gjithë qarku, përfaqësues të biznesit si dhe deputetë të Elbasanit.
me ne fund do behet dicka e mire per kete vend.
Shume mire qe po behet kjo, sa me shpejt biles, lerini ato te opozites se ato vetem per ta blloku e kane mendjen, kshuqe vazhdoni ju punoni.
territori yne eshte kaq i copetuar, sa eshte menduar qe te kenaqe cdo sherbetor duke e bere zot te nje Komune me 2 shtepi, ose mundesisht te pabanuar. Edhe Kosova, shteti me i ri ne bote nuk eshte aq i copetuar, prandaj kjo nderhyrje eshte mese e domosdoshme.
fatkqesia jone eshte se kemi nje opozite do destabilizim ne kte vend edhe pse eshte ne parim qe do te kryehet reforma territorjale po ceshtjet politike te asaj jane me te medhaja se vet fatet apo te mirat e shqiperise.
kjo reforme duhet bere sa me shpejt te jete e mundur edhe nqse opozita vazhdon akoma mos te paraqitet ne komisionin e ligjive.
QE eshte e nevojshme reforma administrative, kjo nuk ka me vend per diskutim, por na vjen mire qe po diskutohet me grupe te gjera, qe reforma te rezultoje me sukses dhe te realizohet nje mireadministrim i gjithe territorit.
me pelqeu ndarja e re territoriale! sa me e vogel te jete nje administrate aq me efikase dhe me pak nepotike kthehet ajo! bravo qeveria per kete reforme!
me ne fund do behet dicka e mire per kete vend..
Tirana, Elbasani dhe Durresi te bashkuar ne nje Rajon eshet shume ide e mire se mblidhet gjithe Shqiperia e Mesme se bashku. Ministri Cuci me ne fund po i leviz gjerat.
Po kysht magjyp more, evgjit car prisni nga ky, ket e mbaj men ne plazh me ari dhe fyell.
ndaje mendjen o shoku minister se 100 variante ke thene deri tani per reformen territoriale, apo zgjohesh ne mengjes dhe shpik ndonje gje te re
Per kete reforme duhet marre okeji nga kryetaret e komunave qe i perkasin pedes.Te gjithe keta intelektuale te udhehequr nga xhelal mzati dhe luli nen komanden e sales i kane thene jo reformes.Ketyre eksperteve teper te kualifikuar ne cdo klub fshati duhet tia leme ne dore reformen.Te gjitha komunat e udhehequra me largpamesi prej tyre jane te krahasueshme me landet gjermane per nga zhvillimi.Jane te dytat ne europe.