Presidenti Bujar Nishani zhvilloi një takim me Kryetarin e ri të Komunitetit Mysliman Skënder Bruçaj, pak ditë pas zgjedhjes së këtij të fundit në këtë detyrë. Kreu i Shtetit gjatë bashkëbisedimit me Bruçaj vuri në dukje vlerat unike që përçon harmonia fetare në vendin tonë.
“Tipare të tilla si shpirti i harmonisë, mirëkuptimit, tolerancës fetare, atdhedashurisë qëndrojnë në themel të parimeve të besimit mysliman në vite dhe janë mishëruar si vlera të veçanta të popullit shqiptar”, u shpreh ndër të tjera Kreu i Shtetit.
“Ne kemi nevojë, në ditët e sotme ku shoqëria shqiptare ballafaqohet me sfida të ndryshme, të nxjerrim akoma më në pah shpirtin unitar dhe të kemi solidaritet mbarëkombëtar”, tha Presidenti, teksa shprehu sigurinë se, “si kurdoherë bashkësitë fetare do të japin ndihmesën e tyre në këtë drejtim, ndihmesë që mbështetet, si kurdoherë në parimet e mirësisë, të dashurisë dhe të bashkëjetesës, që Feja i ka patur shtylla mbi të cilat janë ngritur parimet morale për përparimin shoqëror”.
Kreu i Shtetit, shprehu falenderimet dhe mirënjohjen ndaj kontributit, sipas tij të madh, të dhënë nga ish- kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, si dhe filozofëve dhe mendimtarëve të këtij Komuniteti, përgjatë kohëve të ndryshme, në konsolidimin dhe promovimin e vlerave pozitive që besimi mysliman ka përçuar në popullin tonë. Ndërsa kryetari i Komunitetit Mysliman, parashtroi përpara Kreut të Shtetit synimet e tij që lidhen me gjithëpërfshirjen e çdo vlere pozitive që vjen nga çdo besimtar mysliman si dhe rolin pozitiv që ky komunitet do të vijojë të luajë në vijimësi për zhvillimet demokratike të vendit.
o Zikeeeeeeeeeeeeeeeee,te dhjefsha krietarin dhe presidentin…….
pune korrakesh……….
Zoti president cfare tolerance fetare flisni ju??? Po fene e kujt te jemi tolerante, ata qe na lane 500 vjet mbrapa!!!!! Interast e kujt mbroni ju te turqise, arabise apo te shqiperise???? Se besoj te kesaj te fundi se ndryshe nuk do ishe shprehur sijeni shprehur. Ne rast se e ka harruar historine do beni mire ta freskoni materiale ka plot. Ne rast se ju pelqen ajo fe qe ne nuk na perfaqeson beni mire te largoheni ne drejtim te vendeve qe e predikojne dhe atje trego tolerance se ne nuk mund ta tolerojme me kete fe. Jemi ngopur 500 vjet me te .Sot jemi duke vuajtur pikerisht prej saj midis hallkave te tjera. Juve jeni dhe i dalur ai ke pare sa bukur eshte zhvilluar europa. Sepse e lame ne te zhvillohet me Gjergj Kastriotin dhe luften e tij legjendare kundra hordhive turke. Ndersa ju tani na i dilni ne mbrojtje ne kurrizin tone. Mjaft me kjo duhet ndaluar sa nuk do te jete vone.Te gjithe xhamite e dhe ata qe e duan jashte nga shqiperia nuk na perfaqesojne ne.
Eshte me te vertet per tu vlersuar keto takime , pasi ne shqiptaret duhet te jemi krenar per tolerancen fetare pa dallim feje, keshtu duhet te jemi te bashkuar dhe jo te percare si gjithmon nje gjuhe nje komb. respekte
qfar eshte mirkuptimi fetar