Debate në Komisionin e Sigurisë/Naço: Sekuestrim pasurive të vendosura me korrupsion

18 Mars 2014, 13:49Politika TEMA

Komisioni parlamentar i Sigurisë miraton vetëm me votat e mazhorancës p/ligjin e paraqitur nga Qeveria për “Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit, nëpërmjet masave parandaluese kundër Pasurisë”.

I pranishëm në mbledhjen e Komisionit, ministri i Drejtësisë Nasip Naço sqaroi deputetët se drafti jetëson vullnetin e Qeverisë për të luftuar korrupsionin, ndërsa kërkoi mbështetjen e opozitës. Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, ligjvënësi demokrat Flamur Noka ndërsa shprehu qëndrimin kundër p/ligjit, e cilësoi atë si një hap mbrapa në luftën ndaj korrupsionit. Sipas Nokës, kundër draftit të propozuar janë shprehur edhe OSBE dhe OPDAT.

“OPDAT e vlerëson si një p/ligj që nuk e lufton korrupsionin, përkundrazi është një instrument mbrojtës për drejtuesit e lartë të shtetit, ndërsa OSBE-ja, e ka cilësuar si një hap mbrapa në luftën ndaj korrupsionit dhe pikërisht me qëndrimin e dy isntitucioneve ndërkombëtare jemi edhe ne si opozitë”, theksoi Noka. Në vijim, deputeti demokrat kërkoi garanci nga ministri i Drejtësisë që drafti i paraqitur lejon hetimin e zyrtarëve të lartë, përfshi këtu Kryeministrin apo ministrat.

Në përgjigje të deputetit Noka, ministri i Drejtësisë iu referua raporteve të Departamentit të Shtetit dhe BE-së mbi nivelin e korrupsionit në Shqipëri përgjatë 2013-ës.

“ DASH ka kërkuar më shumë se njëherë zbatimin e ligjit ndaj zyrtarëve të lartë. Po ashtu DASH ka kërkuar nga Qeveria “Berisha” të lihen sloganët të cilët më të fortë kanë zhurmën sesa efektin, por të zbatohet ligji. Progres Raporti i BE-së, ka thënë se gjatë 2013 lufta ndaj korrupsionit ka njohur një ecuri të kufizuar, ndërsa më dekurajues është raporti i Transparent International e cila na rendit në vendin 116 sa i takon korrupsionit, të barabartë me Kamboxhian dhe 3 vende më poshtë se në 2012-ën, cka tregon hap prapa.  Përballë një situate të tillë ne paraqitëm p/ligjin që fjalët t’i kthejmë në vepra, prandaj mos kini frikë dhe votoni”, tha Naço.

Përsa i takon hetimit të zyrtarëve të lartë, ministri i Drejtësisë sqaroi se “në Kodin e Procedurës Penale, neni 260-të flet qartë për hapësirën në të cilën Prokuroria ka të drejtë hetimi dhe këtu përfshihet Kryeministri, ministrat, Presidenti dhe të gjithë shtetasit me “Kollare”, të gjithë janë subjekt i ligjit”.

Në vijim ai theksoi se përmes këtij p/ligji synohet të luftohet korrupsioni në të gjitha nivelet me synimin e qartë që demokracia e shëndoshë kërkon institucione të forta të gatshme të luftojnë korrupsionin. Referuar draftit ligjor, Naço theksoi se dekurajimi më i madh që mund ti bëhet personave që kryejnë korrupsion është sekuestrimi i pasurisë dhe ky ligj parashikon sekuestrim të pasurisë edhe të familjarëvë të shkelësve të ligjit, për sa kohë ky shkelës është i dyshuar se këtë pasuri e ka fituar ilegalisht. Drafti ligjor parashikon që korrupsioni të jetë një vepër e rëndë penale e cila duhet të gjykohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

7 komente në “Debate në Komisionin e Sigurisë/Naço: Sekuestrim pasurive të vendosura me korrupsion”

  1. elinor says:

    A thu e ka seriozisht kete punen e sekuestrimit??

  2. Agron says:

    tu merren lekve qe ju vodhen shqiptarve ne ter kto vjet edhe te shkojn para drejtesise kto hajduta.

  3. myzeqari says:

    Mire e ke ti o Naco po ju te gjithe pasurite me korrupsion i keni o Naco

    Juve dhe grate i keni marre me korrupsion o Naco.

    Me thuaj nje qe ka vene pasuri me djerse nga ju o Naco

    Kujt do ja merrni me pare pasurine ju o Naco.

    Po Ilir Metes do ti sekuestrohet pasuria o LACO.

    O LACO, O LACO.

  4. moisiu says:

    Gazeta “Respublica “inerpretonte qe ne draftin e projekt ligjit,deputetet,ministrat ,disa gjyqtare nuk mund te hetoheshin ,si do luftohet korupsjoni duke i thene Ehtem beut ,mos u merzit se nuk te ngacmon njeri se je deputet,dje vodhet Ju,tani e kemi radhen Ne !
    Qofte i gabuar ky interpretim i “Respublica “,po ashtu dhe Shekulli !

  5. Leonardo says:

    Më se e saktë të gjithëve atyre që kanë vërë pasuri në mënyrë abuzive tu sekuestrohet ajo pasuri por do ishte mirë të fidhoje nga bosi jotë dhe me radhë

  6. . says:

    o sa keq me ken Ilir kokmadh

  7. Ilir Kokpalari i pari, ti i dyti,Petrit Vasili i treti,Mona e Drini te trete e te katert,Petrit Sulaj i pesti,RRushi i Spartak Brahos i gjashti kurse Luan Rama i 7 ne bronz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje