Kryeministri rumun Victor Ponta premton njohjen e Kosovës gjatë takimit me homologun e tij shqiptar Edi Rama. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Kreu i Qeverisë shqiptare shprehu besimin se në një kohë jo të largët Kryeministri Ponta na jep shpresë të plotë që në një kohë jo të largët edhe Rumania do t’i bashkohet vendeve që kanë njohur Kosovën.
Një nga temat e diskutuara në takimin mes dy Kryeministrave ishte edhe Kosova, për të cilën Rumania ende nuk ka një qëndrim zyrtar pro njohjes, duke qenë një nga 5 vendet e BE-së që ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.
Por Kreu i Qeverisë rumune duket se ka dhënë sinjale positive në Tiranë për njohjen e shtetit të Kosovës, duke qenë se në të gjitha rastet vendi i tij ka mbështetur zhvillimet e institucioneve në Kosovë.
“Kosova është një subjekt që në Rumani ngjall akoma polemika. Pozicioni përfundimtar i Rumanisë do të përfundojë në momentin e një bashkëpunimi mes Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë. Në të gjitha rastet qeveria rumune ka mbështetur zhvillimet e institucioneve në Kosovë”, tha Kryeministri Ponta.
Ndërkohë të pyetur mbi deklaratën e Presidentit rus Vladimir Putin, sipas të cilit, mes Kosovës dhe Krimesë ka paralelizëm, Kryeministrat Rama e Ponta, u shprehën kundër një krahasimi të tillë teksa dënuan ndërhyrjen ruse në territorin e Ukrainës.
Mbështetja për në BE
“Qeveria rumune mbështet marrjen e statusit kandidat për Shqipërinë në Qershor. Rumania është prej shtatë vitesh pjesë e BE dhe në mënyrë konstante pozicioni ynë ka qenë mbështetës për të gjitha vendet e rajonit sa i përket integrimit”, theksoi Kryeministri Ponta.
Kreu i Qeverisë rumune shprehu gatishmërinë për të asistuar Shqipërinë procesin e integrimit. Në këtë kuadër, Ponta tha ndihma do të jetë në dhënien e asistencës për përmbushjen e reformave në shërbimin informativ, polici, drejtësi, etj. Teksa e cilësoi Shqipërinë partnere të rëndësishme të Rumanisë, ai shprehu mbështetjen e vendit të tij për marrjen e statusit kandidat për në BE këtë qershor. Sa i përket aspektit ekonomik, Ponta shprehu angazhimin e qeverisë së tij për të ndihmuar qeverinë shqiptare në thithjen dhe përdorimin e fondeve europiane. Ai shprehu besimin se Shqipëria për Rumaninë përbën një potencial investimesh që do mund të zhvillohet falë mbështetjes dhe lehtësirave që ofron në këtë drejtim qeveria shqiptare.
Nga ana e tij, Kryeministri Edi Rama theksoi se Rumania është për Shqipërinë një pikë referimi si një vend anëtar i BE-së, nga i cili kemi shumë për të mësuar në procesin tonë euro-integrues. Marrëdhëniet shumë të mira të vendit tonë me Rumaninë, sipas Kryeministrit Rama, kanë baza historike të hershme.
“Me Rumaninë na bashkon një histori e gjatë. Është një vend që ka një pozicion të posacëm në marrëdhëniet me Shqipërinë”, vlerësoi Rama.
Ai tha se gjatë takimit me homologun Ponta kishte folur për domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve në të gjitha planet. Forumi ekonomik mes dy vendeve që u zhvillua mesditën e sotme, për Ramën është hap pozitiv, por që kërkon një shtysë të dyanshme për të nxitur më tej bashkëpunimin. Sipas Ramës, Rumania është për t’u marrë shembull edhe për suksesin e arritur në luftën kundër krimit të organizuar.
“Një tjetër histori suksesi e Rumanisë është lufta me krimin e organizuar ndaj dhe jemi jashtëzakonisht të kënaqur që na ofrohet një ndihmë e drejtpërdrejtë prej saj në këtë drejtim ”, u shpreh Rama.
Zgjidhe hallet e Shqiperise ti dhe te mbeti Kosova…
Bravo kryeminister, kshu duhet, ky eshte kryeministri i kombit, i te gjithe shqipetareve, kjo eshte kontributi qe mund te japi n je kryeminister per vendin e tij dhe jo si saliu qe sberi asgje.
Shyqyr po mendon nje shqipetare per kosoven, te njihet dhe ajo ne te gjithe boten se ngelem duke lypur per kto vende. Po saliu qe kishte 8 vjet koh dhe nje tynel e nje rrug qe beri per te bashkuar kombet vodhi 80 % te saj.
epo te marri Rama persiper nje gje dhe mos e realizoje, kjo sehste pare e seshte degjuar. Bravo
po tamom eshte kryeministri qe shqiptareve ju eshte dashur gjithmone
Putinit i duhet kerkuar njohja e Kosoves,kushtet jane pjekur.
Ore ky Putin eshte kryeminister akoma ?
Sipas vendit behet kuvendi, por edhe sipas personit behet biseda. Nuk kishte se cfare te bisedonte EDI RAMA me VIKTOR PONTA per hallet e shqiptareve, sepse Romania nuk futet nder shtetet dhe popujt pa halle. Dihet tashme ne BE nuk kane ndonje pershtypje te mire per romunet, pamvaresisht se jane anetar te saj. Ne kete rast mjaft eshte qe Romania te njohin Kosoven si shtet te pavarur dhe ndaj Romanise duhet me qene mirenjohes mbasi shume Rilindas shqiptare kane ushtruar veprimtarine patriotike ne Romani, ku kjo nuk i ka penguar.
PO, duhet bejme analize tjeter kur EDI RAMA te takohet me Kancelarit e Gjermanise Angjela Merkel dhe ti thote si ka mundesi qe qeveria e kaluar me Kryeminister Sali Ram Sheqere Berisha, kishte kaluar nga ana e ekonomise, financave, e mireqenies dhe begatise popullin dhe shtetin gjerman dhe ishte duke shkuar drejt vendeve NORDIKE ne drejtim te zhvillimit, begatise dhe mireqenies. Kurse ne kur e morem qeverine dhe shtetin shqiptar ne dorezim e gjetem me borxhe marramendese, me fatura financiare te paguara per pune te kryera, ku edhe shume sektor nuk kishin marre pagat prej muajsh.
Pamvaresisht se keto 6(gjashte) qeveria socialiste e kryesuar nga EDI RAMA nuk eshte nen nivelet e duhura dhe te deshiruara per rezultate. Tung.
Njeri fantastik, kryeminister per se mbari.
Bota na sheh si te barabarte. Me vjen mire qe politika e jashtme po ben hapat e deshiruar
bravo p.m. Rama. nje politikan i moderuar,
tashi te shofim maloku Thaqi do thot; kjo eshte merit e imja!!!
Shume bukur qe mendon per Kosoven ama policet rrugore te Shqiperise po bejne kerdi duke i kecenuar kosovaret dhe shqiptaret e Maqedonise,i gjobisin duke u marre shume leke,sidomos ne Fushe Kruje dhe Elbasan.
Kete premtim te tij kemi shume kohe qe e degjojme nga ju.Boll me se u bere me keq se Sala.Do ta njohin te gjithe shtetet europiane Kosoven se s’kane ku ta cojne topin.