Ambasadorja franceze Christine Moro deklaron se i takon Shqipërisë të bëjë hapat e duhura për të marrë statusin në qershor. Në një bashkëbisedim me studentët në qytetin e Shkodrës, diplomatja franceze fajëson politikën shqiptare përsa i takon vonesave në marrjen e statusit.
Në këtë kuadër ajo apeloi për një bashkëpunim mes pozitës dhe opozitës, proces të cilin e vleresoi si shumë të rëndësishëm.
“Ka patur hapa të ngadaltë në vitet e kaluara për integrimin. Për ne është me rëndësi të ketë bashkëpunim mes klasës politike. Duhet bashkëpunim pozitë-opozitë. Opozita duhet ta kuptojë rolin e saj. Në një vend demokratik, asaj i kërkohet bashkëpunim jo të bllokojë proceset integruese, debatin. Prespektiva për marrjen e statusit në qershor është e hapur, i takon Shqipërisë të kompletojë përpjekjet, të bëjë hapin e duhur”, ka theksuar ambasadorja franceze.
Gjithashtu ambasadorja franceze duke vlerësuar zgjedhjet si me standarde dhe në favor të shqiptarëve, theksoi se duhen rezultate konkrete edhe në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit.
“Zgjedhjet ishin test monitorues për Shqipërinë, të cilat vendi juaj i kaloi me sukses. Ka edhe kushte të tjera, që duhen plotësur, siç është kriminaliteti dhe duhet vendosmëri për ta luftuar atë. Kjo luftë ka filluar dhe Shqipëria e ka të nevojshme që të gjithë bashkë të luftojmë krimin e korrupsionin. Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit nuk është e lehtë, kërkohen rezultate efikase”, u shpreh ambasadorja franceze.
Gjithashtu Moro shprehu shqetësimin për rritjen e numrit të azilkërkuesve shqiptarë në Francë. “Ka një rritje të numrit të azilkerkuesve. Nuk e kuptojme pse, pasi Shqipëria ka probleme ekonomike dhe jo për të drejtat e njeriut. Kush kërkon azil politik nuk e merr!” , tha ajo.
te gjithe e dime qe fajin per kete situate e ka nje e vetem nje person me ate qe ka bere ne 23 vite. mos beni si amnezik edhe tja hidhni fajin atyre qe skane 5 muaj ne pushtet. problemi eshte se kaaq parregullsi sa sdi nga tja fillosh me pare
O lona,
mire nen diktature qe fajin e kishte nje peron dhe cdo gje varej nga ai (per mua edhe kjo eshte relative),po tani ne demokraci prape po nje person eshte fajtori i gjithe kesaj katrahure?
Edhe sikur te jete ashtu mire te na behet qe nuk jemi te zote ne nje popull i tere qe e leme veten te tallin bythen me ne individe si Sali Shpellor Berishi.
Qysh ore nuk e paskemi ditur ne kete…!?!? Po keta LGBT e sarhoshat e perendimit pse I lejojne keta e I sajdisin ??!!
Nuk kishte për Francen problem për të drejtat e njeriut dhe në kohën e diktaturës.
Kush jeni ju ambasadore qe nuk keni lene televizion, gazete dhe takime idiote ne shkolla dhe instituticione te ndryshme dhe flisni si kodra pas bregut? Kush ua jep ju kete te drejte qe te fysni hundet vend e pa vend ne punet e brendshme tonat? Ju jeni perfaqesues te shteteve perkatese dhe si te tille keni te beni vetem me Ministrine e Jashtme dhe me asnje tjeter. Ju jeni vetem nderlidhes nepermjet vendeve respektive dhe si te tille keni te beni vetem me shkembimin e mesazheve vetem me instituticionin perkates qe eshte vetem ai i Ministrise se jashte. Ju duke shperdoruar zemergjeresine shqiptare si dhe duke shfrytezuar injorancen e nje pjese te shqiptareve qe i shikojne cdo te huaj si njerez te derguar te Zotit, beni deklarata te padobishme ne publik duke permendur politiken shqiptare. Nese keni dicka qe te shprehni ne emer te shtetit qe ju perfaqesoni dhe kjo ka te beje me politiken atehere jeni te detyruar qe keto deklarata ti dergoni ne ane zyrtare me nje shkrese ne Ministrine e Jashtme. Cdo veprim tjeter eshte i jashteligjshem dhe i patolerueshem. Deklarata te tilla qe ju beni vend e pa vend krijojne me shume disinformim se sa informim per degjuesit.
Faji eshte i politikes shqiptare per mos marrjen e statusit, por nje pjese te madhe te fajit e keni edhe ju “perfaqesues” te vendeve Europiane, sepse ne shkresat qe ju i dergoni ne vendet e juaja, ka shume pasaktesi dhe genjeshtra. Jane te qellishme nga ana e juaj mosndihma qe i beni ju Shqiperise, per hir te perfitimeve personale nga ana e juaj. Kemi shume raste qe perfaqesues te shteteve europiane e shikojne punen e tyre ne Shqiperi si ne mundesi e madhe per perfitime personale financiare. Ne nje ane jane dietat e majme qe ju merrni sepse jeni ne sherbim ne nje vend te Botes se Trete(ka me shume rrezik dhe si e tille dietat jane me te larta) dhe nga ana tjeter jane rryshfetet shume te majme qe ju merrni nga njerez apo grupe njerezish qe kane interesat e tyre ne vazhdimesine e shtetit rrumpalle.
Por nuk keni faj ju qe beni te tilla gjera. Po faji eshte i yni sepse ju leme akoma te lire qe te shperdoroni lirine e fjales qe ne jua japim vend e pa vend. Eshte tregues i injorances shqiptare kjo i tolerimit te veprimeve te juaja qe vetem ketu tek ne i shikojme. Ne asnje vend tjeter te botes moderne nuk shikohen ambasadore qe dalin ne publik vend e pa vend. Atyre as qe ua var njeri dhe jo me ti ftoje ne takime shkollash apo neper televizione.
Do ishte mire te dergoje kete shkrim Ministrise Jashtme te Frances, postieret s’kane perse te perzihen ne punet e brendhme te Shqiperise.
Edhe une nuke e kuptoj kete fasinacion qe kane shqiptaret per te huajt, i huaj = i mire
Zonja Moro, Shqiperia eshte larg pranimit te Familjes Europjane nga ana politike. Ne Shqiperi nuk egziston opozita. Ajo qe e mban vehten si opozitare eshte nje bande mafjoze qe punon kunder interesave te popullit.
Shqiperise i mungojne istitucionet e pamvarura, se i komandon mafja. Kur qeveria te denoje mafjozet dhe te ristrukturoje institucionet e pamvarura, atehere pretendohet ti bashkohet kerkeses per kandidim
ne familjen e madhe. Nga ana ekonomike Shiperia eshte prane familjes Europiane. Jo se eshte ne standartet e duhura, por jane mundesite dhe kushtet per tu arritur per nje kohe te shkurter.
e dashur zonja Moro,po ENVERIN pse e qitet dore ju franczet?
e derguam burreee per studime ne france,dhe na e kthyet femer
paguan 50 vite mizori nga ky pederast i ndyre,3 miljon SHQIPTAR te nderuar
Akoma me statusin Po merreni !?? Ahahahaha Po si nuk u lodhet .
Madam Moro aresyetimi juaj nuk eshte llogjik, edhe fajin e ka politika shqiptare edhe ju nuk jepni azil. Ju kujtoj se Franca u diskreditua per qendrimin perkrahes deri ne fund ndaj disa qeverive shtypese te vendeve arabe.Mos kujtoni ju se Shqiperia eshte vendi i te drejtave te njeriut dhe se Snoudenet tane duhet te kerkojne strehim politik te ai monstra ne Rusi ose te ai tjetri ne Siri? Ju jeni nga Arla komuna me e madhe ne France Roma e Galise ku jetoi dhe Van Gogu,por une ju keshilloj ta shartoni diplomacine e Arles me ate te Parisit te muzeut te njeriut dhe te kultures se perbotshme pavaresisht se pushteti ne Shqiperi eshte me legjitim se i djeshmi…