“Shqipëria është e angazhuar për plotësimin e 5 prioriteteve kyçe që janë përfshirë në raportin e Bashkimit Europian”.
Kështu u shpreh ministrja e Integrimit Klajda Gjosha gjatë fjalës së mbajtur në tryezën e 5-të të Komitetit të Stabilizim Asociimit, të zhvilluar në Tiranë.
Gjosha tha se “Shqipëria, si një vend kandidat, për t’u bërë pjesë e BE -së dhe për të marrë statusin e vendit kandidat i dimë shumë mirë sfidat që kemi përpara dhe ato që duhet të përballemi”.
“Ne kemi shprehur anagazhimin tonë drejt kësaj rruge, pra me 5 prioritetet kyçe dhe do të punojme deri në detaj për t’i përmbushur ato siç është reforma adiministrimit publik, që është një nga objektivat kryesorë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian”, theksoi Gjosha.
Në vijim, ministrja e Integrimit theksoi se “Qeveria është mjaft e angazhuar për t’i përmbushur këto prioritete, si dhe të gjitha sugjerimet nga ndërkombëtarët, ndërkohë që në janar të këtij viti kemi nisur me angazhimin për të përmbushur sugjerimet që na janë bërë”.
“Jemi të angazhuar me të gjithë partnerët tanë për t’u përgatitur për në familjen e madhe evropiane. Shqipëria është e angazhuar për të forcuar mekanizmat për të goditur krimin e organizuar, sikundër kemi hartuar një strategji për luftën ndaj korrupsionit. Po vijojmë reformat në sistemin e drejtësisë Rezultatet e arritura nga qeveria tregojnë angazhimin për përmbushjen e 5 prioriteteve të BE. Jemi besimplotë për marrjen e statusit të vendit kandidat të BE në muajin qershor. Kemi shumë për të bërë, por jemi këtu për të adresuar në mënyrë kosntruktive kërkesat e Bashkimit Europian. Axhenda evropiane për ne do të jetë mbi çdo axhendë tjetër” u shpreh Gjosha.
Shqiptarët janë besimplotë që nuk do t’a marrin statusin e vendit kandidat dhe për një dekadë…!
Moj ministre kokëboshe, cilat janë këto 5 prioritetet…..!?
I di Iliri.
Një prioritet është lufta ndaj krimit të organizuar:banda 1 Saliu 2 Iliri 3 Edi