Raporti: Pasuria e shqiptarëve ra me 36% që prej vitit 2008 (dhe ne që kujtonim se ishim pas Gjermanisë)

18 Mars 2014, 11:29Politika TEMA

Libri mbi të Dhënat për Pasurinë Globale, i hartuar nga Instituti Kërkimor i Credit Suisse, tregon se pasuria neto e shqiptarëve të rritur ra me 36 përqind që prej krizës ekonomike të vitit 2008.

Sipas BIRN, Credit Suisse përllogarit se Shqipëria është një vend me të ardhura të ulëta të mesme në vitin 2013.

Sipas saj, të ardhurat për frymë për çdo të rritur përllogariten në 9.450 dollarë.

Sipas këtij raporti, në vitin 2013, çdo shqiptar ka 1.780 dollarë në pasuri financiare, 8.390 dollarë në pasuri jo-financiare dhe 647 dollarë borxh.

Nga viti 2000 deri në vitin 2013, pasuria për frymë e shqiptarëve është trefishuar nga 3.086 dollarë në 9.450 dollarë.

Sipas raportit, 72.1 përqind e shqiptarëve kanë një pasuri prej më pak se 10 mijë dollarë. 26.6 përqind kanë një pasuri nga 10 mijë deri në 100 mijë dollarë dhe vetëm 0.7 përqind kanë një pasuri prej 100 mijë deri në 1 milion dollarë.

Pasuria për frymë e shqiptarëve u rrit me shpejtësi nga viti 2000 deri në vitin 2007, kur kërceu nga 3.086 dollarë në 14.821 dollarë.

Pjesën e luanit këtu e zinte pasuria jo- financiare, që u rrit nga 2.542 dollarë në 12.537 dollarë.

Por të ardhurat për frymë të shqiptarëve nisën një rënie pikiatë nga viti 2008 deri në vitin 2010, kur nisi edhe kriza financiare botërore.

Kështu, të ardhurat për frymë ranë në këtë periudhë me 5.797 dollarë, nga 14.821 dollarë në 9.024 dollarë.

11 komente në “Raporti: Pasuria e shqiptarëve ra me 36% që prej vitit 2008 (dhe ne që kujtonim se ishim pas Gjermanisë)”

  1. estrefi says:

    Sa e merr Saliu pushtetin vene pikiate poshte te ardhurat, permbytet vendi, lulezon krimi, kunati, koncensioni. Ah Sali cfatekeqesi qe i sjelle ketij vendi….

  2. kush ne ???.. kafshet e punes se sali vicidolasit e ke fjalen…..????

  3. Federal Reserve says:

    Do na ndihmojne Amerikanet me Cekun e bardhe, mos kini merak.

  4. ed says:

    Jo, shiko, pasuria e Zenit, Gitës dhe Lulit është rrit pamasë, prandaj nuk është e vërtetë që pasuria ka rënë për të gjithë.

  5. ARUSHA says:

    na cate bythen ju institucionet e skllaverise se globit

  6. ismeti says:

    te gjith e dinin se ishin me keq se para 96,vetem mashtrusi demagog saloviq edhe naj qorr ne tru e besonte ket mashtrim

  7. alex72 says:

    Ha ha
    Vetem Edi Rama Eshte Me 2 mije ERO ne bank dhe Ilir Meta do jete pa te fare . “Po ky Saliu I ka te gjithaa “.
    o ju marrte lumi te tere ju Sociokomunistat se ju ka ngele fylli ne ….. nje vend .

  8. berat says:

    Salushit,Lulushit e CO per mashtrim,vjedhje,vrasje burgim i perjetshem….Lulushit nje xhiro ne Hollande para se ta burgosin.

  9. kel ukaj says:

    Nuk i kuptoj keto qe shkruhen. Nje here thote pasuria e ndare me pas thote te ardhurat per fryme. Nje here thote u rrit pasuria e prap e ngaterron me te ardhurat per fryme. Po nje gje e kuptoj shqiperia ka nje kuresim rreth 5 miliard dollare, kur kuresimet e Popullit Italian perfshire edhe ne shqiptaret e Italise jane 13.500 miliard dollare amerikane. 647 dollare borxhi! Mama mia sa te varfer, sa dy dite e gjysem pune nje punetor ne Europe.

  10. piktori says:

    haHAHAHA MERO PO MUNDOHET TA MBULOJE KATASTROFEN CE PO I AFROHET SHQIPERIS NGA KJO QEVERISJE E DERRKUCIT RAMA

  11. infermieri says:

    Po 0,6 % ku jane ?-Apo jane me mbi nje milione ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje