Bylykbashi: Masakra në administratë vazhdon, Rama bllokon informacionin

18 Mars 2014, 14:06Politika TEMA

Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama për shkarkimet masive nga administrata publike dhe mbulimin e asaj që opozita e cilëson si masakër me censurimin e informacionit. Në një konferencë për mediat, deputeti Oerd Bylykbashi gjithashtu denoncoi urdhrin e Kryeministrit për të mos dhënë informacion mbi largimet nga puna,  pas kërkesave të bërë nga deputetët demokratë .

“Partia Demokratike denoncon urdhrin e Kryeministrit Rama për të bllokuar publikimin e çdo informacioni në lidhje me largimet antikushtetuese dhe të paligjshme me të cilat kjo qeveri po spastron administratën nga punonjësit e trajnuar dhe po e mbush me klientelën e tij politike. Bazuar në Rregulloren e Kuvendit dhe në Ligjin për Statusin e Deputetit, deputetët e Partisë Demokratike i kanë kërkuar informacion të gjitha ministrive mbi largimet nga puna dhe rekrutimet e reja në administratën e tyre dhe të institucioneve të varësisë. Ky informacion është kërkuar me datë 19 shkurt dhe afati është vetëm 15 ditë, pra data 6 mars. Deri më sot, informacioni është dhënë vetëm nga dy ministra pa portofol dhe pa administratë si dhe nga tre ministri. Vetëm nga ky informacion shumë i pjesshëm dhe i paplotë, rezulton se janë larguar rreth 1 mijë nëpunës”, theksoi Bylykbashi.

Sipas tij, vetëm në Ministrinë e Drejtësisë, dhe institucionet e saj të varësisë, deri më datë 25 Shkurt raportohen zyrtarisht rreth 800 të larguar mbi bazën e Aktit Normativ antikushtetues.

“Ndërkohë Ministria e Financës dhe ajo e Kulturës kanë raportuar vetëm për aparatin e ministrisë, pa përfshirë institucione si doganat dhe tatimet, ku janë shkarkuar qindra punonjës të tjerë që përfitojnë statusin sipas ligjit të ri. Ky informacion shqetësues detyroi Kryeministrin Rama të aplikojë Kodin e Heshtjes që miratoi që në fillim, me të cilin vulos si sekret çdo informacion që i tregon publikut paudhësitë e tij. Ndërkohë që bën maskaradë publike duke deklaruar se nuk do pranojë militantë në administratë, Kryeministri Rama, në kundërshtim me ligjin, i ka urdhëruar të gjithë ministrat e tjerë që të mos i dërgojnë përgjigjet deputetëve të opozitës pa u kontrolluar dhe censuruar nga zyra e Kryeministrit. Ky urdhër është i njëjtë me atë për bllokimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrezoi Aktin Normativ për nëpunësit Civilë”, theksoi Bylykbashi.

Sipas tij, “Kryeministri Rama ka frikë nga publikimi i të vërtetës skandaloze që ka prekur rreth 7 mijë nëpunës të administratës dhe familjet e tyre dhe pritet të prekë mijëra të tjerë”.

14 komente në “Bylykbashi: Masakra në administratë vazhdon, Rama bllokon informacionin”

  1. Fane Melengu says:

    O bash bole po boll fole leri te tjeret te flasin ,Cilin Zhejin e Hoxhen te pellasin.

    1. boris says:

      Jepni dhe ju te dhenat sa keni larguar nga puna kur qeverisnit ju dhe te shohim pastaj se kush ka larguar me shume njerez nga puna. qeveria levizjet qe ka bere kane qene te drejta kane qene persona qe nuk plotesonin kriteret e duhura. Bravo qeverise per ate qe ka bere deri me tani.

      1. Lini says:

        Po ceshte kjo luft qe beni nje here, se e keni mbushur administraten me njerez inorant e me idiote si mund ti mbrosh keto, nga keto e nga qeverisja juaj erdhi shkaterrimi i ketij vendi kshuqe si mund te insistoni ne kete.

    2. biorn says:

      Futja kot tani. Kane hequr militantet dhe miq e tyre dhe na dalin duke thene se qeveria po ben kerdine. Ec aty Rama

    3. bela says:

      Sa ishit ju nuk dhate asnjehere te dhena sa hoqet nga puna dhe sollet ata maloket tuaj te trashe. Rama dhe qeveria e tij po ben nje pune fantastike, bravo

  2. dorjeta says:

    lloqe kavaje keni then 8 vjet rrjesht, lejeni kete qeveri te punoj.

    1. doriss says:

      dis informim te popullit doni te beni po nuk ja arrini dot qellimit sepse ky popull esgte msuar mashtrimet tuaja qe kur thonit qe shqiperia ka rritjen me te madhe ekonomike mbas gjermanise deri te shtrimi i 10 mije km rrruge.

  3. uragan says:

    …ke qënë një nga këshilltarët më të vlefshëm të bandës terroriste antishqiptare PD. Kujtoje se do ishe gjithmonë përsipër zotrote? Tani mbylle halenë për nja 8 vjet. Pusht i pafytyrë…

  4. Gjini says:

    Bylykbashi asht fjale turke qi e perkthyeme ne gjuhen shqipe don me thane: “perfaqesuesi I qeverise”.

  5. Agron says:

    Ku eshte katandisur opozita politike Shqiptare!! Jozi, Bylykbashi, Ristani, Halimi, Noka…………S’po me vjen nder mend emer tjeter.
    Fatkeqesi kombetare e ketij kombi te prapambetur, qe nuk e meriton kete situate ne te cilen ndodhet, megjithese pjeserisht edhe per fajin e tij.

  6. Oketo says:

    Z.Rama,
    Spastroni urgjentisht administraten e kalbur me specialiste te trainuar ne Universitetin ” Kristal”.
    Perndryshe vonesa do te kete pasoja katastrofike per vendin se Berisha ka lene litarin jashte.

  7. sit _back _and _relaks says:

    kerkoni nje hetim parlamentar dhe ngrini nje komision per keto pretendime qe keni dhe mos beni gam gam kot sikur po ju dhimbet barku per ata qe kane heq nga puna. ju duhen vetem votat e tyre kur te vijne zgjedhjet se per punesimin e tyre sju ka plasur ndonjehere

  8. 1997 says:

    ky po kerkon dashnore ne PD sic duket se shume po llomotit

  9. berat says:

    Je i ri ne kete zanat ti o Bylysh. Pyet Salushin sa largoi nga puna ne 2005?… Mire ben Edi qe po i largon, me debilat qe vuri Salushi [ Mulin, Imamin, Bumcin e CO e pame se c’fare shteti beri. Fshihuni nja 8 vjet ju e mos t’ju shikojme surratin pastaj shohim e bejme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje