Tahiri i dorëzon Nishanit dosjen për SHISH: Presidenti të moderojë bashkëpunimin, jo të pozicionohet (VIDEO)

18 Mars 2014, 13:50Politika TEMA
Tahiri i dorëzon Nishanit dosjen për SHISH: Presidenti të

Një dosje e plotë me bashkëpunimin institucional mes Shërbimit Informativ të Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme i është dorëzuar Presidentit të Republikës Bujar Nishani nga ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri. Takimi i zgjatur për më shumë se 60 minuta kishte në qendër të vëmendjes situatën e rendit dhe sigurisë në vend, veçanërisht përsa i takon luftës ndaj krimit të organizuar, terrorizmit dhe korrupsionit.

Mësohet se takimi është zhvilluar përmes një debati, kjo edhe për shkak të qëndrimeve dhe vlerësimeve të ndryshme që palët kanë pasur përsa i takon punës dhe veprimtarisë së Shërbimit Informativ të Shtetit nën drejtimin e Visho Ajazi Lika. Burimet bëjnë të ditur se Kreu i Shtetit i ka qëndruar vlerësimeve të tij përsa i takon bashkëpunimit që SHISH ka treguar me institucionet e tjera ligjzbatuese në vend në luftën ndaj krimit, trafiqeve, korrupsionit dhe terrorizmit.

Në një prononcim për mediat, ministri i Brendsëhm sqaroi se i ka kërkuar Presidentit të Republikës të qëndrojë mbi palët dhe të garantojë bashkëpunimin institucional.

“I kërkova Presidentit të Republikës mundësinë për  atë që kemi thënë edhe në publik lidhur me luftën ndaj krimit të organizuar, terrorizmit dhe korrupsionit. Brenda detyrimeve kushtetuese jemi të detyruar të gjithë bashkë ti përkushtohemi të vërtetës dhe i bëra me dijë të vërtetën, sidomos pas deklaratave të Presidentit. Kreu i Shtetit duhet të nxisë bashkëpunimin institucional dhe  do të ishte më e shëndoshë që Presidenti i Republikës të moderonte bashkëpunimin midis institucioneve, sesa të neglizhonte të vërtetën duke mbajtur njërën anë, pavarësisht se kush është. Presidentit i dhashë një dosje të plotë dhe Kreu i Shtetit do të shohë që e vërteta shkresore dhe deklarimet e Presidentit janë shumë larg njëra tjetrës. Qytetarët presin rezultate konkrete në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qeveria është në krye të detyrës për të garantuar siguri dhe progres dhe  standardi ynë në luftën ndaj krimit të organizuar, terrorizmit dhe korrupsionit do të jetë në nivele shumë më të larta sesa ato që keni parë deri më tani”, theksoi Tahiri.

Dy ditë më parë, Presidenti Bujar Nishani morri në mbrojtje Drejtorin e SHISH Visho Ajazi Lika në lidhje me punën e shërbimit secret dhe bashkëpunimin mes këtij institucioni, Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme. “ Si Kreu i Shtetit shqiptar, pas marrjes së informacionit gjatë diskutimeve të Komisionit Parlamentar të Sigurisë se Shërbimi Informativ nuk ka informuar, nuk ka bashkëpunuar me strukturat e tjera siç është Policia e Shtetit në lidhje me çështjen e tritolit, i shqetësuar, i kam kërkuar shpjegime dhe informacion Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit. Pas kësaj jam ballafaquar me një praktikë korrekte, mjaft frekuente të informacionit të detajuar e të adresuar nga ana e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit për Ministrinë e Brendshme, për Policinë e Shtetit gjatë gjithë vitit 2013 dhe po ashtu, në mënyrë frekuente gjatë gjithë periudhës së vitit 2014, që nga janari e në vijim. Unë besoj që mënyra e komunikimit dhe ajo praktikë me të cilën unë u informova dhe u ballafaqova, tregon për një angazhim serioz, profesional dhe përkushtues nga ana e Shërbimit Informativ të Shtetit për çështjen e Drejtorit”, do të deklaronte Nishani.

31 komente në “Tahiri i dorëzon Nishanit dosjen për SHISH: Presidenti të moderojë bashkëpunimin, jo të pozicionohet (VIDEO)”

  1. kan says:

    keto jane te papare…. cfare do te thote kjo mor “te kontrolloje ne zyrat e SHISH” …… nuk ka me kontroll punetor o komuniste te parilindur….. z. rama une besoj se ti je shume me lart se ky nivel qeverisje, prandaj, pavaresisht se nuk te kam votuar, qeveris si i tille… mos bjer pre e ketyre komunisteve te pagdhendur

    1. Rustemi says:

      Nishani eshte nje njeri regresiv qe po mban peng drejtesine shqiptare.

      Ai eshte nje ushtar i saliut dhe kaq

      1. Zana says:

        tahiri po ben nje pune fantastike per sa i perket dikasterit te tij. Nishani te jete bashkepunues e mos lejoje cenimin e ligjit sic po e ben verberisht

        1. Naimi says:

          Saimiri tja bere te qarte ketij ushtarit te saliut se ska me ashtu sic ben ai.

          Shteti po ndertohet si ne perendim, ska me vend per andralla

          1. Besimi says:

            Nje pune fantastike e Saimirit . SHISH eshte pro Krimit e si i tille Ajazi duhet te gjykohet.

            ky presidenti ushtar qe ben gerr gerr te beje punen si duhet, mos te beje me manjakun

            1. Desara says:

              Nishani duhet te hiqet sa me pare nga aty ku eshte,. A duam BE? Epo ajo vjen me njerez te paanshem ne gjykim

              1. Flo says:

                Ajo qe une dua te theksoj eshte qe nje rendesi te madhe ka SHISH per punene policise, dhe SHISH keto kohe eshte ne krah te krimit.

                Presidenti eshte kukulla e BErishes

                1. Urani says:

                  Shoh nje deshire dhe energji te forte per te punuar nga qeveria, por nga ana tjeter eshte nje vrer qe buron nga Presidenti e SHISH.

                  kjo na pengon

                  1. ELsa says:

                    Se di se si eshte akoma ai mustaqemi .. Ai eshte nje vegel e saliut qe po pengon gjithcka ne kete vend sakati i mutit

                    1. Olsi says:

                      Tahiri po ben nje pune fanatstike. Ben mire tja beje me dije Nishanit se shetti duhet te funskoonoje do apo jo ai.

                      ska me kohe per ne qe te talle bythen nje plak matuf

        2. kuqo says:

          Une jam me mendimin qe Saimiri te marri vendin e z.Rames pasi po e lejm vendin mbrapa duke e len kete njeri kaq te afte vetem minister duhet te marri kryeministin pas ketij suksesi …

      2. nora says:

        Nishani po ben nje pune fantastike sa per Nishanin duket qarte se ke po mbron, nuk eshte aspak i pavarura ne ate cka thote dhe ben.

      3. Liv says:

        Nishani duhet te jete me i pavarur ne qendrimet qe thote. Gjynah per shqiptaret qe i perfaqeson nje president si Nishani.

    2. sit _back _and _relaks says:

      Shish varet nga kryeministri dhe parlamenti dhe kontrollohet nga parlamenti. nqs parlamentin e quan nderrmarje punetore ath ne rregull por me duket se po ja fut si kau peles me ket koment pa lidhje.

    3. ada says:

      Minister fantastik, po ben nje pune shume te mire, bravo

    4. BERNA says:

      Vazhdoni me reformat zoti minister dhe populli do ju mbeshtese. mos ndaloni nga fjet e kota te kundershtareve qe tashme i kan humbur shpresat dhe vetem genjejne.

  2. ismeti says:

    shporeee edhe ket mustaqmutin

  3. ari says:

    zavendesi i kopalarve dhe tritolit e droges.30 ton droge ne 6 muaj.rekorde as kuba nuk ka eksportuar kaqe sheqer sa tahir ilaqi droge.

  4. yllka says:

    Ketu po behet SHTET. Bravo Tahiri

  5. fieraku4u says:

    E JA U TAKOVE ME JARIN DHE ME AJAZIN O TAHIR, CFARE PUNE ZGJIDHE NE FUND..??

    KAQ TE VERBER JENI JU, SA NUK E KUPTONI QE KETA JAN SHERBETORET E SALI RRUMPALLES, LOZIN VETEM FILMIN E VJETER.

  6. myzeqari says:

    O Tahiro te ra bytha ne uje me duket nuk ke me takat tani dhe shkove te Nishan gjytyrymi te marresh mesime.

    Nuk thone kote per ju tepelenasit qe jeni per cobane me dhi jo per njerez. Hajde Tahiro hajde lluku babashta.

    Te rrofte xheli i kokes ty o Tahiro. Ti shko gjuaj ndonje kurve andej o Tahiro se po qe se presim rendin nga ty na mori lumi ne sic mori xhaxhane tend Shabanin.

  7. Agron says:

    Kemi nje kukull qe sot komandohet nga sali berisha ne krye te SHISH .

    1. dorjeta says:

      Nje njeri i pafte eshte sot ne krye te shishit nje njeri qe puno per llogari te sali berishesh jo per llogari te sigurise kombetare.

  8. bep says:

    Mustaqe ka dhe miu,por burre nuk eshte.

  9. Fjalim @Trishtim says:

    Po shkarkoheni sakatin me mustaqe pse e mbani, ju me sa duket jua do by….a. Ky presidendi yne eshte si ai i kores te Veriut u zgjodh pa rivale politike, pse e mbajme qe te mbaj vendin peng????

  10. arjoni says:

    Nuk jam as komunist e as socialist, por me ben pershtypje menyra se si disa nga ne komentojne ,kritiko por me vend dhe per gjera qe i njeh mire ,ne rastin tone gjerat po ndryshojne por per te hequr dike nga Puna edhe kur eshte i paafte duhen ndjekur disa procedura ,sepse neqoftese do ti benin ndryshe nuk do te kishte ndryshim nga e kaluara jo e larget.

  11. Admirues says:

    Miu i haleve eshte bere Minister i shume haleve..

  12. greku says:

    Neve greket kur jemi ne Shqiperi nuk na mungon asnje qime floku nga policia shtetit,shume mire ua bejne atyre kosovareve,jane mendjemedhenj.

  13. Fotaq says:

    Ne keto 6 muaj.
    Sa ju jane shtuar te ardhurat ne familje.Sa me te sigurte ndjeheni.Sa ju jane ulur taksat.Sa pjestare te familjes tuaj qe ishin te pa pune, kane filluar pune.Sa ju eshte permiresuar cilesia e jetes.Me keto merruni ,jo me mustaqet e Celos(B.Nishanit),O njerez.Thirrini mendjes.Kerkoni t’ju rritet cilesia e jetes.Mos beni tifozllik.Kjo te con vetem ne pasurimin here te njeres pale e here te pales tjeter.Jini opozitar me cdo Qeveri.

  14. Miri says:

    Sajmiri i bules intelektual i forte 9 vjet per te marre juridikun.

  15. qeni says:

    po ato gjyslyket pse i mban mer miri?
    po mustaqet dhe mjekren,pse e mban mer miri?
    Apo do qe te dukesh si madheshtor si kristaq edi rama
    sa turp?edhe qeni im kur te vije ne fuqi,do e beje me mire
    SHQIPERINE TIME TE DASHUR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje